Kryeministri Kurti me thirrje për përfshirje të të rinjve në programin e praktikës

Kryeministri Albin Kurti nëpërmjet një videomesazhi u ka bërë thirrje të rinjve për aplikim në programin “Kosovo Generation Unlimited”, që mundëson punë praktike, trajnime dhe mentorim në institucione të ndryshme.

“Vetëm në dy vitet e fundit, janë mbi 1200 të rinj mes moshës 16 dhe 24 vjeç që kanë përfituar nga kjo mundësi. 60% prej tyre janë vajza”, ka thënë i pari i ekzekutivit në këtë videomesazh.

Kurti ka njoftuar se programi që po realizohet përmes Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, në bashkëpunim me UNICEF-in në Kosovë dhe bizneset anëtare të rrjetit CSR Kosova, përfshin sektorët e TIK-ut, marketingun, financat e bankat dhe shërbimin publik.

Në video janë përfshirë edhe dy të rinj të cilët kanë nisur praktikën, njëri në menaxhim e tjetri në fushën digjitale.  

Ky është viti i dytë i zbatimit të këtij programi. 

Marin Mema thërret shqiptarët në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë: Do t’i bëjmë homazhe policit që u vra nga terroristët serbë në Kosovë

Gazetari i njohur nga Shqipëria Marin Mema, ka bërë një thirrje për të gjithë shqiptarët.

Sonte nga ora 19:00, ai ka thirrur të gjithë që të dalin tek sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë (pranë universitetit) për ti bërë homazh Afrim Bunjakut, policit që u vra nga terroristët serbë në Kosovë.

“Pa fjalë, pa ngjyra politike e patriotizëm bosh, por me vepra! Sonte në ora 19:00 takohemi tek sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë (pranë universitetit) për ti bërë homazh Afrim Bunjakut, policit që u vra nga terroristët serbë në Kosovë! Kosova nuk është vetëm”, ka shkruar ai në Facebook.

“Sonte në ora 19:00 jepi kohë dashurisë për Kombin! Homazhi ndaj dëshmorit Afrim Bunjaku është respekt ndaj Kombit! Të ndezim një qiri për shpirtin e një heroi që jetën e dha për të mbrojtur trojet shqiptare! Ky homazh nuk ka lidhje me politikën, por vetëm me Kombin! Vetëm me Kombin! Bëhu pjesë! Sot është dita të jemi bashkë me ngjyrat e flamurit ! Unë do të jem, duhet të jemi të gjithë”, ka shkruar Mema. / KultPlus.com

AGK hap thirrjen për “Çmimi për raportimin më të mirë Kundër Varfërisë – 2022″

Përmes rezolutës së Kombeve të Bashkuara të miratuar më 22 dhjetor 1992, Asambleja e Përgjithshme ka shpallur datën 17 tetor si Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë.

Kjo ditë domethënëse e avokimit paraqet një mundësi që të njihet përpjekja dhe lufta e njerëzve që jetojnë në varfëri dhe është një mundësi që të dëgjohen shqetësimet e tyre.

Për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e përpjekjeve për zhdukjen e varfërisë në kontekstin e Kosovës, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në partneritet të ngushtë me UN Kosovo Team (UNKT), përmes Zyrës së Koordinatorit të Zhvillimit, organizon edicionin e 17-të të çmimit vjetor “Çmimi për raportimin më të mirë Kundër Varfërisë – 2022″. Kjo ngjarje gjithashtu përkrahet nga korniza e projektit “Promovimi i punës së denjë përmes forcimit të menaxhimit të sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe dialogut social në Kosovë”, i cili implementohet nga UNOPS dhe financohet nga Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim (Sida) përmes Ambasadës së Suedisë në Prishtinë”.

Qëllimi i Çmimit të Gazetarisë për Varfërinë është të promovojë dhe të rrisë debatin për çështjet dhe shkaqet e varfërisë, dhe të ndikojë në mënyrë indirekte në zvogëlimin e varfërisë duke bërë presion te vendimmarrësit për ndryshimin e politikave. Njëkohësisht, iniciativa ka për qëllim të inkurajoj zgjidhje kreative për zvogëlimin e varfërisë duke caktuara prioritete konstruktive dhe duke iu drejtuar audiencës në mënyrë efikase.

