11 këngët thelbësore të Tina Turner (VIDEO)

Si shumica e ikonave më të mëdha pop, Tina Turner, e cila vdiq më 24 maj të këtij viti në moshën 83 vjeçare, kishte më shumë se një karrierë të thjeshtë.

Ajo filloi si një këngëtare R&B dhe si një kërcimtare e pakapërcyeshme, që bashkë me bashkëshortin e saj Ike, bëri shfaqjen më të emocionueshme në skenë, anëtare e James Brown. Pastaj ajo u bë një heroinë rok, që këndoi në turne me Rolling Stones dhe shërbeu si Rregjina e Acidit për grupin The Who. Dhe në fund ajo u bë e mbijetuara përfundimtare – gruaja e abuzuar që e braktisi burrin e saj dhe, pa kërkuar falje, mori një kurorë vetëm për vete, shkruan The New York Times, transmeton KultPlus.

Këtu janë disa nga momentet më të mëdha muzikore të Tina Turner.

Ike dhe Tina Turner, “A Fool in Love” (1960)

Hitet e hershme R&B të Ike dhe Tina janë momente elektrizuese të fuqisë muzikore të papërpunuara, por retrospektivisht ato gjithashtu janë thellësisht të shqetësueshme në përmbajtjen e tyre lirike. Singlli i parë i duetit paraqet vokalin e shënuar të Tinës dhe e lë të këndojë për një marrëdhënie të trazuar në të cilën burri i saj e keqtrajton dhe “më bën të buzëqesh edhe pse zemra ime vuan”, megjithatë ajo ende premton të “bëj çdo gjë që ai dëshiron”. Fjalët janë shkruar nga Ike Turner, i cili ka kredi të vetme si autor i këngëve.

Ike & Tina Turner, “I Idolize You” (1960)

Tekst më i çuditshëm dhe i pakëndshëm: Tina pranon jo dashurinë, por adhurimin dhe thotë se në këmbim, “vetëm pak vëmendje, ti e di, do të më ndihmojë të kaloj”. Qarja e thellë e Tinës mbi një linjë basi kërcuese ishte tingulli më i seksit dhe më i pakontrolluar në muzikë në atë kohë, por është pothuajse e pamundur të dëgjosh këto këngë tani pa nxirë fytyrën nga spektakli i tmerrshëm që Tinë më vonë do të përshkruante për martesën e saj me Ike.

Ike dhe Tina Turner, “It’s Gonna Work Out Fine” (1961)

Hiti më i madh i viteve të hershme të Ike & Tina – ai shkoi në vendin e dytë në tabelën R&B të Billboard dhe u rendit në Top 20 pop – është një rutinë më e lehtë për një çift që ngulmon në problemet e tyre. Përsëri, epo. Por të paktën këtë herë kënga nuk ishte e Ike. Ai u shkrua nga Rose Marie McCoy së bashku me Joe Seneca dhe James Lee, dhe dyshja R&B Mickey & Sylvia u përfshinë në regjistrim.

Këngë tjetër është ajo “River deep-mountain high” e vitit 1966.

Phil Spector e kishe parë drejtpërdrejtë këtë shfaqje me një energji të lartë. Ajo regjistroi ketë këngë të shkruar nga Jeff Barry dhe Ellie Greenëich,në bashkëpunim më labelin, Philles. Kjo këngë cilësohet si dështim, gjë që bëri që albumi që mban të njëjtin titull, të vonohej të dilte në treg për 3 viteve.

Këngë  tjetër kemi Ike dhe Tina Turner, me “Proud Mary”, 1971

Për të prezantuar këtë hit, Tina u shpreh: “Ne kurrë nuk bëjmë asgjë të këndshme dhe të lehtë. Ne e bëjmë gjithmonë mirë dhe ashpër.”

Kemi Ike dhe Tina Turner, “Nutbush City Limits” ,1973

Tina si kantautore e vlerësuar tregon për herë të parë historinë e saj, duke treguar edukimin e saj në fshatin Tennessee, ku tregon se shkonte në fushë gjatë ditëve të javës. Kënga tregon një përfytyrim, duke mos imagjinuar kurrë një jetë përtej thjeshtësisë së qytetit të vogël.

“The Acid Queen” 1975

Këngë që ishte pjesë e versionit filmik “Tommy”,ku Tina luan rolin e ”ciganës’ .Ajo përdor seks dhe drogë për të kuruar djalin. Tina pas kësaj, del si simbol i seksit dhe famës botërore. Pak kohë pas kësaj ajo u largua nga Ike.

“What’s Love Got to Do With It”, 1984

Kjo këngë doli kur Tina ishte diku 40 vjeçare dhe marka e saj ishte mbijetesa. Këngët ne albumin “Privat Dancer”, u shkruan kryesisht nga burrat, por u përshtaten në mënyrë të përkryer me rolin e një gruaje të pavarur që nuk heq dorë nga të qenurit vetëm. Kjo këngë tregon historinë e një gruaje me zemër të thyer, e cila dhe pse tundohet ka frikë të provojë dashurinë përsëri.

“Better Be Good to Me” ,1984

U shkrua nga Holly Knight dhe u publikua nga grupi i saj Spider. Paraqet një kërkesë të sigurtë dhe sfiduese për një burrë. Ajo lëshon vargun e vrullshëm “Should I ?”,pra “Duhet unë ?”

“We Don’t Need Another Hero (Thunderdome)” ,1985

Kënga në aspektin tematikë është muzikë e pastër e viteve 80.Kostumin e bardhë që vesh Tina në këtë videoklip, ajo e mban.

“The Best” ,1989

Këngë e regjistruar fillimisht nga Bonnie Tyler. ”The best” është këngë lavdërimi për një të dashur. Mirëpo nëse mbylli sytë është kënaqësi për vete. Ashtu siç shprehet Tina:” “Ti je thjesht më i miri, më i mirë se të gjithë të tjerët”. / KultPlus.com

85 vite nga lindja e Tina Turner, këngëtarja e njohur amerikane

Në një pllakë metalike para dyerve të pronës së Tina Turnerit shkruan “Vor 12.00 Uhr nicht läuten, keine Lieferungen”, që nga gjermanishtja ka kuptimin: “As mos të shkojë mendja ta shqetësosh Tina Turnerin para mesditës”.

Ajo ishte simboli i qëndresës së rock’n’rollit për 50 vjet. “Proud Mary” i saj ishte 175 për qind më i gjatë se origjinali. Ajo u bë yll me Ike Turnerin në të 20-at, i iku abuzimit të tij në të 30-at, luftoi për shtegun e saj në krye të listave të popit në të 40-at, dhe i ra botës përqark në të 60-at.

“Nuk këndoj. Nuk vallëzoj. Nuk i vesh rrobat më të mira”, pati thënë gjatë viteve të fundit. Edhe paruka e saj – “pjesë esenciale e pamjes së Tina Turnerit”, siç ka shkruar në memoarin e saj të paradokohshëm – nuk është më e rregulluar me përpikëri si më përpara.

Edhe më 2009, teksa po e vazhdonte hovin e ditëve të fundit të turneut të saj “Tina! 50th Anniversary”, ajo po fantazonte, thënë sinqerisht, për ridekorimin e shtëpisë së saj.

Krejt këtë pjesë të jetës e kishte jetuar si Ike, por më pas e zaptoi jetën e saj të përnjëmendtë.

“Thjesht u lodha duke kënduar dhe duke i bërë të gjithë të lumtur. Kjo është e gjitha që kam bërë në jetën time”.

Turner vdiq në moshën 83-vjeçare në shtëpinë e saj në Küsnacht afër Zyrihut, Zvicër. / KultPlus.com

11 këngët thelbësore të Tina Turner (VIDEO)

Si shumica e ikonave më të mëdha pop, Tina Turner, e cila vdiq më 24 maj të këtij viti në moshën 83 vjeçare, kishte më shumë se një karrierë të thjeshtë.

Ajo filloi si një këngëtare R&B dhe si një kërcimtare e pakapërcyeshme, që bashkë me bashkëshortin e saj Ike, bëri shfaqjen më të emocionueshme në skenë, anëtare e James Brown. Pastaj ajo u bë një heroinë rok, që këndoi në turne me Rolling Stones dhe shërbeu si Rregjina e Acidit për grupin The Who. Dhe në fund ajo u bë e mbijetuara përfundimtare – gruaja e abuzuar që e braktisi burrin e saj dhe, pa kërkuar falje, mori një kurorë vetëm për vete, shkruan The New York Times, transmeton KultPlus.

