Nëse po lexoni një libër, nesër në autobusët e Tiranës nuk do paguani biletë

Mos u habisni nëse, teksa jeni duke lexuar një libër në autobus dhe prisni që të paguani paratë, fatorino mund të mos vijë për të ua kërkuar.

Nesër në transportin urban në Tiranë bileta e autobusëve do të jetë libri që po lexoni. Ndaj bëni mirë që nesër, në ditën ndërkombëtare të librit, ta nxirrni romanin nga poshtë jastëkut dhe ta merrni vete. Ai do të jetë bileta juaj.

Kjo është nisma që ka zgjedhur Ministria e Kulturës, në Ditën Ndërkombëtare të librit, për të promovuar leximin.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti shkruan:

Mos e lër në shtëpi librin që po lexon. Merre me vete. Në 23 Prill do të jetë bileta jote në urbanët e kryeqytetit. Udhëto falas, leximi të hap rrugët!

#UdhetoPermesLibrit

#23prill

#DitaNdërkombëtareeLibrit

La Stampa: 48 orë në bukuritë e kryeqytetit shqiptar

”Fotografi/Një shesh në një vend të Lindjes/me flamuj”. Me këto pak fjalë një strofë e ”Pooh” rrëfen për një vend dhe për një atmosferë. Në fakt, shumë vende dhe shumë atmosferë europiano-lindore. Si ai i sheshit ”Skënderbej” në Tiranë, me statujën kalorsiake të heroit kombëtar dhe flamurin e kuq me shqiponjën që valëvitet. I fillojmë që këtu 48 orët tona në kryeqytetin e Shqipërisë, shkruan Luigi Grassia i gazetës së njohur italiane ”La Stampa”, në një përshkrim të gjatë për Tiranën:

DITA E PARË

MËNGJESI

Edhe pse shqiptarët e sotëm janë në shumicë myslimanë (por pak praktikantë), ata festojnë me krenari kujtimin e Skënderbeut i cili iu kundërvu turqve, domethënë popullit që donte të islamizonte vendin. Është e qartë që (në këtë rast) kombi vjen para besimit. Statuja e heroit mbi kalë është qendra e sheshit, ku ndodhen edhe disa nga ndërtesat dhe monumentet më të rëndësishme të Tiranës. Sa për fillim ka disa ndërtesa që rrethojnë supet dhe krahët e Skënderbeut – bashkia dhe disa ministri – që edhe pse nuk janë interesante në mjediset e tyre të brendshme, dallohen nga jashtë për ngjyrat okër dhe vishnje të një tonaliteti elegant. Ndërkohë, Pallati i Kulturës, që ka brenda edhe Teatrin e Operas, ka një stil anonim të realizmit socialist dhe edhe pak fashist. Në kontrast të fortë, me ngjyra ekstravagante, por edhe me një ndjesi të këndshme, gati-gati meksikane apo latinoamerikane, paraqitet Muzeu Kombëtar, me një mozaik të pamatë dhe të gjallë që shfaq një numër personazhesh, sintezë e gjithë përvojës shqiptare. Në brendësi, ky muze ka një pasuri të madhe objektesh.

PASDITJA

Në sheshin ”Skënderbej” ndodhet edhe Xhamia e Et’hem Beut, që është e vogël por shumë e bukur dhe që përfaqëson edhe disa karakteristike të veçanta, pasi dëshmon se Islami shqiptar është unik; për shembull dekoracionet e brendshme nuk janë vetëm arabeskat e zakonshme (të bukura), por janë edhe pikturat me peizazhe që nuk janë pjesë e traditës. Hyrja në xhami është e lirë për të gjithë, edhe për ata që nuk janë myslimanë, me detyrimin që burrat mund të rrinë vetëm në hapësirën e gjerë kryesore, në katin e parë (nuk dimë si ta përcaktojmë ndryshe) dhe gratë vetëm në lozhë. Në teori. Sepse, nëse kërkojnë leje, mund të zbresin edhe ato. Ndërkohë, burrat nuk mund të ngjiten në lozhë. Apo të paktën kështu duket. Ndoshta rregullat janë pak a shumë liberale në varësi të ditës apo të njerëzve që takohen. Megjithatë, këshilla është që të respektoni traditat dhe të mos e prishni atë bukuri duke u përfshirë (në italisht) në diskutime të padobishme.

Pranë xhamisë ndodhet Kulla e Sahatit që për të thënë të vërtetën e parë nga jashtë nuk është ndonjë gjë kushedi çfarë, por mund të ngjitesh në majë të saj dhe që prej aty duket një panoramë e bukur e sheshit ”Skënderbej” dhe e kryeqytetit; e këshilluar sidomos kur dielli i afrohet perëndimit (natyrisht që përbën problem nëse të gjithë ngjiten në këtë moment atje). Për t’u vonuar dhe për të pritur orën e duhur mund të shëtisni në zonën e gjelbër pas sheshit ”Skënderbej”: aty ndodhen parku ”Rinia”, ku ndodhen tavolinat e barit më të vlerësuar të Tiranës, dhe në afërsi të Piramidës, e destinuar fillimisht si një mauzole për diktatorin Enver Hoxha, si të ishte një faraon. Pasi numri një vdiq dhe komunizmi ra, Hoxha nuk dukej kaq i denjë për një respekt të tillë. Në një artikull të paradokohshëm për Tiranën kemi përmendur shqiptimin e rrokjes ”xha”, që tingëllon si ”gia”. Në Shqipëri, Hoxha është një mbiemër shumë i zakonshëm, që i italianizuar bëhet ”Oxa”, ashtu si këngëtarja Anna Oxa, e cila në fakt është me origjinë shqiptare. Edhe rrënjët e Bettino Craxi-t ishin në Shqipëri.

MBRËMJA

Meqenëse cituam Enver Hoxhën, për darkë dhe për pasdarke mund të kemi si objektiv Bllokun, që në kohën e diktaturës ishte i rezervuar për elitën politike të Partisë së Punës, ndërkohë që tani është një nga zonat më në modë të Tiranës, plot me restorante, bare dhe lokale. Nëse nuk arritët të shihnit perëndimin nga Kulla e Sahatit, atëherë, ndërkohë që jeni në Bllok, patjetër që do t’ia arrini kësaj në Sky Tower, që ka një bar me një pamje 360 gradë mbi qytet.

DITA E DYTË

MËNGJESI

Pranojmë që nuk kemi pasion për tregjet, por duke marrë në konsideratë që ato janë një ”detyrim” për pjesën më të madhe të turistëve, atëherë ju sinjalizojmë se për të filluar ditën e dytë në Tiranë, duhet të vizitoni në pazarin, apo për ta thënë ashtu si banorët lokalë ”Pazarin e ri. Mund edhe të drekoni me çmime të volitshme, ndërkohë që e veçanta aty është se ka shumë peshk.

PASDITJA

Tirana ka dy katedrale, atë katolike të Shën Palit dhe atë ortodokse të Ringjalljes së Krishtit. Të dyja ndodhen në jug të sheshit ”Skënderbej”, por nëse dëshironi t’i vizitoni është më mirë që fillimisht të shkoni te katedralja e Shën Palit, pak më larg, dhe pastaj t’i drejtoheni asaj të Ringjalljes, që ka epërsinë e të qenit më pranë zonës që këshillojmë për mbrëmjen e dytë. Pranë Katedrales Ortodokse është një muze që na pëlqeu shumë: ka një emër poetik ”Shtëpia e gjetheve”, por në të vërtetë është Muzeu i Shërbimeve Sekrete, dhe si ky ka edhe në vende të tjera ish-komuniste – kemi gjetur shembuj, që kanë pasuri të madhe dokumentesh, mbi të gjitha në Estoni, Letoni dhe Lituani. Në rastin e Tiranës, ndërtesa ku ndodhet muzeu ka qenë godina jo vetëm e spiunëve të regjimit komunist por edhe, gjatë pushtimit nazist, e Gestapos. Tani, atje gjenden dëshmi të çdo lloj abuzimi të së kaluarës.

MBRËMJA

Mbrëmjen e dytë mund të darkoni në një vend në Tiranë që ka një emër ekstravagant: është Kompleksi Tajvan, i quajtur kështu pasi Kina nacionaliste, shumë kohë më parë, i dhuroi kryeqytetit shqiptar sisteme lojërash uji që zbukurojnë shatërvanin e madh të kësaj zone të Tiranës.

Ky është një koncentrat i asaj që mund të ofrojë Tirana. Por, Shqipëria është e gjitha e bukur, në mënyrë të mahnitshme e bukur dhe, duke qenë e vogël, ndodhet e gjitha në një dorë: Durrësi (në det) është gjysmë ore me makinë, Shkodra dhe Vlora për dy orë. Dhe plazhet shqiptare janë të shkëlqyer./ a.jor.

