Muzeu ‘Green Vault’ rikthen thesaret e veta

Një numër thesaresh të shekullit të 18-të të vjedhura nga një muze i Dresdenit gjatë një grabitjeje prej 113 milionë eurosh në vitin 2019 u rigjet nga policia gjermane.

Autoritetet kthyen 31 objekte në muzeun Green Vault gjatë natës në Berlin.

Sendet me vlerë thuhet se u gjetën pas bisedimeve me avokatët e gjashtë burrave që aktualisht po gjykohen për vjedhjen.

Hajdutët vodhën thesaret nga një pjesë e një koleksioni të krijuar në 1723 nga sundimtari i Saksonisë, Augustus i Forti.  Ato më pas u vendosën në kasafortë, deri në grabitjen e vitit 2019.

Zyrtarët gjermanë besojnë se grabitja ishte e planifikuar mirë dhe e kryer në mënyrë profesionale. Para se të hynin në muze, hajdutët i vunë flakën një paneli elektrik, duke zhytur në errësirë ​​rrugët përreth muzeut.

Disa persona të maskuar më pas hynë në galeri, përpara se të thyenin një vitrinë xhami me sëpatë dhe të merrnin bizhuteritë me spango peshkimi.

Më pas ata u arratisën me një makinë Audi, të cilën policia e gjeti më vonë në flakë në një parking nëntokësor. I gjithë operacioni besohet se ka zgjatur më pak se 10 minuta.

Artikujt e kthyer tani do të ekzaminohen nga specialistë për të konfirmuar origjinalitetin e pjesëve. Top Channel /KultPlus.com

‘Hija e korbit’, vendi ku u zbulua thesari më i madh i në Shqipëri

Njihet si një prej thesareve më të mëdha, që janë zbuluar në Shqipëri. Banka e Shqipërisë bën të ditur se në janar të vitit 1982, në vendin e njohur sot me emrin “Hija e korbit” u zbulua thesari i monedhave antike, transmeton KultPlus.

Kodra ku është gjetur thesari ngrihet pranë qytetit të Maliqit, mbi bregun e majtë të lumit Devoll.

Nisur nga pozicioni strategjik dhe sipërfaqja, “Hija e korbit” mendohet t’i përkasë rrënojave të një qyteti të lashtë ilir të Desaretisë antike, por identifikimi i këtij qyteti të lashtë nuk është përcaktuar përfundimisht.

Thesari numëron 618 monedha argjendi, të prera në një periudhë kohore që shkon nga shek. IV p.e.s., përfaqësuar nga tetradrahmet e Athinës dhe përfundon me tetradrahmet e fundit të shekullit III p.e.s. të prera nga Antioh Hieraks, i mbretërisë seleukide.

Në përbërje të thesarit gjejmë dy vlera monedhash: tetradrahme dhe drahme, të prera nga qytete dhe mbretër si: Athina, Aleksandri i Madh dhe Filipi III, Lysimahut të Thrakisë, Eumenit I, mbreti i Pergamit, mbretërit Seleukidë, dhe mbreti i Maqedonisë, Antigon Gonatës.

Muzeu i Bankës së Shqipërisë ka të ekspozuar në katin numizmatik, një pjesë të këtij thesari, huazuar nga Instituti i Arkeologjisë.

Ilirët ishin popull i lashtë i Gadishullit Ballkanik dhe paraardhësit e popullit shqiptar. Sipas disa historianëve, ilirët ishin trashëgimtarët e vetëm të pellazgëve, banorët më të lashtë.

Në lashtësi u krijuan marrëdhënie mes fiseve ilire dhe grekëve.

Në vitin 342 p.e.s. Demosteni u përpoq të bënte për vete ilirët në luftë kundër maqedonasve. Në qindvjeçarin e II dhe III p.e.s. fisi ilir i Ardianëve krijuan një mbretëri me qendër Shkodrën.

Pas pushtimeve romake në fillim të shek.III, mbretëria ilire u kufizua me gjysmën e saj veriore. /konica/ KultPlus.com

‘Dhuratë për Perënditë’: arkeologët zbulojnë thesarin 3000 vjeçar të epokës së bronzit

Qindra armë të epokës së bronzit u zbuluan në një kantier ndërtimi nga brigjet e Thames dhe mund të kenë qenë një ofertë për perënditë, thonë ekspertët.

Thesari prej 453 artefaktesh që datojnë afro 3,000 vjet më parë u zbulua në Havering, në lindje të Londrës, në shtatorin e kaluar.

Akset, shpatat, shtizat, unazat, kamxhikët dhe shufrat e bakrit përbëjnë koleksionin antik, i cili daton nga 800 Para Krishtit dhe 900 Para Krishtit.

Ato u gjetën nga arkeologët, të cilëve u kërkohej të shikonin në një vend që po punohet për nxjerrjen e zhavorrit.

Ekspertët besojnë se vendndodhja mund të ketë qenë një dyqan armësh ose kovaçeri për shkak të mënyrës sesi sendet grupohen me kujdes.

Ata gjithashtu nuk e kanë përjashtuar mundësinë që koleksioni të jetë një ofertë për perën‘Dhuratë për Perënditë’: arkeologët zbulojnë thesarin 3000 vjeçar të epokës së bronzitditë, një praktikë e zakonshme në shoqëritë e epokës së bronzit.

Zbulimi u shpall zyrtarisht një thesar në fillim të këtij viti dhe është zbulimi i tretë më i madh i epokës së bronzit ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar.

Me emrin Havering Hoard, ajo do të formojë qendrën e një ekspozite të madhe në Muzeun e Londrës nga prilliitë’: arkeologët zbulojnë thesarin 3000 vjeçar të epokës së bronzit