Këtu janë disa nga momentet më të mëdha muzikore të Tina Turner.

Ike dhe Tina Turner, “A Fool in Love” (1960)

Hitet e hershme R&B të Ike dhe Tina janë momente elektrizuese të fuqisë muzikore të papërpunuara, por retrospektivisht ato gjithashtu janë thellësisht të shqetësueshme në përmbajtjen e tyre lirike. Singlli i parë i duetit paraqet vokalin e shënuar të Tinës dhe e lë të këndojë për një marrëdhënie të trazuar në të cilën burri i saj e keqtrajton dhe “më bën të buzëqesh edhe pse zemra ime vuan”, megjithatë ajo ende premton të “bëj çdo gjë që ai dëshiron”. Fjalët janë shkruar nga Ike Turner, i cili ka kredi të vetme si autor i këngëve.

Ike & Tina Turner, “I Idolize You” (1960)

Tekst më i çuditshëm dhe i pakëndshëm: Tina pranon jo dashurinë, por adhurimin dhe thotë se në këmbim, “vetëm pak vëmendje, ti e di, do të më ndihmojë të kaloj”. Qarja e thellë e Tinës mbi një linjë basi kërcuese ishte tingulli më i seksit dhe më i pakontrolluar në muzikë në atë kohë, por është pothuajse e pamundur të dëgjosh këto këngë tani pa nxirë fytyrën nga spektakli i tmerrshëm që Tinë më vonë do të përshkruante për martesën e saj me Ike.

Ike dhe Tina Turner, “It’s Gonna Work Out Fine” (1961)

Hiti më i madh i viteve të hershme të Ike & Tina – ai shkoi në vendin e dytë në tabelën R&B të Billboard dhe u rendit në Top 20 pop – është një rutinë më e lehtë për një çift që ngulmon në problemet e tyre. Përsëri, epo. Por të paktën këtë herë kënga nuk ishte e Ike. Ai u shkrua nga Rose Marie McCoy së bashku me Joe Seneca dhe James Lee, dhe dyshja R&B Mickey & Sylvia u përfshinë në regjistrim.

Këngë tjetër është ajo “River deep-mountain high” e vitit 1966.

Phil Spector e kishe parë drejtpërdrejtë këtë shfaqje me një energji të lartë. Ajo regjistroi ketë këngë të shkruar nga Jeff Barry dhe Ellie Greenëich,në bashkëpunim më labelin, Philles. Kjo këngë cilësohet si dështim, gjë që bëri që albumi që mban të njëjtin titull, të vonohej të dilte në treg për 3 viteve.

Këngë  tjetër kemi Ike dhe Tina Turner, me “Proud Mary”, 1971

Për të prezantuar këtë hit, Tina u shpreh: “Ne kurrë nuk bëjmë asgjë të këndshme dhe të lehtë. Ne e bëjmë gjithmonë mirë dhe ashpër.”

Kemi Ike dhe Tina Turner, “Nutbush City Limits” ,1973

Tina si kantautore e vlerësuar tregon për herë të parë historinë e saj, duke treguar edukimin e saj në fshatin Tennessee, ku tregon se shkonte në fushë gjatë ditëve të javës. Kënga tregon një përfytyrim, duke mos imagjinuar kurrë një jetë përtej thjeshtësisë së qytetit të vogël.

“The Acid Queen” 1975

Këngë që ishte pjesë e versionit filmik “Tommy”,ku Tina luan rolin e ”ciganës’ .Ajo përdor seks dhe drogë për të kuruar djalin. Tina pas kësaj, del si simbol i seksit dhe famës botërore. Pak kohë pas kësaj ajo u largua nga Ike.

“What’s Love Got to Do With It”, 1984

Kjo këngë doli kur Tina ishte diku 40 vjeçare dhe marka e saj ishte mbijetesa. Këngët ne albumin “Privat Dancer”, u shkruan kryesisht nga burrat, por u përshtaten në mënyrë të përkryer me rolin e një gruaje të pavarur që nuk heq dorë nga të qenurit vetëm. Kjo këngë tregon historinë e një gruaje me zemër të thyer, e cila dhe pse tundohet ka frikë të provojë dashurinë përsëri.

“Better Be Good to Me” ,1984

U shkrua nga Holly Knight dhe u publikua nga grupi i saj Spider. Paraqet një kërkesë të sigurtë dhe sfiduese për një burrë. Ajo lëshon vargun e vrullshëm “Should I ?”,pra “Duhet unë ?”

“We Don’t Need Another Hero (Thunderdome)” ,1985

Kënga në aspektin tematikë është muzikë e pastër e viteve 80.Kostumin e bardhë që vesh Tina në këtë videoklip, ajo e mban.

“The Best” ,1989

Këngë e regjistruar fillimisht nga Bonnie Tyler. ”The best” është këngë lavdërimi për një të dashur. Mirëpo nëse mbylli sytë është kënaqësi për vete. Ashtu siç shprehet Tina:” “Ti je thjesht më i miri, më i mirë se të gjithë të tjerët”. / KultPlus.com

Askush nuk ishte si Tina Turner

U trondita nga vdekja e saj. Ata thonë se ajo ishte 83? Askush nuk mashtrohet nga kjo. Përbërësit e bënë atë të dukej e pavdekshme. Për shtatë dekada të krijimit të muzikës, të gjitha përziheshin në të. Ajo energji. Vinte prej saj – nga këmbët, kofshët, duart, krahët, supet, nga flokët e saj, nga goja e saj. Të jetosh kaq plotësisht, në mënyrë galaktike, kaq ngjitëse, me aq shumë guxim, çiltërsi, zell dhe, po, me energji sa kur të vdesësh askush nuk do ta besojë kurrë

Nga Wesley MORRIS

Ajo magjepsi publikun sikur të ishte mrekulli e botës, duke sjellë energjinë e saj unike në këngët për mbijetesën, lirinë dhe trimërinë. Është e vështirë të besohet se ajo nuk është më. Kopertina e librit “I, Tina” është duke u shkatërruar. Sa herë që e hap, një faqe e re shkëputet nga libri. Mbrëmë, ishte faqja 37 ajo që ra. Aty ku Tina Turner është duke folur për këngët që i lanë më së shumti përshtypje si fëmijë. “Tweedle Dee” i LaVern Baker e bëri për vete sepse ishte e shpejtë. “Gjithmonë më kanë pëlqyer ato të shpejtat”, shkruan Turner. “Më pëlqeu ajo energji qysh atëherë”.

“Mund t’i quani kujtime”, i tha ajo në vitin 1986 Kurt Loderit, i cili ia dha librit dellin e letërsisë. Por mua më lexohet gjithmonë si një libër recetash. Përbërësit përfshijnë: forcën, fuqinë, vullnetin, seksin, energjinë. Prandaj u trondita nga vdekja e saj. Ata thonë se ajo ishte 83? Askush nuk mashtrohet nga kjo. Përbërësit e bënë atë të dukej e pavdekshme. Për shtatë dekada të krijimit të muzikës, të gjitha përziheshin në të. Ajo energji. Vinte prej saj – nga këmbët, kofshët, duart, krahët, supet, nga flokët e saj, nga goja e saj.

Sa herë që ajo dhe trioja “The Ikettes” hidhej përpara, përkulej dhe nxirrte krahët jashtë, më pas tundte gishtat, duke përplasur flokët, nuk bënte thjesht vallëzim, por magji. Tina ka realizuar shumë këngë. Por unë kurrë nuk e kam dëgjuar atë të këndojë “I Put a Spell on You”. Nuk kishte nevojë. Ai vallëzim e bënte të njëjtën. Kam lexuar se Adrienne Warren, e cila luajti Turner në Broadway, kishte nevojë për terapi fizike dhe stërvitje personale për t’i mbijetuar atij vallëzimi. Për filmin hollywoodian rreth jetës së Turner, Angela Bassett në esencë u bë krejt muskuj. Të dyja fituan çmime aktrimi. Por çmimi më i përshtatshëm ndoshta është medalja e artë.