Veliaj: Tirana, qytet kozmopolitan, jetojnë 131 kombësi të huaja

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke prezantuar risitë e aplikacionit “Tirana Ime”, bëri të ditur edhe një të dhënë që ka të bëjë me numrin e shtetësive që jetojnë sot në Tiranë. Duke iu referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Brendshme, ai tha se sot në Tiranë jetojnë apo punojnë qytetarë nga 131 nacionalitete të ndryshme.

“Tirana është sot shtëpi e 131 nacionaliteteve dhe kombësive. Nuk ka sot në rajonin tonë qytet më kozmopolitan që të ketë kaq shumë nacionalitete. Fakti që njerëz nga mbi 130 kombësi e shohin Tiranën si një vend i mundësive më kujton atë shprehjen që ta duam dhe ne Tiranën apo Shqipërinë, sa e duan të huajt që vijnë dhe e shohin. Ndaj në momentin që ne lëmë pas cinizmin dhe e zëvendësojmë me inovacion si ky i sotmi të gjithë mund të kthehemi në dashnorë të Tiranës tonë”, tha Veliaj. / KultPlus.com

NEX24news: Shqipëria thesari i pazbuluar i kirurgjisë estetike

Shqipëria, vendi i vogël përgjatë bregdetit adriatik dhe atij jonian, nuk ka rënë ende në sy për sa i përket turizmit shëndetësor, shkruan faqja e njohur gjermane NEX24.news.Jo shumë të huaj njohin bukurinë e peizazhit dhe mikpritjen e njerëzve atje.E megjithatë, Shqipëria mund të ofrojë më shumë.

Turizmi shëndetësor, një lloj i ri i turizmit, po bëhet gjithnjë e më popullor në vitet e fundit. Nëse disa pacientë e shfrytëzojnë atë për parandalimin e sëmundjeve, për të tjerët bëhet domosdoshmëri për trajtime mjekësore.

Në Gjermani, shoqëria është duke pësuar ndryshime dhe për këtë arsye shëndetit i jepet një rëndësi e madhe. Nga njëra anë, kjo përforcohet nga zhvillimi demografik, nga ana tjetër nga ndryshimi i strukturave të financimit.

Një trajtim dentar mund të çojë në një barrë shumë të madhe financiare, ndërkohë që kirurgjitë estetike janë të papërballueshme për shumë njerëz. Për këtë arsye, parandalimi shëndetësor dhe trajtimet mjekësore rrisin kërkesën për shërbimet e turizmit shëndetësor. Gjithnjë e më shumë vende po i përmbushin këto kërkesa.

Një treg i ri, që cili po rritet me shpejtësi.

Vetëm disa vjet më parë, Franca, Italia, Spanja dhe Anglia ishin destinacionet kryesore për trajtim mjekësor jashtë vendit, ndërsa tani janë shtuar me kalimin e kohës dhe Hungaria, Republika Çeke, Polonia dhe Rumania. Për disa vite, Turqia ka qenë gjithashtu një destinacion shumë i njohur për udhëtimet shëndetësore.

Në panairin më të madh ndërkombëtar të botës për turizmin, ITB, që u hap në Berlin, ky lloj i ri i turizmit për shumë ekspozues zinte një pjesë të konsiderueshme në prezantimin e vendeve të tyre.

“Shqipëria është ende pak e njohur në këtë sektor, por ne kemi mjekët dhe spitalet më të mira”, u shpreh Anduela Çela, nga klinika “Travel and Smile” ose “Viaggiare e Sorridere” në një bisedë me NEX24, në ambientet e këtij panairi.

Ajo thekson se kursehen mbi 60 për qind të vlerës për sa i përket trajtimeve dentare si dhe për procedurat estetike të cilësisë së lartë krahasuar me vendet e tjera evropiane.

Sipas Dritan Gremit, themeluesit të kompanisë, në këtë mënyrë, ata do t’u ofrojnë pacientëve të tyre edhe shërbime individuale turistike për ta bërë qëndrimin e tyre në Shqipëri sa më të këndshëm.

“Misioni ynë nuk përbëhet vetëm nga përsosmëria mjekësore, por ne gjithashtu garantojmë mirëqënie dhe mikpritje”, shpjegon themeluesi Gremi, duke shtuar se “shpenzimet e trajtimit përfshijnë transfertën vajtje-ardhje nga aeroporti si dhe akomodimin në hotel ose apartament. Shoqërimi nga një përkthyes si dhe vizita nëpër vende të bukura të një kombi të ri dhe dinamik, në kryeqytetin e të cilit duken simbolet e rilindjes së tij, të cilat janë gjithashtu pjesë e shërbimit falas”, thotë Gremi.

‘’Travel and Smile’’ është ende një klinikë e re. Në vitin 2009, Dritan Gremi realizoi ëndrrën e tij. Ishte e rëndësishme për të që të kombinonte bukurinë e vendit të tij me artin mjekësor të shërimit. Ai ndërtoi një klinikë dentare dhe një qendër kompetente bashkëpunimi për klinikat, të cilat janë të specializuara në trajtimet minimale invazive të kirurgjisë estetike. Ndërhyrjet kryhen nga mjekë specialistë të njohur ndërkombëtarisht.

Sipas deklaratës së Anduela Çelës, klinikat janë duke zhvilluar punën në nivelin më të lartë.

Ata ofrojnë trajtime dentare të cilësisë së lartë duke përdorur teknika pa dhimbje dhe mini-invazive, si dhe produktet dentare të certifikuara nga BE. Implantet dentare nga Tirana tashmë i kanë dhënë një buzëqeshje të re shumë pacientëve.

Që nga themelimi i tij janë trajtuar me sukses 12 000 pacientë. Një pjesë e konsiderueshme e klientëve vijnë nga Italia, por gjithnjë e më shumë pacientë gjermanë kanë vlerësuar përparësitë e një trajtimi profesional në klinikën e tij./  a.jor. / KultPlus.com

Tirana, në 19 destinacionet e reja europiane për t’u vizituar në 2019

Faqja Emerging Europe ka renditur Tiranën në 19 destinacionet e reja europiane për t’u vizituar në 2019.

Tirana, qyteti me më shumë ngjyra i Europës? Ndoshta. Arti i rrugës mbulon pothuajse çdo hapësirë të disponueshme dhe është shndërruar në një kartëvizitë të kryeqytetit më të keqkuptuar në të gjithë Europën, shkruan Emerging Europe në artikullin e saj.

“Kafene dhe bare të shumta shtrihen në rrugë gjatë verës dhe në fundjavë mund të ndjehet sikur gjysma e të gjithë të rinjve shqiptarë po festojnë. Vendasit miqësorë, çmimet e lira dhe mundësia për të eksploruar edhe më gjerë Shqipërinë (bregdeti është vetëm një orë me makinë në njërën anë, dhe kodrat e pyllëzuara të Dajtit në anën tjetër) e bëjnë Tiranën një vend perfekt për një pushim veror”, vijon artikulli.

Tirana renditet në një listë së bashku me qytete si, Ohri në Maqedoni, Budva në Mal të Zi, Prishtina në Kosovë, Lublin në Poloni, Lyiv në Ukrainë, Oradea në Rumani, Batumi në Gjeorgji, Parnu në Estoni, Naftalani në Azerbajxhan, etj. / KultPlus.com

Gallup: Shqipëria në vendin e parë me popullin më pozitiv në botë, Kosova e fundit në Ballkan


Një raport i ri mbi ndjenjat e njerëzve, i bërë nga Gallup, ka renditur Shqipërinë ndër vendet më pozitive në botë, ndërkaq Kosova renditet e fundit në Ballkan.

Sipas studimit të Gallup, shqiptarët e Shqipërisë, ndonëse jetojnë në një ndër shtetet më pak të zhvilluara të Evropës, dinë të shijojnë jetën dhe nuk u mungojnë emocionet e mira.

Shtetet që kryesojnë këtë studim janë ato latine si Paraguai, Kosta Rika dhe Panamaja, ndërsa në fund renditen Jemeni, Turqia dhe Iraku.

Ndërkaq, në Ballkan rezultatet janë thuajse të njëjta, Shqipëria me 51% ndiqet nga Maqedonia e Veriut me 47%, Mali i Zi me 46%, Serbia me 42%, Bosnja Hercegovina dhe Kosova me 41%, përcjell Telegrafi.

Ky studim është kryer nga Gallup, fokusohet kryesisht në sjelljet njerëzore të një vendi, dhe bazohet në pyetjet që iu janë bërë njerëzve kudo në botë rreth respektit për të tjerët dhe vetes, çfarë mësojnë dhe a u intereson ajo, a qeshin shpesh, a shijojnë ditët e jetës së tyre çdo ditë etj. Ndërsa për të kapur ndjesitë negative pyetjet bazoheshin në dhimbjet e përjetuara, shqetësimet, stresi e të tjera.

