“Disa njerëz në jetën tonë vijnë si bekime, disa të tjerë si mësime”

Thënie nga Nënë Tereza.

“Paqja fillon me një buzëqeshje.”

“Skamja më e tmerrshme është vetmia dhe ndjenja e të qenurit i padashur për të tjerët.”

“Uria për dashuri është shumë e vështirë të hiqet se sa uria për bukë.”

“Puna pa dashuri është skllavëri.”

“Nëse lutemi ne do të besojmë; Nëse besojmë ne do të duam; Nëse duam ne do të shërbejmë.”

“Dashuria e fort nuk mat. Ajo vetëm jep.”

“Njëra ndër sëmundjet më të mëdha është të jesh askush tek çdokush.”

“Disa njerëz në jetën tonë vijnë si bekime. Disa të tjerë si mësime.”

“Mos mendoni se dashuria, për të qenë e vërtetë duhet të jetë e veçantë. Ajo që kemi nevojë është të dashurojmë pa u lodhur.”

“E kam zbuluar një paradoks se nëse unë dashuroj deri në dhimbje, atëherë më nuk mbetet dhimbje por vetëm dashuri.”

– Nëna Terezë

‘Njeriu e shfaq fytyrën e vet në tre raste: Kur është i pasur, kur është i tërbuar dhe kur është i dehur’

Thëniet më të bukura për jetën

Dëshirë pas dëshire sjell mërzi të madhe, kënaqja sjell lumturinë më të madhe.

Diçka e pambrojtur është e sigurtë po e ruajti fati, por po qe fati kundër, do të humbasë, sado që të ruhet.

Difekti i varfërisë shkatërron një grumbull vlerash.

Dijetarët përhapin dritë, edhe pse të hidhëruar, nuk duhen nëpërkëmbur.

Ditë për ditë vdekja afrohet, sikur viktima të shkonte hap pas hapi drejt sakrificës.

Dituria është thesari më i çmuar, sepse as nuk blihet, as nuk dhurohet, as nuk vidhet, as nuk harxhohet.

Duke parë tymin e një shtëpie tymin e një shtëpie, kujdes mos kujtosh se është flaka e një shtëpie tjetër.

E djeshmja është një ëndërr, kurse e nesërmja një vizion. Por e sotmja, kur jetohet mirë, e bën çdo të djeshme një ëndërr të lumturisë dhe çdo të nesërme një vizion të shpresës.

E njohin Ton budallain më shumë se Ton budalla njeh.

Është më mirë të grindesh me një njeri që flet bukur se të bisedosh me një njeri me të folur të panjerëzishëm.

Fati ndihmon guximtarin. Të dobëtit ia lënë fajin fatit.

Fëmijë, plak apo i ri qoftë, ai që vjen në shtëpinë tënde duhet pritur me respekt, sepse mes gjithë të tjerëve miku yt është më i larti.

Ikën nga frika e akrepit e bie në grykën e gjarprit.

I mençuri bën të të duket e vërtetë edhe gënjeshtra, ashtu si piktori i aftë krijon kodrat e gropat në një sipërfaqe të thjeshtë.

Kur “këndojnë” bretkosat, është përvetësuar qetësia.

Më mirë të shëtisësh shpateve të malit me kafshë, se të jetosh në pallat Zotash me një çmendur.

Mosbërja keq është besimi më mirë.

Mosveprimi nga frika se gabon, shquan frikacakun. E kush heq dorë nga ushqimi prej frikës mund t’i bëjë keq?

Nëse zemra e njeriut nuk është e pastër, të gjitha gjërat i duken armiqsore.

Një i sëmurë nuk do të shërohet kurrë vetëm me dhënien e një ilaçi.

Pak vlen të mbyllet tapa, pasi është derdhur uji.

Pasuria ndalet në shtëpi, miqtë e të afërmit te varri, veprat ndjekin të vdekurin.

Pema e krasitur rritet sërish, hëna e perënduar rishfaqet.

Po ia preve bisht e veshë, qeni mbetet qen, s’bëhet as kalë, as gomar.

Rrugët e drejtësisë janë të mistershme.

S’e ka fajin shtylla, pse nuk i sheh i verbëri.

S’mund të prekë veten maja e gishtit.

Të urtit duhen respektuar, dhe kur këshilla e tyre nuk bie për shtat.

Ai që duke lutur përkulet, tjetrit ia lehtëson refuzimin.

Ai që ka frikë edhe kur ka të drejtë, nuk fiton.

Ari është i pastër edhe kur gjendet në qesen e ndyrë.

Ashtu sikur mendimtari, që është shkalla më e lartë e njeriut, ashtu edhe nëna është shkalla më e lartë e gruas.

Bëj mirë – mos u pendo; bëj keq – shpreso.

Cila në pasqyrë shpesh shikohet, shtëpia në të ankohet.

Çanta është më e rëndë kur është e zbrazët.

Çdo gjë e keqe ka recetën e vet, puna është të gjendet ajo e sakta.

Çfarë flasin në vatër, fëmijët e nxjerrin jashtë shtëpie.

Dashuria nuk e njeh turpin.

Dikujt edhe plumbi i noton e dikujt edhe kashta i fundoset.

Edhe pse janë në të njëjtin jastëk, burri dhe gruaja shohin ëndrra të ndryshme.

Fati na shet atë që ne kujtojmë se na e ka dhuruar.

Fëmija shumë i përkëledhur, kurr i mirë edukuar.

Fjalët duhen matur e jo numëruar.

Gomari nuk e mëson notin po nuk i mbërriti uji te veshët.

Gratë e bukura vallen prijnë, të shëmtuarat mbajnë shtëpinë.

Gjithçka mund të studiohet, përveç mendimeve të njeriut.

Kali i mirë njihet edhe nën batanije të keqe.

Kur babai e mban të birin, nuk di askush, kur i biri e mban babanë, i tërë katundi e merr vesh.

Kureshtari kërkon dobësinë e të tjerëve për t’i lehtësuar të vetat.

Kur një miku i jep para hua, do t’i humbësh paratë dhe mikun.

Kurse tri monedha floriri se e katërta do të të bjerë vetë në dorë.

Kush lyp luftë në shtëpi e përjetoftë.

Kush i vete pas gjithkujt, bën gabim; kush nuk ndjek askënd, bën edhe më shumë gabim.

Më mirë të na e kenë lakmi, se t’u dhimbsemi.

Mos gjyko në bazë të vragës, nëse nuk e ke parë se çfarë ka qenë plaga.

Ndihma është nganjëherë si ai ilaçi që sa më i hidhur, aq më i mirë është.

Në dashuri syri është i pari.

Nëse armiku yt është sa maja e gishtit, ruhu siç i ruhesh luanit.

Nëse jemi grindur, dhëmbët s’i keni shkulur.

Njeriu kurioz ka 100 sy dhe asnjë shpirt.

Samari prej argjendi nuk e bën kalin e mirë.

Sa më shumë shtohen ligjet, aq më shumë pakësohet drejtësia.

Sikur të isha lindur njëqind herë, kisha për t’u bërë mësues.

Shteti mbështetet në të drejtën dhe gjyqet, adheu mbështetet në nënën dhe gruan.

Shtetin ruaje nga armiku e gruan nga miku.

Shtetit borxh mos i rri, me polic mos u shoqëro, ndërsa gruas të fshehtat mos i trego.

Të kujt janë delet, i tij është edhe livadhi.

Të kuptosh të bukurën do të thotë ta zotërosh atë. / KultPlus.com

“Ka vetëm një gjë që e bën të pamundur të arrihet një ëndërr: frika nga dështimi”

Thonë se frika është “provë e rreme, e cila duket e vërtetë”, dhe nuk është çudi që njerëzve në përgjithësi nuk u pëlqen ta ndiejnë atë. Sigurisht, disa thonë se frika ua rrit adrenalinën dhe i lejon të performojnë në kulmin e tyre, duke qenë nën presion. Por për shumë njerëz të tjerë, frika është një element paralizues. Ata nuk dinë ta trajtojnë dhe ta shmangin atë. Marrin vendime jo optimale, vetëm për të mos e ndjerë. Problemi është se shpërblimet në përgjithësi nuk vijnë pa të paktën njëfarë rreziku.

Ja disa thënie që eksplorojnë dobitë e shumta të frikës:

“Halloween e mbështjell frikën me pafajësi, sikur të ishte një gjë e hidhur dhe e ëmbël njëkohësisht. Lëreni, terrorin, pra, të shndërrohet në një karamele …” – Nicholas Gordon

“Unë u çlirova sepse frika ime më e madhe ishte realizuar. Unë ende kisha bijën time që e adhuroja. Unë kisha një makinë shkrimi të vjetër dhe një ide të madhe. Dhe kështu, fundi u shndërrua në një themel të fortë mbi të cilin rindërtova jetën time”. – J.K. Rowling

“Mësova se guximi nuk ishte mungesa e frikës, por triumfi mbi të. Njeriu trim nuk është ai që nuk frikësohet, por ai që e pushton frikën.” – Nelson Mandela

“Vetëm se nuk mund ta shoh, nuk do të thotë që nuk mund ta besoj!” – Jack Skellington

“Kujtimi që do të vdes së shpejti është mjeti më i rëndësishëm që kam hasur ndonjëherë, për të më ndihmuar të bëj zgjedhjet e mëdha në jetë. Sepse pothuajse gjithçka – të gjitha pritshmëritë, të gjitha krenaritë, e gjitha frika nga turpërimi ose dështimi – këto gjëra thjesht shemben, përballë vdekjes, duke lënë pas vetëm atë që është me të vërtetë e rëndësishme”. – Steve Jobs

“Frika është burimi kryesor i besëtytnisë dhe një nga burimet kryesore të mizorisë. Të pushtosh frikën është fillimi i mençurisë” – Bertrand Russell

“Asgjë në jetë nuk duhet të kihet frikë. Vetëm të kuptohet. Tani është koha për të kuptuar më shumë, në mënyrë që të kemi frikë më pak” – Marie Curie

“Shumë njerëz mendojnë për sigurinë në vend të mundësive. Ata duket se kanë më shumë frikë nga jeta sesa vdekja” – James F. Byrnes

“Nga të gjithë gënjeshtarët e botës, ndonjëherë më të këqiat janë frikërat tona” – Rudyard Kipling

“Ne jemi më shpesh të frikësuar se sa të lënduar; dhe vuajmë më shumë nga imagjinata sesa nga realiteti” – Seneca

“Frika mposht më shumë njerëz se çdo gjë tjetër në botë” – Ralph Waldo Emerson

“Nëse jeni të shqetësuar nga ndonjë gjë e jashtme, dhimbja nuk vjen për shkak të sendit në vetvete, por për vlerësimin tuaj për të; dhe ju keni fuqinë të tërhiqeni në çdo moment” – Marcus Aurelius

“Bëni atë që keni frikë të bëni dhe vazhdoni ta bëni… kjo është mënyra më e shpejtë dhe e sigurt që është zbuluar ndonjëherë për të mposhtur frikën” – Dale Carnegie

“Ju fitoni forcë, guxim dhe besim nga çdo përvojë në të cilën vërtet ndaloni ta shikoni frikën në fytyrë. Ju jeni në gjendje t’i thoni vetes: “Kam jetuar përmes këtij tmerri. Mund të përballoj çdo gjë tjetër që më del përballë” – Eleanor Roosevelt

“Ka një kohë për t’u konsultuar me frikën tuaj, dhe ka një kohë që të mos e dëgjoni fare atë” – George S. Patton

“Një nga zbulimet më të mëdha që bën njeriu, një nga surprizat e tij të mëdha, është të zbulojë se mund të bëjë atë që kishte frikë se nuk mund ta bënte” – Henry Ford

“Ka vetëm një gjë që e bën të pamundur të arrihet një ëndërr: frika nga dështimi” – Paulo Coelho / bota.al/ KultPlus.com

“Më dhemb shumë kur i shoh duart e shtrira që lypin lëmoshë”

Intelektuali i madh shqiptar Rexhep Qosja, në librin e tij “Vdekja më prej syve të tillë” ka shtjelluar disa mendime rreth jetës shoqërore dhe vdekjes.