Si një vokaliste profesioniste, Turner e njihte peshën që ajo kishte. Nëse po flasim për të duke bërë Acid Queenin në “Tommy”, atëherë shkalla duhet të jetë pH. Energjia e saj ndërtoi një krah rock ‘n’ roll. Këngëtarë të tjerë – këngëtarë të jashtëzakonshëm, themelorë, të perëndishëm – mund të rrinin. Ma Rainey, Big Mama Thornton, Big Maybelle, Baker, Mahalia Jackson, Motra Rosetta Tharpe. Por mund të bërtiste. Loder thekson qartë se Turner mbërriti në vitin 1960, afër agimit të tingullit të përforcuar. Ata ishin krijuar për njëri-tjetrin.

Hiti i saj i parë, me Ike Turner – njeriun që e emëroi Tinan sipas mbretëreshave të xhunglës së bardhë të performancave të së shtunave, njeriu me të cilin do të jetonte për një dekadë e gjysmë, njeriu që për vite e uli dhe e rrahu – quhej “A Fool in Love” (Një budalla në dashuri). Kënga përdor pyetje-përgjigje nga brenda-jashtë. Këngëtarët mbështetëse këndojnë refrenin dhe Tina përgjigjet kështu: “Yay-ay-hey-hey-heeyyy!” Madhësia e vajtimit të saj dhe amplituda e saj femërore të ndalon të ftohtin. Të paralizon me ngazëllim. Mmm hmm: Ajo energji. Por, kishte edhe regjistra të tjerë. Ajo çirrej, gulçonte, rënkonte, klithte, kërciste. Të gjithë e dinin që ajo dukej bukur, por në mes të një kënge, bukuroshja konvencionale doli nga dritarja. Këngëtarët e zinj e kuptojnë: Ju po praktikoni artin e të qenit. Ndonjëherë për të bërë art, duhet të jesh vetë arti, dhe fytyra e Turnerit në mes të këngës ishte art në rastin më tërheqës, zbukurues dhe origjinal: Ishte kubizëm. Merrni pak kohë, në vitin 1966, kur Tina iu dorëzua Phil Spectorit dhe përfundoi me “River Deep — Mountain High”, një nga momentet më triumfuese të një këngëtari të madh. Ajo e merr titullin në fjalë. Ajo është Sizifi. Pas çdo refereni, ajo rrotullon gurin e saj të dashurisë, madje edhe përtej urës. Ka tension, mes natyrës së saj dhe Spectorit; forca e saj zanore dhe Muri i Tingullit simfonik, me goditje. I vuri një pecetë në prehër dhe ajo e përdori për të pastruar ballin. (Ike e urrente atë këngë.)

Ishte thjesht ashtu siç duhet të ishte: ajo dhimbje e mirë. Ajo mund të tingëllonte se ishte gati për, të themi, çfarëdo kënaqësie që i priste në fund të versionit të “Let Me Touch Your Mind” e cila gjendet në “Live! The World of Ike & Tina” të vitit 1973. Në skenë, ajo, me Ike, e transformuan baladën e përlotur të Otis Redding, “I’ve Been Loving You Too Long” në psikodramë të vlerësuar me dhjetë, në të cilën Tina duhej të shitej sikur po e shijonte. Duhej të gjente një mënyrë për ta shitur atë.

Pasi divorci i saj u bë zyrtar më 1978, ajo doli në rrugë dhe shtyu më shumë gurë. Në vitin 1982, guri u ndal në Onoway, Alberta. Miku im James është nga Edmontoni dhe vdekja e Turner të mërkurën tronditi një kujtim fëmijërie të kohës kur prindërit e tij shkuan me makinë në Onoway për ta parë atë duke luajtur “Devil’s Lake Corral”. Ai dërgoi një video. Është një vepër e pabesueshme e akrobacisë, saktësisë, adrenalinës, peshës, veshjeve. Turner është lagur pa mbërritur në gjysmë të rrugës. Por arsyeja për ta sjellë ndër mend këtë shfaqje është mënyra se si fillon.

Turner hyn në skenë e veshur me një bluzë pa krahë dhe me pantallona e një parukë ari të mëndafshtë që duket si pjesa e pasme e Shih Tzu-së. Kënga e saj e parë nuk është ripërkufizimi i saj i “Proud Mary” ose zhbërja urgjente e saj në llogoret e “Help”. Kënga e saj e parë është makthi për vrasjen e gruas, nga Rod Stewart, “Foolish behavior” dhe Tina heq kokën. Me sa duket, Djalli qëndroi në liqenin e tij atë natë. Më shumë përbërës: vetëbesim i madh, ironi. Kjo energji mund ta bëjë publikun të thotë “yeah” dhe “oh” dhe “ooh” vetëm për të, ta bëjë këtë duke i bërtitur asaj. Tina kishte një gjatësi mesatare, ndoshta rreth 160 centimetra. Por ja ku mund të dështojë peshorja. Vendoseni atë në mbi skenë dhe ajo do të prekë qiellin. Unë kam parë pamjet kur mijëra njerëz e kapin atë menjëherë, në shumicën e herëve njerëz të bardhë – në Londër, në Osaka, Suedi dhe L.A. I kam dëgjuar në ”Tina Live in Europe” të vitit 1988. Dhe unë qaj. Ata thjesht humbin mendjen pas kësaj gruaje të zezë të rritur në zgavrat dhe rrugët e pasme të Tenesit, në Nutbush. Është diçka – të jesh dëshmitar i publikut të saj magjepsës; të shohësh një audiencë të “Oprah”-it të mahnitur nga ajo, sikur të ishte një mrekulli në tokë.

Çfarë është ajo? Është mbijetesa – e varfërisë, e Ikeut, e tuberkulozit që ajo nuk e dinte se e kishte. Është liria e fituar me vështirësi. Është mënyra se si këngët i premtuan asaj se do të mbijetonte: “It’s Gonna Work Out Fine”. Por ka edhe më shumë: Ajo e donte veten, i pëlqente të ishte vetvetja. Ne donim të kapnim diçka nga ajo. Faqja 133 e “I, Tina”: “Nisa të mendoja se ndoshta unë isha një përzierje e tillë e cila i shkonte së bardhës e së zezës, përtej kulturave të thjeshta – se isha e përbotshme!”Arena Tina, Universal Tina, është Turneri ajo që kam marrë: “Private Dancer,” “What’s Love Got to Do With It”, Tina. Hera e parë që e pashë ishte ndoshta në “Friday Night Videos” kur isha 8 vjeç. Dhe ja, kjo grua me pamje të thellë me një minifund lëkure, çorape, taka, një xhaketë xhins dhe flokë impozante si koka e luanit. Doja të isha si ajo që ecte në rrugë në atë video “What’s Love”, me njërën këmbë thuajse të kryqëzuar me tjetrën. Ajo dukej e keqe, e sigurt për të keqen e saj, e fortë – por edhe e butë, ashtu siç do të mbështetej në një balerin dhe do të tundej me shokun e tij dhe më pas me një djalë tjetër. Kur ajo fitoi të gjitha ato “Grammy” në 1985, doja të dukesha sikur gruaja i pranonte ato. A ishte kontinentalo-jugor? Showbiz i Karaibeve?

Kjo ishte një Tina e re, e lëmuar, shpirtërore, me një riposedim shkatërrues elegant të imazhit dhe zërit. Rilindja e saj përbënte një deklaratë komandimi – ishte riinterpretuar si mençuri, urtësi që rënkonte, mençuri që do të sundonte Thunderdomin. Lava ishte ftohur pak. Zjarri i qetë në këtë jetë dhe tingulli i saj i ri – rock ‘n’ roll me shkëlqimin sintetik të popit – kishte një pikë muzikore: “Show Some Respect”, “Better Be Good to Me”. Kështu që e pranuam dhe nuk u ndalëm kurrë së bëri këtë. Sapo më ra ndër mend se çka mund të jetë tjetër “I, Tina”. E kam lexuar këtë libër, por nuk e kam menduar kurrë këtë titull. Është një deklaratë, po, vendosje e një pretendimi. Është gjithashtu fillimi i një zotimi. Për të jetuar, mendoj. Të jetosh kaq plotësisht, në mënyrë galaktike, kaq ngjitëse, me aq shumë guxim, çiltërsi, zell dhe, po, energji sa askush nuk do ta besojë kurrë kur të vdesësh. (The New Tork Times)

Tina Turner dikur mbante këtë Rekord Guinness

Në vitin 1988, këngëtarja legjendare Tina Turner mbajti një rekord botëror Guinness. Në fakt, ajo performoi para jo më pak se 180,000 njerëzve në stadiumin Maracana në Rio de Zhaneiro, i cili në atë kohë ishte një ‘bum’ për një artist solo, të paktën kur bëhet fjalë për një koncert me pagesë.

