Zhduken kangjellat e ‘Titanic’-ut?

Që kur filmi i James Cameron doli në kinema në vitin 1997, imazhet e para që vijnë në mendje kur mendohet për ”Titanic”-un janë Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet, të njohur si Jack and Rose, duke ‘fluturuar”’ para oqeanit me këmbët e tyre në kangjellat e anijes transatlantike, shkruan adnkronos.it.

Këto kangjella, tashmë ikonë, po zhduken.

Kjo risi u dokumentua nga ekspedita e re e organizuar nga ”RMS Titanic, Inc.” e cila pati mundësinë të shpenzonte qindra orë duke dokumentuar rrënojat me detaje të shkëlqyera falë teknologjisë më të mirë se sa ato të përdorura në të kaluarën.

”Pas 13 ditësh të përqendruar në rrënojat e ‘Titanic’-ut, skuadra ishte e ngazëllyer për të parë me padurim pamjen e parë të harkut, por emocionet u shuan shpejt nga një ndryshim i rëndësishëm”, thuhet në faqen e misionit.

”Atje mungonte maja platonike e anijes”, shtohet në të./ atsh/ KultPlus.com


100 vite më parë ”Titanic”-u nisi udhëtimin e parë dhe të fundit

Më 10 prill 1912, ”Titanic”-u u nis nga Southampton, pak pas mesditës, duke nisur zyrtarisht udhëtimin e tij të parë, por tragjik, sipas irishcentral.

Pas nisjes nga Southampton-i, rreth 1 846 njerëz ishin në bord që, përbënin shumicën e kapacitetit maksimal të anijes prej 3 547 personash.

Duke u nisur nga Southampton-i, ”Titanic”-u pati një vonesë të vogël, kur sasia masive e ujit që anija zhvendoste pothuajse shkaktoi një përplasje me anijen ”SS New York”.

Ajo u ankorua më vonë në Cherbourg, Francë, rreth orës 18:30 për të marrë më shumë pasagjerë.

Anijet ”SS Nomadic” dhe ”SS Traffic” transportuan grupin tjetër të pasagjerëve në anijen luksoze.

Dyqind e tetëdhjetë e një pasagjerë hipën në Francë, 151 ishin të klasit të parë, 28 ishin të klasit të dytë dhe 102 ishin të klasit të tretë.

Njëzet e katër pasagjerë zbritën nga ”Titanic”-u në Cherbourg pasi udhëtimi i tyre kishte përfunduar.

Shumë nga pasagjerët më të pasur dhe më të famshëm të anijes hipën në Cherbourg.

”Titanic Belfast” raportonte se ”vetëm 21 nga ata që hipën në Cherbourg ishin francezë, me pjesën tjetër nga SHBA, Anglia, Belgjika, Kanadaja, Kroacia, Greqia, Italia, Libani, Polonia, Rusia, Siria dhe Uruguaji.

“Në anije ndodheshin produkte luksoze franceze si shampanjë, verë dhe djathra, përfshirë  34 000 kilogramë mish, 15 000 shishe birrë, 10 000 shishe verë dhe 12 000 shishe ujë mineral”, shkruan ”Titanic Belfast”.

Anija u ankorua në Cherbourg për vetëm disa orë përpara se të nisej, rreth orës 20:10,  për në Queenstown, në Irlandë, në ndalimin e saj të fundit përpara se të nisej për në SHBA dhe të mos kthehej më kurrë./ atsh / KultPlus.com

81 000 dollarë për një menu të ”Titanic”-ut

Më shumë se 111 vjet pas fundosjes së anijes ”Titanic”, relike nga linja luksoze u nxorën në ankand për dhjetëra mijëra dollarë, përfshirë një menu për darkat e klasit të parë.

Menuja shkaktoi një trazim të veçantë.

Thuhet se ajo ishte menuja e vetme e mbijetuar nga 11 prilli 1912.

Ajo përmbante edhe goca deti apo mish viçi, i gatuar ala Victoria, mish qengji dhe rose e tjerë.

Menuja tregon shenja dëmtimi nga uji – megjithatë një ofertues anonim në shtëpinë e ankandit ”Henry Aldridge & Son” pagoi 81 000 dollarë për të.

Një batanije e klasit të parë, e cila me sa duket ishte mbajtur nga një i mbijetuar në varkën e shpëtimit, u shit 80 000 dollarë.

