Osmani për shkrimin e saj në Financial Times: E emocionuar të jem krahas Kaja Kallas dhe grave të tjera frymëzuese

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se është e emocionuar që kontribuoi në Financial Times dhe Profile Books mbi demokracinë, krahas kryeministres estoneze, Kaja Kallas, dhe shumë grave të tjera frymëzuese në mbarë botën.

Osmani theksoi se në shkrimin e saj personal “shënimet personale të një fëmijë të kohës së luftës për demokracinë”, reflekton rrugëtimin e Kosovës dhe forcën e qëndrueshëm të demokracisë.

“Është një thirrje për veprim, për të mbrojtur vlerat demokratike dhe për të njohur rolin jetësor që gratë luajnë në këto përpjekje”, shkroi Osmani.

Rama ndan artikullin e ‘Financial Times’: Përvoja unike e udhëtimit nëpër Shqipëri

Prestigjiozja “Financial Times” i ka kushtuar një reportazh Shqipërisë, duke ndarë një përvojë unike të përjetimit nga udhëtarët e reporterët që kanë vizituar vendin tonë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale reportazhin e “Financial Times”, i cili sjell përjetime përmes qyteteve antike, rrënojave arkeologjike e objekteve të kultit, të staneve në malësi dhe të traditave shpirtërore.

“Reportazhi përcjell një stili jetese e mikpritjeje që për fat vendi ynë ende e ruan fort”, u shpreh Rama.

Përmes këtij reportazhi “Financial Times” përcjell një udhëtim në sitet e mbrojtura nga UNESCO, si Berati, Gjirokastra e Butrinti, përjetime nga Apolonia antike, jeta në zonat malore të vendit për t’u kthyer te zhvillimi i kryeqytetit, Tiranës.

“Vendi është magjepsës dhe i bukur, dhe njerëzit janë jashtëzakonisht miqësorë. Vendet antike si Butrinti dhe Apolonia kanë disa nga rrënojat më të bukura klasike në Mesdhe. Në brendësi, malet shpalosen në distanca të gjata, me qytetet e lashta osmane që komandonin luginat e tyre. Rrugët janë të mira, po ashtu dhe restorantet. Por, udhëtimi këtu ishte si nëpër dekada. Nganjëherë Shqipëria ndihej si Europa e stërgjyshërve tanë – karroca me kuaj, barinj që kullosin tufat, burra që korrin grurin me dorë dhe thithin bykun”, shkruan ndër të tjera “Financial Times”.

Për “Financial Times”, Tirana është një qytet më simpatik sesa thonë njerëzit për të.

“Ka kafene me tarraca në natyrë, një sallë të bukur koncertesh, një muze të madh arkeologjik dhe disa muze modernë tërheqës që katalogojnë idiotizmin dhe tmerret e periudhës komuniste. Por, isha i lumtur që dola nga qyteti në peizazhe të gjera rurale”, thuhet ndër të tjera në këtë reportazh./atsh/KultPlus.com

Elon Musk shpallet ‘Njeriu i Vitit’ nga revista Times

Elon Musk, i cili konsiderohet të jetë njëri ndër njerëzit më të pasur në botë, është vlerësuar si personi me më së shumti ndikim për vitin 2021 nga revsita prestigjioze “The Times”, përcjell KultPlus.

“Personi i vitit përpos ndikimit të tij të jashtëzakonshëm që ka pasur në Tokë, ai gjithashtu shënoi edhe ndikim në jetën jashtë Tokës”, ka shkruar kryeredaktori i Times, Edward Felsenthal.

“Në vitin 2021, Musk u shfaq jo vetëm si personi më i pasur në botë, por edhe si ndoshta shembulli më i pasur i një ndryshimi masiv në shoqërinë tonë”. Ishte me të vërtetë një vit i madh për Musk, i cili tërhoqi vëmendjen për t’u bërë personi më i pasur në botë pjesërisht për shkak të rritjes së çmimit të aksioneve të Tesla.

Elon Musk Uses the 85 Percent Rule to Help Staff Increase Productivity With  Less Energy | Inc.com

Me SpaceX, Musk nisi misionin e parë ndonjëherë në orbitën e Tokës me një ekuipazh prej vetëm turistësh dhe pa astronautë profesionistë.

Kjo traditë nga revista “Times” filloi në vitin 1927, ku edhe filluan që të zgjidhnin “Njeriun e Vitit”, dhe që nga atëherë kjo gjë nuk ka ndryshuar.

Gjatë viti të kaluar, ndikimi i një grupi, lëvizjeje ose ideje që pati ndikim më të madh në vit konsiderohej të ishin Joe Biden dhe Kamala Harris.

Megjithatë, zgjedhja vjetore nuk konsiderohet domosdoshmërisht një nder, pasi përzgjedhja mund të ketë pasur ndikim negativ. Për shembull, Adolf Hitler u emërua Njeriu i Vitit në 1938. /KultPlus.com