Kujtojmë se Tina Turner vdiq më 24 maj në moshën 84-vjeçare në shtëpinë e saj në Zvicër pas një sëmundje të gjatë. Në karrierën e saj, ajo publikoi një numër hitesh të përjetshme, si artiste solo ashtu edhe në grupin Ike & Tina Turner me ish-bashkëshortin e saj Ike Turner. Ajo gjithashtu ka fituar çmime të shumta Grammy, dhe në vitin 2005 ka marrë çmimin Kennedy Center.

Koncerti i saj në stadiumin Maracana ishte i rëndësishëm për shumë arsye, njëra prej të cilave ishte se u promovua si pjesë e turneut të fundit të Tina Turner.

Domethënë, turneu “Break Every Rule” ishte menduar të ishte turneu i fundit në karrierën e Tina Turner, gjatë të cilit ajo ishte planifikuar të performonte në 130 qytete të botës brenda një viti.

Vetë këngëtarja sqaroi gjatë turneut se ishte “turni i saj i fundit për pak kohë”.

“Me siguri nuk do të bëj turne kur të publikoj albumin e radhës, sepse dua t’i kushtoj pak kohë karrierës sime filmike. Por unë nuk kam plane të tërhiqem,” tha ajo.

Megjithatë, të paktën 180,000 fansa të Turner në stadiumin Maracana shijuan një natë historike, gjatë së cilës këngëtarja performoi hite që përfshinin gjithë karrierën e saj, madje që datojnë që nga bashkëpunimi i saj i viteve 1960 me Ike Turner.

Përveç që emri i Tina Turner u fut në librin e rekordeve Guinness, koncerti në Rio de Zhaneiro u transmetua në televizion dhe më vonë regjistrimi i kësaj shfaqje u shit në videokaseta dhe DVD./abcnews.al/ KultPlus.com

Mbreti Charles nderon Tina Turner, vendos këngën e saj në Buckingham Palace

Pas vdekjes së Tina Turner, në moshën 83-vjeçare, Mbreti Karl III ka miratuar një homazh për Mbretëreshën e Rock ‘n’ Roll-it. Të premten, në oborrin e Buckingham Palace, për nder të saj u luajt një nga hitet më të mëdha të Tinës, ‘The Best’.

Banda e Gardës së Uellsit së bashku me Batalionin e Parë të Trupave të Drums të Gardës së Uellsit luajtën një variant të këngës ikonike në një ceremoni nderuese.

Video të momentit u shpërndanë në rrjetet sociale dhe fansat e Tinës u prekën nga gjesti.

“Kjo është e mrekullueshme!;”Çfarë nderimi i madh për Mbretëreshën e Rock n Roll; “Absolutisht e dua këtë! Faleminderit.”, ishin disa prej komenteve.

Tina vdiq të mërkurën për shkaqe natyrale pas një sëmundjeje të gjatë, e përkeqësuar nga kanceri i zorrëve, presioni i lartë i gjakut dhe transplantimi i veshkave. Menaxheri i saj e konfirmoi vdekjen e saj në rrjetet sociale dhe zbuloi se ajo vdiq në shtëpinë e saj në Zvicër./abcnews.al/KultPlus.com

Busti i Tina Turner në Durrës, Al Jazeera: Si u bë këngëtarja një ikonë në Shqipëri

Tina Turner, ‘Mbretëresha e Rock ‘n’ Roll’, vazhdon ‘të jetojë’ në Shqipëri nëpërmjet bustit, vendosur në qytetin bregdetar të Durrësit.

Në një shkrim në ‘Al Jazeera’, antropologu sociokulturor, që studion racën dhe përkatësinë, ka sjellë kujtimet për Tina Turner, ku midis tyre, busti i saj në Durrës ka befasuar antropologun.

“Dhe kujtimet e mia për të më çuan menjëherë në atë që mund të duket si një vend i pamundur në qytetin port shqiptar të Durrësit.

Në vitin 2018, gjatë një vizite në Durrës, hasa në një statujë bronzi në përmasa reale të Turnerit në një shesh me kafene jo shumë larg plazhit. Duke qëndruar pranë statujave të Mick Jagger, John Lennon dhe Bob Dylan, figura e Turner-it që mbante një mikrofon me një mini-fustan dhe taka të larta ishte një shenjë e qartë e ndikimit të saj global”, shkruan ai.

Ai vijon me tej duke treguar “një episod të vitit 2021 të “The Voice” të Australisë, për shembull, këngëtarja britaniko-shqiptare Rita Ora u përlot pas performancës së një konkurrenti në kopertinën e Turner të Proud Mary. Ora foli për betejat e saj të fëmijërisë duke u rritur në Mbretërinë e Bashkuar dhe duke u ndjerë kaq ndryshe nga ata që e rrethonin. Ajo tha se Turner ishte frymëzimi dhe idhulli i saj gjatë kësaj kohe të vështirë”.

Turner nuk mbajti asnjë koncert në Shqipëri, por ajo është një ikonë e lirisë dhe fuqisë në sytë e shumë shqiptarëve. Pavarësisht se nuk arriti kurrë në Shqipëri për të parë statujën e saj, Turner vizitoi Evropën Lindore disa herë gjatë karrierës së saj të gjatë.

Statuja e këngëtares së njohur, Tina Turner në Durrës aktualisht është shkulur. Kjo statujë, ishte vendosur së bashku me John Lennon, Mick Jagger dhe Bob Dylan për të dhënë idenë e lirisë te të rinjtë e viteve ’80 e cila kulmoi me eksodin e famshëm në drejtim të vendeve perëndimore, por sot i kanë mbetur vetëm këpucët.

“Tina Turner, ‘Mbretëresha e Rock ‘n’ Roll’, në moshën 83-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë në shtëpinë e saj në Kusnacht afër Cyrihut, Zvicër.

Këtë javë, fansat e Turner janë në zi për vdekjen e saj, por pa dyshim, pavarësisht mungesës fizike, trashëgimia e saj do të jetojë në Shqipëri dhe në mbarë botën./rtsh.al/KultPlus.com

Tina Turner do të përcillet nga një rreth i ngushtë, fansat mblidhen jashtë rezidencës së saj në Zvicër

Diva e muzikës, Tina Turner ndërroi jetë të mërkurën në moshën 83-vjeçare në shtëpinë e saj në Küsnacht afër Zyrihut, Zvicër, ku fansat janë mbledhur që nga ai moment të lënë lule.

Shkaku i vdekjes së saj u bë i ditur pasditen e së enjtes. “Mbretëresha e Rock ‘n’ Roll”-it vdiq për shkaqe natyrale pas një sëmundjeje të gjatë dhe të pazbuluar. Lajmi është konfirmuar nga përfaqësues të saj për DailyMail. Vihet re se Tina Turner kishte bërë një betejë të vështirë në të kaluarën me kancerin e zorrëve, ndërsa vuante nga presioni i lartë i gjakut për më shumë se katër dekada.

“Bota humbi një legjendë muzikore dhe një model“, shkruan përfaqësuesit e saj kur njoftuan lajmin e hidhur për vdekjen e saj më 24 maj.

Edhe pse detajet e funeralit të saj nuk janë bërë ende të ditura, një zëdhënës i familjes ka konfirmuar se vetëm miqtë dhe familja më e ngushtë e yllit do të jenë të pranishëm. “Do të ketë një funeral privat ku do të marrin pjesë miqtë dhe familjarët e ngushtë”, konfirmoi zëdhënësi për The Sun.