Ndërsa Greqia rezulton në nivelet më të stresuara në të gjithë botën, me rreth 66% të të intervistuarve që pohojnë se kanë përjetuar stres ditëve të fundit./KultPlus.com

“Haaretz” rëndit Tiranën midis qyteteve gjermane



Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, vitet e fundit është bërë jehonë në gazetat e mëdha ndërkombëtare, për ndryshimet e saj dhe zhvillimin në tërësi.

Njëlloj dhe gazeta e madhe izraelite, “Haaretz” – në versionin e saj hebraisht – në një shkrim kushtuar fasadave të qyteteve nëpër botë ka përzgjedhur edhe Tiranën, për kolorotin shumëngjyrësh të fasadave të ndërtesave të ndryshme të saj, duke e ilustruar edhe me dy foto.

“Një nga projektet më të famshme në këtë kontekst është iniciativa e Edi Ramës, tani kryeministër i Shqipërisë dhe njëherësh piktor, i cili gjatë detyrës së tij si kryebashkiak i Tiranës urdhëroi ngjyrimin e të gjitha ndërtesave të qytetit me ngjyra të forta”, shkruan gazeta izraelite.

Pas një ndërprerje prej katër vitesh gjatë administratës së mëparshme, Bashkia e Tiranës nën drejtimin e Erion Veliajt ka vendosur riparimin dhe ngjyrosjen e fasadave ekzistuese në të gjitha lagjet e qytetit duke ftuar artistë lokalë për të propozuar ngjyrat dhe modelet që aplikohen mbi sipërfaqen e godinave.

Nisma synon të shkojë nga rrugët kryesore në çdo lagje të Tiranës duke krijuar edhe një

unifikim të mënyrës se si funksionojnë sipërmarrjet në katet e para, për të treguar imazhin e një qyteti të rregull. /KultPlus.com

TIRANA,ALBANIA/DECEMBER 11,2017: The central square of Tirana.

Sa shtrenjtë kushton argëtimi në Shqipëri!

Nuk është aspak habi që Tirana është qarku me “qejfli” në Shqipëri. Pjesa më e madhe e të ardhurave janë përqendruar në kryeqytet dhe dihet që “qejfi” blihet me para.

Sipas të dhënave nga Anketa e Buxhetit të Familjeve 2017, Tirana kishte përqindjen më të lartë të shpenzimeve për argëtim dhe kulturë ndaj totalit të shpenzimeve rreth 4.1%, apo rreth 1 pikë më shumë se mesatarja kombëtare.

Pas Tiranës, për sa i përket shpenzimeve për argëtim dhe kulturë mbi mesataren kombëtarë, renditet Korça, ku nga të dhënat e ABF kanë shpenzuar në 2017-n rreth 3.3% të totalit të shpenzimeve për t’u argëtuar. Korçarët gjithashtu renditeshin të parët për sa i përket peshës së shpenzimeve për veshje dhe këpucë.

Berati është qarku i tretë me përqindjen më të lartë të shpenzimeve për argëtim, me 3% të totalit.

Qarqet e tjera kanë një përqindje më të ulët se mesatarja kombëtare. Durrësi, i cili edhe pse ka një ekonomi të zhvilluar dhe është vend bregdetar, ka një peshë të shpenzimeve për argëtim rreth 2.9%.

Fieri, Lezha, Shkodra, Elbasani dhe Vlora kanë një mesatare shpenzimi që varjon nga 2 në 2.4%

Qarqet me shpenzimet më të ulëta Kukësi me 1.9%, Gjirokastra me 1.7% dhe Dibra me vetëm 1% të totalit të shpenzime.

Por sa i shtrenjtë është argëtimi në Shqipëri??

Të argëtohesh në Shqipëri kushton shumë më shtrenjtë se në vendet e tjera të rajonit.

Sipas portalit Expatistan, argëtimi në Serbi kushton rreth 24% më shtrenjtë se në Shqipëri, dhe rreth 9% më lirë në Malin e Zi. Ndërsa krahasuar me Kosovën, argëtimi është rreth 41% më lirë se në Shqipëri.

Expatistan bën krahasimin e kostove të jetesës midis vendeve të ndryshme të botës duke i ndarë në disa kategori kryesore, si kostot e ushqimit, banesës veshjeve, transportit, përkujdesjes personale dhe argëtimit.

Në kategorinë e argëtimit merrin disa nën kategori në shqyrtim, si kostoja për të ngrenë në një restorant, bileta për në kinema, bileta për në teatër,  çmimi për një koktej, çmimi për një kapuciono, çmimi i një abonimi mujor në palestër dhe një paketë cigare.

Festa në Tiranë, ja këngëtarët që do të ndezin sheshin ‘Skënderbej’

Tirana do ta presë sot ardhjen e Vitit të Ri 2019 në sheshin “Skënderbej”. Me rastin e ndërrimit të viteve, Bashkia e Tiranës ka përgatitur disa surpriza, duke nisur nga koncerti me këngëtarët më të njohur të muzikës shqiptare, e deri te shfaqja e mrekullueshme e fishekzjarreve që do të nisë me numërimin mbrapsht në orën 24:00.

Festa do të nisë në 22:30 të mbrëmjes me Koncertin e Vitit të Ri, ku do të performojnë këngëtarët e njohur si Evi Reçi, Ardit Çuni.

Alban Nimani , West Side Family, Eneida Tarifa, Eranda Libohova, Sidrit Bejleri, Flor Mumajesi, Klajdi Haruni & Bruno DJ si dhe performance e shkëlqyer e DJ Vinit.

Spektaklit nuk do t’i mungojnë as kërcimet fantastike të Tan Bramës dhe grupit të tij.

Kësaj atmosfere do t’i shtojë magjinë e saj spektakli i fishekzjarrëve, i cili do të kulmojë në çastin e ndërrimit të viteve. /KultPlus.com

Tirana “ndizet” nga atmosfera festive për fundvitin (FOTO)

Tirana po përgatitet për natën më të gjatë të vitit, atë të ndërrimit të viteve, e atmosfera festive ndihet kudo në kryeqytetin shqiptar.

Ashtu si shumë kryeqytete të Europës, edhe Tirana është bërë gati për të mirëpritur festat e fundvitit.

Shtëpizat e “Fshatit të Festave” të vendosura në sheshin “Skënderbej” janë kthyer në një hapësirë festive, ku qytetarët mund të kalojnë kohën dhe të argëtohen jo vetëm gjatë ditës, por veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes.

Kjo është Tirana jonë! E bukur ditën, kur lulëzon nga natyra, e magjepsëse natën, kur ndriçon nga dritat e festave. Këtë vit, zbukurimi i Tiranës ka nisur herët, që në ditët e para të muajit nëntor, traditë e ndjekur në shumë kryeqytete të botës.

Për emigrantët shqiptarë, të cilët duan që të kalojnë festat e fundvitit pranë familjeve të tyre, në Tiranë, do të mund të gjejnë mundësi për të kaluar momente të bukura në kryeqytetin e zbukuruar.

Por kjo, sigurisht është një mundësi për të gjithë qytetarët, për t’u larguar nga stresi dhe monotonia e përditshme dhe për të shijuar mbrëmjeve, kohë relaksi dhe kënaqësie.

Gazeta italiane “Corriere della Sera” e ka cilësuar Tiranën si një nga qytetet më të reja, me alternativa dhe kosto të ulët, në Europën e re. Tirana është renditur si destinacioni më i mirë për turistët italianë për festat e fundvitit.

Bashkia e Tiranës riparon “Monumentin e Pavarësisë”

Një ndër prioritetet e bashkisë së Tiranës është ruajtja dhe përkujdesi për monumentet e kulturës, që tregojnë vlerat materiale, shpirtërore dhe zhvillimin në shekuj.

Punonjësit e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit kanë bërë të mundur riparimin dhe përforcimin e “Monumentit të Pavarësisë” që ndodhet në Parkun Rinia përgjatë Bulevardit kryesor.

“Riparuam dhe përforcuam për të disatën herë veshjen e Memorialit të Pavarësisë te Parku Rinia, sepse kujdesi dhe mirëmbajtja e parqeve është sfida jonë e përditshme”, shprehet Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në Tiranë.

Ky monument ndodhet në Parkun Rinia përgjatë Bulevardit kryesor dhe është inauguruar në 28 Nëntor 2012. Ai simbolizon një shekull pavarësi të shtetit shqiptar. Monumenti është 6.5 metra i lartë dhe 5.5 metra i gjerë dhe peshon 15 tonë. U krijua nga artistët Visar Obrija dhe Kai Kiklas nga Austria. Monumenti është simbol i rezistencës shqiptare në kohë dhe luftëra të vështira.