KultPlus ju sjell një pjesë:

“Janë mbushur rrugët me lypës, kurse intelektualët nuk dinë të mendojnë tjetër gjë, pos të ndërtojnë shtëpi, të vrapojnë pas honorareve, të blejnë unaza të shtrenjta, gushore të arta, të ndjekin kurvat, të mblidhen nëpër gazmende, ta përgojojnë njëri tjetrin, t’ia qesin ndërkëmbësat shoqishoqit, t’ i bëjnë një mijë të zeza. Më dhemb shumë kur i shoh duart e shtrira që lypin lëmoshë…” /KultPlus.com

“Bëhu vetja, të gjithë të tjerët janë zënë”

Oscar Wilde është shkrimtar, poet dhe dramaturg i shquar irlandez. Lindi më 16 tetor 1854 në Dublin dhe vdiq në vitin 1900 në Paris. Ai rridhte nga një familje me prindër intelektualë anglo–irlandezë.

I jepte shumë rëndësi artit, duke i shprehur idetë nëpërmjet dialogëve të ndryshëm, eseve, të cilat përmbanin pikëpamje mbi dekadencën, bukurinë etj., që mishërohen edhe në të vetmen novelë të tij “Portreti i Dorian Grejit”, botuar në vitin 1890.

Wilde shquhej për mprehtësi dhe lexuesit e veprave të tij tërhiqen jo vetëm nga librat e shkruar, por edhe nga thëniet e tij- që sot KultPlus ka përzgjedhur disa për lexuesit.

Bëhu vetja, të gjithë të tjerët janë zënë

Një poet mund të mbijetojë çdo gjë, por jo një gabim shtypi.

Të moshuarit besojnë se dinë, të moshës mesatare dyshojnë se dinë, të rinjtë mendojnë se i dinë të gjitha.

Përvoja është emri që u japim gabimeve tona.

Kur isha i ri mendoja që paraja ishte gjëja më e rëndësishme në jetë. Tani që jam rritur jam bindur se ashtu është vërtet.

Askush nuk është aq i pasur, sa të mund të blejë të kaluarën e vet.

Këshilla më e mirë që mund t’u japësh të rinjve për karrierën është: Zbuloni çfarë ju pëlqen të bëni më shumë dhe pastaj gjeni dikë t’ju paguajë për këtë.

S’ka asgjë më të rrezikshme sesa të jesh tepër modern. Rrezikon të dalësh jashtë mode nga një moment në tjetrin.

Pas gotës së parë, i shikon gjërat ashtu siç do të doje të ishin. Pas gotës së dytë, i shikon gjërat ashtu siç nuk janë. Në fund i shikon gjërat ashtu siç janë në realitet, dhe kjo është gjëja më e shëmtuar në botë

Miqtë e vërtetë nuk ta ngulin thikën pas shpine, por përballë.

Dallimi i vetëm ndërmjet shenjtorit dhe mëkatarit është që çdo shenjtor ka një të kaluar dhe çdo mëkatar një të ardhme.

Ai që s’di të mësojë, jep mend

Moderimi është diçka fatale. Asgjë s’është më e suksesshme sesa teprimi. Përvoja nuk ka asnjë vlerë etike: ajo është thjesht emri që njerëzit u japin gabimeve të tyre.

Tragjedia e plakut nuk është plakja, por rinia.

Kam shumë të dëshirë të flas për asgjë. Është e vetmja çështje për të cilën di gjithçka.

Sot njohim çmimin e çdo gjëje, por jo vlerën e tyre.

Lumturia e një njeriu të martuar varet nga ajo me të cilën nuk është martuar.

Shumë pak e kuptojnë sot se në një martesë, dy vetë janë të vetmuar, ndërsa kur janë tre të paktën ke shoqëri.

E vetmja mënyrë sjelljeje më një grua është të bësh dashuri me të nëse është e bukur, ose të bësh dashuri me një tjetër nëse është e shëmtuar.

Vetëm njerëzit sipërfaqësorë nuk gjykojnë nga paraqitja e jashtme.

Publiku është jashtëzakonisht tolerant; fal gjithçka përveç gjenialitetit.

Unë mund t’i rezistoj gjithçkaje, përveç tundimeve.

Mos u besoni ndjenjave të grave para se të martohen.

Burrat e njohin shumë shpejt jetën, gratë shumë vonë

Gratë adhurojnë kur bien në dashuri, por kur humbasin adhurimin e tyre, ato humbasin gjithçka.

Gratë kanë një instinkt të çuditshëm: Ëndërrojnë gjithçka veç asaj që duhet.

Gjithmonë falni armiqtë tuaj, asgjë nuk i mërzit ata më shumë.

Disa shkaktojnë lumturi kudo që të shkojnë, të tjerët sa herë që të shkojnë.

Si mund të pritet që një grua të jetë e lumtur me një burrë i cili insiston në trajtimin e saj sikur ajo të ishte një qenie tejet normale njerëzore.

Fëmijët fillojnë duke i dashur prindërit e tyre; pas një kohe i gjykojnë ata; shumë rrallë, nëse ndonjëherë, i falin ata. /KultPlus.com

“Kush gjen një mik, gjen një thesar, por kush gjen një thesar, s’do t’ia dijë për mikun”

Ivan Della Mea ishte një romancier, gazetar, këngëtar dhe aktivist politik italian, përcjellë KultPlus.

Lindur në Lucca, familja e tij u transferua në Milano kur ishte fëmijë. Ai punoi në një fabrikë, por përfundimisht filloi të punojë në një gazetë të vogël, Stasera.

Në 1956 ai u bashkua me Partinë Komuniste Italiane (PCI). Ai e filloi karrierën e tij si këngëtar dhe kantautor në dialektin Milanese në të njëjtin vit.

Si shkrimtar ai filloi të botojë disa vepra në vitet 1980/1990, përfshirë tre romane.

KultPlus ju sjell disa thënie nga Ivan Della Mea:

“Kush gjen një mik, gjen një thesar: Por, kush gjen një thesar, s’do t’ia dijë për mikun.”

“Rritet çmimi i benzinës, i naftës dhe i cigareve: të marrësh kancerin po bëhet çështje.”

“Kam filluar të dyshoj tek komunizmi që kur kam vënë re se japonezët nuk e fotografonin.” / KultPlus.com

“Hiq dorë nga meraku, mendo për atë që shpiku mendimin”

Shkrimtari persian Rumi, njihet për aforizmat e tij domethënës dhe shumë produktivë. KultPlus ju sjell disa prej tyre.

“Detyra jote nuk është të kërkosh për dashurinë, por thjesht të kërkosh dhe gjesh të gjithë pengesat brenda teje, që ti vetë ke ndërtuar kundër dashurisë”.

“Plaga është vendi ku drita hyn tek ti”

“Ajo që ti kërkon, është duke të kërkuar ty”

“Në çastin që dëgjova historinë time të parë të dashurisë

“Fillova të kërkoj për ty, pa e ditur

se sa i verbër isha.

Të dashurit nuk është se takohen më në fund, diku.

Ata janë brenda njëri-tjetrit, gjithë kohës”

“Mos mbaj zi. Gjithçka që humbet, rikthehet në një tjetër formë”.

“Dje isha i zgjuar, kështu që doja të ndryshoja botën. Sot jam i mençur, kështu që po ndryshoj veten time”

“Ti ke lindur me krahë, atëherë përse preferon të zvarritësh nëpër jetën tënde?”

“Harroje sigurinë.

Jeto atje ku ke frikë të jetosh.

Shkatërroje reputacionin tënd.

Bëhu i famshëm”.

“Mos u kënaq me histori, se si gjërat kanë shkuar për të tjerët. Shpalos legjendën tënde”

“Kur i bën gjërat nga shpirti, ndien një lumë që rrjedh brenda teje, një gëzim”

“Kur jam me ty, rrimë zgjuar gjithë natën.

Kur nuk je këtu, nuk bie dot në gjumë.

Falënderoj Zotin për këto dy pagjumësi!

Dhe dallimin mes tyre”

“Trokit, dhe Ai do të hapë derën

Zhduku, dhe ai do të të bëjë të shkëlqesh si dielli

Rrëzohu, dhe Ai do të të ngjisë në qiell

Bëhu asgjëja, dhe ai do të të shndërrojë në gjithçka”

“Ngri fjalët, jo zërin. Eshtë shiu që i rrit lulet, jo bubullima”

“Heshtja është gjuha e Zotit, gjithçka tjetër është përkthim i dobët”

“Injoroji ata që të bëjnë të ndihesh e trishtuar dhe e frikësuar, që të shpien pas, drejt sëmundjes dhe vdekjes”

“Në dritën tënde unë mësoj si të dashuroj. Në bukurinë tënde, si të bëj poezi. Ti vallëzon brenda kraharorit tim ku askush nuk të sheh, por ndonjëherë unë të shoh, dhe ajo pamje bëhet art”

“Atje ku ka rrënoja, ka shpresë për të gjetur një thesar”

“Çdo gjë në Univers është brenda teje. Kërko gjithçka nga vetja”

“Dua të këndoj si zogjtë e vjetër, pa e vrarë mendjen se kush dëgjon apo çfarë mendojnë”

“Fjalët janë pretekst. Eshtë lidhja e brendshme që e lidh një person me një tjetër, jo fjalët”

“Lamtumirat janë vetëm ata që dashurojnë me sy. Sepse ata që dashurojnë me zemër dhe shpirt, nuk ekziston një gjë e tillë si ndarja”

“Hiq dorë nga meraku, mendo për atë që shpiku mendimin!”

“Po ti? Kur do ta fillosh atë udhëtimin e gjatë brenda vetes tënde?” /KultPlus.com

“Duhen shumë mend që të mund shoqërohesh me njerëz pa mend”

Sami Frashëri ka qene ideologu kryesor i levizjes kombetare shqiptare, dijetar, shkrimtar dhe publicist. Ai ishte zoterues i disa gjuhëve të huaja si turqisht, italisht, frëngjisht, latinisht, greqishten e re dhe te vjetër, arabisht dhe persisht.

