MKRS hapë thirrjen për pjesëmarrje në Panairin e Rinisë në Prishtinë


Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se është hapur thirrja për pjesëmarrje në Panairin e Rinisë i cili do të mbahet në Prishtinë më datë 25 gusht, përcjell KultPlus.

Ky panair i cili pritet të mbahet më datë 25 gusht nga ora 11:00, ofron hapësirë për të rinjtë që të paraqesin veprimtarinë e tyre dhe të rrjetëzohen me institucionet publike, sektorin privat dhe organizatat.

Nëse jeni artistë, artizanë, ndërmarrës apo krijues të rinj (15 – 24 vjeç), inkurajoheni të aplikoni për të siguruar hapësirë.

Shembuj që mund të ekspozohen janë krijimtaritë në fushën e artit, artizanate të ndryshme, punëdore, gastronomi, teknologji informative, prodhimtari, si dhe fusha të tjera që reflektojnë punën dhe angazhimin tuaj.

Plotësoni formularin e aplikimit deri më 13 gusht.
https://shorturl.at/uzKNO

Kjo ngjarje organizohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe mbështetet nga UNICEF në Kosovë. / KultPlus.com

Thirrje për aplikim, punëtori me mjeshtren e kukullave Ayten Ogutcu

TQP Dodona në bashkëpunim me OJQ Studio Antigona & M organizojnë punëtori katër ditore për mjeshtërinë e kukullave në teatër me mjeshtren e kukullave nga Turqia, Ayten Ogutcu dhe fton artistët e teatrit, artistët vizualë, studentët e arteve dhe të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për pjesëmarrje në punëtorinë që do të mbahet prej 25-28 nëntor, 2019, në hapësirat e TQP Dodona.

Për të aplikuar, ju duhet të dërgoni një biografi të shkurtër dhe një letër motivimi për të marrë pjesë në këtë punëtori, në [email protected] me titullin APLIKIM PËR PUNËTORI.

Afati për aplikim është deri më 15 nëntor, 2019.

Gjatë katër ditëve të kësaj punëtorie, pjesëmarrësit do të njoftohen me llojet e ndryshme të kukullave në teatër dhe teknikat e aplikimit të tyre, fazat nëpër të cilat bëhet realizmi i kukullave, duke filluar nga skicimi i tyre deri të animimi apo manipulimi i tyre. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi që të mësojnë për anën teorike dhe praktike të realizimit të kukullave. Punëtoria do të mbahet në gjuhën angleze, por do të ketë edhe përkthim në shqip.

Ayten Ogutcu është mjeshtre e kukullave, skenografe dhe ligjëruese e dramës dhe teatrit të kukullave. Ka kryer studimet BA në skenografi dhe MA në teatër të kukullave në Universitetin Dokuz Eylul në Izmir, Turqi. Ka bërë dizajnimin dhe realizimin e kukullave për shfaqje në Teatrin Kombëtar të Turqisë, Teatrin e Kukullave të Katarit dhe shumë teatro tjera në Turqi dhe Bullgari. Ka punuar në shumë teatro edhe si skenografe dhe kostumografe. Për disa vite, ajo ka punuar si koordinatore e punëtorive në festivalin e kukullave “Izmir International Puppet Days” në Izmir. Aktualisht, Ayten Ogutcu është ligjëruese e Skenografisë në Degën e Arteve Skenike në Universitetin Dokuz Eylul, si dhe mban kurse dhe punëtori për mjeshtërinë e kukullave, për fëmijë dhe të rritur. / KultPlus.com