Ka formën e një kulle të hapur dhe simbolizon hapjen e rrugës së Shqipërisë drejt pavarësisë. Ky simbol është gjithashtu një mirënjohje ndaj heronjve që kanë luftuar për pavarësinë e Shqipërisë./A.T.SH/ KultPlus.com

“Corriere della Sera”: Tirana, destinacioni turistik për të mos u humbur në festat e Fundvitit

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana është renditur si destinacioni më i mirë për turistët italianë për festat e fundvitit.

Gazeta italiane “Corriere della Sera” e ka cilësuar Tiranën si një nga qytetet më të reja, me alternativa dhe kosto të ulët, në Europën e re.

“Nga tregjet e vogla përreth pemës së madhe në sheshin “Skënderbej”, tek ndriçimi i kudogjendur, – shkruan gazetarja e njohur Fancesca Masotti, – bën që Krishtlindja të ndihet kudo”.

Në suplementin e saj, “Corriere della Sera” evidenton nismën e ndërmarrë nga bashkia e Tiranës për Pyllin Orbital për gjelbërimin e kryeqytetit, si dhe transformimin e sheshit “Skënderbej”, Pazarit të Ri dhe Piramidës që do të nisë së shpejti.

Fancesca Masotti shkruan se “grisë dhe frikës së dhjetëvjeçarëve të regjimit komunist, Tirana i përgjigjet me ngjyra dhe shije të forta në rrugët e saj”.

Kryeministri Rama urori sot mirëmëngjes me shkrimin e botuar në gazetën italiane.

“Mirëmëngjes dhe me këtë tjetër promovim që i bëhet vendit tonë nga ‘Corriere della Sera’ si destinacion turistik për të mos u humbur në festat e fundvitit, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.

Revolucion në Tiranë

Një fundvit me surpriza në kryeqytetin shqiptar – një qytet i ri dhe “low cost” – që ndjek gjithë fantazi të ardhmen. Mes muzeve të rinj dhe rampave të ‘Skatebord-it’ mbi simbolet e së shkuarës.

Nga Fancesca Masotti

Sfida e radhës ka nisur: Prej nëntorit, Tirana është zyrtarisht kandidate për Kryeqytetin Evropian të Kulturës 2024. Vjen si mirënjohje për një nga qytetet më të reja, alternative dhe ‘loë cost’ e Europës së re, që udhëheq një vend që ka si moto turistike “Go your oën ëay”. Ndiq rrugën tënde. Udhëto sipas mënyrës tënde.

Kryeqyteti shqiptar, ku mosha mesatare, siç e deklaron kryebashkiaku Erion Veliaj, është 27 vjeç, ka katërfishuar popullsinë në 20 vite, është në rritje ekonomike dhe po përjeton një revolucionin “e gjelbër”. Nga shtëpizat e vogla (të bukura prej druri, ngjyrë bakri dhe alabastre) përreth pemës së madhe në sheshin “Skënderbej”, tek ndriçimi i gjithpranishëm, bëjnë që atmosfera e Krishtlindjeve të ndihet më shumë se kudo. E kuptueshme për një vend të dalë nga diktatura komuniste vetëm në fillim të viteve ’90. Por, vlera e vërtetë e shtuar e një fundjave në qytet është të ndjesh “urinë e saj për të ardhmen”. Mes arkitekturës otomane, fashiste, komuniste, qiellgërvishtësve të rinj dhe gjelbërimit në zona dikur të braktisura.

Mes bunkerëve dhe aromave të forta

Për ta kuptuar vërtet Tiranën, duhet të kalosh nga Blloku. “Ish-lagjja e ndaluar, e rezervuar në atë kohë për elitat e regjimit, sot është mbretëria e të rinjve”, tregon Alice Ophelia Taylor, shkrimtare, gazetare dhe aktiviste angleze që prej një viti jeton këtu (blogu i saj thebalkanisto.com është ndër më të lexuarit në Ballkan). Atje ndodhet Galeria Fab, në pronësi të Fakultetit të Arteve, ku shpaloset krijueshmëria më e fundit, dhe më e mira e artit të rrugës në Shqipëri, e promovuar nga administrata lokale me projekte të tilla si MurAl, një bashkëpunim mes Bashkisë dhe laboratorit të Leçes “Rruga 167/B”, i cili në 2018 bëri bashkë mjeshtra të muraleve italianë, francezë, serbë dhe uruguaianë. E mandej bare, pub-e, galeri arti dhe studio arkitekturore, të hapura nga ata që kanë ndjekur kurse në Londër apo Milano, që kanë vendosur të kthehen.

Lufta kundër smogut

Prej qershorit, në qytet janë hedhur në qarkullim 4 mijë biçikleta të markës Mobike, përkrah biçikletave të EcoVolis, që ka startuar në 2011. Një ide e përkryer për një qytet të sheshtë dhe me dimër të butë. Projekti Tirana 2030-TR030 parashikon një brez pyjesh përreth qytetit. Studioja holandeze Mvrdv parashikon gjithashtu rikonstruksionin e Piramidës, mauzoleumit famëkeq, i ndërtuar nga familja e diktatorit Enver Hoxha në vitin 1988. Njëherë bazë e NATO-s për luftën në Kosovë, pastaj klub nate, dhe tani është një ri-gjetje për “skater” (patinazh).

“Do të mbetet një hapësirë për të rinjtë”, thekson kryebashkiaku 39-vjeçar. “Një qendër multifunksionale për edukimin teknologjik, me një teatër dhe një librari. Do të jetë gati për qershorin tjetër”. Ndryshimi ndihet kudo në sheshin “Skënderbej”, zemra e qytetit është rikonstruktuar dhe është kthyer në pedonale, duke mirëpritur koncerte falas. Përreth janë mbjellë qindra pemë. Për gazetarin Stephen Burgen, të gazetës angleze “The Guardian”, e bukura e Tiranës qëndron në kaosin e saj, godina të viteve ’40, të suvatuara me suva fosforeshente, xhami dhe kisha ortodokse. Pasqyrë e një historie torture. Për të prenotuar turin “Communist Tirana” (Tirana komuniste) të “Good Albania”, do të thotë të vizitosh vendet që përdoreshin për t’i shpëtuar sulmeve, si BunkArt dhe BunkArt2, Shtëpia e Gjetheve, që rrëfejnë aktivitetin e ish policisë sekrete.

Grisë dhe frikës së atyre dhjetëvjeçarëve, Tirana i përgjigjet me ngjyra dhe shije të forta në rrugët e saj. Këto elemente ndeshen tek “Pazari i Ri”, një pazar i rikonstruktuar në vitin 2017, në verilindje të sheshit “Skënderbej”, ku gjen japrakë me oriz, të mbështjellë me gjethe, dhe speca me gjizë. Po kështu, zbulohen shije të reja edhe në lokalet e tjera, si Mullixhiu, apo në vendet ku gjithçka është bio dhe me prodhime lokale, si në Fishtë, një orë larg nga Tirana. Këtu, agroturizmi, si tek Mrizi i Zanave, bën që lënda e prodhuesve të vegjël të kthehet në një kryevepër duke shoqëruar vreshtarinë autoktone, si Kallmet Prestigj. Niset nga tradita antike, shpesh e varfër, për të kaluar tek tendencat e reja. Pak a shumë, si ky qytet./k.s/j.p/A.T.SH./KultPlus.com

“Corriere della Sera” jehonë ndryshimeve në kryeqytetin shqiptar: “Revolucion në Tiranë”

Mediat e huaja vijojnë t’i bëjnë jehonë ndryshimeve që kanë ndodhur 3 vitet e fundit në Tiranë, por edhe ta promovojnë atë si një destinacion turistik, që po merr vëmendje të zgjeruar në Europë.

Gazeta e njohur italiane “Corriere della Sera” e rendit Tiranën si destinacionin më të mirë për turistët italianë për festat e fundvitit, duke e cilësuar si një nga qytetet më të reja, me alternativa dhe kosto të ulët, në Europën e re.

“Nga tregjet e vogla përreth pemës së madhe në Sheshin “Skënderbej”, tek ndriçimi i kudogjendur”, shkruan gazetarja e njohur Fancesca Masotti, “bën që Krishtlindja të ndihet kudo”.