KultPlus ju sjell disa nga thëniet e tij që janë shumë me vlerë.

Njerëzit janë të njëjtë para natyrës, edukata i bën të dallohen.

Njerëzit e mirë janë të gjykuar të bëhen skllevër të të këqijve.

Çdo mizori e ka ditën e vet të gjykimit.

Zbavitja më e bukur për njerinë është leximi; shoku më i mirë libri.

Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes. Aty ku s’ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë.

Njeriun e bëjnë të përhershëm veprat e tij.

Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi, përpiqu t’i fitosh ato.

S’ka gjë më të keqe se të përqeshurit, sepse më shumë prek të mirët se të këqijtë.

Shoku më i pavlefshëm është ai, i cili, për një fjalë që ka dëgjuar për shokun e tij, nuk e do më atë.

Ai që pëlqen veten e tij, nuk pëlqehet nga askush.

Duhen shumë mend që të mund shoqërohesh me njerëz pa mend.

Shpagimi më i ëmbël është të bësh mirë kundër të keqes që të është bërë.

Po të përdoret mirë koha, do të mjaftojë për të kryer çdo punë.

Bukuria e njeriut përbëhet nga bukuria e fjalës që flet.

Njeriu duhet të përpiqet të mësojë çdo gjë, jo të tregojë veten e tij.

Më i forti i njerëzve është ai që është i zoti të përmbajë vetveten.

Thjeshtësia e një gruaje është më e vlefshme se stolitë e të gjitha grave të botës.

Shpata e grave është gjuha e tyre, prandaj nuk e lënë të ndryshket.

Gruaja duhet të ketë në dorën e djathtë gjilpërën e në të majtën librin.

Çdo gabim i gruas së ndershme është i falur nga burri i saj.

Shumica e njerëzve, sidomos gratë, nuk i donë ata që i donë por ata që i përbuzin.

Vjehrra nuk e kujton asnjëherë kohën e nusërisë.

Për dashurin s’ka gjë më të ëmbël se lotët e syve që fshihen me dorën e së dashurës.

Fytyra e qeshur është kripa e bukurisë.

Personi që do ti, s’ka asnjë të metë, fillo të mos e duash, pa shih sa të meta ka.

S’ka lumturi më të madhe në botë se dashuria dhe harmonia.

Kush i shtrohet gjithkujt është kokëdele.

Më i poshtri njeri është ai i cili kërkon mirësi nga një i poshtër.

Qesja nuk zbrazet duke dhënë lëmoshë.

Delen që ndahet nga tufa e ha ujku. /KultPlus.com

“Mësoni të doni veten, para se të doni të tjerët”

Osho Rajneesh (Indi, 1931-1990) ishte, para se të bëhej një mësues shpirtëror mbarëbotëror, një profesor i filozofisë.

Qysh në moshë të re ai ishte i njohur për inteligjencën e tij akute dhe natyrën e tij rebele dhe provokative: ai hodhi poshtë fetë që i mbanin njerëzit në një gjendje nënshtrimi me frikën e dënimit të përjetshëm; kjo ishte arsyeja pse ai ishte “i ftuar” për të lënë karrierën e tij akademike: ajo u konsiderua shumë reaksionare dhe për këtë arsye e dëmshme për mendjet e nxënësve të tij.

Për Oshon, dogmat dhe fetë ishin të dëmshme dhe i pengonin individët të evoluonin, të zgjoheshin frymësisht dhe të jetonin një jetë të plotë në harmoni me botën. Reflektimet e tij ishin të njohura për të nxitur lirinë personale, gëzimin, vullnetin e lirë dhe lumturinë dhe kritikojnë ashpër doktrinat dhe fuqitë që vendosnin sakrificë, varfëri, nënshtrim dhe censurë.

Kishte, megjithatë, një temë, mes të gjithave, që ishte veçanërisht afër zemrës së tij dhe në të cilën mund të fliste për orë të tëra: dashuria.

“Dashuria eshte fitimi i vetem, diviniteti I vetem, misteri i  vetem per  te jetuar dhe  te  perfshire. Duke e kuptuar dashurinë, do të kuptoni të gjitha provimet dhe mistikat e botës “.

Ne perëndimorët kishim edukuar në dashuri për të tjerët, por askush nuk na kishte shpjeguar se është e rëndësishme ta duash veten para se të doni të tjerët. “Duaje të afërmin tënd si veten” thuaj shkrimet e shenjta; por në garën tonë të çmendur drejt “së mirës më të madhe” kemi humbur një fjalë të rëndësishme: “si”.

Dhe përveç kësaj “si”, ne kemi humbur edhe veten.

Kjo është arsyeja pse reflektimi i Osho, me titull «Të bjerë në dashuri», që unë propozoj më poshtë, ka meritën e vënies së pikave në “i”: para se të doni të tjerët, duhet të mësoni ta doni veten, përndryshe si mund të jeni të sigurt çfarë ju jepni të tjerëve?

“Bie në dashuri me dashurinë”: para se të doni të tjerët, mësoni të doni veten

“Duke qenë egoist do të gjeni të gjithë altruizmin që keni kërkuar dhe kërkuar, pa e gjetur kurrë atë; sepse i gjithë konteksti u përmbys: juve ju është thënë të doni të afërmin tuaj, por kurrë nuk e keni dashur veten! Dhe një person që nuk e ka dashur veten, si mund ta dojë të afërmin e tij?

Ku mund të merrni dashuri nga?

Së pari ju duhet ta keni atë.

Ju e doni të afërmin tuaj, pa ditur asgjë për dashurinë, sepse kurrë nuk e keni dashur veten. Fqinjët ju duan, pa dashur kurrë veten: një çmenduri tronditëse po shpërthen në botë. Njerëzit e duan njëri-tjetrin, pa ditur asgjë për dashurinë: është sikur disa lypës kërkonin lëmoshë mes tyre, duke menduar se tjetra është një perandor.

Të dy mendojnë të njëjtën gjë: tjetri është një perandor. Por të dy janë lypës, herët a vonë realiteti do të shfaqet dhe pastaj do të ketë pakënaqësi dhe vuajtje. Atëherë do të mendoni se jeni mashtruar: “Ky lypës u përpoq të kalojë si një perandor!”, Por kjo është një absurditet i vërtetë.

Ishte ti që mendove për të si një perandor; dhe situata është identike edhe në anën tjetër: tjetra mendon se ju e keni mashtruar atë, duke u paraqitur si një perandor, ndërsa ju jeni vetëm një lypës.

Kur të dy lypësit zbulojnë se ata janë vetëm lypës, ata mund të bëjnë gjithçka, por të jenë të zemëruar, të shpërthejnë me zemërim, të sulmojnë njëri-tjetrin, të urrejnë veten deri në vdekje!

Dhe dashuri? Nuk ishte: ata nuk e dinë se çfarë është dashuria. Të dish diçka, duhet të fillosh nga vetja. ”

“Njeriu është tamam si një pus”.

Për të dhënë ujë, pusi duhet të jetë i plotë, duhet të ketë ujë brenda dhe kështu edhe qenia njerëzore mund të japë vetëm atë që ai ka brenda vetes, atë që ai me të vërtetë ndjen: aq më shumë ai do të jetë në gjendje të dojë vetveten dhe më shumë ai do të jetë në gjendje të japë dashurinë e vërtetë, sepse ai do ta ketë ndjerë atë në lëkurën e tij (dhe jo vetëm për të dhënë idenë se dikush e bën dashurinë), aq më shumë ai do të jetë në gjendje të mirëpresë brenda vetes bukurinë e botës, çudinë, gëzimin dhe më shumë ndajnë këtë bollëk me botën; atëherë ajo do të jetë pjesë e rrjedhës së jetës.

Dhe në rrjedhën nuk ka mungesë, nuk ka frikë, ka një dhënie dhe pranim të vazhdueshëm, ka një transformim të vazhdueshëm: si burimi që rrjedh drejt detit dhe më pas bëhet një re, shi, borë dhe përsëri burim.

Pra, mendoni për ta bërë veten të lumtur dhe lumturia juaj do të jetë si uji: do të rrjedhë dhe do ta bëjë botën një vend më të mirë.bota.al. /KultPlus.com

“Sa më shumë që një gjë priret të jetë e përhershme, aq më shumë tenton të jetë e pajetë”

Fjalitë e Alan Watts janë në gjendje të trondisin konceptimin tonë për botën, jetën dhe marrëdhëniet, duke na futur në humnerën e frytshme të qenies sonë, shkruan KultPlus.com

“Një person që mendon vazhdimisht se nuk ka asgjë tjetër për të menduar, përveç mendimeve të veta, e humbet kështu kontaktin me realitetin dhe jeton në një botë iluzionesh”.

“Fjalët mund të shprehin vetëm një fragment të vogël të njohurive njerëzore, sepse ajo që mund të themi dhe mendojmë është gjithmonë shumë më pak se ajo që ndiejmë”.

“Qëllimi dhe kuptimi i vallëzimit është vallja. Ashtu si muzika, edhe vallëzimi zhvillohet në çdo moment të rrugës së vet. Një sonatë nuk është realizuar për të arritur akordin final, dhe nëse kuptimi i gjërave qëndron vetëm në fundin e tyre, kompozitorët do të shkruanin vetëm përfundime”.

“Pra, nëse vetëdija ime për të kaluarën dhe të ardhmen më bën më pak të vetëdijshëm për të tashmen, duhet të filloj të pyes nëse po jetoj vërtet në botën e vërtetë”.

“Shkëputje do të thotë të mos kesh keqardhje për të kaluarën ose frikë për të ardhmen, të lësh jetën të marrë rrugën e saj, pa ndërhyrë në lëvizjet dhe ndryshimet e saj, të mos përpiqesh të zgjasësh përhershmërinë e gjërave të këndshme ose të shpejtosh largimin e gjërave të pakëndshme. Ta bësh këtë do të thotë të lëvizësh në kohë me jetën, të jesh në harmoni të përsosur me muzikën e saj që ndryshon. E gjithë kjo quhet Iluminim”.

“Sa më shumë që një gjë priret të jetë e përhershme, aq më shumë tenton të jetë e pajetë”.

“Eshtë krejtësisht e padobishme të themi se nuk duhet të duam të jemi të sigurt. Ajo që duhet të zbulojmë është se nuk ka siguri, se kërkimi i saj është i dhimbshëm dhe që, kur mendojmë se e kemi gjetur, nuk na pëlqen. Gjëja e parë për të kuptuar është se nuk ka shpëtim ose siguri”.

“Çdo person është një shfaqje unike e të tërës, ashtu si çdo degë është një zgjatje e pemës.”

Fjalitë e Alan Watts janë një trashëgimi e çmuar nga e cila duhet të reflektohet dhe të rritet ndërgjegjësimi ynë. Ato na ftojnë të zgjerojmë spektrin tonë pamor dhe mendor për të shkuar më tej. Një koleksion pilulash mençurie për të mbajtur në mend rrugën e evolucionit personal. bota.al. /KultPlus.com

“Natyrisht që në jetë ka shumë gjëra më të rëndësishme se paraja, por kushtojnë shumë shtrenjtë”

Groucho Marksi ishte një komedian, shkrimtar dhe yll televiziv. Një mjeshtër i zgjuarsisë së shpejtë, ai konsiderohet gjerësisht një nga komedianët më të mëdhenj të Amerikës.

