Një ekspeditë e re ka zbuluar ndryshimet në strukturën e anijes së famshme të Titanikut, e cila tregon se po shkatërrohet ngadaltë.
Imazhet e rralla treguan ndryshinet, ku më tepër vihen re tek kangjellat dhe pjesa e jashtme e anijes.
Humbja e parmakut, e përjetësuar nga Jack dhe Rose në skenën e famshme të filmit – u zbulua gjatë një sërë zhytjesh nga robotët nënujorë këtë verë.
Imazhet që ata kapën tregojnë se si rrënojat po ndryshon pas më shumë se 100 vjetësh nën valë.
“Harku i Titanikut është thjesht ikonik, ju i keni të gjitha këto momente në kulturën pop, dhe kjo është ajo që ju mendoni kur mendoni për mbytjen e anijes. Dhe nuk duket më kështu.
Është vetëm një kujtim tjetër i përkeqësimit që po ndodh çdo ditë. Njerëzit pyesin gjatë gjithë kohës: ‘Sa kohë do të jetë Titaniku atje?’ Thjesht nuk e dimë, por po e shikojmë në kohë reale”, tha Tomasina Ray, drejtoreshë e koleksioneve në RMS Titanic Inc, kompania që kreu ekspeditën.
Imazhet dhe një skanim dixhital nga një ekspeditë e vitit 2022 e kryer nga kompania e hartave në det të thellë Magellan dhe krijuesit e dokumentarëve Atlantic Productions tregojnë se kangjella ishte ende e lidhur megjithëse kishte filluar të konsumohej, por më pas besohet se ka rënë.
Nuk është e vetmja pjesë e anijes, e cila shtrihet 3800 metra poshtë, që po humbet në det. Struktura metalike po shkatërrohet nga mikrobet, duke krijuar stalaktite ndryshku të quajtur rusticles.
Ekspeditat e mëparshme kanë zbuluar se pjesë të Titanikut po shemben. Zhytjet e udhëhequra nga eksploruesi Victor Vescovo në vitin 2019 treguan ndryshimet.
Anija u mbyt në prill të vitit 1912 pasi goditi një ajsberg, duke rezultuar në humbjen e 1500 jetëve./TCh/ KultPlus.com
Padyshim anija më e famshme në botë, Titaniku, u fundos 112 vjet më parë, duke lënë shumë detaje e pikëpyetjet në këtë tragjedi që do të mbetet gjithmonë në histori, shkruan KultPlus.
Anija u fundos më 15 prill 1912, rreth 740 kilometra nga vendi më i afërt, dhe anija e parë për ndihmë arriti një orë e gjysmë pas fundosjes, shumë kohë pasi viktima e fundit u mbyt në det.
Temperatura e ujit ishte 2.2 gradë Celsius, ku mbijetesa njerëzore është vetëm 15 minuta. Nga fundosja e Titanikut, humbën jetën 517 njerëz, ndërsa shanset më të larta për mbijetesë patën udhëtarët e klasës së parë, pasi u shpëtuan 63 për qind e tyre.
Në Titanik ishin 20 barka shpëtimi, të cilat mund të mbanin vetëm 1100 pasagjerë, gjysma e atyre që ndodheshin në bord , por kjo ishte në përputhje me rregullat ligjore të asaj kohe dhe u konsiderua e mjaftueshme.
Pavarësisht nga kjo, vetëm 700 pasagjerë mundën të hynin në barkat e shpëtimit, shumica e tyre ishin gjysmë të zbrazura dhe në pothuajse secilën prej tyre kishte ende vende të lira.
Por çfarë ndodhi me kufomat?
E vërteta në lidhje me këtë është fshehur dhe ata që ishin në dijeni nuk dëshironin të tregonin.
Por, pas kaq shumë vitesh del në shesh e vërteta e hidhur se kapiteni i një prej barkave shpëtuese, Mackay-Bennet, donte të tërhiqte të gjitha trupat nga deti.
Por shpejt e kuptoi se barka e tij ishte shumë e vogël për 334 trupa të gjetur.
Atëherë u mor vendimi që ata do të hidhnin kufomat e udhëtarëve më të varfër, atyre të klasës së tretë, duke lënë hapësirë të mjaftueshme për ata që janë në klasën e parë dhe të dytë.
