Triumfi në shkallë globale, Fadil Berisha në billbordet e “Times Square”

Padiskutim një nga fotografët më të mirë në Shqipëri e Kosovë është emri i Fadil Berishës, shkruan KultPlus.

Fotografi i cili banon dhe punon në Nju Jork të SHBA-ve, ka realizuar sete fotografike për figura shqipe dhe sigurisht për njerëz të famshëm e ndërkombëtarë.

Triumfi i tij është i dukshëm në një shkallë globale pasi Nju Jorku sapo është mbuluar me imazhe të tij.

Ai ka shpërndarë një set fotografish në rrjetet social, duke përfshirë edhe atë me bilbordet në Times Square me foton e emrin e tij.

Një biznes teknologjik me emrin Nasdaq që promovon rritje dhe prosperitet gjithëpërfshirës duke hapur mundësi për tregje dhe ekonomi të të gjitha madhësive, është përgjegjës për përfshirjen e tij në këtë billboard.

“Faleminderit për mikpritjes Nasdaq”, ka shkruar fotografi shqiptar në mbishkrimin e fotografive në Instagram. /KultPlus.com

Loredana shfaqet në ‘billboardin’ e Times Square në New York

Një prej emrave më të përfolur në tregun e muzikës, këngëtarja shqiptaro-gjermane, Loredana, po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Fama e saj ka përshirë një treg më të gjerë.

Suksesin e radhës, Loredana e shënoi duke u shfaqur në ‘billboardin’ gjigant të Time Square në New York.

Fotografia e saj në sheshin e qytetit amerikan u publikua nga Spotify dhe nuk vonoi dhe reperja e ka ripostuar në llogarinë e saj në Instagram.

Loredana është një prej artisteve që sjell më së shumti projekte gjatë vitit duke qenë kështu gjatë gjithë kohës nëpër top listat më të njohura.

Projekti i saj i fundit është bashkëpunimi me reperin shqiptar, Noizy “Heart attack” që është kthyer në një hit veror. / KultPlus.com

Bebe Rexha këndon drejtpërdrejtë, transmetohet në Time Square

Këngëtarja e famshme shqiptare, Bebe Rexha ka shpërndarë në rrjete sociale performancën e saj të drejtpërdrejtë, shkruan KultPlus.

Bebe ishte e pranishme në mëngjesin e sotëm në Serinë e koncerteve të ”Good Morning America”, e që performanca e saj u transmetua edhe në sheshin e famshëm të Nju Jorkut, Time Square.

Ajo interpretoi drejtpërdrejtë këngën e saj të njohur, “Baby I’m Jealous”, një sekuencë prej së cilës e ka shpërndarë në instagram.

 “E dua këtë version shumë 😭😭 Faleminderit @goodmorningamerica që më kishit sot në mëngjes për ta kënduar versionin e parë natyral për “Bab I’m Jealous. A duhet ta vendos në transmetim?”, ka shkruar Rexha.

KultPlus ua sjell videon ku ylli shqiptar performon mrekullueshëm:

https://www.instagram.com/p/CIY13tPF7vE/?igshid=2ypd9xze8y2l&fbclid=IwAR0-KHCgi6_8ZmENugROLdw2QiFriTAJuT7g3ZMCDx1aD1FcZvBfY0MgS94 . / KultPlus.com

Bebe Rexha shfaqet në ekranin më të famshëm në botë (FOTO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka zënë vend në njërin nga ekranet më të famshme në botë, atë të Times Square-t që gjendet në New York, shkruan KultPlus.

Kënga e saj e fundit “Baby I’m jealous”, bashkëpunim me Doja Cat është promovuar në ekranet e New Yorkut.

Lajmi është bëri i ditur nga vetë Rexha e cila në rrjetin social Instagram ka publikuar disa fotografi të ekraneve.

“Çmenduri… Times Square! Faleminderit @spotify”, ka shkruar Bebe Rexha në Instagram./ KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/CGI5QRvFxAf/?utm_source=ig_embed

Dua Lipa shfaqet në ekranin më të famshëm në botë (Foto)

Pop ylli 25-vjeçar, Dua Lipa, është njëra ndër protagonistet që zuri vend në njërin ndër ekranet më të famshme në botë, atë të Times Square-t që gjendet në New York, shkruan KultPlus.