Në kujtimet e saj, Tina Turner pranoi se në vitin 2016 kishte menduar për vetëvrasje të asistuar, përpara se burri i saj Erëin Bach t’i dhuronte veshkën e tij./ KultPlus.com

11 këngët thelbësore të Tina Turner (VIDEO)

Si shumica e ikonave më të mëdha pop, Tina Turner, e cila vdiq të mërkurën në moshën 83 vjeç, kishte më shumë se një jetë.

Ajo filloi si një këngëtare R&B dhe si një kërcimtare e pakapërcyeshme, që bashkë me bashkëshortin e saj Ike, bëri shfaqjen më të emocionueshme në skenë, anëtare e James Brown. Pastaj ajo u bë një heroinë rok, që këndoi në turne me Rolling Stones dhe shërbeu si Rregjina e Acidit për grupin The Who. Dhe në fund ajo u bë e mbijetuara përfundimtare – gruaja e abuzuar që e braktisi burrin e saj dhe, pa kërkuar falje, mori një kurorë vetëm për vete, shkruan The New York Times, transmeton KultPlus.

Këtu janë disa nga momentet më të mëdha muzikore të Tina Turner, në regjistrim dhe në film.

Ike dhe Tina Turner, “A Fool in Love” (1960)

Hitet e hershme R&B të Ike dhe Tina janë momente elektrizuese të fuqisë muzikore të papërpunuara, por retrospektivisht ato gjithashtu janë thellësisht të shqetësueshme në përmbajtjen e tyre lirike. Singlli i parë i duetit paraqet vokalin e shënuar të Tinës dhe e lë të këndojë për një marrëdhënie të trazuar në të cilën burri i saj e keqtrajton dhe “më bën të buzëqesh edhe pse zemra ime vuan”, megjithatë ajo ende premton të “bëj çdo gjë që ai dëshiron”. Fjalët janë shkruar nga Ike Turner, i cili ka kredi të vetme si autor i këngëve.

Ike & Tina Turner, “I Idolize You” (1960)

Tekst më i çuditshëm dhe i pakëndshëm: Tina pranon jo dashurinë, por adhurimin dhe thotë se në këmbim, “vetëm pak vëmendje, ti e di, do të më ndihmojë të kaloj”. Qarja e thellë e Tinës mbi një linjë basi kërcuese ishte tingulli më i seksit dhe më i pakontrolluar në muzikë në atë kohë, por është pothuajse e pamundur të dëgjosh këto këngë tani pa nxirë fytyrën nga spektakli i tmerrshëm që Tinë më vonë do të përshkruante për martesën e saj me Ike.

Ike dhe Tina Turner, “It’s Gonna Work Out Fine” (1961)

Hiti më i madh i viteve të hershme të Ike & Tina – ai shkoi në vendin e dytë në tabelën R&B të Billboard dhe u rendit në Top 20 pop – është një rutinë më e lehtë për një çift që ngulmon në problemet e tyre. Përsëri, epo. Por të paktën këtë herë kënga nuk ishte e Ike. Ai u shkrua nga Rose Marie McCoy së bashku me Joe Seneca dhe James Lee, dhe dyshja R&B Mickey & Sylvia u përfshinë në regjistrim.

Këngë tjetër është ajo “River deep-mountain high” e vitit 1966.

Phil Spector e kishe parë drejtpërdrejtë këtë shfaqje me një energji të lartë. Ajo regjistroi ketë këngë të shkruar nga Jeff Barry dhe Ellie Greenëich,në bashkëpunim më labelin, Philles. Kjo këngë cilësohet si dështim, gjë që bëri që albumi që mban të njëjtin titull, të vonohej të dilte në treg për 3 viteve.

Këngë  tjetër kemi Ike dhe Tina Turner, me “Proud Mary”, 1971

Për të prezantuar këtë hit, Tina u shpreh: “Ne kurrë nuk bëjmë asgjë të këndshme dhe të lehtë. Ne e bëjmë gjithmonë mirë dhe ashpër.”

Kemi Ike dhe Tina Turner, “Nutbush City Limits” ,1973

Tina si kantautore e vlerësuar tregon për herë të parë historinë e saj, duke treguar edukimin e saj në fshatin Tennessee, ku tregon se shkonte në fushë gjatë ditëve të javës. Kënga tregon një përfytyrim, duke mos imagjinuar kurrë një jetë përtej thjeshtësisë së qytetit të vogël.

“The Acid Queen” 1975

Këngë që ishte pjesë e versionit filmik “Tommy”,ku Tina luan rolin e ”ciganës’ .Ajo përdor seks dhe drogë për të kuruar djalin. Tina pas kësaj, del si simbol i seksit dhe famës botërore. Pak kohë pas kësaj ajo u largua nga Ike.

“What’s Love Got to Do With It”, 1984

Kjo këngë doli kur Tina ishte diku 40 vjeçare dhe marka e saj ishte mbijetesa. Këngët ne albumin “Privat Dancer”, u shkruan kryesisht nga burrat, por u përshtaten në mënyrë të përkryer me rolin e një gruaje të pavarur që nuk heq dorë nga të qenurit vetëm. Kjo këngë tregon historinë e një gruaje me zemër të thyer, e cila dhe pse tundohet ka frikë të provojë dashurinë përsëri.

“Better Be Good to Me” ,1984

U shkrua nga Holly Knight dhe u publikua nga grupi i saj Spider. Paraqet një kërkesë të sigurtë dhe sfiduese për një burrë. Ajo lëshon vargun e vrullshëm “Should I ?”,pra “Duhet unë ?”

“We Don’t Need Another Hero (Thunderdome)” ,1985

Kënga në aspektin tematikë është muzikë e pastër e viteve 80.Kostumin e bardhë që vesh Tina në këtë videoklip, ajo e mban.

“The Best” ,1989

Këngë e regjistruar fillimisht nga Bonnie Tyler. ”The best” është këngë lavdërimi për një të dashur. Mirëpo nëse mbylli sytë është kënaqësi për vete. Ashtu siç shprehet Tina:” “Ti je thjesht më i miri, më i mirë se të gjithë të tjerët”. / KultPlus.com

Nga familja Obama tek Elton John, mesazhet ngushëlluese në nder të Tina Turner

Emra të njohur të botës së muzikës dhe fansa i kanë bërë nderimet e saj këngëtares legjendare, Tina Turner e cila ndërroi jetë një ditë më parë në Zvicër në moshën 83-vjecare.

Beyonce e quajti yllin e hiteve “The Best” dhe “What’s Love Got To Do With It” si mishërimin e “pasionit dhe forcës”. “Ajo ishte me të vërtetë një interpretuese jashtëzakonisht e talentuar,” shkroi në rrjetet sociale Mick Jagger.

“Ishte frymëzuese, e ngrohtë, bujare dhe plot humor. Më ndihmoi shumë kur isha i ri dhe unë këtë, nuk do ta harroj kurrë,” shtoi ylli i Rolling Stones.

Sir Elton John e cilësoi Tina Turner një “legjendë totale në rekord dhe në skenë”. “Ne kemi humbur një nga performueset më emocionuese dhe elektrizuese që mund të ekzistojnë. Ajo ishte thjesht e paprekshme,” u shpreh këngëtari i madh.

Familja Obama e lavdëroi atë për “faktin që i këndoi të vërtetës si përmes gëzimit, ashtu edhe përmes dhimbjes. Atyre iu bashkua presidenti aktual i SHBA-së Joe Biden, i cili vuri në dukje sakrificat e këngëtares që e nisi jetën si bijë fermeri, ndërsa përshëndeti “talentin e saj të rrallë, që vjen një herë në brez”.

Lëvdata të mëdha patën për këngëtaren e ndjerë edhe Mariah Carey dhe Oprah Winfrey, të cilat e vunë theksin veç të tjerash tek forca e saj për të kapërcyer vite të tëra abuzimi në familje.

E pagëzuar si Mbretëresha e Rock ‘n’ Roll-it, zëri i Turner është krahasuar me një uragan, e po kështu edhe performanca e saj skenike ishte e pashoqe. E lindur në Tenesi dhe e rritur në kishë, këngëtarja preku majat e famës në vitet 1960.

Fillimisht në një grup me të shoqin Ike Turner, pas ndarjes ajo gjeti suksesin e saj të madh si artiste solo me hite, duke përfshirë What’s Love Got To Do With It, Let’s Stay Together, Steamy Windows, Private Dancer dhe temen e James Bondit,  GoldenEye.