Ai bëri 13 filma artistikë me vëllezërit e motrat e tij – Vëllezërit Marx, nga të cilët ishte i linduri i tretë. Ai gjithashtu pati një karrierë të suksesshme solo, më së shumti si prezantues.

Pamja e tij dalluese, e transferuar nga ditët e tij në vaudeville, përfshinte gjëra të tilla si: një sjellje e ekzagjeruar e shtrembëruar, syze, cigare dhe mustaqe e vetulla të trasha. Këto tipare të ekzagjeruara rezultuan në krijimin e një prej maskave më të reja dhe më të njohura të risive, të njohura si syzet Groucho: një maskë me një copë të përbërë nga syzet me brirë, një hundë të madhe plastike, vetullat dhe mustaqet.

KultPlus sot ju sjellë disa nga thëniet më të njohura të Groucho Marksit:

– Pas një burri të suksesshëm gjendet gjithmonë një femër, pas saj e shoqja

-Kur na ftuan për darkë dhe na thanë se do të na bënin të ndiheshim si në shtëpinë tonë, nuk imagjinoja së nënkuptonin t’u lanim pjatat.

-Ose ky njeri ka vdekur, ose ora ime është ndalur

-Natyrisht që në jetë ka shumë gjëra më të rëndësishme se paraja, por kushtojnë shumë shtrenjtë

-Nuk dua të bëhem pjesëtar i një grupi që pranon tipa si puna ime,

-Këto janë parimet e mia e nëse nuk të pëlqejnë kam edhe të tjera

-Se mos më tradhton me një femër tullace, sepse nuk kam gjetur asnjë flok në xhaketën tënde

-Mendoj që televizori është shumë edukativ. Sa herë që dikush e ndez, shkoj në dhomën tjetër e lexoj një libër.

-Po ta rris rrogën vetëm që pastaj të të vijë akoma më keq kur të t ‘pushoj nga puna

– Herën e fundit që kam qenë tek doktori më ka dhënë aq shumë ilaçe saqë, pasi kam shëruar, kam qenë i sëmurë për gjithë muajin. / KultPlus.com

Thënie nga Edgar Allan Poe

I lindur në vitin 1809, ishte fëmija i dytë i dy aktorëve Elizabet dhe David Poe. Në vitin 1810, babai i tij braktis familjen. Në vitin 1811, mamaja e tij vdes nga tuberkulozi i mushkërive, duke e lënë jetim. Ky do të jetë fillimi i jetës së tij mizore. Gjatë jetës së tij ai shkroi disa vepra, prozë dhe poezi të cilat edhe sot lexohen me endje, shkruan KultPlus.

Më poshtë po listojmë disa thënie nga veprat e tij:

Beso vetëm gjysmën e asaj që sheh dhe asgjë nga ajo që dëgjon.

E gjithë feja ka dalë thjesht nga mashtrimi, frika, lakmia, imagjinata, dhe poezia.

Gjithçka që ne shohim apo duket është një ëndërr, por brenda një ëndrre.

Bukuria e çfarëdo lloji, në zhvillimin e saj suprem, pa ndryshim e prek shpirtin ndjeshëm deri në lot.

Do të vërtetohet, në fakt, se të zgjuarit janë gjithmonë të çuditshëm, dhe me të vërtetë përfytyrues shumë me tepër se analitikë.

Jeta e vërtetë e njeriut është e lumtur, kryesisht për shkak se ai është gjithnjë në pritje që ajo së shpejti do të jetë kështu.

Shkenca nuk ka mësuar ende nëse çmenduria është apo nuk është madhështi e inteligjencës.

Kufijtë që ndajnë Jetën nga Vdekja janë të paqartë dhe të vagullt. Kush do të thotë se ku e mbaron njëra dhe ku fillon tjetra?

Të përgojuarit e një njeriu të madh është mënyra në të cilën një njeri i vogël mund të arrijë madhështinë.

Ata që ëndërrojnë ditën njohin shumë gjëra që iu shpëtojnë atyre që ëndërrojnë vetëm natën./KultPlus.com

“Lexo që të mund të jetosh”

Gustav Flober ishte një shkrimtar i njohur francez. Lindi më 12 dhjetor të vitit 1821 në Rouen. Ai është një nga novelistët më të njohur francez të Shekullit XIX shek. XIX, që u lind në kohën kur po lulëzonte romantizmi i Hygoit, Vinjisë, Mishlesë dhe i Shatobrianit, të cilët i admiroi gjatë gjithë lulezimit.

Bir i njërit prej kirurgëve më të shquar të shekullit. Veç kësaj prej të atit ai trashëgoi syrin klinik ndaj jetës, aq sa arriti me anën e penës të bënte autopsinë e shpirtit të njeriut. Prindërit donin që ai të vazhdonte për drejtësi, pasi mbaroi liceun “Kornej” në qytetin e lindjes aty rreth viteve 1840 kur po afronte revolucioni një sere rrethanash që e çuan në pjekurinë e dhuntive të tij letrare dhe në përcaktimin e veprimtarisë së tij artistike.

Rrugëtimet me frytdhënëse të Floberit ishin ato në Britani pastaj në Egjipt, Greqi, dhe Azinë e Vogël, ai pasqyroi gjithçka që përjetoi prej tyre në letrat dhe shënimet e udhëtimit.

Në pamje të parë kryeveprat e Floberit duken të ndryshme nga njëra-tjetra, romanët e tij i kushtohen epokave të ngjashme më atë të veten.

Më poshtë disa nga thëniet e tij të njohura:

“Suksesi është pasojë, nuk duhet konsideruar si qëllim”

“Të jesh njeri i thjeshtë nuk është gjë e lehtë”

“Nuk ka gjë më poshtëruese se sa të shohësh idiotët që ia dalin mbanë në ca punë ku ne kemi dështuar”. /KultPlus.com


“Dashuria është gjithçka, pa të nuk mund të bëni dot”

Thënie nga Bob Dilan

Dilan i cilësuar si këngëtari më i madh folk i shekullit të 20-të, me një karrierë mëse 45-vjeçare në publik, me më tepër se 40 albume muzikore, mijëra këngë të shkruara dhe disa libra poetik, poet me një vizion të jashtzakonshëm, shpesh i është shmangur kësaj pyetje.

Antikonformist i njohur në raport me materializmin industrialist të pop-kulturës amerikane, në vitin 1965 është përgjigjur shkarazi ” Mendoj më tepër rreth vetes se jam një këngëtar se sa valltar “. Për gati 20 vjet nuk ka dhënë asnjë intervistë. Argumentet janë edhe njëherë rihapur së fundi me daljen e librit “Vision of Sin” nga profesori i Universitetit të Oxford-it zoti Christopher Ricks i cili thotë se “Lirikat e shkruara nga Dylan, kanë hyrë në paktin e jetgjatësisë”.

Termi “literaturë” është veçse letërsi e përbërë prej sinteza të ngjeshura fjalësh. Pra tërheqja e vëmendjes prej këtyre fjalëve, jo në besimin e funksionit të fjalës si njësi e vetme, sepse natyrisht kadenca muzikore, zëri, stili, kanë rrolin e tyre, por pamja e fjalës së breftë në mënyrën më të pavarur nga të gjitha këto përbërës përbën argumentin e ngritur për dekada tashmë në pyetjen nëse është Bob Dylan zëri i “bum” gjeneratës e cila pa të a do kishte vallë zë.

Më poshtë disa nga thëniet e tij të njohura:
Dashuria është gjithcka, pa të nuk bëni dot
Sa rrugë duhet të bëjë njeriu para se të mund të quhet i tillë?
Kur s’ke asgjë, s’ke cfarë të humbësh
Nuk ke nevojë për meteorolog për të kuptuar nga cila anë fryn era /KultPlus.com

“Uji i turbullt pastrohet duke u lënë në qetësinë e tij”

 

Alan Watts është një nga filozofët e historisë moderne më me ndikim, i njohur më së shumti për përshtatjen e filozofisë lindore për një audiencë perëndimore. Ai foli shumë rreth Budizmit, ndërgjeshmërinë dhe për mënyrën e të jetuarit një jetë të përmbushur.

Këto citime të Alan Watts që vijojnë paraqesin disa nga filozofitë më të rëndësishme të jetës, dashurisë dhe lumturisë. Shijojini!

Përse vuan njeriu

“Njeriu vuan vetëm, sepse e merr seriozisht atë që Perëndia e krijoi për kënaqësi.”

Mbi të tashmen

“Ky është sekreti i vërtetë i jetës – t’i jepesh tërësisht asaj gjëje me të cilën po merresh këtu dhe tani. Dhe në vend që ta quani atë punë, kuptojeni që ajo është lojë.”

“Unë kam kuptuar se e shkuara dhe e ardhmja janë iluzione të vërteta, se ato ekzistojnë në të tashmen, e cila është ajo çfarë ndodhet aty dhe gjithçka ndodhet aty.”

“Arti i të jetuarit… nuk është as kalimi i pakujdesshëm nga njëra anë dhe as ngjitja e frikshme nga ana tjetër. Ai konsiston në të qenët i ndjeshëm ndaj çdo momenti, duke e konsideruar atë si krejtësisht të ri dhe antik gjithashtu, me një mendje të hapur tërësisht.“

“Ne po jetojmë në një kulturë tërësisht të hipnotizuar nga iluzioni i kohës, në të cilën i ashtuquajturi momenti i së tashmes nuk ndihet si asgjë tjetër përveçse si një fije pambarimisht e hollë ndërmjet të shkuarës së gjithëfuqishme dhe të ardhmes së rëndësishme. Ne nuk kemi të tashme. Vetëdija jonë është pothuajse tërësisht e zënë me kujtesë dhe pritshmëri.

Ne nuk e kuptojmë se kurrë nuk ka pasur, nuk ka dhe as do të ketë një tjetër eksperiencë përveç eksperiencës të së tashmes. Ne jemi gjithashtu jashtë lidhjes me realitetin. Ne e ngatërrojmë botën me atë që është e për të cilën është folur, përshkruar dhe krahasuar me botën që është aktualisht. Ne jemi të ngërthyer nga një magjepsje për mjetet e dobishme të emrave dhe numrava, të simboleve, shenjave, koncepteve dhe ideve.”

Kuptimi i jetës

“Kuptimi i jetës është thjesht të jesh gjallë. Është aq e qartë, aq e dukshme dhe aq e thjeshtë. Dhe prapë, të gjithë nxitojnë rreth saj me një panik të madh sikur ta kishin të domosdoshme që të arrijnë diçka përtej vetvetes.”

“Ti je një funksion i asaj çka i gjithë universi po bën në të njëjtën mënyrë sikur një valë është një funksion i asaj çka po bën i gjithë oqeani.”

“Nëse thua se gjëja më e rëndësishme është të marrësh para, do të kalosh jetën duke shpenzuar kohë. Do të besh gjëra që nuk të pëlqejnë me qëllim që të vazhdosh të jetosh, që është të vazhdosh të bësh gjëra që nuk të pëlqejnë, që është të mos jetosh!”

