Kombëtarja e Kosovës është duke e zhvilluar sonte ndeshjen më të rëndësishme të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.
Në stadiumin “Panthessaliko”, Kosova është duke u përballur me Greqinë. Ndeshja ka filluar në ora 20:45.
Megjithatë, në Volos nuk ka aspak atmosferë miqësore ose sportive.
Përveç se e fishkëllyen himnin e shtetit të Kosovës dhe provokuan me vendosjen e flamurit serb, tifozët grekë nuk po i lënë rehat as futbollistët e Kosovës.
Nga fillimi i ndeshjes, grekët po i drejtojnë laserët te futbollistët “Dardanë”. Kjo padyshim se i pengon futbollistët e Kosovës, pasi i dekoncentron ata.
“Demokracia” së fundi ka raportuar se disa tifozë grekë më shumë rëndësi po u japin kosovarëve duke i provokuar ata, sesa lojës në fushë.
Sipas mediumit në fjalë, disa tifozë grekë tani ia kanë mësyer kalimit të rrethojave të stadiumit në afërsi të tribunës së “Dardanëve”. / KultPlus.com