Sami Frashëri: Më i forti i njerëzve është ai që është i zoti të përmbajë vetveten

Thënie nga Sami Frashëri

• Njerëzit janë të njëjtë para natyrës, edukata i bën të dallohen.

• Njerëzit e mirë janë të gjykuar të bëhen skllevër të të këqijve.

• Çdo mizori e ka ditën e vet të gjykimit.

• Zbavitja më e bukur për njerinë është leximi; shoku më i mirë libri.

• Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes. Aty ku s’ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë.

• Njeriun e bëjnë të përhershëm veprat e tij.

• Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi, përpiqu t’i fitosh ato.

• S’ka gjë më të keqe se të përqeshurit, sepse më shumë prek të mirët se të këqijtë.

• Shoku më i pavlefshëm është ai, i cili, për një fjalë që ka dëgjuar për shokun e tij, nuk e do më atë.

• Ai që pëlqen veten e tij, nuk pëlqehet nga askush.

• Duhen shumë mend që të mund shoqërohesh me njerëz pa mend.

• Shpagimi më i ëmbël është të bësh mirë kundër të keqes që të është bërë.

• Po të përdoret mirë koha, do të mjaftojë për të kryer çdo punë.

• Bukuria e njeriut përbëhet nga bukuria e fjalës që flet.

• Njeriu duhet të përpiqet të mësojë çdo gjë, jo të tregojë veten e tij.

• Më i forti i njerëzve është ai që është i zoti të përmbajë vetveten.

• Thjeshtësia e një gruaje është më e vlefshme se stolitë e të gjitha grave të botës.

• Shpata e grave është gjuha e tyre, prandaj nuk e lënë të ndryshket.

• Gruaja duhet të ketë në dorën e djathtë gjilpërën e në të majtën librin.

• Çdo gabim i gruas së ndershme është i falur nga burri i saj.

• Shumica e njerëzve, sidomos gratë, nuk i donë ata që i donë por ata që i përbuzin.

• Vjehrra nuk e kujton asnjëherë kohën e nusërisë.

• Për dashurin s’ka gjë më të ëmbël se lotët e syve që fshihen me dorën e së dashurës.

• Fytyra e qeshur është kripa e bukurisë.

• Personi që do ti, s’ka asnjë të metë, fillo të mos e duash, pa shih sa të meta ka.

• S’ka lumturi më të madhe në botë se dashuria dhe harmonia.

• Kush i shtrohet gjithkujt është kokëdele.

• Më i poshtri njeri është ai i cili kërkon mirësi nga një i poshtër.

• Qesja nuk zbrazet duke dhënë lëmoshë.

• Delen që ndahet nga tufa e ha ujku. 

“Le të jemi mirënjohës për njerëzit që na bëjnë të lumtur”

Thënie nga Marsel Prust

Sëmundja është mjeku të cilit ne i kushtojmë më shumë vëmendje; mirësisë, dijes, ne vetëm iu bëjmë premtime; dhimbjes i bindemi.

Në një ndarje ai i cili nuk është me të vërtetë në dashuri, thotë gjërat më të çiltëra.

Në teori njeriu është i vetëdijshëm se toka rrotullohet, por në praktikë nuk e percepton atë, terrenin mbi të cilin ai ec nuk duket se lëviz, dhe ai mund të jetojë i pashqetësuar. Pra, kështu është me Kohën në jetën e dikujt.

Gjithmonë gjatë një çasti kalimtar të mendjes ne marrim vendime jetëgjata.

Në momentet e sëmundjes ne jemi të detyruar të pranojmë se ne nuk jetojmë vetëm, por të lidhur me zinxhirë në një krijesë të një mbretërie tjetër, krejt e një bote tjetër, e cila nuk ka dijeni për ne dhe nga e cila është e pamundur të arrijmë që ta kuptojmë veten: ky është trupi ynë.

Jo ngaqë njerëz të tjerë janë të vdekur që vlerësimi ynë për ta zbehet gjithnjë e më shumë, por ngaqë ne vetë po vdesim.

Le të jemi mirënjohës për njerëzit që na bëjnë të lumtur, ata janë cirk simpatik që i bëjnë shpirtrat tanë të lulëzojnë.

Le t’ua lëmë gratë e bukura burrave të cilëve u mungon imagjinata.

Gënjeshtrat janë thelbësore për njerëzimin. Ato janë ndoshta po aq të rëndësishme sa ndjekja e kënaqësive dhe për më tepër janë të diktuara nga kjo ndjekje.

Si çdokush që nuk është në dashuri, ai mendonte se njeriu zgjedh personin e dashur pas diskutimeve të pafund dhe në bazë të cilësive ose avantazheve të veçanta.

Ashtu si shumë intelektualë, ai ishte i paaftë për të thënë një gjë të thjeshtë në një mënyrë të thjeshtë. 

Dashuria është një torturë reciproke. 

Dashuria është hapësirë ​​dhe kohë e matur me zemër. 

Asnjë mërgim në Polin e Jugut ose në samitin e Malit të Bardhë nuk na ndan ne më saktësisht nga të tjerët se praktikimi i një vesi të fshehur.

Vetëm nëpërmjet artit ne mund të dalim nga vetja dhe të dimë se çfarë sheh një person tjetër.

Intonimet tona përmbajnë filozofinë tonë të jetës, atë që secili prej nesh është vazhdimisht duke e thënë vetë për gjërat.

Njerëzit mund të kenë shumë lloje të ndryshme të kënaqësisë. Kënaqësia e vërtetë e tyre është ajo për të cilën ata do t’i braktisin të tjerët.

Njerëzit dëshirojnë të mësojnë për të notuar dhe në të njëjtën kohë për të mbajtur një këmbë në tokë. 

Lidhjet që bashkojnë një person tjetër me veten tonë ekzistojnë vetëm në mendjen tonë. 

Hijeshia e gruas që po kalon në përgjithësi është në proporcion të drejtpërdrejtë me shpejtësinë e kalimit të saj. 

Vetëm parajsa është parajsë e humbur.

Udhëtimi i vetëm i vërtetë i zbulimit nuk konsiston në kërkimin e peizazheve të reja, por në të pasurit e syve të rinj.

Paradokset e sotme janë paragjykimet e së nesërmes, gjersa paragjykimet më të zhytura në errësirë ​​dhe më të mjerueshme kanë pasur moment të tyre të risive, kur moda u huazonte atyre hirin e saj të brishtë.

Koha në dispozicionin tonë çdo ditë është elastike; pasionet që ndiejm e bymejnë atë, ato që na frymëzojnë e tkurrin atë, dhe zakoni e mbush atë.

Bota nuk u krijua një herë dhe për gjithë kohën për secilin prej nesh individualisht. Janë bërë shtesa ndaj saj në rrjedhën e gjërave tona të jetës për të cilat ne kurrë nuk kemi pasur ndonjë dyshim.

Nuk ka asnjë njeri, sado i mençur, i cili në një periudhë të rinisë së tij nuk ka thënë gjëra, ose nuk ka përjetuar disi vetëdijen nga e cila është kaq i pakënaqur në jetën e mëvonshme, sa po të mundte, do ta shuante nga kujtesa.

Ata vuajtja e të cilëve është për shkak të dashurisë, si themi ne për disa invalidë, janë mjekët e vetes. 

Tre të katërtat e sëmundjeve të njerëzve inteligjentë vijnë nga inteligjenca e tyre. Ata kanë nevojë për së paku një mjek që mund ta kuptojë këtë sëmundje. 

Koha kalon dhe pak nga pak gjithçka që ne kemi thënë gënjeshtër bëhet e vërtetë. 

Koha, e cila i ndryshon njerëzit, nuk e ndryshon imazhin që kemi krijuar prej tyre.

Ne jemi në gjendje të gjejmë gjithçka në kujtesën tonë, e cila është si një laborator mjekësie ose kimik në të cilën shansi drejton dorën tonë ndonjëherë në një bar qetësues dhe nganjëherë në një helm të rrezikshëm. 

Ne jemi shëruar nga vuajtja vetëm duke e përjetuar atë të plotë. 

Ne bëhemi moralë, kur jemi të pakënaqur. 

Ne nuk do të kemi sukses në ndryshimin e gjërave sipas dëshirës sonë, por gradualisht dëshirat tona ndryshojnë.

Ne nuk marrim dituri, ne duhet ta zbulojmë atë për veten tonë pas një udhëtimi që askush nuk mund të na marrë ose të na lërë. 

Ne kurrë nuk duhet të kemi frikë të shkojmë tepër larg, sepse e vërteta qëndron përtej. /KultPlus.com

Theodore Roosevelt: Mbaji sytë drejt yjeve dhe këmbët në tokë

Shprehje mbi ëndërrat, shpresën dhe faljen.

“Shumë nga ne nuk janë duke jetuar ëndrrat e tyre, sepse kanë zgjedhur të jetojnë frikërat e tyre”.” – Les Brown

“Unë nuk jam produkt i rrethanave të mia. Unë jam produkt i vendimeve të mia”. – Stephen Covey

“Mënyra më e zakonshme që njerëzit të japin gjithë fuqinë që kanë, është duke menduar se nuk kanë aspak fuqi”. – Alice Walker

“Njohuritë nuk janë të mjaftueshme, ne duhet t’i aplikojmë ato. Dëshirat nuk mjaftojnë, ne duhet t’i realizojmë ato”. – Leonardo da Vinci

“Kur isha 5 vjeç, mamaja më thoshte përherë se lumturia ishte çelësi i jetës. Kur shkova në shkollë, më pyetën një herë se çfarë doja të bëhesha kur të rritesh, dhe unë shkruajta “Lumturi”. Ata më thanë se nuk e kisha kuptuar detyrën dhe unë u përgjigja se ata nuk e kuptonin jetën”. – John Lennon

“Kur gjithçka duket sikur po shkon kundër teje, kujtohu se aeroplani shkon gjithë kohës kundër erës, jo në të njëjtin drejtim me të”. – Henry Ford

“Mos e lejo të djeshmen të zërë shumë vend në të tashmen”. – Will Rogers

“Ndaje mendjen se pavarësisht çdo gjëje që do të kalojë në rrugën tënde, pavarësisht se sa e vështirë të jetë, sa e padrejtë të jetë, ti do të bësh më shumë se sa thjesht të mbijetosh. Ti do të lulëzosh pavarësisht situatave të tilla”. – Joel Osteen

“Unë besoj tek të qëndruarit të fortë, kur gjithçka duket sikur po shkon gabim. Unë besoj se vajzat e buzëqeshura janë më të bukurat. Unë besoj se e nesërmja është një ditë tjetër dhe unë besoj tek mrekullitë”. – Audrey Hepburn

“Unë i dua njerëzit që buzëqeshin në probleme, që marrin fuqi në strese, që rriten me reflektim. Të kundërtat i bëjnë vetëm ata që kanë mendje të vogla, ndërsa ai që ka një zemër të vendosur, do t’i ndjekë parimet e tij deri në vdekje”. – Thomas Payne

“Mbaji sytë drejt yjeve dhe këmbët në tokë”. – Theodore Roosevelt

“Personi i vetëm me të cilin duhet të krahasohesh dhe të jesh më i/e mirë, është personi që ti ishe dje. Bëhu sot një version më i mirë i tij”. – Anonim

“Jeta është shumë misterioze për ta marrë në mënyrë serioze”. – Mary Engelbreit

“Askush nuk mund të të bëjë të ndihesh inferior/e pa lejen tënde”. – Eleanor Roosevelt

“Nuk ka rëndësi se sa dëm u bën të tjerëve, por sa shumë të dëmtojnë ty dhe ti sërish të vazhdosh të ecësh përpara”. – Rocky Balboa

“Nëse do të shkosh shpejt diku, shko i vetëm. Nëse do të shkosh larg, shko në shoqëri”. – Proverbë afrikane

“Bëj atë që të duket e drejtë në zemrën tënde. Të tjerët do të të gjykojnë gjithsesi”. – Eleanor Roosevelt

“Ne jemi ajo çfarë bëjmë vazhdimisht. Përsosmëria pra, nuk është një art, por një zakon”. – Aristoteli

“Nëse punon fort dhe sillesh mirë, gjëra të mrekullueshme do të të ndodhin”. – Conan O’Brien

“Çdo gjë e mirë është e vështirë. Nëse do të ishte e thjeshtë, çdokush do ta dëshironte”. – Jimmy Dugan

“Falja nuk e ndryshon të shkuarën, por mund të zgjerojë të ardhmen”.