Në suplementin e saj, “Corriere della Sera” evidenton nismën e ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës për Pyllin Orbital për gjelbërimin e kryeqytetit, si dhe transformimin e sheshit “Skënderbej”, Pazarit të Ri dhe Piramidës që do të nisë së shpejti. Fancesca Masotti shkruan se “grisë dhe frikës së dhjetëvjeçarëve të regjimit komunist, Tirana i përgjigjet me ngjyra dhe shije të forta në rrugët e saj”

Revolucion në Tiranë

Një fundvit me surpriza në kryeqytetin shqiptar – një qytet i ri dhe “loë cost” – që ndjek gjithë fantazi të ardhmen. Mes muzeve të rinj dhe rampave të ‘Skatebord-it” mbi simbolet e së shkuarës

Nga Fancesca Masotti

Sfida e radhës ka nisur: Prej nëntorit, Tirana është zyrtarisht kandidate për Kryeqytetin Evropian të Kulturës 2024. Vjen si mirënjohje për një nga qytetet më të reja, alternative dhe ‘low cost’ e Europës së re, që udhëheq një vend që ka si moto turistike “Go your oën ëay”. Ndiq rrugën tënde. Udhëto sipas mënyrës tënde. Kryeqyteti shqiptar, ku mosha mesatare, siç e deklaron kryebashkiaku Erion Veliaj, është 27 vjeç, ka katërfishuar popullsinë në 20 vite, është në rritje ekonomike dhe po përjeton një revolucionin “e gjelbër”.

Nga shtëpizat e vogla (të bukura prej druri, ngjyrë bakri dhe alabastre) përreth pemës së madhe në sheshin “Skënderbej”, tek ndriçimi i gjithpranishëm, bëjnë që atmosfera e Krishtlindjeve të ndihet më shumë se kudo. E kuptueshme për një vend të dalë nga diktatura komuniste vetëm në fillim të viteve ’90. Por, vlera e vërtetë e shtuar e një fundjave në qytet është të ndjesh “urinë e saj për të ardhmen”. Mes arkitekturës otomane, fashiste, komuniste, qiellgërvishtësve të rinj dhe gjelbërimit në zona dikur të braktisura.

Mes bunkerëve dhe aromave të forta
Për ta kuptuar vërtet Tiranën, duhet të kalosh nga Blloku. “Ish-lagjja e ndaluar, e rezervuar në atë kohë për elitat e regjimit, sot është mbretëria e të rinjve”, tregon Alice Ophelia Taylor, shkrimtare, gazetare dhe aktiviste angleze që prej një viti jeton këtu (blogu i saj thebalkanisto.com është ndër më të lexuarit në Ballkan).

Atje ndodhet Galeria Fab, në pronësi të Fakultetit të Arteve, ku shpaloset krijueshmëria më e fundit, dhe më e mira e artit të rrugës në Shqipëri, e promovuar nga administrata lokale me projekte të tilla si MurAl, një bashkëpunim mes Bashkisë dhe laboratorit të Leçes “Rruga 167/B”, i cili në 2018 bëri bashkë mjeshtra të muraleve italianë, francezë, serbë dhe uruguaianë. E mandej bare, pub-e, galeri arti dhe studio arkitekturore, të hapura nga ata që kanë ndjekur kurse në Londër apo Milano, që kanë vendosur të kthehen.

Lufta kundër smogut
Prej qershorit, në qytet janë hedhur në qarkullim 4 mijë biçikleta të markës Mobike, përkrah biçikletave të EcoVolis, që ka startuar në 2011. Një ide e përkryer për një qytet të sheshtë dhe me dimër të butë. Projekti Tirana 2030-TR030 parashikon një brez pyjesh përreth qytetit. Studioja holandeze Mvrdv parashikon gjithashtu rikonstruksionin e Piramidës, mauzoleumit famëkeq, i ndërtuar nga familja e diktatorit Enver Hoxha në vitin 1988. Njëherë bazë e NATO-s për luftën në Kosovë, pastaj klub nate, dhe tani është një ri-gjetje për “skater” (patinazh).

“Do të mbetet një hapësirë për të rinjtë”, thekson kryebashkiaku 39-vjeçar. “Një qendër multifunksionale për edukimin teknologjik, me një teatër dhe një librari. Do të jetë gati për qershorin tjetër”.

Ndryshimi ndihet kudo në sheshin “Skënderbej”, zemra e qytetit është rikonstruktuar dhe është kthyer në pedonale, duke mirëpritur koncerte falas. Përreth janë mbjellë qindra pemë. Për gazetarin Stephen Burgen, të gazetës angleze “The Guardian”, e bukura e Tiranës qëndron në kaosin e saj, godina të viteve ’40, të suvatuara me suva fosforeshente, xhami dhe kisha ortodokse. Pasqyrë e një historie torture. Për të prenotuar turin “Communist Tirana” (Tirana komuniste) të “Good Albania”, do të thotë të vizitosh vendet që përdoreshin për t’i shpëtuar sulmeve, si BunkArt dhe BunkArt2, Shtëpia e Gjetheve, që rrëfejnë aktivitetin e ish policisë sekrete.

Grisë dhe frikës së atyre dhjetëvjeçarëve, Tirana i përgjigjet me ngjyra dhe shije të forta në rrugët e saj. Këto elemente ndeshen tek “Pazari i Ri”, një pazar i rikonstruktuar në vitin 2017, në verilindje të sheshit “Skënderbej”, ku gjen japrakë me oriz, të mbështjellë me gjethe, dhe speca me gjizë. Po kështu, zbulohen shije të reja edhe në lokalet e tjera, si Mullixhiu, apo në vendet ku gjithçka është bio dhe me prodhime lokale, si në Fishtë, një orë larg nga Tirana. Këtu, agroturizmi, si tek Mrizi i Zanave, bën që lënda e prodhuesve të vegjël të kthehet në një kryevepër duke shoqëruar vreshtarinë autoktone, si Kallmet Prestigj. Niset nga tradita antike, shpesh e varfër, për të kaluar tek tendencat e reja. Pak a shumë, si ky qytet.

Tirana ‘vishet’ me flamuj Kuq e Zi

Atmosfera festive ka nisur që të ndihet në kryeqytet. Apelit të Kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i janë përgjigjur me qindra familje në Tiranë.

Thuajse çdo pallat apo shtëpi private ka filluar që të vishet me ngjyrat kombëtare dhe është vendosur edhe simboli ynë kombëtar, flamuri kuq e zi.

Festa e madhe e Pavarësisë pritet që ta kthejë për të dytin vit radhazi sheshin “Skënderbej” në një pikëtakimi për të gjithë ata që ndihen patriotë, atdhedashës, e që e duan dhe e nderojnë tokën tone.

Sikurse është bërë tashmë traditë, me rastin e festive kombëtare Tirana mbledh qytetarë nga të gjitha qytetet e vendit si dhe nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Festimet do të kulmojnë me Natën e Bardhë, e cila rezervon një larmishmëri aktivitetesh në Tiranë. Ekspozita, opera, filma, koncerte deri në orët e para të mëngjesit si dhe një superkoncert me të ftuar special.

Të gjithë ndjehen të përshkuar nga një lloj entuziazmi dhe euforie, ku pa dyshim sundojnë dozat e krenarisë kombëtare./ KultPlus.com

Tirana ndriçohet me ylber dritash

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tiranë veçse është mbushur me drita shumëngjyrëshe, të cilat sjellin më pranë atmosferën festive të fundvitit, shkruan KultPlus.

I pari i kryeqytetit, Erion Veliaj sapo ka shpërndarë pamje të Tiranës shumëngjyrëshe.

“Ylber dritash në Tiranën e festave”, ka shkrua Velijaj në postimin e tij në Facebook./ KultPlus.com

Revista franceze “Marie Claire”: Tirana, parajsa e vogël e Ballkanit

Për francezët, Tirana konsiderohet si parajsa e vogël e Ballkanit, që ia vlen të vizitohet. Pas gazetave prestigjioze si “The Economist” apo “The Guardian”, apo revistave me emër si “Vanity Fair”, “Vogue”, “L’Espresso” etj., edhe revista e njohur franceze “Marie Claire” i ka kushtuar një artikull kryeqytetit shqiptar, duke e cilësuar si qytetin që “nuk fle kurrë”.

“Vendi i Shqiponjave shfaqet si një vend plot magji, histori dhe kulturë. Një vend ideal për të kaluar pushimet, me një ndjesi mirëqenie dhe argëtimi, Tirana është një qytet që “nuk fle kurrë”, thuhet në artikullin e “Marie Claire”.

Duke cituar të dhënat e marra nga “Numbeo”, një nga faqet më serioze në fushën e statistikave, revista franceze e rendit Shqipërinë dhe kryeqytetin shqiptar si një ndër vendet më të sigurta në botë.

“Numbeo një faqe statistikore e rëndësishme e cila përmban informacione lidhur me cilësinë e jetës nëpër botë, e ka renditur atë (Tiranën) në vendin e nëntë, si një ndër vendet më të sigurta në botë. Shqipëria është një vend i cili është ende në hapat e para me një realitet në zhvillim e sipër”, shkruan “Marie Claire”.