Mbi mendjen

“Uji i turbullt pastrohet më së miri duke u lënë në qetësinë e tij.”

Mbi besimin

“Të kesh besim është të kesh mirëbesim tek vetja në ujë. Kur noton, ti nuk mbahesh pas ujit, sepse, nëse e bën, do të zhytesh dhe do të mbytesh.”

“Nëse kapemi pas besimit në Zot, ne gjithashtu nuk mund të kemi mirëbesim, sepse mirëbesimi nuk është të kapesh pas, por është të lësh pas.

Këshilla potenciale mbi çdo krijimtari

“Këshillë? Nuk kam këshillë. Ndalo së dëshiruari dhe fillo të shkruash. Nëse po shkruan, je një shkrimtar. Shkruaj sikur të ishe i dënuar me burgim të përjetshëm dhe Presidenti ka ikur dhe nuk ka shanse për falje.

Shkruaj sikur të ishe duke ngjitur majën e një shkëmbi, në frymën e fundit dhe ke vetëm një gjë të fundit për të thënë, sikur të ishe një zog që fluturon sipër nesh dhe mund të shohësh gjithçka, dhe të lutem, për hir të Zotit, na trego diçka që do të na shpëtojë nga vetja jonë.

Merr frymë thellë dhe na trego sekretin tënd më të madh dhe më të errët, kështu që të mund të fshijmë ballin dhe të dimë që nuk jemi vetëm. Shkruaj sikur të kishe një mesazh nga mbreti. Ose mos shkruaj. Kush e di, mbase je një nga ata me fat që nuk duhet ta bëjnë.”

Mbi ndryshimin

“E vetmja mënyrë për të nxjerrë kuptimin nga ndryshimi është të zhytesh në të, të lëvizësh me të dhe t’i bashkohesh kërcimit.”

“Sa më shumë që një gjë tenton të jetë e përhershme, aq më shumë priret të jetë e pajetë.”

Mbi universin

“Nëpërmjet syve tanë, universi po kupton veten. Nëpërmjet veshëve tanë, universi po dëgjon muzikën e tij. Ne jemi dëshmitarët nëpërmjet të cilëve universi vihet në dijeni për lavdinë e tij, për madhështinë e tij.”

“Gjërat janë ashtu siç janë. Duke parë universin natën, ne nuk bëjmë krahasimin ndërmjet yjeve të rregullt dhe të parregullt, as ndërmjet organizimit të duhur apo jo të yjësive.”

“Ne nuk “hyjmë” në këtë botë; ne vijmë prej saj, sikur gjethet nga pema. Sikurse oqeani krijon valët ashtu dhe universi njerëzit. Çdo individ është një shprehje e të gjithë sferës së natyrës, një veprim unik i gjithë universit.”

Mbi atë që jeni në të vërtetë

“Jezu Krishti e dinte se ishte Zot. Kështu që zgjohu dhe zbulo përfundimisht se kush je në të vërtetë. Sipas kulturës sonë, do të thonë se je i çmendur dhe blasfemues dhe më pas ose do ju fusin në burg ose në çmendinë (që është pak a shumë e njëjta gjë).

Megjithatë, ndryshe ndodh në kultura të tjera, nëse një ditë zgjohesh në Indi dhe i thua miqve dhe kushërinjve, ‘Oh Zot i madh, sapo zbulova që jam Perëndia,’ ata do të qeshin dhe do të thonë, ‘Oh, urime, të paktën e kuptove’.”

“Çdo individ inteligjent dëshiron të dijë se çfarë e bën atë njeri të duhur dhe prapë është njëherësh i magjepsur dhe i irrituar nga fakti se vetja është gjëja më e vështirë se çdo gjë tjetër për t’u njohur.”

“Dhe të gjithë njerëzit katranosen, sepse ata duan që bota të kishte kuptim sikur ajo të ishte fjalë… Sikur ti të kishe një kuptim, sikur ti të ishe një fjalë e thjeshtë, sikur ti të ishe një fjalë që mund të gjendet në fjalor. Ti je kuptim.”

“Si është e mundur që një qënie me thesare të tilla të ndjeshme si sytë, instrumente mbresëlënëse muzikore të tilla si veshët dhe me të tilla arabeske nervash të mahnitshme siç është truri, mund ta përjetojnë veten si asgjë më pak se një perëndi.”

“Ajo çfarë po them është se ti nuk ke nevojë të bësh asgjë, sepse nëse e sheh veten në mënyrën e duhur, je një fenomen po aq i jashtëzakonshëm i natyrës siç janë pemët, retë, nuancat në ujin e rrjedhshëm, flakërimi i zjarrit, rënditja e yjeve dhe forma e një galaksie. Ti je pikërisht ashtu dhe nuk ka asgjë që nuk shkon me ty.”

Mbi vdekjen

“Përpiqu të imagjinosh si do të ishte të biesh në gjumë dhe të mos zgjohesh më kurrë… tani përpiqu të imagjinosh se si është të zgjohesh kur nuk ke fjetur kurrë.”

Mbi dashurinë

“Kurrë mos pretendo për një dashuri të cilën nuk e ndien, sepse dashuria nuk është nën komandën tonë.”

Mbi muzikën

“Jeta është si muzika për hir të saj. Ne po jetojmë në një të tanishme të përjetshme dhe kur dëgjojmë muzikë ne nuk po dëgjojmë të shkuarën, ne nuk po dëgjojmë të ardhmen, ne po dëgjojmë një të tashme të zgjeruar.”

Mbi ankthin

“Një person është më pak i shqetësuar nëse ndihet tejet lirshëm për të qenë i shqetësuar dhe e njëjta mund të thuhet për fajin.”

“Për të qenë i qëndrueshëm është të frenohesh nga përpjekja për të ndarë veten nga një dhimbje, sepse e di se nuk mundesh. T’i ikësh frikës është frikë, të luftosh dhimbjen është dhimbje, të përpiqesh për të qenë trim është të jesh i frikësuar. Nëse mendja është në dhimbje, mendja është dhimbja. Menduesi nuk ka formë tjetër përveç mendimit të tij. Nuk ka shpëtim.” / KultPlus.com

“Kur je nënë, nuk je kurrë vetëm në mendimet e tua”

 

Disa thënie nga Sophia Loren

Kur ti je nënë, ti vërtetë nuk je vetëm në mendimet e tua. Një nëne i duhet të mendojë dy herë. Një herë për veten dhe një herë për fëmijën e saj.

Veshja e një femre duhet të jetë si një gardh telash me gjemba: që t’i shërbejë qëllimit pa e penguar shikimin.

Një grua mund të duket më mirë, nëse ndihet mirë nën lëkurën e saj. Këtu nuk hyjnë as fustani e as tualeti, por mënyra se si shkëlqen.

Ka një burim i pashtershëm rinie: është mendja jote, talenti yt, krijimet që ti sjell në jetën tënde dhe jetët e njerëzve që ti do. Kur ti mëson ta shfrytëzosh këtë burim, ti vërtet e ke mundur moshën.

Duhet ta gëzosh jetën. Gjithmonë të jesh me njerëz që i pëlqen, njerëz me të cilët ke bisedë të këndshme. Ka kaq shumë gjëra pozitive për të cilat të mendosh.

Nëse nuk ke qarë, sytë e tu nuk mund të jenë të bukur.

Gabimet janë pjesë e haraçeve që paguhen për një jetë sa më të plotë.
Duhet të jesh e lindur një sex symbol. Përndryshe nuk bëhesh dot. Nëse ke lindur me këtë cilësi, atëherë do ta kesh edhe kur të jesh 100 vjeçe.

Pas kaq vitesh, unë jam prapë jam e përfshirë në procesin e vetëzbulimit. Ishte më mirë ta shfrytëzoja jetën dhe të bëja gabime se të bëj një jetë të sigurt.
Seksi është si të lash fytyrën – diçka që do ta bësh, sepse duhet bërë. Seksi pa dashuri është absolutisht qesharak. Seksi pason dashurinë, asnjëherë nuk e paraprin.
Shumë njerëz mendojnë se i dëshirojnë gjërat, por ata nuk kanë vërtet forcën, disiplinën. Ata janë të dobët. Unë mendoj se njeriu arrin çfarë do, nëse ai e do vërtet shumë.

Kurrë nuk jam përpjekur t’i errësoj kujtimet e së shkuarës, edhe kur ato janë tejet të dhimbshme. Gjithçka që përjeton, të ndihmon që të jesh njeriu që je.

Për të përparur në profesion, kërkohet shumë besim tek vetja. Prandaj disa njerëz, me talent mediokër, por me shtysa të brendshme të fuqishme, shkojnë shumë më përpara se njerëz me talent të madh.

Nuk gjen kënaqësi në punë, nëse nuk e bën punën që dëshiron.

Sophia Loren lindi më 20 shtator 1934 në Romë, Itali. Është një aktore e filmit dhe teatrit dhe fituese e çmimit Oskar.

Në 1962, ajo fitoi çmimin e Akademisë për aktoren më të mirë për rolin e saj në “Dy Gratë”, duke u bërë kështu aktorja e parë që fitoi një Çmimi Akademie për një performancë jo-anglisht-folëse. Loren ka fituar 50 çmime ndërkombëtare, duke përfshirë dy Oskar, pesë Golden Globe Awards, një Grammy Award dhe çmimin BAFTA. Filmat e saj të tjerë janë: Krenaria dhe Pasioni (1957), Lundër e banuar (1958), El DC (1961), Rënia e Perandorisë Romake (1964), Njeriu i La Mancha (1972), Cassandra (1976), interpretojnë -à-Porter (1994), Burrat Grumpier të Vjetër (1995), dhe “Nëntë” (2009).

Në 1999, Sophia Loren ishte listuar nga Instituti i Filmit Amerikan në Vite AFI’s 100. Nga 100 Yjet si një nga 25 ekranit amerikane femra legjendat e të gjitha kohërave. Në 2002, ajo u nderua nga Fondacioni italiane Kombëtar Amerikan (NIAF) në përvjetorin e saj vjetor Gala./ KultPlus.com

Thënie që frymëzojnë shumë besim, nga gra të mëdha të historisë

“Nëse është ide e mirë, vazhdoni bëjeni. Është shumë më e lehtë të kërkosh falje sesa të marrësh leje”.

(Grace Hopper udhëhoqi ekipin që krijoi përpiluesin e parë kompjuterik, u bashkua me Marinën gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe programoi kompjuterin Mark I)

“Nuk ka asnjë rrugë mbretërore të shtruar me lule drejt suksesit. Dhe nëse ka, unë nuk e kam gjetur, sepse nëse kam arritur diçka në jetë, e kam arritur sepse kam qenë e gatshme të punoj shumë”.

(Madam C.J. Walker shpiku një linjë të produkteve të kujdesit të flokëve për afrikano-amerikanet në vitin 1905 dhe përfundimisht u bë një nga gratë e para amerikane si milionere e bërë vetë.

“Është një gjë e çuditshme, por problemet imagjinare janë shumë më të vështira se ato reale”.