“Të falësh do të thotë ta lësh të lirë një të burgosur dhe të kuptosh se i burgosuri ishe ti”.

“Le ta falim njëri-tjetrin, sepse vetëm atëherë mund të jetojmë në paqe”.

“Ai që është i mirë në falje, duhet padiskutim të jetë i mirë edhe në harresë”.

“Të mbash inate nuk të bën më të fortë, por më të hidhur. Të falësh nuk të bën më të dobët, të bën më të lirë”.

“Kur dikush bën diçka gabim, fale duke mos i harruar gjithë gjërat e mira që ai ka bërë”.

“Falja nuk është përherë e lehtë. Ndonjëherë ajo ndihet më e dhimbshme se plaga që kemi marrë, nga mendimi se po falim dikë që e ka shkaktuar atë plagë. Dhe përsëri, duhet të dimë se nuk ka paqe pa falje”.

“Fali të tjerët jo sepse ata e meritojnë faljen, por sepse ti e meriton paqen”.

“Të falësh dikë mund të të ulë krenarinë, por mos ta falësh atë mund të kushtojë ty lirinë”.

“I dobëti nuk mundet asnjëherë që të falë. Falja është një atribut i të fortit”.

“Mund t’i presin të gjitha lulet, por nuk mund ta ndalin pranverën”

Neftalí Ricardo Reyes Basoalto i njohur si Pablo Neruda ishte poet, diplomat dhe politikan kilean. Pablo Neruda konsiderohet një ndër poetët më të mëdhenj të shekullit të XX, shkruan KultPlus.

Si diplomat kaloi shumë vite në Madrid,i cili u shoqërua me Lorcën dhe me poetët e tjerë spanjoll, pastaj kaloi në lëvizjen antifashiste, për shkak të saj u bë i dëbuar nga atdheu. Në fillim shkruante kryesisht poezi të dashurisë, a më vonë kaloi në temat shoqëroro-politike dhe në poezinë e angazhuar politike e cila flet kundër marrëzirave në luftra dhe çdo herë në mbrojtje të të shtypurve.

Botoi 19 përmbledhje të poezive, nga e cila më e njohura është “Spanishtja në zemër” në të cilën jep dridhjet, apo fotografinë e vërtetë të luftës për popullin spanjoll. Jetën dhe botën i ka përjetue, para së gjithash me ndijime, por janë zgjimet, zemrimet, vetmia dhe shoqërimi janë motive të poezisë së tij.

Me stil, kaloi rrugën nga neoromantizmi nëpër nadrealizmëm deri te poezitë e pastërta luftarake dhe sociale. Bazë ishin temat e dashurisë në kohët e hershme të rinisë, më vonë shkretirë, vetëmi, mendime, luftë dhe vdekje. Temperamenti i tij vullkanik, veçanërisht i gatshëm për diçka të reagoj dhe për diçka të luftoi, e bëri atë njërin nga poetët më të plleshëm, dhe të pakrahasueshëm të kohës në të cilën jetoi.

Me punën e tij të përkthyer në shumë gjuhë të huaja, Pablo Neruda konsiderohet një ndër poetët më të mëdhenj të shekullit të XX. Në vitin 1971 Neruda fitoi Çmimin Nobel për Letërsi, një çmim ky i kundërshtuar për shkak të aktivitetit të tij politik. Novelisti Kolumbian Gabriel García Márquez e quajti “Poeti më i madh i shek. XX”.

Më poshtë disa prej shprehjeve të tij më të njohura:

Mund të presin të gjitha lulet, por nuk mund ta ndalin pranverën.

Për trukun tim të ardhshëm kam nevojë të më puthësh dhe, në mënyrë magjike, do të shfaqen flutura në stomakun tënd.

Që asgjë mos të na ndajë asgjë mos na bashkoftë. Nëse asgjë nuk na shpëton nga vdekja, të paktën dashuria të na shpëtojë nga jeta.

Fëmija që nuk luan nuk është fëmijë, por njeriu që nuk luan e humbi përgjithmonë fëmijën që jetonte brenda tij dhe do t’i mungojë shumë. Dashuria lind nga kujtimi, jeton nga inteligjenca dhe vdes nga harresa.

Mos bëj me dashurinë çfarë bën një fëmijë me tullumbacen që kur e ka e injoron dhe kur e humbet e qan.

Është e ndaluar mos t’i buzëqeshësh problemeve, mos të luftosh për çfarë do, të braktisësh gjithçka nga frika, mos të bësh realitet ëndrrat e tua.

Ka një farë kënaqësie të çmenduria, që vetëm i çmenduri e njeh /KultPlus.com

Coelho: Ti je ai që e di se je, jo çfarë të tjerët thonë për ty

Paolo Coelho është një ndër autorët më të lexuar në të gjithë botën. Ai është një ndër fituesit e çmimeve më të mëdha ku një ndër këto është “Kristal Awords” i dhënë nga forumi “World Economic”, shkruan KultPlus.

Paulo Coelho lindi në Rio de Janeiro, Brazil[1]. Që që fëmijëri, Coelho dëshironte të bëhej shkrimtar. Kur ai ia tregoi mamasë së tij këtë gjë, ajo iu pergjigj ” I dashur, babi yt është një inxhinier.

Ai ka një vizion të qartë për botën. A e di cfarë do të thotë të jesh një shkrimtar?”. Shkrimtari Brazilian Coelho lulëzon në kontradikta dhe ekstreme. Coelho më vonë vërejti se “Nuk ishte se ata donin të me lëndonin mua, por ata nuk e dinin se çfarë të bëja… Ata nuk e kanë bërë që të më shkatërrojnë, ata e bënë që të më shpëtojnë.”

“Dashuria është gjithmonë e re. Nuk ka rëndësi nëse dashuroni një, dy, tre, dhjetë herë në jetën tuaj – jeni gjithmonë përballë një situate të panjohur.
Dashuria mund të na çojë në ferr apo parajsë, por gjithmonë na çon diku. Ne duhet ta pranojmë, sepse ushqehet nga ekzistenca jonë. “

“Një ditë, dashuria do të pranohet nga të gjitha zemrat, dhe përvoja më e tmerrshme njerëzore, vetmia, që është më e keqe se uria, do të largohet nga faqja e dheut”.

“Përvoja shpirtërore është mbi të gjitha një eksperiment praktik i dashurisë. Dhe në dashuri nuk ka rregulla.
Mund të përpiqemi të ndjekim manualet, të kontrollojmë zemrat tona, të kemi një strategji të sjelljes, por e gjithë kjo është e pakuptimtë. Zemra vendos dhe ajo që vendos është ligji “.

“Momenti magjik është momenti kur një” po “ose” jo “mund të ndryshojë tërë ekzistencën tonë”.

“Më duhej ta humbja për të kuptuar se shijen e gjërave që gjejmë përsëri është mjalti më i ëmbël”.

“Dashuria nuk solli kurrë lumturi. Përkundrazi, është gjithmonë një burim shqetësimi, një fushë beteje, netë e vigjiljes, ku pyesim veten nëse bëjmë gjënë e duhur. Dashuria e vërtetë është ekstazë dhe agoni. “

“Nuk ka dashuri të qetë. Kushdo që dashuron, është i humbur. Nuk mund të kujtojë një moment kur dashuria i ka sjellë paqe. Ai gjithmonë do të ndiejë dhimbje, ekstazë, gëzim intensiv dhe trishtim të thellë “.
Paulo Coelho

“Të dashuruarit ndikojnë në hapësirën rreth tyre.”

“Nndonjëherë ne përpiqemi të skllavërojmë gjithçka që duam, thua se egoizmi është e vetmja mënyrë për ta mbajtur botën në ekuilibër”. /KultPlus.com

“Sot kanë dalë ca zuzarë, që u lindën shqiptarë, e punojnë natë e ditë që të mbetemi pa dritë”

Faik Konica, studiues dhe kontribuues i çështjes e historisë kombëtare, i gjuhës shqipe, botues, publicist dhe diplomat shqiptar kishte lindur më 15 mars të vitit 1875 në Konicë, ndërsa vdiq më 14 dhjetor të vitit 1942 në Uashington të SHBA-së.

Ky “njeri me kulturë të lartë” (Noli), “enciklopedi shëtitëse” (G. Apolineri), eseist i shkëlqyer, stilist i përkryer, themelues teorik dhe praktik i kritikës letrare shqiptare, veprimtar politik me orientim perëndimor, siç ishte kultura e popullit që i takonte, poliglot, solli një model të ri në mendësinë shqiptare.

Prozator dhe poet, publicist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar.

Njeri me dituri të madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike.

Duke qenë i tillë, fjala e tij është e pavdekshme dhe thëniet e tij duket sikur janë shkruar sot.

KultPlus ju sjell disa nga thëniet më të njohura të Konicës:

-Sot kanë dalë ca zuzarë, që u lindën shqiptarë, e punojnë natë e ditë që të mbetemi pa dritë. Është turp që prej kësi krimbash të mundohet një komb trimash”.

-Në qoftë se Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj do të duhej të shkruhej: ‘Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët.’

-Sa lehtë përdorë njeriu fjalë të mëdha për të fshehur nën ‘to intriga e për të shfrytëzuar zemërime të veçanta.

-Njerëzit e paditur, në shumicë, rrojnë më tepër se të diturit, se këtyre u punon nat’ e ditë mëndja e ashtu u prishet më shpejt organizmi.