Një fakt i tillë konfirmohet edhe nga Nicolas Coupat, një francez i cili punon në një agjenci që merret me organizimin e grupeve turistike nga Franca, të cilët duke përfituar nga ofertat joshëse që ofron vendi ynë, marrin edhe shërbimin dentar.

“Unë jetoj në Shqipëri prej shumë vitesh dhe ajo që kam konstatuar është se Tirana është më e sigurt se Parisi apo qytete të tjera franceze. Këtu, unë mund të dal natën pa ndonjë rrezik. Ajo që më bëri të vendosem në Shqipëri është cilësia e jetës: Tirana është një qytet me plot mundësi argëtimi dhe vende ku mund të konsumosh një peshk të freskët, në restorante për më pak se 10 euro personi. Në Francë, unë jetoja me një pagë prej 4500 eurosh, por kam vendosur të vij e të jetoj në Tiranë, ku me 1000 euro në muaj, bëj një jetë më të mirë. I ftoj qytetarët francezë, për të vizituar këtë vend të mrekullueshëm”, thotë Nicolas për revistën “Marie Claire”. /KultPlus.com

“Lonely planet”: Eksploroni një kryeqytet tërheqës si Tirana

Tirana një kryeqytet tërheqës që mund të eksplorohet për shumë më pak se çdo vend tjetër në Europë. Prestigjiozja amerikane “Lonely planet”e ka përzgjedhur Shqipërinë në 10 destinacionet për t’u vizituar në 2019.

Shqipëria me bukuritë e saj natyrore, historike dhe kulturore, i cili ka shumë për t’u zbuluar dhe për t’u eksploruar , vazhdon të tërheqë vëmendjen e agjencive dhe web-siteve të huaja.

“Shqipëria mbetet destinacion ku mund të ecni nëpër peizazhe të bukura malore, fshatrat e përjetshëm dhe të eksploroni një kryeqytet tërheqës si Tirana për shumë më pak se çdo vend tjetër në Europë”, shkruan “Lonely planet”.

Në artikullin e saj prestigjozja amerikane e rendit Shqipërinë mes 10 vendeve si : Southern Nile Valley, Egjipt, Todz Poloni, Great Smokey National Park , Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Maldive, Houston SHBA, Argjentinë, Bangladesh, Eku.

Tirana, e preferuara e turistëve edhe në muajin tetor

Për turistët edhe muaji tetor në Tiranë është më i preferuari. Në këto ditë vjeshte, ku temperaturat i ngjasojnë atyre të verës, rrugët e kryeqytetit janë të mbushura me turistë të huaj.

Grupet e turistëve i gjen kryesisht përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, tek “Piramida”, por edhe në muzeumet e Tiranës, ku mund të mësojnë më shumë për kulturën dhe traditën shqiptare.

Nuk i mungon itinerarit të tyre edhe shëtitjet në lagjet e vjetra të Tiranës dhe ndërtesat shumëngjyrëshe, ku njihen me historinë e Tiranës dhe shijojnë kuzhinën vendase.

Por, vendi që vijon të tërheqë më së shumti interesin e vizitorëve të shumtë, është sheshi “Skënderbej”, në qendër të qytetit të Tiranës. I kthyer tashmë në një atraksion të ri për vetë rikonstruksionin modern dhe bashkëkohor, ky shesh është shndërruar në një vlerë të shtuar për turizmin e qytetit.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, shkruan: “Tirana ❤️ !Grupe të shumta turistësh janë bërë tashmë mysafirë të përditshëm të kryeqytetit”.

Tirana është pa dyshim një nga qytetet më të gjalla e më në shndërrim të Europës Juglindore. Ajo është kthyer në një qendër atraksioni turistik për turistë të huaj nga rajoni, Europa, por edhe më gjerë. Transformimi që po pëson Tirana po zë gjithashtu hapësira në revistat më të njohura të botës.

Në vetëm 15 kilometra katrorë sipërfaqe, në Tiranë mund të shijosh thuajse të gjitha format e turizmit, duke nisur nga ai kulturor, historik, duke vijuar te turizmi arkitekturor e kulinar, e mandej te turizmi malor dhe i aventurës.

Disa prej pikave atraktive, që mund të vizitojnë turistët e huaj në Tiranë, por dhe në rrethina janë Mozaiku i Tiranës, Kulla e Sahatit, Xhamia e Et’hem Beut, Tyrbja e Kapllan Pashës, Kalaja e Tiranës, qendra e Tiranës “Ansambël Monumental”, Ura e Tabakëve, Kalaja e Petrelës, Muzeu Historik Kombëtar, “Bunk’art”, “Shtëpia e gjetheve”, etj, shkruan ata./ KultPlus.com

Magical Europe: Tirana, destinacioni më i lirë dhe më i bukur për t’u vizituar

Të udhëtosh pa shpenzuar shumë para nuk është aq e vështirë sa mendoni, mjafton të bëni durim e të kërkoni.

Kështu e nis artikullin media hungareze, Daily News Hungary i cili i referohet blogut ‘Magical Europe’, dedikuar destinacioneve më të bukura dhe më pak të shtrenjta.

Në listën e përzgjedhur me vetëm 7 vende, Magical Europe e liston Tiranën në vendin e dytë pas Nuremberg-ut, ndërkohë që pas saj ndodhen Marseille dhe Lille i Francës.

Teksa sugjerohet që udhëtimet të bëhen më mirë në ditë jave për Tiranën shkruhet kërshtu: Qendra e qytetit iu bën të ktheheni pas në kohë, sidomos nëse shihni afresket e xhamisë së bukur Islamike, ndërkohë që përreth ka shumë pemë, ura dhe ujëvara. Nëse kërkon të argëtohesh, drejtohuni për tek lagja e Ish-Bllokut./ KultPlus.com

Il mesaggero: Tirana, aty ku ngjyrat pushtojnë rrugët

Gazeta e njohur italiane, “Il mesaggero”, i ka kushtuar një hapësirë të veçantë transformimit që ka pësuar kryeqyteti shqiptar në këto tre vite.

Në reportazhin e saj, “Il mesaggero” thekson se Tirana ka pësuar një ndryshim rrënjësor falë Planit të ri Rregullues të arkitektit italian Stefano Boeri. Teksa e krahason transformimin që po pëson Tirana me ndryshimet që pësoi Italia pas Luftës së Dytë Botërore, gazeta italiane shkruan se Rilindja Urbane i hapi rrugë atij që sot është qytet paqësor, alegro dhe i projektuar në të ardhmen.

“Edhe e ardhmja e këtij kryeqyteti do të ketë vulën e Italisë, pas adoptimit (zbatimit) të planit të ri rregullues të Stefano Boerit dhe me shumicën e arkitektëve italianë që po projektojnë lagjet e reja dhe shumicën e gradaçelave në ndërtim. Tirana pas rënies së komunizmit, që e izoloi për 50 vite nga pjesa tjetër e botës dhe në fund edhe nga vendet e bllokut sovjetik, ka jetuar një periudhë kaosi. Ishte bërë një nga qytetet më të rrezikshme të Europës. Rilindja nisi në vitet 2000 me zgjedhjen si kryebashkiak të intelektualit dhe artistit Edi Rama (kryeministrit aktual), që sapo erdhi në drejtimin e kryeqytetit, duke mos pasur burime të mëdha, si shenjë të parë solli ngjyrat në periferitë e shkatërruara nga shembja e pallateve socialiste, duke i lyer me ngjyra të ndritshme. Ishte shkëndija që i hapi rrugë atij që sot është qytet paqësor, alegro dhe i projektuar për të ardhmen. I aftë për të kthyer shumë shqiptarë që u arratisën në vitet ’90 dhe shumë italianë në kërkim të një shansi të dytë”, thuhet në artikull.

Gazetari i “Il mesaggero”, e nis udhëtimin e tij në kryeqytetin shqiptar pikërisht nga sheshi ”Skënderbej” duke theksuar se kjo hapësirë fsheh edhe shpirtin e vërtetë të vendit. “Një udhëtim në zbulim kryeqytetit shqiptar nuk mund të nisë veçse nga sheshi “Skënderbej”, që fsheh shpirtin e vërtetë të vendit.

Një vendi ku 70 % e banorëve janë të besimit mysliman, që i dedikon sheshin më të rëndësishëm patriotit katolik Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që në vitet 1400 mbrojti Shqipërinë dhe Europën nga pushtimi osman, përfaqësohet aty në një statujë mbi kalë. Në të njëjtin shesh është përballë edhe Muzeu Historik Kombëtar, më i madhi dhe më i rëndësishmi i vendit me 8 pavijone dhe 18 mijë metra katrorë sipërfaqe, ku përshkruhet gjithë historia e popullit shqiptar. Kur del nga muzeu, gjithmonë te sheshi, mund të admirosh xhaminë e Et’hem Beut dhe Kullën e Sahatit.

