Kombëtarja e Kosovës është duke e zhvilluar sonte ndeshjen më të rëndësishme të edicionit të ri në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” kanë vizituar Greqinë, në duelin e vlefshëm për Grupin 2 të Ligës C.
Tifozët grekë kanë nisur me provokimet e tyre ndaj Kosovës dhe tifogrupit “Dardanët”.
Njëri nga tifozët e Greqisë ka shfaqur një flamur në të cilin shihet harta e Kosovës e mbuluar me flamurin serb.
Grekët këtë flamur e kthyen kah sektori ku janë të vendosur “Dardanët”./Express/ KultPlus.com