Turqia është një komb me të cilin na ka lidhur rrjedha e historisë, mes betejash, sundimesh e deri tek rekrutimi i shqiptarëve për t’i vënë në postet më të larta drejtuese të shtetit të tyre, ministra, kryeministra, vezirë, gjeneralë etj.
Sado i prishur të jetë drejtpeshimi historik, përplasja e rrymave kulturore e të dy vendeve nuk ka sesi të mos ketë lënë gjurmët e veta.
Ne përdorim shumë fjalë turke në gjuhën tonë të përditshme, kemi respekt të ndërsjellë për besimet, përdorim frazeologjinë dhe ushqehemi me kuzhinën e tyre tradicionale.
Rrëzohet i pasuri – ka qënë aksident, rrëzohet fukarai, ka qenë i dehur.
Sikur të nxirrej në ankand intelekti, secili, do të blinte të vetin.
Shtëpia e gënjeshtarit digjej, por askush s’i besonte.
Të dëgjosh një gënjeshtër është më vështirë se ta thuash.
Thuaj një gënjeshtër të shtunën e do të turpërohesh të dielën.
Një herë në dyzetë vjet bëj atë që të thotë gruaja.
Për dashurinë e një trëndafili, kopshtari bëhet skllav i mijëra gjembave.
Po kërkove grua pa të meta, mbete beqar.
Po qe se fëmija është i çmuar, edukimi i tij ësht më i çmuar.
Po t’i dëgjonte Zoti lutjet e qenve, nga qielli do të kishte rënë shiu i eshtrave.
Mjeku i paditur na e merr jetën, hoxha i paditur na lë pa fe.
Në i thua mikut fshehtësi, dije se edhe ai ka miqtë e tij.
Nëse dëshiron të jetosh një jetë të qetë; dëgjo, shiko dhe mos fil shumë.
Nëse je kudhër – bëu i durueshëm; nëse je çekiç, bëhu i fortë.
Njeriu i gëzuar është si dielli: aty ku depërton, shndrit.
Ai që fle me gjarpërin nuk bën të ankohet se e ka kafshuar.
Ajo që s’bëhet në ditën e vet nuk bëhet as për një vit.
Babai i dhuroi fëmijës një vresht të tërë, kurse ai s’i dhuroi atij as një kalavesh rrush.
Duhet sakrifikuar mjekra për të ruajtur kokën.
Edhe po dije një mijë gjëra, pyet atë që di qoftë edhe një gjë të vetme.
Kadiu është i shurdhër, myftiu është i verbër; per veten kujdesu vetë.
Mallkimi sillet e sillet e bie tek mallkuesi.
Mos merr borxh te pasaniku, as mos u bëj dorëzanë për të varfrin.
Në i thua mikut fshehtësi, dije se edhe ai ka miqtë e tij.
Nëse armiku është një milingonë, ti konsideroje si elefant.
Qengjin e ndarë nga tufa e ha ujku.
Ruaju nga ata që ju ke bërë mirë.
Veza e fqinjit ka dy të kuq.
Armiku që falet nuk zihet mik.
Fqinjin tënd duaje, por gardhin mos e hiq.
Kush pi verë me para borxh, dehet dy herë.
Kush s’i rreh fëmijët, rreh veten e tij.
Le të na ruajë Allahu nga mungesa e ushqimeve dhe tepria e fjalëve.
Mësimi dhe leximi janë urdhra të Perëndisë, mirëpo Perëndia ato nuk ua ka dhuruar të gjithëve.
Faji, dhe gëzof të ishte, askush s’do ta vinte.
Gëzimi është si kristali, mund të thyhet në kulmin e tij.
Kur dy zemra bëhen një, s’mund t’i ndajë as mbreti.
Kur mbjell “nëse” dhe “kur” do të mbijë “kurrë”.
Kur të derdhet supa, s’ka vlerë të madhe garuzhda.
Ambicja është një sëmundje që nuk do veç tetë këmbë dhe.
Bëhu mjeshtër i atij që nuk të do dhe skllav i atij që të do.
Dijetari nuk thotë çka din, i marri nuk din çka thotë.
Ai që ka lindur për t’u varur nuk do të mbytet në lumë.
Ajo që nuk rrjedh nga zemra nuk hyn dot në zemër.
Ai që flet me ty për të metat e të tjerëve, me ata do të flasë për të metat e tua.
Gruaja pa vithe është si shtrati pa jastëk.
Jeta është një shkollë e papërfunduar, njeriu orë e çast mëson gjëra të reja.
Kur lulja ul gjethet, nuk kërkon falje por ndihmë.
Kur më gënjen një herë, fajin e ke ti, kur më gënjen përsëri, kam faj unë.
Mos i besoni burrit që qan, kalit që djersin dhe gruas që betohet.
Para martesës femra është pikëpyetje, pas saj, pikëçuditëse.
Më e vështirë është të mbash një fjalë, se një fjalim. /shkollaesuksesit/ KultPlus.com