(Një reformatore sociale e përkushtuar për mirëqenien e të sëmurëve mendorë, Dorothea Dix loboi me ligjvënësit e Shteteve të Bashkuara dhe ata kanadezë, për të krijuar spitale shtetërore për të sëmurët mendorë.)

“Ndonjëherë mund të jem e gatshme të jap mësim falas, por nëse paguhem, unë kurrë nuk do të bëj punën e një burri, për më pak se paga e një burri”.

(Pasi punoi me Kryqin e Kuq Ndërkombëtar gjatë vizitës në Evropë, Clara Barton loboi për një degë amerikane kur u kthye në shtëpi. Ajo themeloi Kryqin e Kuq Amerikan në vitin 1881)

“Lavdia e çdo brezi është të krijojë precedentët e vet.”

(Përveç se është gruaja e parë që argumentoi një çështje përpara Gjykatës së Lartë, Belva Lockwood kandidoi për presidente dy herë! Në fund të fundit, ligji ndalonte vetëm gratë që të votonin, jo që të merrnin vota).

“Unë kurrë nuk dyshova se të drejtat e barabarta ishin drejtimi i duhur. Shumica e reformave, shumica e problemeve janë të komplikuara, por për mua nuk ka asgjë të komplikuar në barazinë gjinore”.

(Një udhëheqëse në shtyrjen e të drejtave të votimit të grave, Alice Paul përfundimisht formoi Partinë Kombëtare të Gruas dhe u bë një figurë kryesore në miratimin e Amendamentit të 19-të).

“Puna e sotme është historia e së nesërmes dhe ne jemi krijuesit e saj.”

(Më shumë se 59 milionë gra janë bashkuar me Girl Scoutët e Amerikës që kur Juliette Gordon Low themeloi organizatën më 12 mars 1912).

“Nëse shoqëria nuk do të pranojë zhvillimin e lirë të gruas, atëherë shoqëria duhet të rimodelohet.”

(Gruaja e parë që mbaron shkollën mjekësore në Shtetet e Bashkuara – Kolegji Mjekësor i Gjenevës në Nju Jork – Dr. Elizabeth Blackwell më vonë krijoi një shkollë mjekësore veçanërisht për gratë në vitet 1860).

“Kauza e lirisë nuk është kauza e një race apo sekti, një partie apo një klase – është kauza e njerëzimit, e të drejtës së lindur të njerëzimit”.

(Në moshën 65 vjeçare, Anna Cooper u bë gruaja e katërt afrikano-amerikane që mori doktoraturë në Histori nga Universiteti i Parisit-Sorbonne në vitin 1924).

“Optimizmi është besimi që çon drejt arritjeve.”

(Helen Keller humbi shikimin dhe dëgjimin kur ishte vetëm një vjeç. Ajo u bë personi i parë i shurdhër dhe i verbër që u diplomua në Arte).

“Gjëja më e vështirë është vendimi për të vepruar, pjesa tjetër është thjesht këmbëngulje”.

(Amelia Earhart ishte një pilote amerikane, gruaja e parë që fluturoi vetëm nëpër Oqeanin Atlantik. Në vitin 1932, ajo gjithashtu u bë personi i parë që fluturoi përtej Atlantikut dy herë. Ajo u zhduk në vitin 1937).

“Akti më i guximshëm është ende që të mendosh për veten, me zë të lartë”.

(Coco Chanel është një nga emrat më të njohur në botën e modës. Ajo ndihmoi në revolucionarizimin e modës për gratë, duke e bërë të zakonshme të vishen për komoditet dhe jo vetëm elegancë).

“Pjesa më e madhe e lumturisë apo e mjerimit tonë varet nga prirjet tona dhe jo nga rrethanat”.

(Gruaja e Xhorxh Uashingtonit, Marta, ishte Zonjë e Parë para se të ishte gjë në modë; termi “Zonjë e Parë” nuk u bë i njohur deri shumë vite pas vdekjes së saj. Ndryshe nga shumë gra të tjera në fillim të shekullit të 18-të, Marta mësoi si të lexonte dhe të shkruante).

“Jeta zvogëlohet ose zgjerohet në përpjesëtim me guximin e njeriut”.

Anaïs Nin është një tjetër autore femër që kapërceu pengesat, lindur gati një shekull pas Evans / Eliot. E rritur në Francë nga prindër me prejardhje kubane, ajo përfundimisht u zhvendos në Amerikë. Atje, ajo do të fitonte lavdërime për tregimet e saj të sinqerta dhe ditarët, duke fituar çmimin “Gruaja e Vitit” të LA Times në vitin 1976. Ajo vdiq më 14 janar 1977.

Priceshë Diana

“Nëse gjen dikë që e do vërtet në jetë, atëherë kapu fort pas asaj dashurie. Nëse je mjaftueshëm me fat dhe gjen dikë që të do, po aq sa ti e do atë, atëherë duhet ta mbrosh atë dashuri”.

“Problemi më i madh në botë në ditët e sotme, është mungesa e tolerancës. Çdokush është intolerant me të tjetrët…”.

“Unë nuk dua dhurata të shtrenjta; Nuk dua të blihem me lekë. Kam gjithçka materiale që dua, por e kam edhe nevojën për të pasur për një person që të më qëndrojë pranë, që të më bëjë të ndihem e mbrojtur dhe e sigurtë”.

“Çdokush nga ne duhet ta shprehë se sa shumë përkujdesemi për njëri-tjetrin, dhe, në të njëjtën kohë, se sa shumë përkujdesemi ne për veten tonë”.

“HIV-i nuk i bën personat të rrezikshëm për t’i pasur pranë, ndaj shtrëngoja dorën atyre dhe dhuroji një përqafim. Një Zot e di se sa shumë kanë nevojë ata për këtë gjë”.

“Njerëzit mendojnë se në fund të ditës, të kesh pranë një mashkull është arritja më e madhe. Për mendimin tim, arritja më e madhe në fund të një dite është një punë e realizuar mirë”.

“Mendoj se sëmundja më e madhe, nga e cila bota ka vuajtur dhe vazhdon të vuajë, është ndjesia e njerëzve se u mungon dashuria, ndaj unë e di se duhet të dhuroj dashuri për një minutë, për gjysmë ore, për një ditë, për një muaj etj. Ama unë e di se duhet të fal dashuri. Jam shumë e lumtur që e bëj këtë gjë. Unë dua ta bëj vazhdimisht këtë gjë”.

Isabell Allende

“Biblioteka banohet prej shpirtërave që dalin nga faqet e librave gjatë natës”

“Shkruaj atë që nuk duhet harruar”

“Sa më shumë jetoj, aq më e painformuar ndihem. Vetëm të rinjtë kanë një shpjegim për gjithçka”

“Pranoni fëmijët ashtu si pranojmë pemët – me mirënjohje, sepse janë një bekim – por mos kini pritshmëri apo dëshira. Nuk mund të presësh që pemët të ndryshojnë, ju i doni ashtu si janë”

“Nuk ka vdekje, bijë. Njerëzit vdesin vetëm kur ne i harrojmë”, më shpjegoi shkurt ime më, para se të ikte. “Nëse më kujton, unë do të jem me ty gjithmonë”

“Ne kemi vetëm atë që japim”

“Frika është e pashmangshme, këtë më duhet ta pranoj, por nuk mund ta lejoj që të më paralizojë”

“Nuk mund ta gjesh dikë, që nuk dëshiron të gjehet”

“Burri bën atë që mundet; gruaja bën atë që burri s’mundet ta bëjë”

“Fjalët nuk janë shumë të rëndësishme, kur dallon qëllimet”

“Ndoshta jemi në këtë botë për të kërkuar dashurinë, për ta gjetur dhe humbur, sërish e sërish. Me çdo dashuri, ne rilindim, dhe me çdo dashuri që merr fund, kemi një plagë të re. Unë jam e mbushur me plagë krenare”

“Ju jeni rrëfimtari i historisë tuaj, dhe ju mund të krijoni, ose jo, legjendën tuaj”

“Të shkruarit është një proces, një udhëtim në kujtesë dhe në shpirt”

“Kjo është për të qetësuar ndërgjegjen tonë, e dashur”, i shpjegoi ajo Blancas. “Por nuk i ndihmon të varfërit. Të varfërit nuk duan bamirësi; ata kanë nevojë për drejtësi” (Nga SHtëpia e shpirtrave)

“Nëse shkruaj diçka, kam frikë se do të ndodhë, dhe nëse dashuroj shumë, kam frikë se do ta humbas atë person; megjithatë, nuk mund të pushoj së shkruari, apo dashuruari…”

“Heshtje para se të lindësh; heshtje pasi vdes. Jeta është veçse zhurmë, në mes dy heshtjeve të padepërtueshme”./bota.al/ KultPlus.com

Nënë Tereza: Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe

Të jesh njerëzor do të thotë të mendosh për tjetrin, të ndihmosh saherë që mundesh dhe asnjëherë mos të kesh prirje drejt të ligës.

KultPlus ju sjell disa thënie që trajtojnë raportin e njeriut në mes të mirës dhe të keqes.

‘Nëse ndizet një qiri për dikë tjetër ai gjithashtu do të shndrit rrugën tuaj.”-Buda

Qëllimi i jetës njerëzore është të shërbejë dhe të tregojë dhembshuri dhe vullnetin për të ndihmuar të tjerët. – Albert Schweitzer

Ne kemi ardhur me asgjë, ne do të shkojmë me asgjë, por një gjë e madhe që ne mund të arrijmë në jetën tonë të bukur është … Një kujtim i vogël në mendjen e dikujt dhe një vend i vogël në zemrën e dikujt.

Unë besoj se Zoti ka dërguar secilin prej nesh në tokë për një qëllim. Dhe se qëllimi është të ndihmojë dhe të duam njëri-tjetrin.

Kur kam takuar njerëz nga kultura të tjera unë e di se edhe ata duan lumturi dhe nuk duan vuajtje, kjo me lejon mua për të parë ata si vëllezër dhe motra.

”Një mjek i mençur ka thënë: “Ilaçi më i mirë për njerëzit është dashuria.” Dikush pyeti: “Në qoftë se kjo nuk funksionon?” Ai buzëqeshi dhe u përgjigj: “rriteni dozën.”

Ai që ka mëshirë për të varfërin i jep hua Zotit, i cili do t’ia kthejë ato që i ka dhënë. -Fjalët e urta 19 ;17

“Kur isha i ri, dëshiroja ta ndryshoja botën, e kuptova se ishte e vështirë të ndryshohej bota, kështu që u përpoqa të ndryshoja kombin tim. Kur gjeta se nuk mund ta ndryshoja kombin, fillova të përqendrohesha në qytet, nuk mund ta ndryshoja qytetin dhe si një njeri i moshuar, unë u përpoqa të ndryshoja familjen time Tani, si një plak, e kuptoj se e vetmja gjë që mund të ndryshoj është vetë, dhe papritmas e kuptoj që, unë mund të kisha bërë një ndikim në familjen time, familja ime dhe unë mund të kishim ndikim në qytetin tonë, ndikimi i tyre mund të kishte ndryshuar kombin dhe unë me të vërtetë mund të kisha ndryshuar botën “. -Autori i panjohur

Njerëzit e mençur e dinë këtë të vërtetë: e vetmja mënyrë për të ndihmuar veten është të ndihmoni të tjerët”. -Elbert Hubbard

/KultPlus.com

Luigi Pirandello: Para se të gjykosh jetën time, vish këpucët e mia, ec rrugëve ku kam ecur unë

Narrator dhe autor teatral, revolucionarizoi teatrin e shekullit XX, duke u bërë një nga dramaturgët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Më 1934 iu dha çmimi Nobel për letërsinë. Ndër romanet e tij më të famshme, ne kujtojmë “Il fu Mattia Pascal” dhe “Uno, nessuno e centomila”.