-Instinkti kombëtar është konkluzioni që një popull nxjerr nga shumë shekuj përvojë. Ky instinkt nuk të gabon asnjëherë.

-Rinia është e çiltër dhe çiltërsia është armiku i natyrshëm i sharlatanëve.

– Njeriu fillimisht i sheh gjërat ashtu siç janë, dhe më pas u jep pamjen e asaj çka ai do dëshironte të ishin (Albania 4, 1906).

– Të verbrit do të mbeten të verbër in sœcula sœculorum (gjer në fund të botës); edhe sikur t’u shtini perona në sy, ata prapë nuk do shohin kurrgjë. (Albania 1, 1897)

– Grekët kanë një armë të frikshme: pabesinë (Albania 2, 1897).

– E vërteta nuk ka nevojë për stil gjarpërues e të yndyrshëm të shkrimeve akademike. (Albania 2, 1897).

– Ka qenie tek të cilat ndjenja e humorit nuk e ka forcën e duhur (Albania 2, 1897).

– Fisnikëria dhe thjeshtësia mund të jenë cilësi kudo gjetkë, kurse në poezi janë antipasta të dëmshme. Çka i kërkohet poetit, poetit të vërtetë, është të shkaktojë një dridhmë të re, të flasë një gjuhë që të tjerë nuk e kanë folur, të ngacmojë ndijime që të tjerë nuk i kanë. (Albania 2, 1897).

– Bijtë e shqipes nuk merren vesh me bijtë e gjarprit (Albania 2, 1897).

– Gazetarët janë njerëz spiritualë dhe të dashur (Albania 5, 1897).

– Xhelat je se të pëlqen të jesh (Albania 8, 1897).

– Një i mbushur me mllef e mëri, në mendjen e tij anemike, rrokullis mendime të tmerrshme (Albania 9, 1898).

– Nga lartësia e piedestalit ku zuzarët kapardisen me poza gjysmë-perëndish, ne do t’i asgjësojmë me një të goditur. A bon entendeur, salut! (Kush të dojë, le ta kuptojë) (Albania 9, 1898).

– Drejtësia i takon fushës së ëndrrave; vetëm forca mbisundon (Albania 11, 1898).

– Politika e vërtetë qëndron në kapjen e drejtimit të një evolucioni të caktuar dhe në përpjekjen për të ndihmuar në përshpejtimin e fundit të tij (Albania 11, 1898).

– Një shkrimtar duhet gjykuar më shumë nga cilësia se sa nga sasia (Albania 11, 1898).

– Popujt që ushqehen me perime e produkte qumështi kanë përgjithësisht zakone shumë të buta. (Albania 11, 1898).

– Një popull që është i paaftë të afirmojë vitalitetin e vet, është në rrugë të pashmangshme tatëpjete (Albania 16, 15-30 korrik 1898).

– Ka mënyra të ndryshme për t’i shërbyer një vendi dhe gjithkush i shërben në mënyrën që i përshtatet më mirë karakterit të tij. (Albania 16, 15-30 korrik 1898).

– Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo për t’i bërë qejfin këtij apo atij shqiptari (Albania 16, 15-30 korrik 1898).

– Sharjet e kundërshtarit të nderojnë (Albania 16,15-31 korrik 1889).

– Ka njerëz që shiten tek një qeveri për të pështyrë gënjeshtra. (Albania 16,15-31 korrik 1898).

– Ai që i bën vërejtje dikujt si i edukuar keq, tregon nga ana e tij një edukim të paktën po aq të keq. (Albania 16,15-31 korrik 1898).

– Mund të jesh njeri vulgar e të thuash do gjëra të arsyeshme (Albania 16,15-31 korrik 1898).

– Më mirë të jesh një i egër i ndershëm, se sa një i qytetëruar i poshtër (Albania 16,15-31 korrik 1898).

– Të gjitha vendet kanë tradhtarët e tyre të ndyrë (Albania 24, 15-28 shkurt 1898).

– Lëvdata shpesh e ka brenda prapamendimin. (Albania 26, suplement 4, 5-30 prill 1899).

– Pakorrigjueshmëria e një alkooliku është simptoma më e njohur e një çrregullimi mendor (Albania, 15-30 qershor 1899).

–  Ka shpesh personazhe vlera e të cilëve, zmadhuar nga larg, shfaqet më e vogël tek shihet nga afër. (Albania, 10 shtator 1900).

– Nuk mund të gjykohet për tokën para se të mbjellësh ( domethënë: toka e mirë njihet kur hedh farën (Albania, 31 maj 1901).

– Shumë broçkulla edhe u falen politikanëve, por pa kaluar kufijtë (Albania 20 qershor 1901).

– Sa më shumë të mbahen fjalime parlamentare aq më i paktë është zotimi (Albania 20 qershor 1901).

– Historia nuk është veçse një rifillim i përjetshëm (Albania, 10 korrik 1901). / KultPlus.com

“Tokës dhe gruas nuk u humbet vlera kurrë”

Një përmbledhje përfaqësuese nga thesari i vyer i urtësisë karaibe.

Jeta është e shkurtër nuk na lejon të ushqejmë shpresa të mëdha.

Jeto si të mundësh, kur nuk ka mundësi ashtu duhet.

Radha e dobive: e para për atdhe, e dyta për njerëzit, e treta për vete.

Koha e nxjerr në shesh atë që nuk është e paqartë.

Koha sjell çdo gjë, por njëkohësisht koha edhe merr me vete çdo gjë.

Koprracit i mungon njësoj si ajo që e ka, si ajo që s’e ka.

Kur nuk ka variacione, nuk ka kënaqësi.

Kur flet arma, ligji hesht.

Ku s’ka drejtësi, ka dhunë.

Kur s’ka roje, mollët janë të ëmbla.

Kush bën shaka, nuk gënjen.

Kush është gjithkund, s’është askund.

Kush lodhet në rini, arrin thellë në pleqëri.

Kush nuk stigmatizon shpifësit, ai i stimulon.

Kush nuk ndeshet çdo ditë me përpjekje kundër frikës, ai nuk njeh jetën.

Me një të rënë sëpate, nuk rrëzohet çdo dru.

Më lehtë është ta bësh sesa ta durosh të padrejtën.

Më lehtë është ta shkrish hekurin se ta korrigjosh kokëfortësinë e gruas.

Më mirë është të rrëshqasësh me këmbë se me gjuhë.

Mësohu të jetosh pa miq, sepse kjo mund të duhet në ditë fatkeqsie.

Mikun në vetmi kritikoje e në shoqëri lavdëroje.

Mirë jep, shumë jep vetëm ai i cili me dhuratën që jep, jep edhe buzëqeshjen.

Mjekra nuk të bën filozof.

Morali më i lartë, drejtësia.

Mos e harro shtegun e vjetër as mikun e moçëm.

Ndershmëria është politika më e mirë.

Nevoja shtetërore është më e rëndësishme se ajo private.

Në lum të madh peshkohen peshq të mëdhenj.

Nëse nuk di të flasësh, mësoju të heshtësh.

Nëse s’keni mjek, le t’ju bëhen mjek këto tri gjëra: shpirti i kthjellët, pushimi dhe mënyra e jetës së matur.

Nuk e meriton të ëmblën, kush nuk e ka kërkuar të hidhurën.

Nuk ka dobi të madhe nga dëshira, nëse nuk shoqërohet nga vepra.

Njerëzit e zakonshëm kanë lindur për të mëdhenjtë.

Njeriu serioz ka shumë ide, njeriu që ka shumë ide nuk është serioz.

Një nga kënaqësitë më të mëdha, vetëdija e kryerjes së detyrës.

O njeri njihe vetveten, që të njohin të tjerët.

Ose mos fillo, ose mbaroje.

Padituria është shkretëtirë në kokën e njeriut.

Padrejtësia realizohet ose me forcë ose me gënjeshtër.

Paqe – me njerëzit, luftë – me veset.

Paraja, ashtu si mbretëresha, të jep pozitë dhe bukuri.

Paratë i respekton çdokush; ai që nuk ka para nuk është i adhururar. Kur nuk ke para, askënd nuk e merr malli për ty.

Pasi jeta është e shkurtër, të mbjellim nga nëj pemë të mirë, që frutet e saj t’i kënaqin të dashurit tanë, që vijnë pas nesh.

Pas kësaj nuk do të thotë për shkak të saj.

Patat e shpëtuan Romën, por nuk kanë kërkuar të sundojnë.

Për fatkeqësinë e huaj lotët teren shpejt.

Për njerëzit e mërzitur orët janë të gjata, për të gëzuarit ato ikin shpejt.

Për njerëzit me shëndet të mirë mjeku është i tepërt.

Për njeriun e ndershëm, premtimi është zotim.

Përsëritja është nëna e studimit (e dijes).

Puno sa të jesh i ri, se kur të plakesh s’ka dobi.

Që të dyja janë të këqija: t’u besosh të gjithëve dhe të mos i besosh askujt.

Ruaju kur të prin fati, sepse lëmshi i fatit është i rrumbullakët.

Ruaju ujit të qetë dhe qenit që hesht.

Sa më e madhe të jetë vlera, aq më e madhe është lakmia që nxit ajo.

Secili ka aq të drejta sa ka edhe mundësi.

Secili lind me vese, më i lumtur ai që ka më pak.

Servili, në këmbë thotë një gjë, ndenjur diçka tjetër.

Shenja e parë e intelektit të ekuilibruar është kur merresh me vetveten.

Shkrimet mbeten, fjalët i merr era.

Shkurtabiqi i vënë mbi krahët e katallanit sheh më shumë se vetë katallani.

Shumë vështirësi në jetë e mësojnë njeriun të heshtë.

Të dënosh i mllefosur, nuk do të thotë dënim, por hakmarrje.

Të folurit për të vërtetën nuk është qëndisur, por është i thjeshtë.

Të jeni të ashpër ndaj vetvetes, ndërsa të butë ndaj vetvetes.

Të tjerëve faljua gabimet, vetes asnjëherë.

Turma e paarsyeshme kujdeset vetëm për të sotmen.

Vdekja është e paracaktuar, veçse ora e saj është e pacaktuar.

Veset e të tjerëve i shohim më mirë dhe më ngultas se veset tona.

Vetëm budallenjtë, anarshistët dhe të ngjashëm e cilësojnë liri arbitraritetin.

Vetë nuk dinë as rrugicën që të çon te shtëpia, të tjerëve u tregojnë rrugën.

Vullneti i tiranëve është ligj për të tjerët.

Zotërinjtë ngrejnë kupa që t’i mbushin prapë, duke menduar se janë të ardhur nga qielli e jo nga kurrizi i popullit. / KultPlus.com

“Duhet të mësosh t’u mbijetosh humbjeve, në ato çaste formohet karakteri”

Richard Milhous Nixon u lind më 9 janar 1913 në Yorba Linda, Kaliforni; vdiq më 22 prill 1994 në New York City, shkruan KultPlus.

