Squid Game është bërë seria më e popullarizuar i Netflix ndonjëherë, duke tërhequr 111 milionë shikues që nga debutimi më pak se katër javë më parë, tha shërbimi i transmetimit të martën, transmeton KultPlus.
Seriali, në të cilin konkurrentët luajnë lojëra për fëmijë me pasoja vdekjeprurëse në një përpjekje për të fituar miliona dollarë, është bërë një sensacion mbarëbotëror për shërbimin e transmetimit.
Aktualisht qëndron në vendin e parë në 10 listat kryesore të Netflix në 94 vende të botës. Minyoung Kim, nënkryetar i Netflix për Korenë, Azinë Juglindore, Australinë dhe Zelandën e Re tha se seriali, “ka arritur përtej ëndrrave tona më të çmendura. Kur filluam të investonim në seri dhe filma koreanë në 2015, e dinim që donim të bënim histori të klasit botëror për fansat kryesorë të përmbajtjes K në Azi dhe botë,” tha Kim, transmeton tutje KultPlus.
‘Squid Game’ i dha Netflix më shumë besim se strategjia jonë globale po shkon drejt drejtimit të duhur,” shtoi Kim. Suksesi i Squid Game përforcon ndikimin gjithnjë e më të madh të Koresë së Jugut në kulturën globale, pas suksesit të grupit K-pop BTS dhe filmit Parasite, fitues të çmimit Oscar. / KultPlus.com