Në shesh shfaqen edhe shumë nga dhomat e Plazës, hotelit më elegant të kryeqytetit, ku mund të prenotosh për të shijuar pamjen e mrekullueshme nga 23 katet e tij. Nga sheshi, përshkohet në këmbë bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga më e rëndësishme e qytetit ku ndodhen përballë Kryeministria, rezidenca e Kreut të Shtetit dhe ministritë kryesore”, citohet në artikull.

Ajo që i ka tërhequr vëmendjen gazetarit është edhe Piramida, me xhama dhe çimento të varfëruar (fatiscente) që përfaqëson mauzoleumin dedikuar Enver Hoxhës, por edhe Parku i Madh i Liqenit Artificial.

Në reportazhin e “Il mesaggero-s” nuk mund të mungonte edhe Pazari i Ri, një zonë që deri një vit më parë i ngjante më shumë një vendgrumbullimi plehrash e që sot është një nga pikat më të frekuentuara nga turistët. Gazetari italian u rekomandon vizitorëve italianë edhe Malin e Dajtit.

“Për të thithur ajër të pastër dhe për të shijuar edhe një pamje spektakolare mbi luginën e Tiranës, mund të shkohet në Malin e Dajtit përmes teleferikut më të madh në Ballkan për 15 minuta dhe me një kosto rreth 6 euro. Shpirti i vërtetë i qytetit njihet duke takuar njerëzit në jetën e përditshme, si ata që frekuentojnë Pazarin e Ri, tregun kryesor të Tiranës, të restauruar së fundmi ku çdo ditë në tryeza ekspozohen prodhimet më të mira nga i gjithë vendi. Përreth ka dhjetëra restorante e lokale të çdo lloji, ku mund të konsumosh receta lokale, por edhe qofteri, pica apo hamburger. Mes të gjithave, qëndron restoranti italo-shqiptar Markata e Peshkut, që çdo ditë ofron peshk të freskët që vjen nga bregu i Adriatikut vetëm disa dhjetëra kilometra larg kryeqytetit”, thekson “Il Messagero”.

Për të gjithë ata që duan të shijojnë orët e vona të kryeqytetit, vendi i rekomanduar është zona e ish-Bllokut, një zonë e mbushur jo vetëm me aktivitete të shumta biznesi, por edhe diskoteka e klube nate të hapura deri në agim.

“Tashmë gjatë ditës zona është e mbushur me zyra private, call center, ndërsa çdo natë qyteti ndizet nga jeta e natës, me lokale, kazino, klube nate dhe diskoteka të çdo lloji, të hapura deri në agim. Në të ardhmen, zona e ish-Bllokut do të jetë e destinuar të bëhet gjithnjë e më shumë zonë e drejtuar ndaj prestigjit dhe simbolit të Tiranës së ardhshme”, shkruan gazeta e njohur italiane.

Qytetet me dendësinë më të madhe në botë, ndër to edhe Tirana

Migrimi i brendshëm i popullsisë e ka shndërruar kryeqytetin në një nga qytetet me dendësinë me të madhe të popullsisë për kilometër katror në botë.

Sipas të dhënave të INSTAT ne publikimin për statistikat e rajoneve 2017, qarqet si Tirana, Durrësi dhe Vlora gjatë vitit 2017 kanë pësuar rritje të numrit të tyre të popullsisë, ndërkohë që qarqet e tjera vazhdojnë të kenë një rritje negative.

Qarku i Tiranës i cili përfshin edhe kryeqytetin e Shqipërisë ka dendësinë më të lartë me 529 banorë për km2, ose pesëfishin e mesatares. Duke ju referuar të dhënave të Kombeve të Bashkuara, të publikuara në “Wikipedia”, Tirana është qyteti i 24 -et në botë për dendësinë e popullsisë për kilometër katror. Qyteti me dendësinë më të madhe të banorëve për kilometër katror në botë është Macau në Kinë me 20 mijë banorë për kilometër katror dhe më pas Monaco me rreth 19 mijë banorë për kilometër katror.

Dendësia e Shqipërisë

Në Shqipëri qarku i dytë me dendësinë më të lartë është Durrësi me 375 banorë për km2 ndjekur nga qarku i Fierit me 159 banorë për km2.

Dendësia e popullsisë në mes të vitit 2017 është 100 banorë për km2, vlerë e cila ka pësuar ndryshime shumë të vogla në pesë vitet e fundit. Shpërndarja e dendësisë sipas qarqeve tregon se vetëm 3 qarqe kanë dendësi mbi 150 banorë për km2.

Popullsia e Shqipërisë ka ardhur duke u zvogëluar pas vitit 2001, ky trend vazhdon edhe në vitet në vijim, por ritmi i rënies së saj ka ardhur duke u zvogëluar. Pavarësisht rënies së popullsisë gjithsej, nuk mund të përgjithmonë këtë fakt për të gjithë qarqet.

Popullsia e vendit po shkon drejt procesit të plakjes si pasojë e uljes së lindshmërisë dhe rritjes së jetëgjatësisë dhe për më tepër emigracionit i cili vazhdon të mbetet veprues dhe që përfshin një popullsi relativisht të re.

Nga ana tjetër kemi vetëm dy qarqe dendësia e të cilëve është nën 40 banorë për km2. Dendësia më e ulët përqendrohet në zonat më periferike të vendit tonë, qarku i Kukësit në verilindje dhe qarku i Gjirokastrës në juglindje. Ky i fundit ka dhe dendësinë më të ulët në territorin e Shqipërisë, rreth 22 banorë për km2.

Gjatë vitit 2017, vetëm dy qarqe të vendit kanë pësuar rritje në numrin e popullsisë, Tirana dhe Durrësi. Ndryshimet në popullsinë e qarqeve, përveç dy komponentëve kryesorë, shtesës natyrore dhe migracionit neto, një rol kryesor luajnë edhe lëvizjet e brendshme të popullsisë. Pavarësisht se efekti i tyre në popullsinë gjithsej të vendit është zero, ndikimi i tyre në popullsinë e qarqeve është i konsiderueshëm.

Ndryshimin bruto më të lartë në numrin e popullsisë e shënon qarku i Gjirokastrës me rënie prej 46,3 për mijë banorë, ndjekur nga Dibra dhe Berati. Nga ana tjetër, Tirana, Durrësi dhe Vlora kanë koeficientin bruto të ndryshimit të popullsisë pozitivë respektivisht 24,8, 16,7 dhe 2,6 për mijë banorë.

Pjesa më e madhe e njerëzve që kanë ndryshuar vendbanimin në pesë vitet e fundit kanë lëvizur në qendrat urbane, që në shumicën e rasteve, përfshin kryeqytetin, Tiranën, ose zonat përreth tij. Edhe pse lëvizjet e brendshme janë shumëdimensionale, është e dukshme se shumica dërrmuese e flukseve të migracionit të brendshëm fokusohen drejt Tiranës dhe Durrësit.

Ndërsa Gjirokastra, Dibra dhe Kukësi qarqe të cilat kanë një balancë të thellë negative të migracionit të brendshëm, këto qarqe përjetojnë flukse shumë më të larta dalëse të popullsisë sesa flukse hyrëse, shkruan monitor./ KultPlus.com

Tirana në “Vinix”: Zemra mikpritëse e Shqipërisë

Prej disa vitesh, gjatë verës rrjetet sociale të miqve dhe të njohurve ofrojnë fotografi me plazhe të bukura dhe det të kulluar, duke eksploruar destinacione pushimi të papritura: Sarandë, Gjipe dhe Vlorë, shkruan website italian “Vinix”.

Ato janë vendbanime në bregdetin shqiptar, një destinacion turistik që gjithnjë e më shumë vlerësohet për mungesën e mbipopullimit dhe për çmime shumë të volitshme, duke filluar nga ato të fluturimeve ajrore për të arritur – në një orë e gjysmë nga Roma – kryeqytetin, Tiranën.

Shqipëria ka pak më shumë se 20 vjet që ka dalë nga një periudhë e gjatë regjimi komunist (të diktatorit Enver Hoxha) dhe në krizë të plotë ekonomike dhe politike, përfaqësonte fytyrën më të varfër dhe më të dhimbshme të Europës – e njohur si një kontinent, por jo si një realitet gjeopolitik në të cilin ende nuk është pjesë – por duke vizituar qytetet bregdetare dhe kryeqytetin është e vështirë të gjesh gjurmë.

Sot Shqipëria mirëpret turistët si një vend modern dhe mjaft efikas. Duke filluar nga Tirana. Projekti i ri urbanistik për zgjerimin e bulevardit “Zogu 1”, ka filluar t’i japë Tiranës një pamje mikpritëse dhe të ngrohtë, në sajë të nxitjes së atëhershme të ish kryebashkiakut Edi Rama – sot Kryeministër – artist dhe intelektual, që pikturoi me ngjyra të ndritshme fasadat e ndërtesave.