Domethënë, mendimi i ekuipazhit ishte se ata kishin të drejta më të mëdha për një varrim dinjitoz. Nga 334 trupat e gjetura, më shumë se njëqind u hodhën jashtë anijes dhe nuk u gjetën kurrë në Oqeanin Atlantik.
E vërteta për atë që ndodhi ishte fshehja e telegrameve sekrete, të cilat më vonë u morën nga historianët nga arkivat e fshehtë. /KultPlus.com
I fiksuar pas Titanikut, Paul-Henri Narzolet, një nga viktimat e aksidentit fatal të nëndetëses Titan, kishte mbledhur mbi 5000 objekte nga rrënojat ikonë në thellësi të Atlantikut.
“Zoti Titanik” siç quhej zhytësi francez që kaloi jetën duke ndjekur misteret e mbytjes, mori pjesë në mbledhjen e më shumë se 5000 artikujve, duke përfshirë unaza diamanti dhe një llambadar, pavarësisht paralajmërimeve për grabitjen e rrënojave.
Eksperti 77-vjeçar i Titanikut, sa herë e ka parë filmin me të njëjtin emër, udhëhoqi shumë ekspedita drejt mbytjes.
MRS Titanic inc. i cili ndërmori misione kërkimore për mbytjen, thotë se ai ka qenë gjithmonë “i përkushtuar për të ruajtur trashëgiminë e anijes, vendin e mbytjes dhe të gjithë pasagjerëve të saj”, por puna e saj ka rezultuar e diskutueshme. Kritikët e kanë akuzuar atë se u përpoq të “përfitonte” duke “vjedhur dhe plaçkitur” një anije në qendër të një tragjedie që mori rreth 1500 jetë.
Narzole, i cili tha se qëllimi i tij ka qenë gjithmonë “edukimi dhe ruajtja”, kishte marrë pjesë tashmë në dhjetëra zhytje në zonë përpara udhëtimit të tij fatal në zhytësin eksperimental Titan.
Kujtojëm se viktimat e tjera në bordin e nëndetëses ishin miliarderi britanik Hamish Harding, 58 vjeç, Shahzada Daëood, 48 vjeç, anëtar bordi i bamirësisë Prince’s Trust me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, dhe djali i tij Suleiman Daëood, 19 vjeç dhe CEO i OceanGate, Stockton Rush, 61 vjeç.
Ekspeditat gjetën sende nga rrënojat në ekspeditat në 1987, 1993, 1994, 1996, 1998, 2000 dhe 2004. Një sasi e madhe bizhuteri u gjet gjithashtu nga rrënojat. Ato përfshinin një unazë ari 18 karatësh dhe diamanti, gjerdan verbues dhe palë vathë./abcnews.al/KultPlus.com
Zhdukja e nëndetëses Titan në të cilën ndodheshin pesë pasagjerë pushtoi vëmendjen e njerëzve në mbarë botën. Një nëndetëse që duhej të çonte pasagjerët në rrënojat e Titanikut u zhduk mbrëmjen e së dielës dhe mbrëmë u raportua se humbën jetën anëtarët e ekuipazhit.
Disa anije dhe avionë ushtarakë amerikanë dhe kanadezë u përfshinë në kërkim. Për shkak të kësaj situate tragjike, fundosja e Titanikut e gjeti sërish veten në qendër të vëmendjes. Mbyllja që ndodhet në fund të Atlantikut për 111 vjet ka rrëmbyer gjithmonë imagjinatën e studiuesve dhe ne ju sjellim disa detaje të çuditshme për Titanikun që ndoshta nuk i keni ditur më parë.
Në fundosjen e Titanikut, më shumë se dy të tretat e njerëzve vdiqën
Në bord kishte gjithsej 2224 pasagjerë, përfshirë ekuipazhin. Vlerësohet se kanë humbur jetën 1517 persona, 832 pasagjerë dhe 685 anëtarë të ekuipazhit.
Mbetjet e Titanikut ka të ngjarë të zhduket deri në vitin 2030
Mikrobet hekur-ngrënëse të kolonizuara në anije të mbytura ngadalë e kthejnë hekurin e anijes në rustikula, të cilat përfundimisht do të bëhen pluhur që do të largohen nga rrymat e oqeanit. Ekspertët parashikojnë se anija do të zhduket deri në vitin 2030.