Në fotografi shihet Dua Lipa së bashku me DaBaby, me të cilin këngëtarja shqiptare ka bashkëpunuar për projektin e fundit muzikor, ‘Levitating’.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë këngëtarja e cila ka postuar disa fotografi në rrjetin social Facebook.

‘NY Times Square – Jemi me ‘Levetating’ (nëse dikush e di kush e mori këtë lmk që t’i jap kreditet)”, ka shkruar 25 vjeçarja në Facebook./ KultPlus.com

https://www.facebook.com/DuaLipa/posts/3373429839409576

Pas 114 vjetësh, festa e Viti të Ri nuk do të pritet në “Times Square”

“Times Square” i Nju Jorkut do t’i japë lamtumirën vitit 2020 pa festimet e zakonshme me grumbuj njerëzish që bllokojnë rrugët për Vitin e Ri, shkruan DailyMail, përcjell KultPlus.

Këtë vit “Times Square” do të rrethohet nga Policia e Nju Jorkut më 31 Dhjetor. Ndërkaq organizatorët po planifikojnë një ngjarje virtuale dhe një aplikacion ku njerëzit mund të ndjekin numërimin për 2021 nga larg.

Aleanca “Times Square”, e cila drejton ngjarjen, tha se vetëm një grup shumë i kufizuar i njerëzve do të lejohen të hyjnë në shesh për qëllime transmetimi.

 “Do të ketë disa aktivitete të distancuara nga shoqëria në “Times Square”, por do të jetë kryesisht për transmetim te audienca”, tha Tim Tompkins, Presidenti i Aleancës Times Square, për New York Post.

Jamestown, i cili zotëron One Times Square, ka ndërtuar një botë virtuale të Time Square dhe një aplikacion për të transmetuar numërimin e Vitit të Ri. Aplikacioni do të lejojë që njerëzit nga e gjithë bota të përjetojnë momentin.

Kremtimi i Vitit të Ri në Times Square është ndër më të mëdhatë në botë, duke tërhequr zakonisht rreth një milion njerëz në rrugët e qendrës së Manhatanit, me më shumë se një miliard përcjellje në televizion./KultPlus.com

Meriton Rraci pushton ekranin gjigand të Times Square-it

Meriton Rraci ishte ndër protagonistët e ditës së sotme që zuri vend në njërin ndër ekranet më të famshme në botë, atë të Times Square-t që gjendet në Neë York, shkruan KultPlus.

Në fotografi, Meriton shihet me Fjolla Rracin e cila në mënyrë vullnetare ndihmon fëmijët e të rriturit me sindromin Doën dhe ata me autizëm.

Ndërkaq, lajmin e bëri të ditur vetë Fjolla përmes një postimi në rrjetin social Faceook,

Meriton Rraci, pasha ket’ ditë e ket’ dritë, sot Neë York-un e mu tan’ jetën na ki zbukure! Jetës, zemrës e çdo kromozoni tond kam me ju përkul’ dej sa ma frym s’marr!’, ka shkruar Fjolla në mbishkrimin e fotografisë, / KultPlus.com

Fotografia e vogëlushit shqiptar ‘pushton’ ekranin gjigant të Times Square

 

Vogëlushi nga Kosova, Beni Godeni ka qenë protagonist i ditë së djeshme në New York. Fotoja e tij është publikuar gjatë gjithë ditës në ekranin gjigant të “Times Square”.

Në njërën nga fotografitë, Beni shihet bashkë me Fjolla Rracin, që në mënyrë vullnetare ndihmon fëmijët dhe të rriturit me Sindromën Down dhe ata me autizëm.

Fotografia e pesëvjeçarit Beni Godeni u përzgjodh në mesin e 100 më të mirave në konkursin e përvitshëm të Shoqatës Ndërkombëtare të Sindromës Down./Gazeta Liberale / KultPlus.com