Shumë prej homazheve iu referuan faktit që ajo arriti t`i largohej abuzimeve të bashkëshortit. Organizata e bamirësisë Women’s Aid zgjodhi pikërisht njërën nga këngët e Tina Turnerit për t`i bërë këngëtares këtë përshkrim: Ajo gjithmonë do të jetë thjesht më e mira./shqip/ KultPlus.com

Tina Turner: Për një kohë të gjatë besova se trupi im ishte një bastion i paprekshëm dhe i pathyeshëm

Ylli i “Rock and Roll”, Tina Turner, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare. Këtë lajm e ka konfirmuar dje zëdhënësi i saj. Në një deklaratë u tha se:

“Tina Turner, ‘Mbretëresha e Rock’n Roll’-it ka ndërruar jetë sot e qetë në moshën 83-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë në shtëpinë e saj në Kusnacht afër Zyrihut, Zvicër. Me të, bota humbet një legjendë muzikore dhe një model”.

Ylli i lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte një nga këngëtaret më të pëlqyera të rrokut, e njohur për praninë e saj në skenë dhe një varg hitesh, duke përfshirë The Best, Proud Mary, Private Dancer dhe What’s Love Got To Do With It.

Por çfarë ndante Turner me fansat e saj dy muaj para se të ndërronte jetë?

83-vjeçarja ka bërë një postim të trishtë në “Instagram”, ku foli për problemet e saj shëndetësore.

Në Ditën Ndërkombëtare të Veshkave, më 9 Mars, Turner zbuloi se e vuri veten në ‘rrezik të madh’ duke mos e marrë seriozisht diagnozën e saj të hipertensionit të vitit 1978.

“Veshkat e mia janë viktima të faktit që nuk e kuptoja se presioni i lartë i gjakut duhej të ishte trajtuar me mjekësi konvencionale”, shkroi Turner, duke shtuar: “E kam vënë veten në rrezik të madh duke refuzuar të përballem me realitetin që kam nevojë për terapi të përditshme, të përjetshme me medikamente”.

Këngëtarja me famë botërore vdiq të mërkurën në shtëpinë e saj në Zvicër, pas një sëmundjeje të paspecifikuar. Mbetet e paqartë nëse veshkat e saj kontribuuan drejtpërdrejt në vdekjen e saj.

“Për një kohë të gjatë besova se trupi im ishte një bastion i paprekshëm dhe i pathyeshëm”, shkruante ndër të tjera në postimin e saj të muajit mars.

Ndërkohë në një intervistë rrëqethëse me “The Guardian” nga prilli, Turner zbuloi se nuk kishte frikë nga vdekja.

Ndërsa e pyetur se si do dëshironte që të kujtohej, ylli i muzikës përgjigjej:

“Si Mbretëresha e Rock ‘n’ Roll-it. Si një grua që u tregoi grave të tjera se është në rregull të përpiqen për sukses sipas kushteve të tyre”.

Simply the best

Nga Roland Qafoku

Diva amerikane Tina Turner u shua dje në Zvicër dhe bashkë me të edhe një pjesë e adoleshencës dhe rinisë sonë. Brezi i sotëm s’ka se si ta kuptojë që kur vdes një këngëtar i madh, për brezin tonë është një lajm që nuk kalon aq lehtë. Bashkë me këtë humbje, për brezin tonë ka vdekur diçka edhe nga jeta jonë. 

Brezi i sotëm nuk e kupton këtë lidhje për një arsye shumë të thjeshtë: Aso kohe ishte e ndaluar ta dëgjoje Tina Turner dhe këdo që në skenat dhe stadiumet e botës çonte në këmbë një rini të tërë, por ne në Shqipëri na ndrydhnin duke na e ndaluar me arsyetimin se ajo muzikë ishte e degjeneruar.

Por, nga ato pak gjëra që i kuptonim qartë në atë kohë ishte se këta këngëtarë jo vetëm nuk ishin si na thoshin, por duke i ndjekur me ato mundësi që kishim, na i jepnin jetës sonë grimca lumturie. Më kujtohet si tani që në vitin 1986 e dëgjonim fshehurazi këngën e sapo dalë të Tina Turner “We don’t need another hero” teksa nga Tirana drejt Voskopojës si klasë bëmë gati një udhëtim biblik.

Nuk e di ku ndodhet sot shoku i klasës Mond Çomo, por i lindur në New York si fëmijë i prindërve diplomatë në OKB, bisedat me të për amerikanët e muzikës kapërcenin çdo lloj kënaqësie tjetër të asaj moshe. E dëgjonim fshehurazi këngën “Steamy windows”, “Private dancer” e shumë të tjera për të ardhur te kryekënga “The best” që në refren Tina e madhe e këndonte “Simply the best”, ndërkohë që radioja ime “Adriatik” ishte kthyer në një qendër zeri në miniaturë në oraret 12.55, 13.40 dhe 16.00 me hit parade te RAI UNO.

Ishte fat që pas disa vitesh ai dreq regjim u rrëzua dhe nuk ishim më të ndaluar ta dëgjonim Tinën dhe të gjithë plejadën e saj. Ishim me fat që Tina e vijoi karrierën me po atë nivel dhe në 1997 ajo nxori nga repertori i saj kryeveprën e kryeveprave të saj në një bashkëpunim me Eros Ramazzotin me këngën “Cose della vita”. Një duet të cilin fjalët e veta Eros i këndoi në italisht dhe Tina në anglisht, një gjë shumë e rrallë që një këngë të këndohet njëkohësisht në dy gjuhë.

Prandaj, me vdekjen e Tina Turner për ne nuk vdiq vetëm një këngëtare. Ajo është tashmë pjesë e atij kostelacioni yjesh që nuk jetojnë më që nga Michael Jackson, Whitney Houston, Leonard Cohen, Freddie Mercury, Laura Branigan. Dhe në këtë kostelacion Tina ishte simply the best. Dëgjojeni këtë këngë, veçanërisht ju të brezit të ri. Mund të na e merrni në çdo gjë, por në muzikë kurrën e kurrës. Jemi me fat që jemi rritur me këta galaktikë. Sepse jemi rritur me “Simply the best”. / KultPlus.com

Vdes në moshën 83-vjeçare ikona e muzikës, Tina Turner

Këngëtarja Tina Turner ka vdekur në moshën 83-vjeçare, ka thënë zëdhënësi i saj, transmeton KultPlus.

Në një deklaratë ata thanë: “Tina Turner, ‘Mbretëresha e Rock’n Roll’-it ka vdekur sot e qetë në moshën 83-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë në shtëpinë e saj në Kusnacht afër Cyrihut, Zvicër.

“Me të, bota humbet një legjendë muzikore dhe një model.”

Ylli i lindur në SHBA ishte një nga këngëtaret më të dashura të rrokut, e njohur për karizmën e saj në skenë dhe një varg hitesh./KultPlus.com

Tina Turner: Gjithmonë e kam dashur Mick Jagger, më pëlqente të bëja turne me Rolling Stones

Tina Turner, lindur në Tenese, 83 vjeç, filloi të performonte me grupin Kings of Rhythm të Ike Turner si adoleshente, shkruan The Guardian.

Ajo kishte dy fëmijë, një me Ike me të cilin u martua në vitin 1962. Si dyshe, hitet e Ike dhe Tina përfshinin Proud Mary dhe Nutbush City Limits.

Në vitin 1984, Turner publikoi albumin e tij solo ”Private Dancer” ku kënga e saj ”What’s Love Got to Do With It” kryesoi listat dhe fitoi tre çmime Grammy.

Në vitin 2018, ajo mori një çmim Grammy Lifetime Achievement. Turner jeton në Zvicër me bashkëshortin e saj të dytë, Erwin Bach.

Cila është frika juaj më e madhe?

Unë kurrë nuk dua të kthehem prapa. Kam luftuar kaq shumë në jetën time, duhet të vazhdoj përpara.

Cili është kujtimi juaj më i hershëm?

Duke luajtur në pemën time të preferuar. Unë isha një djalë dhe gjithmonë grisja rrobat e mia, duke ngatërruar flokët.
Cila është tipari që të vjen keq për veten tënde?

Nuk ndjej keqardhje për asgjë për veten time, por jam një perfeksionist.