Konkursi është i hapur për të gjithë gazetarët që janë banorë të Kosovës. Fituesit, autorë të storjeve më të mira do të shpërblehen me nga një çmim prej 1.000,00 € (një mijë euro) për pesë kategoritë si në vijim:

  • Video-storja e shkurtër më e mirë
  • Dokumentari më i mirë televiziv
  • Audio-storja më e mirë
  • Storja e shkruar më e mirë
  • Fotografia më e mirë

Afati i fundit për aplikim është: 3 tetor, 2022, ora 16:00. / KultPlus.com

Akademia e Animacionit Anibar hap thirrjen për aplikim për gjeneratën e gjashtë të animatorëve

Akademia e Animacionit Anibar ka hapur thirrjen për aplikim për gjeneratën e gjashtë të animatorëve, përcjellë KultPlus.

Programi i Akademisë së Animacionit Anibar është me fokus në animacionin narativë 2D duke përfshirë: 

  • Principet e animacionit
  • Dizajn të karaktereve e skenave
  • Zhvillim të storieve e storyboard-ave
  • Regji 
  • Montazhë
  • Editim të zërit

Për të qenë pjesë e Akademisë, të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë një tregim me 5 apo më shumë vizatime së bashku me portfolion në [email protected], si dhe të plotësojnë formën në këtë link: https://forms.gle/KesffbkihggQmdht8 

Afati i fundit për aplikim është: 5 Shtator. / KultPlus.com

Rrjeti YEA hap aplikimin për t’u bërë një Ambasador i Ri Evropian

Platforma e Ambasadorëve të Rinj Evropianë (YEA) është një rrjet krijues i aktivistëve të rinj të ardhshëm nga i gjithë Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia).

Rrjeti YEA është në kërkim të aktivistëve të rinj që janë të gatshëm të frymëzojnë ndryshime në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe BE-në.

Ju nuk keni nevojë të dini shumë për BE-në përpara se të aplikoni, por duhet të jeni gati për të mësuar dhe për të investuar kohën dhe talentin tuaj.

Ju duhet të jeni të interesuar si për aktivizmin në internet ashtu edhe për atë jashtë linje – nga mediat sociale, podkastet, webinarwt, te ngjarjet e jetës reale, veprimet e komunitetit etj.

Lënia e gjurmës suaj në botë si ambasador i ri evropian do të jetë detyra juaj.

YEA-të vijnë nga prejardhje të ndryshme, megjithatë ata të gjithë ndajnë një vizion të përbashkët: Ballkani Perëndimor i bashkuar në diversitet, duke mësuar për njëri-tjetrin dhe BE-në së bashku, duke ndjekur projekte kreative, duke fituar aftësi të reja, duke u lidhur nëpërmjet mediave sociale, duke organizuar ngjarje frymëzuese – gjithmonë të nxitur nga ideja se aktivizmi në rini është forca më e fuqishme e ndryshimit shoqëror.

Nisma YEAs u krijua në vitin 2020 si pjesë e Programit Rajonal të Komunikimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor – ËeBalkans.eu. 120 YEA u zgjodhën në 2020 dhe 2021 dhe ju mund t’i takoni të gjitha këtu: Njihuni me YEA-të

Tashmë të njohur në mesin e të rinjve në të gjithë rajonin si ‘PO’, këta liderë të rinj janë gjithashtu këtu për t’u treguar bashkëmoshatarëve të tyre më shumë rreth mundësive që ofron BE – për arsimim, zhvillim aftësish, udhëtime, avokim dhe shumë më tepër.

Më e rëndësishmja, YEA-të janë të hapura për të shkëmbyer ide dhe për të zhvilluar talentet e tyre – drejt ndryshimit frymëzues brenda komuniteteve të tyre, Ballkanit Perëndimor, në të gjithë BE-në dhe më gjerë.

Si një PO – ju jeni këtu për të krijuar versionin më të mirë të vetes dhe për t’ia treguar atë botës.

Aplikoni në https://webalkans.eu/en/yea/become-a-yea/ / KultPlus.com

Akademia e Animacionit Anibar hap thirrjen për aplikim për gjeneraten e pestë

Akademia e Animacionit Anibar ka njoftuar se ka hapur thirrjen për aplikim për gjeneraten e pestë.

Akademia e Animacionit ka për qëllim ofrimin e një programi të edukimit për ndërtimin e gjeneratës së re të animatorëve nga Kosova, duke i ekspozuar të rinjtë ndaj filmit të animuar si një formë e artit. Ky program shërben si program ekstra kurrikular për të interesuarit në animacion në Qytetin e Prishtinës dhe Pejës.