Më poshtë mund të lexoni disa nga thëniet e tij më të famshme

Para se të gjykosh jetën time apo karakterin tim, vish këpucët e mia, ec rrugëve ku kam ecur unë, jeto dhimbjen, dyshimet, të qeshurat e mia. Jeto vitet që kam jetuar unë, rrëzohu atje ku jam rrëzuar dhe ringrihu ashtu si unë.

Kushdo mund të jetë hero herë pas here, por të jesh zotëri është diçka që duhet t’a kesh gjatë gjithë kohës.

Kur thua që je i dashuruar me njerëzimin, je më se i kënaqur me veten tënde.

E paraqes veten tek ju në formën më të përshtatshme për marrëdhëniet që dëshiroj të arrij me ju.

Një fakt është si një thes – nuk do të ngrihet nëse është i zbrazët. Për ta bërë atë të ngrihet, së pari duhet të vendosni në të të gjitha arsyet dhe ndjenjat që çuan atë në atë gjendje.

Në çmendurinë e tij ai u bë një aktor i tmerrshëm!

Dashuria ime e vërtetë ka qenë gjithmonë gjumi që më shpëtoi duke më lënë të ëndërroja.

Ju nuk e vlerësoni faktin që çmendurit janë me shumë fat.

Drama është veprim, zotëri, veprim dhe jo filozofi e hutuar.

Dhe askush nuk e kupton se ne të gjithë, gjithmonë, duhet të dukemi kështu, secili me sytë e tij plot tmerr në vetminë e tij, të pashmangshme.

Logjika është e ndarë nga kafsha njerëzore. Ju mjaft lehtë mund të propozoni një zgjidhje logjike për diçka dhe në të njëjtën kohë të shpresoni me zemrën tuaj që nuk do të funksionojë.

Historia e njerëzimit është historia e ideve.

Njeriu, shkrimtari, instrumenti i krijimit do të vdesë, por krijimi i tij nuk vdes.

Asgjëkund! Tregon thjesht se njeriu lind në jetë në shumë trajta, në shumë forma, si pemë, ose si gur, si ujë, si flutur, ose si grua. Kështu që dikush mund të lindë një personazh në një shfaqje.

Jeta është plot me absurditete të çuditshme, të cilat, për habi, nuk kanë nevojë as të duken të besueshme, pasi ato janë të vërteta.

Secili nga ne, kur është përballë të tjerëve, është i veshur me një lloj dinjiteti, por ne i njohim shumë mirë të gjitha gjërat e papërshkrueshme që ndodhin në zemër.

Nëse shikoni në sytë e një kafshe, të gjitha sistemet filozofike rrëzohen.

Besnikëria, besnikëria është një borxh, dhe më e shenjta, ndaj vetvetes, madje edhe para të tjerëve. Tradhëtia është e tmerrshme. Tradhëtia është e tmerrshme.

Natyra përdor imagjinatën njerëzore për të ngritur punën e saj të krijimit në nivele edhe më të larta.

Do të më pëlqente të të shkruar gajtë gjithë kohës; Do të doja të ndaja me ty gjithçka që kalon në mendjen time, gjithçka që peshon në zemrën time, gjithçka që i jep oksigjen shpirtit tim; fantazmat e artit, ëndrrat që do të ishin aq të bukura nëse do të mund të realizoheshin.

Do të mësoni se në udhëtimin e gjatë të jetës do të hasni shumë maska dhe pak fytyra.

Asgjë nuk është më e ndërlikuar se sinqeriteti.

Ka një maskë për familjen, një për shoqërinë, një për punë. Dhe kur jeni vetëm, askush nuk mbetet.

Gratë, si ëndrrat, nuk janë kurrë siç i dëshironi. /shkollaesuksesit/KultPlus.com

“Dashuria nuk të lëndon kurrë, nëse të lëndon nuk është dashuri o mik”

Thënie mbi dashurinë nga shkrimtarë të njohur.

Luis de Bernieres: Dashuria është një çmenduri e përkohshme, ajo shpërthen si vullkan dhe më pas qetësohet. Dhe kur qetësohet, ti duhet të marrësh një vendim. Duhet të zbulosh nëse rrënjët e tua janë të gërshetuara në një mënyrë që është e papërfytyrueshme t’i ndash. Sepse kjo është ajo çfarë është dashuria. Dashuria nuk është e pafrymë, nuk është kënaqësi, nuk është shpallje e premtimeve të pasioneve të përjetshme, nuk është dëshira të rrokësh çdo sekondë dhe minutë të ditës, nuk është të qëndrosh natën zgjuar duke imagjinuar sikur ai po të puth çdo pjesë të trupit. Jo, mos u skuq, po të them disa të vërteta. Të jesh “në dashuri” është diçka që mund ta bëjë çdokush. Vetë dashuria është ajo çfarë ngelet kur të qenit në dashuri është larguar, dhe kjo është të dyja, një art dhe një aksident me fat.

Haruki Murakami: Çdokush që bie në dashuri është në kërkim të pjesëve të humbura të vetvetes. Kështu çdokush që është në dashuri mërzitet kur mendon për të dashurin e vet. Është si të shkelësh në një dhomë nga e cila ke kujtime, të cilat nuk i ke parë për një kohë të gjatë.

Paulo Coelho: Dashuria është një forcë e egër. Kur mundohemi ta kontrollojmë, ajo na shkatërron. Kur mundohemi ta burgosim, ajo na skllavëron. Kur mundohemi ta kuptojmë, na lë me ndjenjën e humbjes dhe paqartësisë.

Çarls Doukins: Njerëzit ndonjëherë thonë se duhet t’u besosh ndjenjave në thellësi, përndryshe nuk do të kesh kurrë besim në gjëra të tilla si “Gruaja ime më do.” Por ky është një argument i keq. Ka shumë mënyra për të zbuluar që dikush të do. Gjatë gjithë ditës që je me dikë që të do, ti shikon dhe dëgjon shumë pjesëza të dhënash, që shtohen. Nuk është tamam një ndjenjë e brendshme, si ajo të cilën priftërinjtë e quajnë shpallje. Ka gjëra të jashtme që përforcojnë ndjenjat e brendshme shikimet në sy, pëshpëritjet me zë, nderet e vogla dhe mirësitë; dhe e gjitha është e dhëna e vërtetë.

Fjodor Dostojevski: Çfarë është ferri? Unë pohoj që është vuajtja e të qenit i paaftë për të dashur.

C.S.Levis: Nuk ka investim të sigurtë. Të duash në përgjithësi është të jesh i pambrojtur. Dashuria është çdo gjë, dhe me siguri zemra jote do të shtrydhet dhe mbase dhe thyhet. Nëse do që të sigurohesh që të mbetet e paprekur, nuk duhet t’ja japësh zemrën askujt, madje as një kafshe. Mbështille me kujdes me zbavitje dhe pasuri të vogla; anashkaloji të gjitha gërvishtjet; kyçe në kutinë e egoizmit tënd. Por në atë kuti- të sigurtë, të errët, pa ndjenja, pa ajër- ajo do të ndryshojë. Nuk do të thyhet; do të bëhet e pathyeshme, e padepërtueshme, e pazëvendësueshme. Alternative e tragjedisë, ose së paku e rrezikut të tragjedisë, është dënimi. I vetmi vend jashtë Parajsës ku mund të jesh tërësisht i mbrojtur nga të gjitha rreziqet dhe trazimet e dashurisë është Ferri.

Kurt Vonegut: Një qëllim i jetës së njeriut, nuk ka rëndësi se kush e kontrollon atë, është të dojë këdo që është përreth për t’u dashur.

Xhakomo Kazanova: Dashuria është një ndjenjë që nuk mund të shpjegohet! Është Zoti i të gjithë natyrës! Është një ndjenjë e hidhur dhe e ëmbël njëkohësisht! Dashuria! Një përbindësh i bukur që është e pamundur ta kuptojmë! Zot, që në mes të gjithë gjembave që na shpojnë e na shkaktojnë dhembje, ti shtron kaq shumë trëndafila në rrugën ku ecim, dhe pa të cilën ekzistenca dhe vdekja nuk do të kishin më dallime e do të ishin një!

Erich Fromm: Dashuria nuk kërkohet, ajo vjen atëherë kur nuk mendon për të, atëherë kur je i pastër shpirtërisht. Dashuria nuk të lëndon kurrë, nëse të lëndon nuk është dashuri o mik, ajo nuk është e ashpër, lënduese apo hidhëruese. Ajo është ndjenjë qetësie, të fal paqe, besim dhe shpresë. Të lejon të mbushësh thellë me frymë pa patur frikë se do të dalin lot. Sa pak të dashuruar që ka në botë…!”/ KultPlus.com

Thënie nga Tolstoi për jetën, urtinë dashurinë…

 Nuk është bukuria që zgjat, është dashuria që na bën neve të dukemi të bukur.

 Respekti u shpik për të zënë vendin bosh, aty ku duhej të ishte dashuria.

 Nëse kërkon përsosmërinë, nuk do të jesh asnjëherë i kënaqur.

 E habitshme se sa i madh është iluzioni, që bukuria është mirësi.

 Dy luftëtarët më të fuqishëm janë durimi dhe koha.

 Pa e ditur se çfarë jam dhe përse jam këtu, jeta është e pamundur.

 Që të heqësh qafe një armik, duhet që ta duash atë.

 Të gjithë mendojnë për të ndryshuar botën, por askush nuk mendon për të ndryshuar vetveten.

 Mund të dimë vetëm që nuk dimë asgjë. Dhe kjo është shkalla më e lartë e urtësisë njerëzore.

 Kuptimi i vetëm i jetës është që t’i shërbejë njerëzimit.

 A është vërtetë e mundur që t’i thuash dikujt tjetër atë që ndien?

 Në emër të Zotit, ndalu një moment, lëre punën, shih përreth teje.

 Muzika është gjuha e shkruar e emocionit.

 Nuk ka madhështi atje ku nuk ka thjeshtësi, mirësi dhe të vërtetë.

 Lumturia nuk varet nga gjërat e jashtme, por nga mënyra se si ne i shohim ato.

 E vërteta, ashtu si floriri, duhet ruajtur jo nga madhësia e saj, por duke hequr prej saj të gjithë ato që nuk janë flori.

 Mërzia: Dëshira për të patur dëshira.