Cili është tipari që ju dënoni më shumë tek të tjerët?

Shumë herë kam pasur njerëz që përpiqen të marrin vendime për mua. Duke supozuar se ju nevojitej ishte një gabim i madh!

Përshkruani veten me tre fjalë
E sinqertë, e ashpër, qesharake.

Cila do të ishte superfuqia juaj?
Ndoshta të gjitha ato koncerte solo që kam bërë me taka 6 inç!

Çfarë ju bën të pakënaqur?

Kam humbur njerëzit e dashur shumë shpejt.

Çfarë nuk ju pëlqen më shumë në pamjen tuaj?

Asgjë. Femrat detyrohen të shikojnë shumë nga afër dhe të jenë kritike për pamjen e tyre. Burrat jo.

Kush do të luante ty në filmin e jetës tënde?

Angela Bassett tashmë e ka bërë këtë. Plus kam një ekip të “Tinas tim” që më luajnë në muzikalin tonë.

Cili është zakoni juaj më i pakëndshëm?

Shikimi i filmave horror njëri pas tjetrit.

Çfarë ju frikëson kur plakeni?

Asgjë. Kjo është aventura e plotë e jetës dhe unë e përqafoj dhe e pranoj çdo ditë me atë që ajo sjell.

Me cilin personazh të famshëm jeni të dashuruar?

Gjithmonë e kam dashur Mick Jagger. Më pëlqente kur bënim turne me Rolling Stones.

Do të zgjidhnit famën apo anonimitetin?

Doja famën dhe ia arrita. Tani, më pëlqen anonimiteti kur jam në pension.

Si ndihet dashuria?

Si një tharëse që shpërthen në stomak, përfundon aktorja me famë botërore. / atsh / KultPlus.com

Vdes djali i Tina Turner, Ronnie

Artistja e njohur, Tina Turner ka pësuar një tjetër tragjedi.

Ylli i hitit “What’s Love Got to Do With It”, Ronnie vdiq këtë javë, njoftoi gruaja e tij, Afida në Instagram. Ai ishte 62.

“Zoti im, Ronnie Turner një engjëll i vërtetë, burri im, shoku im, zemra ime nuk isha në gjendje të të shpëtoja, të dua për këto 17 vite, jam shumë e zemëruar”, ka shkruar Afida në një postim me foto të bashkëshortit të saj të ndjerë.

Burime të zbatimit të ligjit thanë për TMZ se ata morën një telefonatë urgjente nga dikush që pretendonte se Ronnie po luftonte për të marrë frymë. Disa minuta më vonë, Ronnie pushoi së marrë frymë fare. Ronnie u shpall i vdekur në vendngjarje.

Ndërsa nuk dihet se çfarë e shkaktoi vdekjen e parakohshme të Ronnie, ai kishte luftuar me probleme të ndryshme shëndetësore vitet e fundit, duke përfshirë kancerin.

Turner është nënë e katër fëmijëve. Më i madhi i saj, Craig, vdiq nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri në korrik 2018 në moshën 59-vjeçare.

“Unë mendoj se Craig ishte i vetmuar, kjo është ajo që mendoj se e bëri atë më shumë se çdo gjë tjetër”, tha Turner në një intervistë një vit më vonë. / KultPlus.com

“S’mund të pushoj së menduari për ty”

Nga: Eros Ramazzotti & Tina Turner
Shqipëroi: Bujar Meholli

Këto janë situata njerëzore
momentet midis nesh
ndarjet dhe rikthimet rrodhën
e ne s’kuptuam gjë prej gjëje,
por unë e di
se s’mund të pushoj së menduari për ty.

Këto kontradikta mes njerëzve
i bëjnë të ndihen sa të lumtur
sa të trishtuar nëpër trancizione emociolane
siç i kishim dhe ne.
Dhe sa kujtime kemi lënë pas…

Po, duhet ta dish se kjo është e vërtetë!
Unë thjesht s’mund të pushoj
së menduari për ty
dhe kohët që kemi kaluar bashkë.
Ah! Sa do të doja ta ndiejmë prapë
gjithë atë dashuri që kishim dikur…

Në zemrën e vetmuar
qëndron gjithçka
kapur fort pas kangjellave të krenarisë,
por, oh, s’mund të pushoj
së menduari për ty
dhe për ne…

Këto janë gjërat e kësaj jete
ca të mira, ca të këqija,
por çfarë është jeta
pa një ëndërr që ta mbajë?

T’ia kapësh dorën dikujt dhe mos t’ia lëshosh kurrë
është pjesë e një jete të përbashkët,
por a thua ka të ardhme?

Në këtë natë që ikën ngadalë para meje,
përpiqem të të takoj, dhe të kuptoj,
edhe nëse zemrat tona janë zhytur si anije në det
përherë i kujtoj e kurrë s’mund t’i harroj.

Oh, s’mund të pushoj së menduari për ty
dhe për ne, për kohët tona.
Thjesht, s’mund të pushoj duke të menduar… /KultPlus.com

1993

Barbie nderon Tina Turner me një kukullë të ngjajshme me të

Kompania e lodrave Mattel po nderon Tina Turner në 40-vjetorin e këngës së saj hit “What’s Love Got To Do With It” me një kukull Barbie të krijuar në ngjashmërinë e saj, shkruan Reuters, transmeton KultPlus.

Kukulla, e cila është pjesë e serisë së tyre muzikore “Barbie Signature”, ka një veshje të frymëzuar nga videoklipi i këngës me një fustan mini të zi të shoqëruar me një xhaketë xhins dhe frizurën e saj karakterizuese.

“Jam i nderuar të mirëpres Barbie-n time në grupin e grave të reja të përfaqësuara tashmë dhe të prezantoj më shumë fëmijë në udhëtimin tim”, tha Turner, 82 vjeç, në një deklaratë.

Tetë herë fituesja e Grammy-së pati sukses të madh në fund të viteve 1960 dhe në fillim të viteve 1970 duke performuar me ish-bashkëshortin e saj, Ike Turner, por çifti u divorcua në 1978 pas një martese të stuhishme.

Në fillim të nëntorit 2019, Turner mori pjesë në natën e hapjes së The Tina Turner Musical në Broadëay, e cila tregon jetën dhe veprën e saj./ KultPlus.com

S’mund të pushoj së menduari për ty

Nga: Eros Ramazzotti & Tina Turner
Shqipëroi: Bujar Meholli

Këto janë situata njerëzore
momentet midis nesh
ndarjet dhe rikthimet rrodhën
e ne s’kuptuam gjë prej gjëje,
por unë e di
se s’mund të pushoj së menduari për ty.

Këto kontradikta mes njerëzve
i bëjnë të ndihen sa të lumtur
sa të trishtuar nëpër trancizione emociolane
siç i kishim dhe ne.
Dhe sa kujtime kemi lënë pas…

Po, duhet ta dish se kjo është e vërtetë!
Unë thjesht s’mund të pushoj
së menduari për ty
dhe kohët që kemi kaluar bashkë.
Ah! Sa do të doja ta ndiejmë prapë
gjithë atë dashuri që kishim dikur…

Në zemrën e vetmuar
qëndron gjithçka
kapur fort pas kangjellave të krenarisë,
por, oh, s’mund të pushoj
së menduari për ty
dhe për ne…

Këto janë gjërat e kësaj jete
ca të mira, ca të këqija,
por çfarë është jeta
pa një ëndërr që ta mbajë?

T’ia kapësh dorën dikujt dhe mos t’ia lëshosh kurrë
është pjesë e një jete të përbashkët,
por a thua ka të ardhme?

Në këtë natë që ikën ngadalë para meje,
përpiqem të të takoj, dhe të kuptoj,
edhe nëse zemrat tona janë zhytur si anije në det
përherë i kujtoj e kurrë s’mund t’i harroj.

Oh, s’mund të pushoj së menduari për ty
dhe për ne, për kohët tona.
Thjesht, s’mund të pushoj duke të menduar… /KultPlus.com

1993

Tina Turner shet 60 vjet krijimtari muzikore

Tina Turner i bashkohet listës së artistëve që kanë shitur të drejtat për prodhimin e tyre artistik.

Këngëtarja amerikane, e natyralizuar zvicerane, ia ka shitur katalogun e saj muzikor kompanisë gjermane të regjistrimit BMG.