Ishte politikan amerikan dhe President i ShBA i 37-të në periudhën (1969-1974).

Nixon është i vetmi Kryetar i ShBA-ve që ka dhënë dorëheqje gjatë mandatit presidencial pa e përfunduar mandatin e dytë, për shkak të përzierjes së tij në një skandal korrupsioni të njohur si Skandalit të Uotergejtit.

Më poshtë një nga thëniet e njohura të presidentit të 37-të amerikan:

“Duhet të mësosh t’u mbijetosh humbjeve, në ato çaste formohet karakteri”. /KultPlus.com

“Kush është i lumtur, lumturon edhe të tjerët”

Thënie nga Anne Frank

  • Vërtetë është për t’u habitur se si nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia sepse duken shumë absurd dhe të pamundur për t’i realizuar. Megjithatë nuk tërhiqem nga ato, përkundër të gjithave edhe më tutje besoj se njerëzit janë të mirë.
  • Njerëzit mund të të thonë mbylle gojën, por kjo nuk të ndalon e as nuk të pengon që të kesh mendimin tënd.
  • Sa mirë është ajo kur askush nuk duhet pritur asnjë çast për ta bërë botën më të mirë.
  • Në shtigje të gjata, arma më e mprehtë nga të gjitha është shpirtmirësia dhe ndjeshmëria.
  • Kujto të gjitha bukuritë rreth teje dhe bëhu i lumtur.
Ditëlinda e 10-të e Anne Frank. E dyta nga e majta.
  • Fati meritohet duke bërë vepra të mira dhe duke punuar, duke mos spekuluar dhe duke mos qenë i mërzitshëm e i bezdisshëm.
  • Madhështia e njeriut nuk bazohet në pasuri dhe forcë, por në karakter dhe mirësi. Njerëzit janë vetëm njerëz dhe të gjithë njerëzit kanë mangësi dhe veti, por të gjithë ne lindim të mirë.
  • Mund të jesh i vetmuar madje edhe atëherë kur shumë njerëz të duan, nëse për askënd nuk je një dhe i vetëm.
  • Të gjithë jetojmë me dëshirë që të jemi fatlum dhe të lumtur. Jetët tona janë të ndryshme, por përsëri të njëjta.
  • Thellë në vetvete, të rinjtë janë më të vetmuar se të moshuarit.
  • Pse disa njerëz duhet të durojnë urie, përderisa ne viset tjera të botës ka tepricë? Oh, pse njerëzit janë ashtu të çmendur.
  • Nuk dua të jetoj kot, si shumica e njerëzve. Dua të jem e dobishme dhe t’u sjellë kënaqësi të gjithë njerëzve, madje edhe atyre të cilët kurrë nuk i kam njohur. Dua të vazhdoj të jetoj edhe pas vdekjes.
Dhoma e gjumit e Anne Frank
  • Kam kuptuar se bukuria gjithmonë diku ekziston-në natyrë, në rrezet e Diellit, në liri, në ty; e gjithë kjo mund të të ndihmojë.
  • Prindërit mund të japin këshillë të mirë ose ta orientojnë fëmijën në rrugë të drejtë, por përfundimisht formimi i karakterit të ndokujt qëndron në duart e tij.
  • Është vetëm një rregull që duhet mbajtur në mend: qeshu për gjithçka dhe harro të gjitha të tjerat! Tingëllon shumë egoiste, por ky është ilaçi i vetëm kundër vetëkeqardhjes (dëshpërimit).
  • Megjithëse jam 14 vjeçe, e di mjaft mirë se çfarë dua, e di çfarë është e drejta dhe çfarë është e gabuara.
  • Kam opinionet e mia, idetë e mia dhe parimet e mia, dhe megjithëse mund të duket çmenduri për një adoleshente, ndihem më shumë person se sa fëmijë, ndihem më e pavarur se çdokush.
  • Secili që është i lumtur do ti bëjë edhe të tjerët të lumtur.
  • Pavarësisht gjithçkaje unë besoj akoma që njerëzit kanë një zemër të mirë.
  • Nuk e mendoj kurrë mjerimin, por bukurinë që ka ngelur ende. /KultPlus.com

“Të gjitha forcat në këtë botë, nuk janë aq të fuqishme sa një ide së cilës i ka ardhur koha”

Urtësia e mrekullueshme e Viktor Hygosë.

Nuk më intereson se çfarë bën Asambleja Kombëtare e Francës, për aq kohë nuk e bën këtë në rrugë duke frikësuar kuajt.

Ka shumë gjuhë që flasin, por shumë pak koka që mendojnë.

Bisedat e tavolinave dhe ato mes dy të dashuruarve e humbasin fokusin; ato të të dashuruarve janë mjegullnajë, ndërsa bisedat e tavolinave një tymnajë.

Muzika shpreh atë që s’mund të thuhet me fjalë, dhe që nuk mund të qëndrojë në heshtje.

Edhe nata më e errët do të përfundojë, dhe dielli do të lindë sërish.

Të duash një person tjetër, do të thotë të shohësh fytyrën e Zotit.

Disa mendime të caktuara janë përgjërime. Ka momente kur pavarësisht pozicionit të trupit, shpirti është gjunjëzuar.

Njerëzve nuk u mungon forca por vullneti.

Nëse flas, unë jam i dënuar. Nëse hesht, jam i mallkuar!

Ju më pyesni çfarë më detyron të flas? Një gjë e çuditshme: ndërgjegjja ime.

E ardhmja ka disa emra. Për të dobëtin, është e pamundur; për zemërlëshuarit, është e

e panjohur; por për trimat është ideali.

Ka gjithmonë më shumë mjerim në mesin e shtresave të ulëta të shoqërisë, se sa humanizëm tek shtresat e larta.

Nuk është e lehtë të qëndrosh i heshtur, kur vetë heshtja është një gënjeshtër.

Moda ka shkaktuar më shumë dëme sesa revolucionet.

Kur një grua është duke ju folur, dëgjojeni atë që thotë me sytë e saj.

Simptoma e parë e dashurisë tek një djalë i ri është druajtja; tek një vajzë guximi.

Luftë civile? Çfarë do të thotë kjo? A ka në fakt ndonjë luftë të huaj? A nuk luftohet çdo luftë ndërmjet njerëzve, mes vëllezërish?

Kur diktatura është një fakt, revolucioni bëhet një e drejtë.

Ekzistojnë baballarë që nuk i duan fëmijët e tyre; por s’ka asnjë gjysh që nuk e adhuron nipin e tij.

Një hije është e vështirë për t’u kapur për fyti dhe përplasur në tokë.

Të zhbësh gabimet nuk është e mjaftueshme; duhet të ndryshohen edhe zakonet. Stuhia ka kaluar, por era është ende atje.

Anglia ka dy libra, Biblën dhe Shekspirin. Anglia krijoi Shekspirin, por Bibla bëri Anglinë.

Një person me një sy është shumë më i paplotë se një njeri i verbër, pasi i pari e di se çfarë i mungon.

Të gjitha forcat në këtë botë, nuk janë aq të fuqishme sa një ide së cilës i ka ardhur koha.

Vështirësitë krijojnë burrat, ndërsa begatia monstrat.

Vetëm përmes vuajtjes, qeniet njerëzore bëhen engjëj. / KultPlus.com

“Gratë, njësoj si dhe ëndrrat, nuk janë asnjëherë ashtu siç i do ti”

Disa nga shprehjet më të bukura për gratë.

“Nga sytë e femrave rrjedh dhe filozofia ime: Ato ndriçojnë ende zjarrin e vërtetë të Prometeut. Janë libri, arti, akademia, që tregojnë, mbajnë dhe ushqejnë botën.”
– William Shakespeare

“Te gratë çdo gjë është zemër, edhe koka.”
– Jean Paul Richter

“Si grua nuk kam vend. Si grua nuk dua asnjë vend. Si grua, vendi im është e gjithë bota.”
– Virginia Woolf

“Për burrin dashuria është një pjesë e jetës, për gruan është e gjithë ekzistenca.”
– George Byron

“Forca e grave rrjedh nga diçka që as psikologjia s’e shpjegon dot. Burrat mund të analizohen, gratë vetëm të adhurohen.”
– Oscar Wilde

“Nuk i duhet besuar një gruaje që tregon moshën e saj të vërtetë. Nëse e bën këtë, atëherë është në gjendje të thotë gjithçka.”
– Oscar Wilde

“Gratë, njësoj si dhe ëndrrat, nuk janë asnjëherë ashtu siç i do ti.”
– Luigi Pirandello

“Femrat nuk janë mjaftueshëm të barabarta me meshkujt, kështu që duhet të bëhemi të domosdoshme. Por, në fund të fundit, kemi armën më të fortë në dorë, jemi femra.”
– Maria Callas

“Gruaja është si një paketë çaji, nuk mund të thuash sa e fortë është deri në momentin që vihet ujë të nxehtë.”
– Eleanor Roosevelt

‘Për të qenë i lirë, njeriu duhet të ndjekë rrugën e arsyes dhe t’i mbajë nën kontroll ndjenjat’

Ki guxim t’i shërbesh arsyes tënde! Këtë ka kërkuar Immanuel Kant (1724-1804). Filozofi i famshëm e përkufizoi Iluminizmin si “daljen e njeriut nga papjekuria e vetvetes”. Për të qenë i lirë, njeriu duhet të ndjekë rrugën e arsyes dhe t’i mbajë nën kontroll ndjenjat dhe instiktet.

Gottfried Wilhelm Leibniz

Iluministi i hershëm, Leibniz (1646-1716) konsiderohet shpesh si dijetari i fundit universal. Që para Kantit ai formuloi një maksimë të rëndësishme të iluminizmit: Çdo njeri i ka aftësitë për një jetë dinjitoze. Sipas tij, të gjitha virtytet e njeriut mund të zbeheshin, – vetëm arsyeja jo.

Johann Gottfried Herder

Filozofi dhe shkrimtari studioi në Kënigsberg, ka qenë edhe nxënës i Kantit. Herder (1744-1803) në librin “Ide mbi filozofinë e historisë së njerëzimit” ai e sheh zhvillimin e njeriut si një maturim organik drejt humanizmit. Ai kujton se parimi i tolerancës duhet të vlejë për të gjithë popujt dhe kulturat.

Gotthold Ephraim Lessing

Toleranca, Liria dhe Vetëdija e re e qytetarisë – këto mendime janë filli i kuq në dramat dhe shkrimet teorike të Lesingut (1729-1781). Në shkrimet e tij filozofike ai kritikon dogmatizmin dhe angazhohet për trajtimin e barabartë të besimeve fetare.

Nathan i Urti

Këto ide Lesingu vazhdon t’i shtjellojë edhe në dramën “Nathan, i urti”, në një kohë kur iu ndalua të publikonte teoritë e tij. Kjo pjesë teatrale ende vihet në skenë (në foto me aktorin Klaus Maria Brandauer Vjenë 2004), sepse tema e tolerancës fetare ende sot është aktuale.