”Titanic”-u u nis në udhëtimin e tij të parë për në Nju Jork nga Southampton më 10 prill 1912 me më shumë se 2 200 njerëz në bord.

Pas vetëm disa ditësh, anija luksoze, e cila konsiderohej e pambytshme, goditi një ajsberg dhe u fundos duke shkaktuar vdekjen e  më shumë se 1 500 personave./ atsh / KultPlus.com

Pas tragjedisë, Netflix rikthen filmin “Titanic”

Filmi “Titanic” duket se do të rikthehet në Netflix më 1 korrik, jo shumë kohë pasi anija më e famshme në histori u rikthye në vemendjen e publikut për shkak të tragjedisë gjatë ekspeditës së nëndetëses Titan.

Pop Culture raporton se Netflix planifikon ta rikthejë filmin në shërbimin e transmetimit që në fillim të kësaj jave.

Filmi është aktualisht i disponueshëm për t’u transmetuar në Paramount+ dhe Amazon Prime. Lajmi i rikthimit të filmit në këto momente ka ngjallur një debat në internet. Domethënë, shumë besojnë se, duke pasur parasysh tragjedinë, është koha e papërshtatshme për ta kthyer filmin në servis.

Ata e quajnë Netflix-in “të pandjeshëm” dhe shkruajnë se kompania është e interesuar vetëm të fitojë para.

Netflix nuk ka komentuar ende, dhe është e paqartë nëse vendimi për të rikthyer filmin në shërbimin e transmetimit mund të jetë marrë më herët.

Interesi për filmin u rrit pasi nëndetësja Titan në pronësi të OceanGate shpërtheu gjatë një ekspedite me pesë persona, duke përfshirë edhe CEO të kompanisë.

Rritja në shërbimet e transmetimit u regjistrua edhe nga kënga 26-vjeçare, “My Heart Will Go On”, kolona zanore e filmit, kënduar nga Celine Dion në 1997.

James Cameron’s 1997 epic Titanic is being rereleased in 3-D.

Vdes aktori i “Titanic”, Lew Palter

Lew Palter, i cili ka luajtur në filmin “Titanic”, ka vdekur në moshën 94-vjeçare.

Palter ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri dhe vdiq të dielën në Los Angeles.

Ai është i njohur më së shumti për paraqitjen në filmin e James Cameron të vitit 1997 si njeriu që shtriu gruan e tij në shtrat, ndërsa anija u fundos në një skenë vërtet rrëqethëse.

Foto: Straus Historical Society

Është një xhirim që zgjat vetëm për sekonda, por ende mbahet mend si një nga momentet më zemërthyese të filmit.

Karakteri i tij bazohej në një person real, pasi Isidor Straus dhe gruaja e tij vdiqën vërtet në bordin e anijes.

Foto: Instagram

Për më tepër, ai punoi si profesor në Shkollën e Teatrit CalArts.

Ai mësoi studentë që do të vazhdonin të arrinin famë globale, duke përfshirë të nominuarit për “Oscar”: Don Cheadle dhe Ed Harris, dhe të nominuarën për “Emmy”, Cecily Strong.

Foto: Instagram

Përmes karrierës së tij të gjatë dhe të larmishme, Palter drejtoi gjithashtu një sërë shfaqjesh jashtë Broadway.

Ylli i “Steagle” ka lënë pas vajzën e tij, Catherine Read Palter, të cilën e ndau me gruan e tij, aktoren Nancy Vawter. / KultPlus.com

Foto: Reuters

“Titanic” vjen me një surprizë për të gjithë fansat në 25-vjetorin e tij

“Titanic” do të lundrojë përsëri në kinema më 10 shkurt 2023, në nder të 25 vjetorit të tij.

Këtë herë filmi shumë i shikuar dhe i pëlqyer në mbarë botën do të vijë me një rinovimin të kualitetit të tij në 3D 4K HDR.

Filmi ka një poster krejt të ri edhe pse ai që po merr një pritje mjaft të akullt në mediat sociale.

Ashtu si origjinali, imazhi i përditësuar tregon të dashuruarit e kryqëzuar me yje Jack Dawson (Leonardo DiCaprio) dhe Rose DeWitt Bukater (Kate Winslet) në një përqafim të butë.

Por ndërsa Winslet më parë ishte përshkruar me kaçurrelat e saj të lavdishme të kuqe të mbuluara mbi supe, ajo tani ka një pamje që është po aq e ndarë në mes sa anija titullare, me një ngritje në njërën anë të kokës dhe valë të gjata e të lirshme në anën tjetër.