Janë rreth 60 vjet karrierë.

Kushtet ekonomike të marrëveshjes nuk u zbuluan, por sipas revistës tregtare Music Business Worldwide, bëhet fjalë për 50 milionë dollarë.

Tina Turner, 81 vjeç, e cila do të futet në Hall of Fame të Rock’n’ Roll për herë të dytë në fund të tetorit, ka qenë artistja e parë me ngjyrë që doli në kopertinën e revistës Rolling Stone.

Ndër krijimet e saj solo janë dhjetë albume në studio, dy live, dy kolona zanore dhe pesë përmbledhje.

Sipas BMG, ajo ka shitur mbi 100 milionë regjistrime./atsh/KultPlus.com

Tina Turner i shiti të drejtat e autorit të saj për 50 milionë dollarë

Tina Turner ka shitur të drejtat e autorit për katalogun e saj muzikor për një vlerë të jashtëzakonshme prej 50 milionë dollarësh, shkruan BBC, transmeton KultPlus.

Blerësi është shtëpia botuese BMG, e cila tani mund të përdorë emrin e këngëtares popullore, si dhe këngët e saj për sponsorizimet dhe marrëveshjet e ardhshme tregtare.

Turner pranoi ofertën prej 50 milion dollarë dhe vuri në dukje se ajo është e sigurt se muzika e saj është në duar të besueshme.

81-vjeçarja është një nga yjet më të njohur në historinë e muzikës pop.

Hitet e saj më të mëdha janë “The Best”, “Steamy Windows”, “What’s Love Got To Do With It” i “Golden Eye”. / KultPlus.com

Tina Turner dhe Jay-Z në panteonin amerikan të muzikës

Këngëtarja Tina Turner dhe reperi Jay-Z u zgjodhën në Rock & Roll Hall of Fame, panteoni amerikan i muzikës rock dhe folk në përgjithësi, së bashku me grupin gjerman Kraftwerk, njoftoi sot institucioni, transmeton KultPlus.

Rock and Roll Hall of Fame nuk u rezervua kurrë vetëm për rock dhe u hap, që nga promovimi i tij i parë në 1986, në zhanre të tjera muzikore, soul, blues, R&B, folk, country, pastaj rap.

Këngëtarja 81-vjeçare, Tina Turner tashmë kishte hyrë në panteon në 1991, si anëtare e dyshes Ike & Tina Turner.

Këtë herë ajo u emërua si një artiste solo në mes të viteve 1980 në një regjistër më pop, që i dha asaj sukses në të gjithë botën.

Për sa i përket Jay-Z, reperi dhe producenti i Brooklyn tashmë ka mbledhur 23 Grammy Aëards, çmime për industrinë e muzikës amerikane.

Ai është një nga artistët e paktë që ka kaluar disa epoka të repit dhe ende konsiderohet, në moshën 51-vjeçare, të jetë i rëndësishëm. / KultPlus.com

Lansohet ‘Tina’, dokumentari për jetën e këngëtares Tina Turner

Dokumentari i ri i cili flet për yllin e muzikës Tina Turner, më në fund është bërë me datë të lansimit.

Ky projekt i cili e rrëfen jetën dhe karrierën e këngëtares ikonike, do të shënojë premierën botërore javën e ardhshme në kuadër të Festivalit të filmit në Berlin, kurse në kanalin “HBO” dhe në platformën digjitale “HBO Max”, do të transmetohet më 27 mars të këtij viti.

Lajmi për realizimin e dokumentarit me titull “Tina”, fillimisht ishte bërë publik në vitin 2018 në kuadër të Festivalit të filmit në Kanë. Ai e ekranizon jetën dhe karrierën e ikonës së muzikës, nga suksesi i hershëm në vitet ’60 e deri tek shndërrimi i saj në një fenomen global të muzikës gjatë viteve ’80, transmeton KultPlus.

Pas shkurorëzimit të saj nga bashkëshorti, Ike Turner, në vitin 1978, me të cilin Tina e kishte krijuar edhe grupin muzikor “Ike & Tina Turner”, ajo e bëri rikthimin më të mirë në historinë e muzikës duke e lansuar hitin “What’s Love Got to Do With It”. Kjo ishte kënga e saj e parë e cila u pozicionua në vendin e parë të toplistës së 100 këngëve më të mira, “Billboard”, në vitin 1984.

Në trilerin e parë të dokumentarit, Turner dëgjohet duke folur për mungesën e nënës së saj që e kishte braktisur si fëmijë, derisa në prapavi dëgjohet melodia e hitit “Proud Mary”.

Intervistat intime me Turnerin në shtëpinë e saj në Zvicër, si dhe intervistat me yje të showbizit si Angela Bassett, Oprah Winfrey, Kurt Loder, Katori Hall dhe bashkëshorti i saj Erwin Bach, po ashtu përfshihen në këtë dokumentar, bashkë me pamje, foto dhe audio-incizime të cilat nuk janë shfaqur kurrë më parë për publikun.

Gjatë kohës sa ishte pjesë e grupit “Ike & Tina Turner”, nga viti 1960 deri më 1975, ajo i kishte realizuar 20 këngë të cilat shënuan suksese të mira në toplistën e 100 këngëve më të mira. Ndërsa si solo këngëtare, ajo i lansoi 40 hite të cilat i pozicionuan në maje të kësaj topliste, përfshirë këtu këngën “What’s Love Got to Do With It”.

Ky hit muzikor, në vitin 1985 ia pati fituar Turnerit 3 shpërblime të rëndësishme “Grammy”, në kategoritë të tilla si: “Kënga më e mirë e vitit”, “Incizimi më i mirë” dhe “Performanca më e mirë pop”. “What’s Love Got To Do With It” ishte pjesë e albumit “Private Dancer” të Tina Turnerit, dhe njihet si një prej këngëve të saja më të pëlqyera. Fillimisht, kënga i ishte ofruar këngëtarëve, Cliff Richard, Donna Summer dhe Bucks Fizz, para se Turner ta incizonte atë. Ndërkaq në vitin 1993, emri i këngës ishte shfrytëzuar si titull i filmit biografik të këngëtares së famshme amerikane.

Gjatë karrierës së saj të bujshme në muzikë, Turner i ka shitur më shumë se 100 milionë albume, i ka fituar tetë shpërblime “Grammy” dhe një çmim special i cili i nderon arritjet e saj në muzikë.

Këngëtarja 81-vjeçare kishte dalë në pension menjëherë pas përfundimit të turneut, “Tina! 50th Anniversary Tour”, i cili u përmbyll në vitit 2009, dhe nga atëherë është shfaqur në publik vetëm me rastin e ngjarjeve të caktuara./ KultPlus.com

Tina Turner, Jay-Z e Mary J.Blige të nominuar për “The 2021 Rock & Roll Hall of Fame”

Janë publikuar nominimet për “The 2021 Rock & Roll Hall of Fame” dhe lista e të nominimeve përmban disa prej emrave më legjendarë në fushën e muzikës.

Mary J.Blige, Jay-Z, Tina Turner dhe Dionne Warwick janë disa prej emrave më të famshëm për të cilët do të merret vendimi për çmimin e madh gjatë muajit maj ndërkohë që ceremonia e ngjarjes pritet të mbahet gjatë vjeshtës, shkruan revista e famshme Harper’s Bazaar.

Artistët bëhen të pranueshëm për tu nominuar për këtë çmim pasi të kenë realizuar këngën e parë të paktën 25 vjet para se të shpallen nominimet. Nominimet më pas zgjedhën nga një grup ndërkombëtar i përbërë prej më shumë se 1000 artistësh ku përfshihen historianë dhe artistë të ndryshëm në fushën e muzikës.

Edhe fansat më të votojnë duke hyrë në uebsajtin e Rock & Roll Hall of Fame deri në fund të muajit prill.

Kjo është lista e plotë e të nominuarve:

Mary J. Blige

Kate Bush

Devo

Foo Fighters

The Go-Go’s

Iron Maiden

Jay-Z

Chaka Khan

Carole King

Fela Kuti

LL Cool J

Neë York Dolls

Rage Against the Machine

Todd Rundgren

Tina Turner

Dionne Warwick. / KultPlus.com