Tirana Art Colony, këtë vit ka hapur ekspozitën me artistë nga 17 vende të ndryshme të botës në Galerinë e Artit të Tiranës.
Me një traditë të gjatë që nga edicioni i parë më 2010 e deri me sot kolonia ka mirëpritur shumë artistë dhe njëkohësisht ka ekspozuar në hapësira të ndryshme. Që nga Suedia, Gjermania, e deri në Jordani e Gjeorgji këta të rinj gjejnë ura komunikimi nëpërmjet artit.
Qendra “Tirana Art”, për të disatin vit, organizon koloninë e artistike. Duke u bërë aktiviteti i parë i këtij lloji në Shqipëri, që nga viti 2010, organizuar në qytetin e Tiranës. Shumica e të rinjve artistë vinin për herë të parë në Shqipëri dhe gjatë qëndrimit këtu realizuan dhe veprat e ekspozuara. Sipas organizatorëve kjo shërben dhe për rritjen e turizmit kulturor.
Ekspozita në GAT do të qëndrojë deri më 2 gusht./ KultPlus.com