Ky imazh mesa duket ka nxitur adhuruesit të dëshojnë në rrjete sociale se janë fansa të zjarrtë të origjinalitetit, megjithatë filmi pritet të përcjellë përnjëherë sërish emocione të bukura tek publiku.

titanis

Linku: https://pagesix.com/2023/01/10/titanic-fans-baffled-by-kate-winslets-hair-on-25th-anniversary-poster/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/titanicmovie/ KultPlus.com

Cameron, regjisori i parë rekorder me tre filma, shuma e të cilëve kalon 1.5 miliard dollarë

Regjisori James Cameron tashmë veçohet për sukseset e tij në film, për arritje të disa rekordeve. Ai arriti edhe një rekord.

Cameron u bë regjisori i parë në historinë e filmit, me tre filma të cilët arritën shumën e fitimeve mbi 1.51 miliard dollarë për secilin në Box Office.

Fjala është për filmat: “Titanic”, “Avatar”, dhe filmi i ri “Avatar: The Way of Water”.

Filmi i tij i vitit 2009 “Avatar”, që vlerësohet filmi më fitimprurës në histori, ka fituar 2 miliard e 922 milion e 917 mijë e 914 dollarë amerikan.

Filmi i tretë më fitimprurës është “Titanic”, i cili në botë fitoi dy miliard e 187 milion e 535 mijë e 296 dollarë.

Më pas vjen  filmi i ri “Avatar: The Way of Water”, i cili deri më tani ka fituar një miliard e 516 milion e 558 mijë e 728 dollarë amerikan.

Të tre filmat në total në Box Office-n botëror fituan 6.6 miliard dollarë.

Sipas Unilad, arsyeja pse Cameron është kaq i suksesshëm me filma, është se është i guximshëm. Ai vërtetë jep maksimumin në punën e tij.

Cameron për të realizuar filmin “Titanic” në mënyrën që anija të duket sa më autentike, është zhytur në ujë 12 herë për të parë anijen origjinale.

Për filmin e parë “Avatar”, Cameron ka shfrytëzuar imazhe të nxjerra me kompjuter dhe metoda të tjera falë të cilave ka krijuar planetin e kaltër mahnitës të quajtur Pandora. Arsyeja pse filmi i ri “Avatar: The Way of Water” i mori kohë 13 vite për ta realizuar është se pjesa më e madhe e tij u realizua në ujë. Po ashtu, Cameron dhe ekipi i tij është dashur të kuptojnë rreth teknologjisë që është shfrytëzuar për të kapur imazhet mahnitëse të tij.

Pra, puna e regjisorit Cameron po shpërblehet. Tashmë është bërë e ditur se do të lansohen edhe tre filma të tjerë Avatar, njëri në vitin 2024, tjetri në vitin 2026 dhe tjetri në 2028-tën./21Media /KultPlus.com

Cameron: “Titanic” kthehet në kinema për 20 vjetorin e tij, kjo është përtej 3D, përtej 70 mm (VIDEO)

Filmi i “Titanic” i realizuar në vitin 1997, ku luan Kate Winslet dhe Leonardo DiCaprio, do të kthehet në ekranin e kinemasë këtë dhjetor në festimin e 20 vjetorit të filmit, përcjellë KultPlus.

Përgjatë një jave duke filluar nga 1 dhjetori, Titaniku mund të shihet në tërë Shtetet e Bashkuara në të gjitha kinematë Dolby në lokacionet e AMC. Filmi vjen i projektuar nga Dolby Vision HDR, drejtori i të cilit James Cameron tha se ishte sikur ta shihje filmin për herë të parë.

“Kjo është përtej 3D, përtej 70 mm, është përtej çdo gjëje që ju keni parë ndonjëherë më parë. Imazhi del nga ekrani aq i ndritshëm dhe i gjallë sa vetë jeta. Kjo është mënyra se si duhet të shikohet çdo film dhe pa dyshim, “Titaniku” nuk ka qenë kurrë më i mirë”, ka thënë Cameron.

Filmi”Titanic” debutoi për herë të parë më 19 dhjetor 1997, dhe pas filmit “Avatar” mbetet filmi i dytë që ka arritur më së shumti të ardhura, ku shifrat e fitimeve sillen rreth 2.2 miliardë dollarë./ KultPlus.com