Ky program ju ofron studentëve aftësi teorike dhe teknike për të gjetur dhe shfrytëzuar peisazhin mediatik në të cilin përfshihet transmetimi, mediat sociale, audiot online dhe të vizualizuara në video.
Në bazë të kësaj, Televizioni T7 do t’i financoj maturantët që do të zgjedhin UNI-Universum International College për studime. Studentët do të angazhohen në punë praktike gjatë studimeve dhe do të punësohen pas diplomimit .
Të gjithë maturantët e Republikës së Kosovës kanë mundësi të aplikojnë të marrin pjesë në garë për studimin dhe punën e garantuar nga UNI Universum International College dhe T7.
Studentët e Programit Gazetari Digjitale pas studimeve dhe praktikës profesionale në T7 mund të angazhohen në rolin e gazetarëve, si gazetarë në media, gazetarë digjitalë, në multimedia, reporterë, reporterë investigues, moderator, redaktorë, fotoreporterë, kritikë, blogerë të mediave sociale dhe vlogger – influencues social e shumë profesione të tjera që lidhen me gazetarinë digjitale e që pritet të shtohen krahas ritmit të zhvillimit teknologjik. Për më shumë informata rreth bursave dhe studimeve duale kontakto në: +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebookdhe Instagram./ KultPlus.com
Filmi “THIRRJA” (THE CALL) i regjisorit Mirak Zymberaj dhe skenar të Mentor Zymberaj është selektuar në njërin nga festivalet më të rëndësishme botërore, në IN THE PALACE International Short Film Festival, festival ky që është i kualifikuar për Nominimet për OSCAR.
Lajmi është bërë i ditur nga producenti i filmit Mentor Zymberaj.
“Filmi ynë i ri, THIRRJA (THE CALL), selektohet në ndër Festivalet më të rëndësishme Botërore, në Festivalin – IN THE PALACE International Short Film Festival, i cili Festival është i kualifikuar për Nominimet për OSCAR – OSCARS ACADEMY AWARD QUALIFYING!
Falënderojmë : Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit & Drejtorinë e Kulturës së Komunës së Prishtinës.
Urime ekipit realizues të Filmit!”, thuhet në shkrimin e Zymberajt./KultPlus.com