Moses Mendelssohn

Drama “Nathan i urti” është njëkohësisht një homazh për mikun e ngushtë të Lesingut, Moses Mendelssohn (1729-1786). Iluministi hebre e frymëzoi Lesingun për figurën e Nathanit, dhe luftoi për tolerancën fetare.

Theodor W. Adorno

Si mundi të ndodhte, që megjithë iluminizimin, “mbiu fara e barbarisë së re” – fashizmi? Me këtë çështje merret Theodor Adorno (1902-1969) në vitet 40-të, në kohën e emigracionit në Amerikë së bashku me Max Horkheimer. Së bashku ata shkruan “Dialektika e zhvillimit.”

Adorno e Horkheimer

Morali, kultura dhe shkenca përcaktohet nga formalizmi i pastër i “arsyes së instrumentalizuar”. Sidomos Horkheimer (1895-1973 majtas) thekson se me këtë individi rrezikon vetveten. Adorno dhe Horkheimer trajtojnë rënien pre të individit ndaj ideologjive totalitare.

Jürgen Habermas

Filozofi dhe sociologu i lindur në Dyseldorf Jürgen Habermas (1929) bën pjesë tek intelektualët më të njohur të së tashmes. Ai e vazhdoi më tej Teorinë Kritike; sipas tij ndërveprimet komunikative krijojnë bazën e shoqërisë. Këto janë të orientuara drejt arsyes. /KultPlus.com

“Njerëzit nuk e kuptojnë se tërë jeta mund të ndryshohet vetëm nga një libër”

Thënie nga Malcolm X

malcolm x
  1. Bëhu paqësorë, bëhu i sjellshëm, iu nënshtro ligjit, respekto secilin; por nëse ndokush vë dorë mbi ty, e dërgo tek varrezat.
  2. Nuk ka gjë më të mirë se mjerimi. Çdo humbje, çdo thyerje zemre, çdo humbje, përmban farën e vetë, mësimin e vetë në atë si të përmirësoni përmbushjen herën tjetër.
  3. Njeriu i cili nuk ngrihet për asgjë do të dështojë për çdo gjë.
  4. Jam për të vërtetën, pavarësisht kush e thotë atë. Jam për drejtësi, pavarësisht kush është për ose kundër.
  5. Askush nuk mund të u japë lirinë. Askush nuk mund të u japë barazinë ose drejtësinë ose çfarëdo qoftë. Nëse je burrë, e merr atë.
  6. Nëse nuk ke asnjë kritik nuk do të kesh asnjë sukses.
  7. Unë as nuk e quaj dhunë kur është në vetëmbrojtje; E quaj inteligjencë.
  8. Besoj në njerëzit dhe se të gjithë njerëzit duhet të respektohen si të tillë, pavarësisht ngjyrës.
  9. E ardhmja u takon atyre që përgatiten për të sot.
  10. Nuk je gati për të vdekur për të, largoje fjalën “liri” nga fjalori yt.
  11. Më tregoni një kapitalist, do ju tregoj një thithës
  12. Jo-dhuna është në rregull përderisa funksionon.
  13. Nuk mund ta ligjësosh vullnetin e mirë – ai vije përmes edukimit.
  14. Amerika është vendi i parë… që në të vërtetë mund të ketë revolucion pa gjak.
  15. Historia dëshmon që njeriu i bardhë është dreq.
  16. Kam bërë shumë gjëra si musliman për të cilat më vije keq tani.
  17. E gjitha që kisha kundër hebrenjve ishte se aq shumë hebrenj në të vërtetë ishin hipokritë në deklaratat e tyre të të qenit miq të njerëzve të zi amerikanë.
  18. Amerika a bardhë është në pakicë.
  19. Nëse fletëvotimet nuk funksionojnë, plumbat do të funksionojnë.
  20. Historia nuk është urrejtje.
  21. Edukimi është pasaporta ynë për të ardhmen, për atë e nesërmja u takon njerëzve të cilët përgatiten për atë sot.
  22. Nganjëherë duhesh kapur pushkën për të lëshuar pushkën.
  23. Njerëzit nuk e kuptojnë si e tërë jeta e njeriut mund të ndryshohet nga vetëm një libër.
  24. Nuk mund të e ndash paqen prej lirisë meqë askush nuk mund të jetojë në paqe përveç nëse e ka lirinë.
  25. Islami i vërtetë më mësoi se nevojiten të gjithë përbërësit ose karakteristikat religjioze, politike, ekonomike, psikologjike e racore për të bërë Familjen Njerëzore dhe Shoqërinë Njerëzore të plotë.
  26. Fuqia asnjëherë nuk merr një hap prapa përveç përballë fuqisë.
  27. E vërteta është një anë e të shtypurve
  28. Të ngecurit nuk është dështim.
  29. Nuk ka asgjë në librin tonë, Kur’anin, që na mëson të vuajmë në paqë. Religjioni ynë na mëson të jemi inteligjentë. – “Porosi për Grass Roots,” fjalim, Nëntor 1963, Detroit (publikuar tek Fjalimet e Malcolm X, ch. 1, 1965). /KultPlus.com

Ukshin Hoti: Historia e shqiptarëve nuk duhet bërë nga të tjerët, por duhet njohur nga të tjerët

Ukshin Hoti ishte profesor,shkrimtar, filozof,intelektual,atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare ne Kosovë gjatë viteve 80-ta dhe 90-ta.

Është  një ndër intelektualet më të arsimuar në Kosovë! Ai kishte qenë edhe ligjerues në disa universitete në SHBA ku dhe kishte studiuar dhe diplomuar.

Sot në 21 vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit, KultPlus ju sjellë 6 thënie të fuqishme nga ai për shqiptarët.

1.Historia e shqiptarëve nuk duhet bërë nga të tjerët, por duhet njohur nga të tjerët.

2.Edhe nëse ky qe fati im, unë pajtohem me të, pavarësisht nga çmimi që mund ta paguaj, sepse fëmijët e mi dhe jo unë vetë, janë kuptimi i jetës sime. Atdheu e fiton kuptimin me ta dhe jo pa ta, pasi që për atdheun mund të luftohet vetëm në emër të njerëzores dhe kurrsesi ndryshe.

3.Shqiptarët duhet të jetojnë dhe t’i preferojnë vlerat e një botë me raporte të çiltra e humane, me konkurrencë të lirë të mendimit dhe të ideve, me kritere të njëjta të zgjedhjes së më të mirit, pa përbuzje, një botë ku do të shpërthenin vlerat e tyre origjinale.

4.Një Serbi që e mban të pushtuar Kosovën nuk është as vetë e lirë. Liria e vërtetë e Kosovës është një premisë themelore edhe për lirinë e vërtetë të Serbisë. Kosova për Serbinë është kulti i robërisë së vetvetes, nëse nuk bëhet shans i lirisë dhe i evropeizimit të saj të ardhshëm.

5.Kombi Shqiptar po e përjeton në imagjinatë atë që kombet tjera e kanë realizuar prej kohësh. Po duke qenë një komb si të gjitha kombet tjera, shqiptarët nuk kanë pse të përjetojnë gjithçka vetëm në imagjinatë.

6.Populli shqiptar niset nga besimi i plotë se është popull i Evropës, njëri ndër më të vjetërit, dhe se parimet që do të vlenin për të tjerët do të duhej të vlenin edhe për të. Në këtë mënyrë, tashmë është në provë e sipër kriteri religjioz, kaherë i injoruar dhe i harruar, në përcaktimin e statusit e popujve të Evropës. / KultPlus.com

Konica: Shqiptari e ka zakon që të kundërshtojë para se të marrë vesh

Nga: Faik Konica

1. – Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari.

2- Dëshira për hakmarrje është susta më e fuqishme e shpirtit shqiptar.

3- Një e thënë latine e Kohës së Mesme, e ndryshuar pak: Homo homini lupus – Njeriu për njeriun është ujk. Femina feminae lupior – Gruaja për gruan është më ujke. Albanus Albano lupissimus – Shqiptari për shqiptarin është fare ujk (ujk e shkuar ujkut).

4- Shqiptari e ka zakon që kundërshton para se të marrë vesh.

5- Shqipëria është një vend i bekuar me njëmijë bukurira, shkelur nga turmë e cila ushqen njëfarë urrejtje ndaj bukurisë.

6- Në qoftë se Shqipëria – fjalë fatale – vdes, ahere mundet, pa shpifje, të shkruajmë këto fjalë në gur të varrit të saj: U ngjall nga idealistët, u ruajt nga rastet, u vra nga politikanët…

7- Kombi (iliro-shqiptar) i Diokletianit, i filozofit Julian, i Justinianit, është një komb i cili kishte një qytetari të tij kur stërgjyshërit e frëngjve dhe të anglezëve visheshin me lëkura bualli dhe rronin të futur në shpellat.

8- Shqiptarët janë tolerantë për besimet e tjera dhe ndoshta, ky është i vetmi vend në Evropë ku nuk ka pasur luftëra fetare. /KultPlus.com

“Çfarë mund të bësh për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen tënde”

Në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, KultPlus ju sjell disa thënie të Shenjtores Nënë Tereza.

“Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

“Mos i prisni kryetarët. Bëjini gjërat vetë, njëri për tjetrin.”

“Fjalët e mira mund të jenë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë, por jehona e tyre është vërtetë pa fund.”

“Vuajtja është dhuratë e madhe e Zotit.”

“Duhet të flasim më pak. Një vend për t’u lutur nuk është vend për thashetheme.”

“Unë nuk lutem për sukses. Kërkoj plotësinë e fesë.”

“Nëse i gjykoni njerëzit, nuk keni kohë t’i doni ata.”

“Folu butësisht njerëzve! Tregoje mirësinë në fytyrë, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde, gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore! Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën!”

“Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

“Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar të bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në të.”

“Po prisja të isha e lirë, por Zoti ka planet e Tij.”

“Çfarë mund të bësh për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen.”

“Ne nuk kemi nevojë për armë dhe bomba që të sjellim paqe në botë. Kemi nevojë për dashuri dhe dhembshuri.”

“Disa njerëz vijnë në jetë si bekim. Disa të tjerë vijnë si mësim.”

“Nëse jeni të dekurajuar, kjo është një shenjë e krenarisë, sepse kjo tregon se keni besim në fuqitë tuaja.”

“Gjithmonë kur takohemi me njëri-tjetrin le të buzëqeshim, buzëqeshja është fillimi i çdo dashurie.”

“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

“Në qoftë se ne të vërtetë duam të na duan, duhet të mësojmë se si të falim.”

“Dashuria fillon duke u kujdesur për më të afërmit.”

“Varfëria më e tmerrshme është vetmia dhe ndjenja e të qenit pa dashuri”. / KultPlus.com

“Elementi më i dhunshëm në një shoqëri është injoranca”

Thënie nga Emma Goldman

Emma Goldman lindi më 27 qershor të vitit 1869 dhe vdiq më 14 maj të vitit1940. Goldman ishte

një anarkiste e njohur për aktivizmin e saj politik, me shkrime dhe fjalime, shkruan KultPlus.