 Njeriu mund të jetojë dhe të ketë shëndet pa i vrarë kafshët për ushqim; kështu që, nëse ai ha mish, ai merr pjesë në mbytjen e kafshës për hir të urisë së tij.

 Jeta e vërtetë jetohet kur ndodhin ndryshime të vockla.

 Një nga kushtet e para të lumturisë është që lidhja midis Njeriut dhe Natyrës të mos prishet.

 Ne humbëm sepse i thamë vetes sonë se humbëm.

– Dhe të gjithë njerëzit jetojnë, jo nga arsyeja e ndonjë kujdesi ndaj vetes së tyre, por nga dashuria që të tjerët kanë për ta.

 Lumturia nuk varet nga gjërat e jashtme, por në mënyrën se si ne i shikojmë ato.

 Kape momentin e lumturisë, dashuro dhe dashurohu. Ky është realiteti i vetëm në botë, gjithçka tjetër është marrëzi.

 Të gjitha ato që kuptoj, i kuptoj prej dashurisë.

Shprehje mbi dashurinë, artin, njeriun, jetën e vdekjen

  •  “Arti e pastron nga shpirti pluhurin e jetës së përditshme.”– Pablo Picasso
  •  “Gjithmonë bëje atë që ke frikë ta bësh.” – Ralph Waldo Emerson
  • “I dua ata që mund të qeshin në vështirësi.” – Leonardo Da Vinçi
  • “Mos jeto me frikën e vdekjes, por jeto me gëzimin që ke jetuar.”– Jim Morrison
  • “Paragjykimet janë ato që budallenjtë i përdorin në vend të arsyes.” – Voltaire
  • “Secila zemër e këndon një këngë, të paplotë, deri sa një zemër tjetër ia kthen me pëshpëritje. Ata që duan të këndojnë, gjithmonë e gjejnë një këngë. Nga prekja e dashurisë, të gjithë bëhen poetë.”– Platoni
  • “Është goxha hap të fillosh të dashurosh. Ju duhet të keni energji, zemërgjerësi dhe verbëri. Ekziston madje një moment që në fillim kur ju duhet të hidheni mbi një humnerë: nëse filloni të mendoheni rreth saj, ju nuk e bëni.”– Jean Paul Sartre
  • “Të gjitha njohjet tona fillojnë me shqisat, vazhdojnë pastaj me kuptueshmërinë dhe përfundojnë me arsyen. Nuk ekziston asgjë më e lartë se arsyeja.”– Immanuel Kant
  • “Individi duhet gjithmonë të luftojë për të mos u pushtuar nga turma. Nëse e provoni këtë ju shpeshherë do të jeni i vetmuar dhe ndonjeherë edhe i frikësuar. Megjithatë, asnjë çmim nuk është i lartë për tu paguar, për privilegjin e posedimit të vetvetes.”– Friedrich Nietzsche
  • “Pse të keni frikë nga vdekja zotërinj… ? nuk është asgjë tjetër veç se ta shohësh veten më të mençur se sa në të vërtetë je, të mendosh se e di edhe atë që në të vërtetë nuk e di. Askush nuk e di nëse vdekja mund të jetë më e madhja ndër bekimet njerëzore, përderisa njeriu i frikësohet asaj sepse mendon se ajo është e keqja më e madhe.”–Sokrati

27 thëniet më të bukura të Umberto Ecos!

“Ne kemi një limit, një limit shumë shkurajues dhe poshtërues: vdekjen.”

“Tani kam arritur në përfundimin se e gjithë bota është një enigmë, një enigmë e padëmshme që bëhet e tmerrshme prej përpjekjes sonë të çmendur, për ta interpretuar sikur të ketë një të vërtetë që fshihet nën të.”

“Ti vdes, por pjesa më e madhe e atyre që ke akumuluar nuk humbet. Ti lë prapa një mesazh në shishe.”

“Të lexosh një libër të shtypur është një përvojë krejt tjetër: mund ta bësh në anije, në degë të një peme, në shtrat, edhe kur nuk ka fare drita.”

“Funksioni i kujtesës është që të ruajë, por edhe të hedhë tutje. Nëse do të mbanit mend gjithçka, nga e gjithë jeta juaj, do të ishit të sëmurë.”

“Kur njerëzit pushojnë së besuari në Zot, nuk është se ata tashmë nuk besojnë në asgjë: tani ata besojnë në gjithçka.”

“Njerëzit janë të lodhur nga gjërat e thjeshta. Ata duan të sfidohen.”

“Problemi me internetin është se ai të jep gjithçka, materiale të besueshëm dhe materiale të çmendur. Kështu që, problemi është, si të bësh dallimin?”

“Shteteve të Bashkuara iu desh një luftë civile, për t’u bashkuar ashtu si duhej.”

“Hero i vërtetë është gjithmonë gabimisht hero; ai ëndërron që të jetë burracaku i ndershëm, ashtu si gjithë të tjerët”

“Interneti është si një bibliotekë pa filtrim. E mira e bibliotekave, ashtu sikurse dhe e enciklopedive, nuk është vetëm që ruajnë kujtesën, por edhe që hedhin tutje ato gjëra që një kulture nuk i duhen.

Nëse nuk do të hidhnim poshtë asgjë, do të ishim si “Funes el memorioso”, tek një tregim i Jose Luig Borges. Ky personazh kujtonte gjithçka: ishte një njeri me kujtesë totale, i paaftë të arsyetonte, sepse ishte i paaftë të filtronte.

Interneti është si Funesi: përmban gjithçka, të vërtetën dhe të gënjeshtërtën, gjë që është një risk i madh, mbi të gjitha për të rinjtë.”

“Kur dikujt i duhet të ndërhyjë për të mbrojtur lirinë e shtypit, atëherë ajo shoqëri është e sëmurë.”

“Më mirë realiteti, se sa një ëndërr: kur një gjë është reale, atëherë ajo është e vërtetë dhe për këtë nuk është faji yt.”

“Unë e kam humbur lirinë e të mos paturit një opinion.”

“Nëse njerëzit i blejnë kot librat e mi, unë këtë e konsideroj një taksë mbi idiotësinë.”

“Mendoj se një libër duhet gjykuar dhjetë vjet më vonë, pasi e ke lexuar dhe rilexuar.”

“Druajuni profetëve dhe atyre që janë të përgatitur të vdesin për të vërtetën, sepse si rregull ata bëjnë shumë të tjerë që të vdesin me ta, shpesh herë para tyre, ndonjëherë edhe në vend të tyre.”

“Ka të pavërteta që prodhojnë rezultate pozitivë dhe të tjera që prodhojnë rezultate negativë. Mes këtyre të fundit janë Protokollët e Pleqësisë së Sionit, me të cilët jam marrë në librin tim të fundit.

Më ka tërhequr gjithmonë teksti fals që, për shkak se të tjerët e besojnë apo për shkak se shfrytëzohet politikisht, ndikon në histori. Falë Dhuratës së Konstantinit, të paktën deri në vitet Pesëqind, ideja që zotërimet e përkohshëm të Perëndimit i janë dhuruar Papës nga Perandori shkakton rezultatet e mëdhenj që i dimë”

“E dashuroj aromën e bojës së librave në mëngjes”

“Mungesa është për dashurinë, ashtu si era është për zjarrin: shuan flakët e vogla, por ndez të mëdhatë”

“Monstrat ekzistojnë sepse janë pjesë e një plani hyjnor, dhe tiparet e tmerrshme të atyre monstrave, zbulojnë fuqinë e krijuesit”

“Nuk e kuptoj dot për se duhen 80 milionë njerëz online, kur, ajo që ata bëjnë në fund, është që t’u flasin fantazmave në periferi.”

“Den Braun është një personazh nga “Lavjerrësi i Fukoit”. Unë e kam krijuar. Ai ndan me personazhet e mi magjepsjen për botën e komploteve të Masonëve, Jezuitëve. Rolin e Kalorësve Tempullarë. Sekretin hermetik. Parimin që gjithçka është e ndërlidhur. Madje dyshoj që Den Braun të ekzistojë vërtetë.”

“Asgjë nuk i jep një njeriu të frikësuar më shumë kurajë, se sa frika e një tjetri”

“Cfarë është dashuria? Nuk ka asgjë në botë, as njeri, as Djall, asgjë tjetër, që ta konsideroj aq të dyshimtë sa dashuria, sepse ajo penetron në shpirt më shumë se cdo gjë tjetër.

Nuk ekziston asgjë që ta mbushë dhe lidhë kaq shumë zemrën, sa dashuria. Kështu që, nëse nuk i keni ato armë që e nënshtrojnë atë, shpirti zhytet përmes dashurisë, në një humnerë të paanë”

“Unë besoj se, ajo që ne bëhemi, varet shumë nga ajo që etërit tanë na mësojnë, në momente të cuditshëm, atëherë kur nuk po përpiqen fare të na mësojnë dicka. Ne formohemi prej copëzave të vogla të urtësisë”./KultPlus.com

“Koncentrat” fjalësh të mençura nga Kryevepra e Niçes

“Sa më lart që ngjitemi, aq më të vegjël u dukemi atyre që nuk mund të fluturojnë”.

“Unë jam një pyll dhe një natë pemësh të errëta: por ai që nuk ka frikë nga errësira ime, do të gjejë grumbuj me trëndafila nën selvitë e mia”.

“Duhet të jesh gati që të digjesh në flakën tënde; si mund të ringrihesh, nëse nuk je bërë më parë hi”?

“Heshtja është më keq, të gjithë të vërtetat që mbahen të heshtura bëhen helmuese”.

“Njeriu i vetmuar ia shtrin dorën shumë shpejt, kujtdo që takon”.

“Ti e shpërblen mësuesin shumë keq, nëse mbetesh përjetë një nxënës”.

“Ka më shumë urtësi në trupin tënd, se sa në filozofinë tënde më të thellë”.

“Dhe një herë që zgjohesh, do të mbetesh zgjuar përjetësisht”.

“Por armiku më i keq që mund të takosh do të jetë gjithmonë vetja jote; ti rri në pritje për veten tënde, në shpella dhe pyje. I vetmuar, ti do të shkosh rrugës drejt vetes tënde! dhe rruga jote kalon nga vetja jote, dhe përtej shtatë djajve të tu! Ti do të jesh një heretik për veten tënde dhe shtrigan dhe fallxhor dhe budalla dhe dyshues dhe mëkatar dhe i lig. Duhet të jesh gati të djegësh veten tënde në flakën tënde: si mund të bëhesh i ri, nëse nuk bëhesh më parë hi?”

“Por me njeriun është njësoj si me pemën. Sa më shumë që kërkon të ngrihet lart dhe drejt dritës, aq më shumë rrënjët e tij e tërheqin poshtë, në tokë, drejt errësirës, thellësisë – të keqes”.

“Duhet të jesh një det, që të presësh një rrëke të ndotur e të mos bëhesh pis”.

“Ai që ngjitet në malet më të larta, qesh me të gjithë tragjeditë, të vërteta dhe të pavërteta”.

“Nga të gjithë gjërat që janë shkruar, më pëlqejnë ato që njeriu i ka shkruar me gjakun e vet”./KultPlus.com