Programi do të zgjatë 6 muaj, përderisa studentët do të mësojnë gjashtë komponente të animacionit, duke përfshirë këtu:

Tregimi i animuar, Dizajni i animacionit, Parimet e animacionit, Bazat e Softuareve, Montimi dhe Editim i Zërit.

Për të aplikuar duhet dërguar një tregim me 5 ose më shumë vizatime (në formë të storyboard) në [email protected] si dhe porfolion me subjekt Aplikim për Akademinë e Animacionit.

Gjithashtu duhet të plotësohet forma në vegëzën e mëposhtme! https://forms.gle/9ZpgWKYsUabpjQPY6

Thirrja mbyllet me 15 Tetor 2021, në ora 00:00, ndërkaq aplikantët duhet të jenë së paku 16 vjeç. / KultPlus.com

Komuna e Prishtinës ka hapur thirrje për mbështetje të projekteve kulturore

Drejtoria e Kulturës në Komunën e Prishtinës ka hapur thirrjen e dytë të fazës së parë për aplikim për përkrahje për OJQ, biznese dhe individë, fokusi i të cilëve është fusha e kulturës, përcjellë KultPlus.

Në këtë thirrje mund të aplikojnë për përkrahje në fushën për:

• festivale
• mbështetje të aktiviteteve vjetore të organizatave dhe operatorëve kulturorë
• muzikë
• shoqëri kulturore artistike
• trashëgimi kulturore dhe turizëm

Objektivat e kësaj thirrjeje janë fuqizimi i krijuesve të pavarur, gjithëpërfshirje në pjesëmarrjen kulturore dhe artistike, mbështetja e institucioneve të pavarura, të përkrahen punët me përmbajtje feministe si dhe objektiva të tjera.

Vlera e përgjithshme e planifikuar e të dy thirrjeve për Fazën e I-rë është 300,000.00€. Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të ofrohet për një projekt është 500€, ndërsa shuma maksimale për një projekt është 14.000€.

Aplikimi është i hapur nga data 17.03.2020 deri më 07.04.2021 si dhe të gjitha hollësitë i gjeni në linkun  të cilin e ka shpërndarë Komuna e Prishtinës në faqen e saj zyrtare: https://tinyurl.com/ysyrrasr  / KultPlus.com

Projekti ‘’Gratë janë heroina’ hap thirrje për gratë, burrat e të cilave migruan gjatë viteve ’70 – 90′

“Gratë janë heroina” është projekti i cili po synon që në përmasa të mëdha të bëjë jehon në vendin tonë.

Ky projekt i cili tashmë është në fazën e parë të punës, ka hapur thirrje për gratë, burrat e të cilave u detyruan të migronin jashtë vendit nga vitet e 70-ta deri në vitet e 90-ta.

Do të intervistohen 50 gra nga vende të ndryshme të Kosovës të cilat do të tregojnë për jetën e tyre gjatë asaj periudhe. Përmes këtyre intervistave do të rrëfehet për vështirësitë që kanë hasur këto gra dhe në çfarë sfidash janë përballur ato në përkujdesjen e familjes pa prezencën e burrave.

Pasi të përfundojë intervistimi do të bëhet edhe realizimi i fotoportreteve të grave së bashku me një seri videosh të cilat do të përdoren për realizimin e një dokumentari që do të dëshmojë punën për këtë projekt.

Andaj të gjithë ju që njihni “gra heroina” që kanë kaluar këtë sfidë dhe mund të bëhen pjesë e projektit përmes rrëfimit të tyre, mund të lajmëroheni te Rina Statovci apo te Gaz Ejupi.  / KultPlus.com

KMLDNJ thirrje Qeverisë për ndihmë ndaj grupeve margjinale: Nuk janë respektuar standardet për të drejtat e njeriut

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut kanë reaguar ndaj Qeverisë të Kosovës, duke kërkuar një kujdes më të madh për grupet e margjinalizuara, të cilave vlerësohen se nuk u janë përmbushur standardet minimale për respektim të të drejtave të njeriut, shkruan KultPlus.

Ky Këshill i cili merret me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut nëpërmjet kësaj kërkese thërret Qeverinë e Kosovës të intervenojë shpejt në mënyrë që grupet e margjinalizuara të mos privohen nga të drejtat që iu takojnë e që deri më tani nuk ka qenë krejtësisht në përputhje me standardet, qoftë edhe minimale për respektimin e të drejtave të njeriut”, ka reaguar KMLDNJ.