Ajo luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin e filozofisë politike anarkiste në Amerikën e Veriut

dhe Evropë në gjysmën e parë të shekullit të 20. Lindur në Kovno, Perandoria Ruse (sot Kaunas,

Lituani), Goldman emigroi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1885.

E tërhequr nga anarkizmi pas aferës Haymarket, Goldman u bë një shkrimtare dhe një lektore e

njohur në filozofinë anarkiste, të drejtat e grave, dhe çështjet sociale, duke tërhequr mijëra turma.

/KultPlus.com

Më poshtë po i sjellim disa thënie të kësaj aktivisteje të njohur:

“Njerëzit kanë aq liri sa guxojnë për ta kërkuar dhe për ta marrë”

“Më shumë do të doja të kisha trëndafila në tryezën time sesa diamante në qafë”

“Para se ta falim njëri-tjetrin, duhet ta kuptojmë njëri-tjetrin”

“Elementi më i dhunshëm në një shoqëri është injoranca” /KultPlus.com

“Është keq kur ministrat ndërrohen shpesh, por është më keq kur ministrat e këqinj vazhdojnë të rrinë në post”

Sot, po ju sjellim një koleksion me thëniet dhe urtësitë e lëna pas nga gjenerata të ndryshme mendimtarësh e njerëz që patën një ndikim të madh në botë.

Është keq kur ministrat ndërrohen shpesh, por është më keq kur ministrat e këqinj vazhdojnë të rrinë në post.

Kush nuk di të qeverisë gjithmonë bëhet uzurpator.

Kërcënimi është armë e atyre që kërcënohen vetë.

Ai që drejton duhet t’i shohë njerëzit ashtu siç janë, kurse sendet siç duhet të jenë.

Arti më i vështirë është arti i të qeverisurit.

Tirania është gjithmonë shprehje e dobësisë.

Tirania më e egër është ajo që vepron nën hijen e ligjshmërisë dhe del me flamurin e drejtësisë.

Qeverisja despotike është një rend i tillë punësh ku sunduesi është i poshtër, e të sunduarit janë të poshtëruar.

Të drejtosh është absurde, të qeverisësh e urtë. Drejtojnë pra, ata që nuk dinë të qeverisin.

Udhëheqësi duhet të llogarisë që më përpara si mundësinë e suksesit ashtu edhe të disfatës.

Është i çmendur ai njeri që, duke qenë i pa aftë të qeverisë veten, kërkon të qeverisë të tjerët.

Kali drejtohet më mirë po të mos ia tërheqim shumë frerin.

Aftësia për të urdhëruar dhe aftësia për t’u bindur janë dy pole dhe për të ndërtuar një rruzull duhen pikërisht dy pole.

Kur populli ka kryetarë të tillë të cilët e zëvendësojnë atë në punët e qeverisjes, sido që të quhen këta kryetarë, ata do të jenë gjithmonë aristokraci.

Udhëzimet e mira sjellin po aq dobi sa edhe shembujt e mirë.

Nuk e ka të gjatë ai pushtet që qeveris në dëm të popullit.

Të shikosh është lehtë, të parashikosh është vështirë.

Qeveritari i ashpër nuk qeveris gjatë.

Duhet qeverisur me anë të arsyes: nuk mund të luhet shah duke pasur vetëm zemër të mirë.

Burrat e këqinj të shtetit, zgjidhen nga qytetarët e mirë… duke mos marrë pjesë në votime.

Aftësia për të drejtuar është aftësia për të zgjedhur.

Sistemi më i mirë politik është ai ku ne kemi mundësi t’i rrëzojmë qeveritë pa përdorur forcën.

Qeveria është vela, populli është era, shteti është anija dhe koha është deti.

Cila është qeveria më e mirë? Ajo që na mëson si të qeverisim vetveten.

Kur qeveria mbështetet në vullnetin e përgjithshëm, liria e çdo qytetari të veçantë bëhet çështje e rëndësishme e të gjithëve.

Qeveria nuk ekziston për leverdi e për rehati të qeveritarëve.

Qeveria e korruptuar është qeverisja e popullit me anë të popullit, në interes të bosëve.

Do të ishte ideale ajo qeveri në forcën e së cilës do të kishte aq urtësi, sa ç’ka urtësia forcë.

Pushteti legjislativ është zemra e shtetit, pushteti ekzekutiv, truri i tij. / KultPlus.com

“Politikanët janë të vetmit njerëz që pasi të grabisin kanë edhe policinë nga ana e tyre”

Ronald Clifton Bolton (lindur më 16 prill 1950, në Petersburg, Virxhinia) është një ish mbrojtës i Lidhjes Kombëtare të Futbollit dhe trajner aktual i futbollit.

Bolton luajti nga viti 1972 deri në 1975 për New England Patriots dhe luajti nga 1976 deri në 1982 për Cleveland Broëns.

KultPlus sot ju sjell një thënie të njohur të Bolton: Politikanët janë të vetmit njerëz që pasi të grabisin kanë edhe policinë nga ana e tyre. / KultPlus.com

“Jeta fillon duke u zgjuar dhe dashuruar fytyrën e nënës”

Thënie të njohura për nënën

Abraham Lincoln: Gjithçka që jam apo shpresoj se do të jem, ia kam borxh nënës time engjëllore!

Erich Fromm: Dashuria e nënës është paqja. Nuk ka nevojë të fitohet, nuk ka nevojë të meritohet!

William Makepeace Thackeray: Nëna është emri i Zotit në buzët dhe zemrat e fëmijëve të vegjël!

George Eliot: Jeta fillon duke u zgjuar dhe dashuruar fytyrën e nënës!

Rumi: Kemi lindur nga dashuria; dashuria është nëna jonë!

Louisa May Alcott: I lumtur është djali besimi i të cilit te nëna mbetet i pandryshuar!

Robert Frost: Nuk keni nevojë të meritoni dashurinë e nënës; keni nevojë të meritoni dashurinë e babait!

Marion C. Garretty: Dashuria e nënës është karburanti që lejon një person të thjeshtë për të arritur të pamundurën!

Proverb irlandez: Burri e do të dashurën më së shumti, gruan më së miri, e nënën më së gjati!

Arlene Benedict: Në veshët e një fëmije, fjala “nënë” është magjike në të gjitha gjuhët!

Proverb bolivian: Ka mijëra gra, por vetëm një nënë!

Sophia Loren: Kur je nënë, nuk je kurrë vetëm në mendimet e tua. Një nënë gjithmonë duhet të mendojë dy herë. Një për vete dhe një për fëmijën e saj!

Osho Rajneesh: Në momentin që lind një fëmijë, lind edhe nëna. Ajo nuk ekzistonte më parë – gruaja ekzistonte, por kurrë nëna. Nëna është qenie e re!

Anonim: Nëna mban duart e fëmijës për pak… e zemrat përgjithmonë!

Robert Browning: Nëna: çdo dashuri fillon dhe përfundon atje!

Napoleon Bonaparte: Fati i ardhshëm i një fëmije, është gjithmonë rezultat i punës së nënës së tij!

Honore de Balzac: Zemra e nënës është një humnerë e thellë, në fund të së cilës gjithmonë do të gjesh falje.

Proverb shqiptar: Nëna është drita e shtëpisë!

Maxim Gorky: Pa diell nuk ka lule, pa dashuri nuk ka fat, pa grua nuk ka dashuri, pa nënë nuk ka poetë, as heroj!

Proverb kinez: Është veç një fëmijë i bukur në botë dhe çdo nënë e ka atë! /KultPlus.com

“Kush nuk guxon asgjë, asgjë të mos shpresojë”

Friedrich Schiller lindi më 10 nëntor të vitit 1759 në Marbach am Neckar dhe vdiq më 9 maj të vitit 1805 në Weimar (lexo: Vaimar) ishte poet, dramaturg dhe historian aleman dhe gjerman i shquar, shkruan KultPlus.

Njihet pranë Goethe (Gëtes) si autori më i shquar i klasikes gjermane. Shumë pjesë teatrale të tijat i përkasin repertorit standard të teatrit të gjuhës gjermane. Baladat e tij radhiten tek më të dashurat e poemave gjermane.

Thënie nga Friedrich Schiller:

Kur alkooli hyn, gjëra të çuditshme dalin.

Atë që refuzon në një minutë, as përjetësia s’do të ta kthejë.

Shpirtrat e mëdhenj dinë të vuajnë në heshtje.

Edhe e bukura duhet të vdesë.

Çdo gjë e re, qoftë edhe lumturia, na tremb.

Kush mendohet shumë, pak bën.

As hyjnitë nuk mund të luftojnë kundër idiotësisë.

Historiani është një profet që sheh nga e shkuara.

Kush nuk guxon asgjë, asgjë të mos shpresojë.

As njeriu më i mirë nuk mund të gjejë paqe, nëse kjo nuk i bie përshtat fqinjit të keq. /KultPlus.com

“Aty ku flet dhe nuk të dëgjojnë, ku hanë dhe nuk të japin, ngrihu e ik se nuk është vend për ty”

Nga: Petro Marko

Petro Marko (Dhërmi, 25 nëntor 1913 – Tiranë, 27 dhjetor 1991) ishte arsimtar, publicist, gazetar dhe shkrimtar shqiptar i shquar. Ai do të vlerësohet për prozën e tij moderniste, duke thyer rregullat e metodës së realizimit socialist, ndonëse krijimtaria e tij është bërë pikërisht në atë periudhë.

Petro Marko u lind në fshatin Dhërmi, në Himarë, nga prindët Marko e Zoica. I ati ishte pasuruar nëpërmjet tregtisë së qitros. Por e la të vogël sepse u sëmur gjatë internimit në ishujt e Tirrenit nga italianët. Me të kryer filloren në fshatin e lindjes në vitin 1924, shkoi nxënës në Shkollën Tregtare në Vlorë të cilën e mbaroi më 1932. Në atë shkollë pati, ndër të tjerë, si drejtor arsimtarin e studiuesin Kolë Kamsi dhe si mësues Ernest Koliqin; shkollë në të cilën jepnin mësim dhe shumë mësues italianë.

Pasi kreu shkollën vjen në Tiranë dhe me ndihmën e Hilë Mosit, që asokohe ishte ministër Arsimi, caktohet mësues në Dhërmi. Më pas transferohet për në Dhrovjan të Dropullit. Gjatë kohës së qëndrimit në këtë zonë, pati probleme dhe emigron për herë të parë në Greqi, ku qëndron fillimisht në Korfuz dhe më pas shkon në Athinë, ku kishte të vëllanë, Dhimitrin (Mimon). Atje hyn në fakultetin e letërsisë.