Sot, me kryetarin ri dhe energjik Erion Veliaj, fasadat e ngjyrosura të vjetra dhe të reja – shpesh të kryera nga artistë të njohur – ende dominojnë rrugët e Tiranës dhe në veçanti në brigjet e lumit Lana që përfaqësojnë në mënyrë efektive frymën miqësore dhe të relaksuar të shqiptarëve.

Qendra e rregullt dhe vazhdimisht në zhvillim është e mbushur me sheshe ndërtimi – shpesh të projekteve arkitektonike të nënshkruara nga studiot e rëndësishme europiane, duke përfshirë italianët -, muze interesante dhe instalime të artit bashkëkohor, kafene të modës ( që nganjëherë do të thotë edhe në stilin e plotë nostalgjik-sovjetik) dhe dyqanet organike.

Mos humbisni as disa restorante të këndshme, të ndikuara në mënyrë të qartë – si në mjedis dhe në kuzhinë – nga stili nordik-redzepian (shumë kuzhinierë shqiptarë, sot në punë nëpër Europë, pjesërisht janë gati për t’u kthyer në shtëpi).

Edhe pse ndikimi italian është ndjerë në numrin e madh të picerive dhe restoranteve që mbushin qendrën dhe lagjen e modës, Bllokun – dikur selia e vendbanimet e udhëheqësve komunistë – është e vështirë të mos provosh byrekun , një gatim tradicional, i kripur në formën e picës dhe i mbushur me djathë ose perime), qofte (qofte pikante), fërgesë (përzierje e vajit të ullirit, miell misri dhe vezë) dhe tavë (zakonisht me bazë mishi dhe perime), është në fakt në vend një lloj “krenarie shqiptare”, që fokusohet në zbulimin dhe shfrytëzimin e trashëgimisë lokale gastronomike.

Të vetëdijshëm se gjërat ndryshojnë shpejt në qytet dhe ndoshta në disa muaj disa nga gjërat e shkruara mund të mos jenë më të vlefshme, po ju lë një numër këshillash mbi çfarë mos të humbisni, të shikoni dhe të shijoni në Tiranë.

Sheshi Skenderbej rruga “Ludovik Shllaku”

Sheshi i madh që shënon kufirin midis bulevardit “Dëshmorët e Kombit dhe bulevardit “Zogu 1”, të dominuar nga statuja e heroit shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe fasada e Muzeut Historik Kombëtar me mozaik të madh “patriotik”, është zemra e qytetit dhe simbolikisht e të gjithë Shqipërisë.

I transformuar plotësisht nga plani urbanistik i kërkuar nga Edi Rama, nga bllokimi kaotik i trafikut të makinave sot sheshi është bërë një hapësirë ​​e madhe për këmbësorët, i shtruar me gurë natyror nga të gjitha trojet shqiptare. Përveç një kopshti me barishte, një karuseli dhe arredimeve urabne, mirëpret shpesh ngjarje dhe festime. Nga këtu, në të djathtë, nis rruga “Ludovik Shllaku”, rrugë për këmbësorë përgjatë të cilës ndodhet edhe Instituti Italian i Kulturës, i cili karakterizohet edhe nga pemë dhe kopshte me barishte aromatike.

Shtëpia e gjetheve, Shtëpia e gjetheve (Shtëpia dhe Gjetheve)

Jo shumë larg nga sheshi qendror i qytetit, një ndërtesë historike lindi si klinikë obstetrike strehon një muze që tregon destinacionin e fundit të ndërtesës, për shumë kohë një mister për banorët e Tiranës. Këtu ishte për shumë vite vendi qendror i Sigurimit, policisë sekrete shqiptare. Shtëpia e gjetheve, Muzeu i Shërbimeve Sekrete Shqiptare, tregon përmes një përshkrimi shqetësuese në dhoma të ndryshme të ndërtesës së spiunazhit, përgjimin, represionin dhe propagandën e regjimit, duke transmetuar një ndjenjë të madhe të kontrollit të vazhdueshëm.

Një kafe në Bllok

Lagjia që dikur strehonte banesat private të bashkëpunëtorëve më të afërt të regjimit, përfshirë edhe vetë Hoxhën, dhe të quajtur “Blloku i parë” është sot zona më e modës e Tiranës. Rrugët e saj katrore janë plot dyqane veshjesh, restorante – madje edhe italiane dhe japoneze – dhe kafe të shijshme të vendosura lokalet e lagjes, ku vendasit duan të pijnë një ekspres, një birrë ose një lëng.

Piramida

Ndërtesa e madhe e piramidës përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” u hap për publikun në 1988 si një muzeum pompoz dedikuar diktatorit Hoxha. I zhveshur nga pllakat që e mbulonin ai u shndërrua në një qendër kulturore dhe sociale për të rinjtë – ajo duhet të strehojë Qendrën Kulturore Ndërkombëtare, por sot duket e braktisur – ngjitet në perëndim të diellit nga shumë të rinj që kërkojnë një pikë vëzhgimi. Përballë është Kambana e Paqes, e realizuar nga bashkimi i predhave të mbledhura nga fëmijët shqiptarë gjatë 1997.

Pazari i Ri

Jo shumë larg nga sheshi “Skënderbej”, Pazari i Ri në Tiranë – i ndërtuar në ’30, por vetëm kohët e fundit i rinovuar duke e kthyer atë në një hotel, të pastër mikpritës – është një ndalimin për mos u humbur në lidhje me shpirtin e qytetit dhe banorëve të saj.
Një strukturë prej xhami dhe metali, e projektuar nga një studio italiane mbulon tavolinat e tregut ku janë ekspozuar ushqime të ndryshme: fruta dhe perime, ullinj, speca,shumë lloje të bimëve, por edhe enë balte dhe sende të tjera të kuzhinës. Gjithçka përreth, në sheshin e dominuar nga një ndërtesë e zbukuruar me motive të qilimave tradicionale shqiptare, ka bare dhe restorante të tilla si Markata e Peshkut – ku mund të qëndroni për të pirë një pije të freskët në hapësirën e hapur përballë tregut ose të zgjidhni peshkun e freskët të ekspozuar në banak ose mund të shijoni qofte të shkëlqyera./ata

Tirana destinacioni i turistëve të huaj edhe në shtator

Për turistët muaji shtator në Tiranë është më i preferuari. Në këto ditë vjeshte, ku temperaturat i ngjasojnë atyre të verës, rrugët e Tiranëa janë të mbushura me turistë të huaj.

Grupet e turistëve i gjen kryesisht përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, tek “Piramida”, por edhe në muzeumet e Tiranës, ku mund të mësojnë më shumë për kulturën dhe traditën shqiptare.

Nuk i mungon itinerarit të tyre, edhe shëtitjet në lagjet e vjetra të Tiranës dhe ndërtesat shumëngjyrëshe, ku njihen me historinë e Tiranës dhe shijojnë kuzhinën vendase.

Por, vendi që vijon të tërheqë më së shumti interesin e vizitorëve të shumtë, është sheshi “Skënderbej”, në qendër të qytetit të Tiranës. I kthyer tashmë në një atraksion të ri për vetë rikonstruksionin modern dhe bashkëkohor, ky shesh është shndërruar në një vlerë të shtuar për turizmin e qytetit.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehet se “asnjë grup turistësh nuk ikën nga Tirana, pa ndaluar qoftë edhe një herë në sheshin më të bukur të qytetit”.

“Tirana është në listën e 10 destinacioneve të sugjeruara nga Lonely Planet për vitin 2018”, thekson Veliaj.

Tirana është pa dyshim një nga qytetet më të gjalla e më në shndërrim të Europës Juglindore. Ajo është kthyer në një qendër atraksioni turistik për turistë të huaj nga rajoni, Europa, por edhe më gjerë. Transforimimi që po pëson Tirana po zë gjithashtu hapësira në revistat më të njohura të botës.

Në vetëm 15 kilometra katrorë sipërfaqe, në Tiranë mund të shijosh thuajse të gjitha format e turizmit, duke nisur nga ai kulturor, historik, duke vijuar te turizmi arkitekturor e kulinar, e mandej te turizmi malor dhe i aventurës.

Disa prej pikave atraktive, që mund të vizitojnë turistët e huaj në Tiranë, por dhe në rrethina janë Mozaiku i Tiranës, Kulla e Sahatit, Xhamia e Et’hem Beut, Tyrbja e Kapllan Pashës, Kalaja e Tiranës, qendra e Tiranës “Ansambël Monumental”, Ura e Tabakëve, Kalaja e Petrelës, Muzeu Historik Kombëtar, “Bunk’art”, “Shtëpia e gjetheve”, etj./ ata