Tutje, ata kanë shtuar se institucionet qeverisëse duhet të ndihmojnë pjesëtarët e grupeve të margjianlizuara qoftë edhe duke i liruar nga pagesat e detyrimeve dhe shërbimeve komunale, duke potencuar se komuniteti serb i Kosovës nuk i paguan ato fare. Poashtu është kërkuar edhe pajisja e këtyre grupeve me lëndë djegëse nga qeveritë lokale meqë jemi në prag të dimrit.

Ky Komision ka përmendur edhe kategoritë e grupeve të margjinalizuara të cilat janë në gjendje të rëndë.

“Grupet e cenueshme, sikur të moshuarit, të sëmurët me sëmundje kronike, kategoritë e skemës sociale janë në gjendje të rëndë. Edhe kategoritë e dala nga lufta nuk janë aspak në gjendje të mirë. Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit vuajnë nga një mungesë e përkujdesjes së shtuar e që reflekton në përkeqësim të gjendjes ekonomike sikur edhe thellim të vuajtjeve shpirtërore”, shkruan KMLDNJ.

Poashtu ata nuk kanë lënë anash as komunitetin rom, ashkali dhe egjiptas, duke theksuar se me masat e reja kufizuese iu janë vështirësuar veprimtaritë e tyre për mbijetesë.

“Sipas informatave të KMDLNj-së nga terreni, pjesëtarët e komunitetit romë janë në gjendje shumë të rëndë materiale për shkak të papunësisë së madhe dhe diskriminimit që iu është bërë më herët në këtë aspekt e që është arsyetuar me mungesën e shkollimit ndonëse numri i të punësuarve romë ka qenë simbolikë edhe aty ku nuk ishte kërkuar ndonjë kualifikim profesional”, kanë shtuar ata.

KMDLNj poashtu ka bërë thirrje për institucionet e Kosovës që të ndalin proceset e përmbarimit për individë që nuk kanë asnjë mundësi t’i shlyejnë detyrimet e mëparshme. /KultPlus.com

Misioni i OSBE-së në Kosovë, thirrje për artistët në fushën e arteve pamore

Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe alumnat e Akademisë së Dialogut po fillojnë projektin “Togetherness”, një fushatë në internet për të promovuar vlerat e bashkimit dhe mbështetjes, pavarësisht nga ndryshimet, dhe për të nxitur bashkëpunimin midis grave dhe burrave të rinj të interesuar në fushën e arteve pamore.

“Ne u bëjmë thirrje individëve krijues nga zonat e mbuluara nga Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Misioni i OSBE-së në Serbi që të paraqesin punën e tyre në temë nga një larmi mediash duke përfshirë: fotografinë, pikturën, videon, artin dixhital 2D dhe artin interaktiv. Dorëzimet do të bëhen pjesë e një ekspozite në internet nga Akademia e Dialogut dhe mbështetur nga DokuFest, me çmime të caktuara për tre veprat më të mira të artit”, thuhet në njoftim. / KultPlus.com

Thirrje për të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët kanë ndihmuar hebrenjt

Kosovo Jewish Organization bën thirrje për të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët kanë materiale, informata apo dëshmi tjera të familjeve hebreje të cilat i kanë strehuar gjatë luftës së dytë botërore të lajmërohen në organizatë, shkruan KultPlus.

Thirrjen e kanë bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tyre personale.

”Thirrje
Të nderuar qytetarë të Repubikës së Kosovës,
dihet që gjatë Luftës së Dytë Botërore, shumë hebrenjë të përndjekur nga nazistët kanë gjetur strehim dhe shpëtim në tokat dhe shtëpitë tona(të të parëve tanë).

Ne si organizatë ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve te Repubilkës së Kosovës pa dallim feje apo etnie të cilët kanë informata, materiale apo dëshmi tjera që familjet e tyre kanë strehuar – shpëtuar hebrenjë gjatë Luftës së Dytë Botërore,
të na lajmërohen në inbox,
ose në email:
[email protected]

Historitë e treguara do të inqizohen, botohen dhe do të arhivohen.
Në këtë mënyrë ne nuk do ta lëm të harrohet një e kaluar e ndritur e popullit tonë gjithashtu do ta theksojmë edhe më tepër lidhjen mes popullit hebrej dhe popullit të Kosovës’
‘, thuhet në njoftimin. / KultPlus.com