Petro Marko kthehet në Tiranë ku Branko Merxhani dhe Ismet Toto e thërrasin me rastin e hapjes së gazetës “Koha e Re” si organ i qeverisë. Gazeta mbyllet pas pak kohe ndërsa Petro marko shëtit nga një gazetë në tjetrën (“Illyria”, etj.), dhe në vitin 1936 boton revistën “ABC” bashkë me Branko Merxhanin, Dhimitër Godellin, Zavalanin, Migjenin, e cila u mbyll pas numrit të 2-të. Atë e internojnë në Porto Palermo (2 javë) e pastaj në Llogara, k ulirohet me interesimin te Merxhanit e I. Totos. Bashkëpunon në “Përpjekja shqiptare” e B. Merxhanit, të cilën Brankoja kishte me nijet t’ia vinte për antipod “Hyllit të Dritës”. Por largohet pasi Merxhani shkroi artikullin Pse nuk jam marksist i detyruar nga censura e kohës.

Petro Marko largohet sërsh në Athinë dhe më pas merr anijen për në Marsejë dhe prej andej shkon në Albacete ku ishte qendra e Brigadave Internacionale. Bashkohet me vullnetarët e brigadës “Garibaldi” në Spanjë, shkon për në Kuintanar de la Republica. Merr pjesë në Mbledhjen e Shkrimtarëve Antifashistë në Valencia, ku ishin dhe Ernest Hemingëay, Pablo Neruda, etj. Lëviz nga Estremadura, Aragona, Gondez e mandej prapë në Francë, ku herë në Paris e herë në Grenoble i financuar nga Ndihma e Kuqe Internacionale i veshur me petkun dhe karizmën e interbrigadistit u ngarkua me agjitacionin në rininë universitare të Grenoble.

Shkon në Itali nga fundi i ’39. Pas 1 mijë e ca ditësh kthehet në atdhe sepse Kominterni kishte porositë t’i çonte legalisht ose jo, të gjithë komunistët në vendet e tyre. Kthehet në Dhërmi dhe mendon pajtimin hasmërive me fshatrat e Dukatit. E burgosin në Vlorë, në Tiranë (maj 1940)… mbas marsit 1942 e nisin për Itali, Palermo e Ustikë. Pas çlirimit të Jugut të Italisë nga forcat aleate anglo-amerikane largohet sëbashku me të burgosur të tjerë dhe kalon në zonat e çliruara italiane. Më 1944 arrestohet nga gjermanët nga të cilët shpëton në sajë të mësuesit të gjimnazit, E. Koliqit. dhe po atë vit kthehet në Shqipëri.

Në përfundim të Luftës Antifashiste në vitin ’44 kthehet ne Shqipëri. Pas çlirimit ftohet që të qëndrojë në krye të gazetës “Bashkimi” në Tiranë nga 1945-1947, ku nga një kontroll i befasishëm i gjejnë shkrime jashtë vijës së partisë, (shkruan se Hysni Kapo e shpëton nga pushkatimi) lirohet më 15 maj 1950. Në vitin 1957 dërgohet mësues në teknikumin “8 Nëntori”. Në vitin 1973 i hiqet e drejta për botim. Në vitin 1975 e fusin në burg të birin, Jamarbërin.

Më 27 dhjetor 1991 vdes dhe varroset sipas amanetit pa ceremoni.

Thënia që po e sjellim më poshtë është njëra nga më të njohurat e Petro Markos:

“Aty ku flet dhe nuk të dëgjojnë, ku hanë dhe nuk të japin, ngrihu e ik se nuk është vend për ty” /KultPlus.com

“Nuk ka gjë më poshtëruese sesa të shohësh budallenjtë t’ia dalin në nismat ku ne dështuam”

Gustave Flaubert ishte një shkrimtar i njohur francez. Lindi më 12 dhjetor të vitit 1821 në Rouen. Ai është një nga novelistët më të njohur francez të Shekullit XIX shek. XIX, që u lind në kohën kur po lulëzonte romantizmi i Hygoit, Vinjisë, Mishlesë dhe i Shatobrianit, të cilët i admiroi gjatë gjithë lulezimit. Bir i njërit prej kirurgëve më të shquar të shekullit. Veç kësaj prej të atit ai trashëgoi syrin klinik ndaj jetës, aq sa arriti me anën e penës të bënte autopsinë e shpirtit të njeriut.

Prindërit donin që ai të vazhdonte për drejtësi, pasi mbaroi liceun “Kornej” në qytetin e lindjes aty rreth viteve 1840 kur po afronte revolucioni një sere rrethanash që e çuan në pjekurinë e dhuntive të tij letrare dhe në përcaktimin e veprimtarisë së tij artistike.

Në shkollë të mesme Floberi u lidh ngushtë me Alfred De Puatvenin, i cili me aftësi intelektuale dhe estetike që kishte ushtroi një ndikim pozitiv mbi të. Familja e dërgoi në shkollë për tu bërë jurist, por s’kaloi shumë kohë dhe Floberin e kap një krize nervash me karakter epileptik, sidoqoftë është fakti që ai i ndërpreu studimet dhe fitoi nga prindërit të drejtën të vendosej përfundimisht në vilën e tyre të bukur te Kruasese afër Ruanit, ku sot ka mbetur një pavijon i vetëm që është muzeu i vogël i Floberit, në fillim ai aty do të jetonte me të ëmën dhe mbesën, pastaj i vetëm deri sa të vdiste. Disa faktorë që e çuan në shpërthimin e forcës së tij krijuese janë disa lidhje dashurore dhe miqësore. Ndjenjat gjithë pasion që ushqente ai ndaj zonjës Eliza Shlesinzher e orientuan drejt formës më origjinale dhe më të thellë te romantizmit evropian, pasqyrimin e jetës duke u nisur nga vetvetja dhe te shkruante “Kujtimet e një të marri” 1838 dhe “Nëntori” 1842 të cilat u shtohen kryeveprave autobiografike që nga “Rrëfimet” e Rusoit deri ato të Alfred de Mysset. “Kujdes nga trishtimi. Èshtë ves“, shprehej ai. /KultPlus.com

“Mos u ngut të zësh miq, por kur t’i zësh mos i braktis”

Thënie frymëzuese për lidershipin

Mos e krahaso veten me asnjë në botë… nëse e bën, po fyen veten. – Bill Gates

2- Mos e ndërpre kurrë armikun tënd kur është duke bërë një gabim. – Napoleon Bonaparti.

3- Vetëm një në një mijë vetë është lider – 999 të tjerët ndjekin gratë. – Groucho Marx

4- Mos u tregoni njerëzve si t’i bëjnë gjërat, thojuni çfarë të bëjnë dhe lërini t’ju habisin me rezultatet e tyre. – George S. Patton Jr.

5- Lidershipi është arti i të nxituri të dikujt tjetër që të bëjë diçka që ti e do të bëhet, për arsye se ai do që ta bëjë. –Dwight D. Eisenhower

– Nuk kanë rëndësi vitet në jetë. Por jeta e kaluar në vite – Abraham Lincoln

7 – Nëse dëshiron që gjërat të bëhen mirë, bëji vetë. – Napoleon Bonaparti.

8- Mos u ngut të zësh miq, por, kur t’i zësh, mos i braktis. – Sokrati

9- Ai që dëshiron ta ndryshoje botën, fillimisht duhet të ndryshojë veten e tij. -Sokrati

10-  Vetëm miqtë e vërtetë mund të të tradhtojnë”- Marlon Brando (Vito Corleone)

11- Fitorja ka njëqind baballarë dhe humbja është jetime. –John F. Kennedy

12- Ka një ndryshim mes të qenurit një lider dhe të qenurit një bos. Bosi kërkon bindje të verbër. Lideri e fiton autoritetin përmes mirëkuptimit dhe besimit. -Klaus Balkenhol

13 – Arti i lidershipit është të thuash jo, dhe jo po. Është shumë e lehtë të thuash po. -Tony Blair

14- Nuk të them dot formulën e suksesit, por mund të të them formulën e dështimit: përpiqu t’i kënaqësh të gjithë. – Herbert Bayard Swop

15- Nëse dëshiron të kesh një sukses, mos premto asgjë, mos shpall asgjë. –Napoleon Bonaparti.

16- Mënyra më e mirë për ta mbajtur fjalën është të mos e japësh atë. –Napoleon Bonaparti.

17- Një njeri që dëshiron të udhëheqë orkestrën, duhet t’i kthejë shpinën turmës. -Max Lucado

18– Për të njohur armikun, duhet të bëhesh armiku i vetes. –Sun Tzu

19– Kur armiku relaksohet, prishi qetësinë. Kur ndjehen mirë, sulmoji. –Sun Tzu

20- E pamundura është një fjalë që mund të gjendet vetëm në fjalorët e budallenjve.- Napoleon Bonaparti

21- Mbaji miqtë afër… por armiqtë edhe më afër – Al Pacino (Michael Corleone)

22- Mënyra më e mirë për t’i shkatërruar armiqtë e tu, është kur i bën ata miq. – Abraham Linkoln

23- Testi i fundit i një lideri është që ai të lërë prapa tek të tjerët bindjen dhe vullnetin për të vazhduar përpara. -Walter Lippmann

24- Shembulli nuk është gjëja kryesore për të influencuar të tjerët. Është e vetmja gjë. – Dr. Albert Schweitzer

25- Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.- Dale Carnegie

26- Lidershipi dhe mësimnxënia janë të domosdoshme për njëra-tjetrën. -John F. Kennedy

27 – Fëmijët kurrë nuk kanë qenë të zotë të dëgjojnë të rriturit, por kurrë nuk kanë dështuar t’i imitojnë ata. -James Baldwin

28- Mos përçmo asnjë njeri dhe mos konsidero asgjë të pamundur, sepse nuk ka asnjë njeri që nuk ka kohën e tij dhe nuk ka asgjë që nuk ka vendin e saj. -Talmud

29- Më jep njerëzit e duhur dhe nuk më intereson se çfarë organizate do më japësh. Gjëra të mira do të ndodhin. Më jep njerëzit e gabuar dhe nuk ka rëndësi se çfarë do të bësh me organizatën. Gjëra të këqija do të ndodhin. –Colin Powell

30- Njeriu nuk di çfarë është i aftë të bëjë deri në momentin kur e pyesin- Koffi Annan

31- Ne ose gjejmë ndonjë rrugë, ose e bëjmë një. -Hannibal

32- Strategjia pa taktika është rruga më e ngadaltë për fitore. Taktikat pa strategji janë zhurma para mposhtjes. -Sun Tzu

33- Të gjesh lojtarë të mirë është e lehtë. T’i bësh ata të luajnë së bashku është pjesa më e vështirë. -Casey Stengel

34- Të qëndrosh në mes të rrugës është shumë e rrezikshme; të godet trafiku nga të dyja anët. -Margaret Thatcher

35 – Manaxhimi është t’i bësh gjërat saktë. Lidership do të thotë të bësh gjërat e sakta. – Peter F. Drucker

36- Delegimi i punës funksionon, me kusht që edhe ai që e delegon të punojë. -Robert Half

37- Esenca e vërtetë e lidershipit është se duhet të kesh vizion. Nuk mund t’u frysh trumbetave të pasigurta. – Theodore M. Hesburgh

38- Mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen tënde është ta krijosh vetë atë. – Abraham Linkoln

39- Drejtuesi më i mirë është ai që ka mjaft sens sa të zgjedhë burrat më të mirë të bëjnë atë që ai do të bëjnë, dhe i vetëkufizuar sa ta ndalojë veten dhe të mos i ndërhyjë ndërkohë që ata punojnë. – Theodore Roosevelt

40- Shpirtrat e mëdhenj gjithmonë janë kundërshtuar nga mediokrit. Këta të fundit nuk mund ta kuptojnë kur një person nuk i nënshtrohet paragjykimeve të trashëguara dhe përdor me kuraje inteligjencën e tij. – Albert Einstein

41- Mos drejtoni duke i goditur të tjerët në kokë, ky është sulm, jo lidership. – Dwigt D. Eisenhower

42- Lidershipi mund të kuptohet si kapacitet për ta përkufizuar veten tek të tjerët në një mënyrë që qartëson dhe zgjeron vizionin e të ardhmes. – Edwin H. Friedman

43- Nuk ka rëndësi fakti se njeriu është një kafshë tufe, thotë Frojdi, por se ai është kafshë e tufës i drejtuar nga një shef. -Ernest Becker

44- Kushdo që e ofron lidershipin, duhet të jetë sa më shumë i freskët dhe i kujdesshëm dhe reflektues, që të bëjë ndeshjen më të mirë. –Faye Wattleton

45- Komuniteti është si një anije; të gjithë duhet të jenë të përgatitur të marrin timonin. – Henrik Ibsen

46- Unë kam parë më larg se të tjerët, sepse qëndroja në shpatullat e gjigandëve. – Isaac Newton

47- Një lider duhet të ketë kurajën të veprojë kundër këshillës së ekspertëve. – James Callaghan

48- Nuk ka asgjë më demoralizuese se një lider që s’mund ta artikulojë qartë pse po bëjmë atë që po bëjmë. – James Kouzes dhe Barry Posner

49- Një lider apo një njeri aksioni në krizë, gjithmonë vepron në mënyrë të nënndërgjegjshme dhe pastaj mendon arsyen e veprimit të tij. – Jawaharlal Nehru

50- Koha është neutrale dhe nuk i ndryshon gjërat. Me kurajë dhe iniciativë, liderët i ndryshojnë gjërat. – Jesse Jackson

51- Lidership do të thotë të gjesh një paradë dhe të dalësh në krye të saj. – John Naisbitt

52- Nëse veprimet tuaja i frymëzojnë të tjerët të ëndërrojnë më shumë, të mësojnë më shumë, të bëjnë më shumë dhe të bëhen më shumë, atëherë je lider. – John Quincy Adam

53- Çelësi për lidershipin e suksesshëm sot është influencë, jo autoriteti. – Kenneth Blanchard

54- Kur liderët tërheqin pushtetin, kur sillen si heronj dhe shpëtimtarë, përfundojnë të lodhur e të dërmuar, dhe thellësisht të stresuar. – Margaret J. Wheatley

55- Liderët që punojnë më me efektivitet janë ata që kurrë nuk thonë “unë”. Dhe kjo jo sepse e kanë stërvitur veten të mos thonë “unë”. Ata nuk mendojnë me “unë”. Ata mendojnë “ne”. Ata mendojnë “skuadër”. Ata e kuptojnë se puna e tyre është ta bëjnë skuadrën të funksionojë. Ata pranojnë përgjegjësi dhe nuk i shmangen asaj, por “ne”-ja i merr meritat. Kjo gjë krijon besim, dhe ju aftëson që puna të përfundohet. – Peter Drucker

56 – Liderët nuk duhet t’i ngjisin kuptim moral ideve të tyre. Bëjeni këtë dhe s’mund të komprometoni. -Peter F. Drucker

59- Unë nisem me premisën se funksioni i lidershipit është të prodhojë më shumë liderë, jo më shumë ndjekës. – Rapph Nader

60- Liderët e mirë në fillim duhet të bëhen shërbëtorë të mirë. -Robert Greenleaf

61- Mbaje frikën për veten tënde, por ndaj frymëzimin me të tjerët. – Robert Louis Stevenson

62- Liderët janë modelë më të fuqishëm kur mësojnë se sa kur japin mësim. – Rosabeth Moss Kantor

63- Një lider i çon njerëzit aty ku duan të shkojnë. Një lider i madh i çon njerëzit jo aty ku duan të shkojnë, po aty ku duhet të jenë. -Rosalynn Carter

64- Lidership efektiv do të thotë t’i bësh gjërat e para të parat. Menaxhim efektiv do të thotë disiplinë, t’i zbatosh. – Stephen Covey

65- Esenca e vërtetë e lidershipit është se duhet të keni vizion. –Theodore Hesburgh

66-“Dikush është ulur në hije sot, sepse dikush tjetër ka mbjellur një pemë aty shumë kohë më parë”. – Warren Buffett

67- Liderët nuk lindin, ata bëhen. Ata bëhen ashtu si gjithçka tjetër, përmes punës së rëndë dhe ky është çmimi që duhet të paguani për ta arritur atë qëllim, apo çfarëdolloj qëllimi tjetër. – Vince Lombardi

68- Manaxheri pyet si dhe kur; lideri pyet çfarë dhe pse. – Warren Bennis

69- Manaxheri pranon statuskuonë; lideri e sfidon atë. – Warren Bennis

70- Miti më i rrezikshëm i lidershipit është se liderët lindin, se ekziston një faktor gjenetik për lidershipin. Ky mit pohon se njerëzit ose kanë cilësi karizmatike, ose jo. Këto janë gjepura; në fakt, e kundërta është e vërtetë. Liderët bëhen, më shumë se sa lindin. – Warren Bennis

71- Çmimi i madhështisë është përgjegjësia. – Winston Churchill

72- Testi i vetëm i lidershipit është që dikush të ndjekë. – Robert K. Greenleaf

73- Lidershipi nuk është aq shumë teknikë dhe metodë, sa është të hapësh zemrën. Lidershipi është frymëzim, për veten dhe të tjerët. Lidershipi i suksesshëm është për përjetesat njerëzore, jo proceset. Lidershipi nuk është një formulë apo program, por një aktivitet njerëzore që vjen nga zemra dhe merr parasysh zemrën e të tjerëve. Është një qëndrim, jo rutinë. – Lance Secretan

74- Një lider është më i mirë kur njerëzit as që e dinë se ekziston, jo kaq i mirë kur njerëzit i binden dhe e brohorasin, i keq kur ata e përçmojnë … Por për një lider të mirë që flet pak dhe e bën punën, që e përmbush qëllimin, ata do të thonë, “Ne e bëmë vetë”.-Lao Tzu

75- Një ushtri me 1000 ushtarë është e lehtë të gjendet, por sa e vështirë është të gjesh një gjeneral. – Fjalë e urtë kineze

76- Tregohu i butë dhe mund të jesh guximtar; bëhu kursimtar dhe mund të jesh liberal; mos e vë veten para të tjerëve dhe mund të bëhesh një lider mes burrave. – Lao Tzu

77- Lidership është aksion, jo pozicion.– Donald H. McGannon

78- Lidership do të thotë t’i bësh njerëzit të punojnë për ty atëherë kur nuk e kanë për detyrim. – Fred Smith

79- Një lider i vërtetë dëgjon muzikën, edhe kur nuk i pëlqen melodia.– Anonim

80- Pa një udhëheqje të urtë populli bie, por gjen shpëtim në numrin e madh të këshilltarëve. – Bibla

81- Lidershipi efektiv nuk tregohet tek fjalimet dhe tek pëlqyeshmëria; lidershipi përcaktohet nga rezultatet, jo atributet. -Peter Ferdinand Drucker

82- Një lider i mirë nuk mund të largohet shumë nga ndjekësit e tij.– Franklin D. Roosevelt

83- Ai që nuk mund të bjerë dakord me armiqtë e tij kontrollohet prej tyre. – Fjalë e urtë kineze

84- Ekzistojnë shumë elemente tek një fushatë. Lidershipi është numri një. Gjithë të tjerat janë numri dy. – Bernd Brecher

85- Kam më shumë frikë nga një ushtri me 100 dele të drejtuar nga një luan, se nga 100 luanë të drejtuar nga një dele. – Talleyrand

86- Liderët e mirë i bëjnë njerëzit të ndihen sikur janë në zemër të gjërave, jo në periferi. Të gjithë ndihen sikur kanë bërë një ndryshim në suksesin e organizatës. Kur kjo ndodh, njerëzit ndjehen të qendërzuar dhe kjo u jep kuptim punës së tyre. – Warren Bennis

87- Është shumë më e sigurt kur ta kanë frikën, sesa kur të duan.-Makiaveli

88– Një person që nuk bën asnjë gabim, nuk provon kurrë asgjë të re – Albert Ajnshtajn

89- Keni armiq? Mirë. Kjo do të thotë se keni luftuar për diçka, në një fazë të jetës suaj.- Uinston Çurçill

90- Një pesimist e shikon vështirësinë në çdo mundësi; një optimist e shikon mundësinë në çdo vështirësi.- Uinston Çurçill

91- Kuraja vlerësohet me të drejtë cilësia e parë e njeriut, sepse është cilësia që i garanton gjithë të tjerat.- Uinston Çurçill

92– Dy rrugë ndaheshin nga një dru, dhe unë zgjodha atë më pak të shkelurën. Kjo bëri diferencën. – Robert Frost

93– Kam gabuar në 9000 gjuajtje në karrierën time. Kam humbur 300 ndeshje. 26 herë më është besuar gjuajtja e fundit dhe e kam gabuar. Kam dështuar mijëra herë në jetë. Dhe kjo është arsyeja pse arrita të kem sukses. – Michael Jordan

94– Koha më e mirë për të mbjellë një pemë është para 20 vitesh. Koha e dytë më e mirë është tani. – Proverbë kineze

95– Nuk mund ta kalosh kurrë oqeanin nëse s’ke guxim të shohësh mbrapa që bregu nuk duket. – Kristofor Kolombi.

96- Mbaji frikërat e tua për vete, por ndaje kurajën me të tjerët. –Robert Louis Stevenson

97– Fillo aty ku je. Përdor atë që ke. Bëj atë që mundesh. – Arthur Ashe

98– Rrëzohu 7 herë, dhe ngrihu 8. – Proverb japoneze

99– Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, për aq kohë sa nuk ndalon. – Konfuci

100– Kur të takoj Zotin në fund të jetës sime, shpresoj të mos më ketë ngelur asnjë pikë talent dhe t’i them, e përdora të gjithë atë që më dhe. – Erma Bombeck. /KultPlus.com