Filmi i parë për tragjedinë e Titanikut u xhirua në të njëjtin vit kur u mbyt dhe pasagjerja e mbijetuar luajti në të
Filmi Saved from the Titanic u filmua në vitin 1912, në të njëjtin vit që anija u fundos. Një nga të mbijetuarat, Dorothy Gibson, përndryshe një yll i filmit pa zë, luajti në film, shkruan abcnews.al.
Gjatë xhirimeve, ajo veshi të njëjtat rroba si natën kur Titaniku u mbyt dhe pati një gjendje ankthi para grupit të xhirimit për shkak të vështirësive për të mbijetuar.
Mbetjet u gjetën në vitin 1985 si pjesë e një misioni sekret gjatë Luftës së Ftohtë
Oqeanografi Robert Ballard u takua me përfaqësuesit e Marinës së SHBA në 1984 për të kërkuar fonde për teknologjinë e nevojshme për të gjetur RMS Titanic.
Marina ishte më e interesuar të përdorte teknologjinë për të gjetur nëndetëset e fundosura USS Thresher dhe USS Scorpion.
Ballard pranoi, por pyeti nëse ai mund të përdorte teknologjinë për të kërkuar Titanikun nëse kishte mbetur kohë pas misionit. Duke mos pritur që Ballard të gjente rrënojat, ata ranë dakord. Ballard e gjeti atë 12 ditë para përfundimit të misionit.
Pasagjerja e klasit të parë u kthye për të marrë qenin e saj dhe vdiq me të në det
Ann Elizabeth Isham ishte tashmë në një varkë shpëtimi kur vendosi të kthehej në anijen që po fundosej për të shpëtuar Danin e saj të dashur. Si pasojë, ata vdiqën së bashku në det.
Të 35 makinat mbetën në bord
Asnjëra prej tyre nuk shpëtoi. Ato qëndruan në bord për të siguruar që rryma të mbetej e ndezur në mënyrë që të dërgonin sinjale shqetësimi dhe të zvogëlonin panikun midis pasagjerëve, shkruan abcnews.al.
Grupi luajti për më shumë se dy orë pasi anija goditi ajsbergun
Skena e famshme nga Titaniku ka ndodhur vërtet. Praktikisht, grupi luajti për dy orë pasi anija goditi ajsbergun mes kaosit dhe panikut mes pasagjerëve.
Me sa duket, ata luanin vals dhe muzikë optimiste që zakonisht luanin në sallonin e klasit të parë.
U gjetën këpucë të ruajtura në mënyrë perfekte
Në ekspeditën e nëndetëseve Titanic të vitit 1985, një numër këpucësh të ruajtura në mënyrë të përsosur u gjetën në rrënojat. Trupat u dekompozuan dhe skeletet e tyre u dekalcifikuan, duke lënë vetëm këpucët.
Gruaja e themeluesit të OceanGate që ishte në nëndetëse është stërmbesa e çiftit që vdiq në Titanikun
Wendy Rush, gruaja e Stockton Rush, themeluesit dhe drejtorit të OceanGate që ishte në nëndetëse, është stërmbesa e pasagjerëve që vdiqën në Titanik.
Bëhet fjalë për Isidor dhe Ida Straus, bashkëpronarë të dyqanit të famshëm Macy’s, të cilët ishin ndër pasagjerët më të pasur të anijes. Sipas të mbijetuarve, Isidor nuk pranoi të hynte në varkën e shpëtimit derisa të gjitha gratë dhe fëmijët ishin brenda. Bashkëshortja e tij Ida, me të cilën ai kishte 40 vite, nuk pranoi të qëndronte pa të, shkruan abcnews.al.
Ata u panë duke qëndruar dorë për dore në kuvertën e Titanikut ndërsa anija u fundos. Historia e tyre tragjike e dashurisë u përshkrua në filmin Titaniku në skenën e famshme në të cilën çifti përqafohen në shtrat dhe presin vdekjen ndërsa uji vërshon rreth tyre.
Titaniku nuk u fundos vetëm sepse goditi një ajsberg?
Ray Boston, një ekspert i Titanikut, i cili kaloi 20 vjet duke hetuar detajet e tragjedisë, pohon se nuk ishte vetëm një ajsberg që fundosi Titanikun, por edhe një zjarr që dëmtoi anijen, e cila dyshohet se ishte mbuluar nga kompania që e ndërtoi atë.
Studiuesit thonë se zjarri në dhomën e bojlerit ishte ndezur për gati tre ditë para përplasjes me ajsbergun dhe se ai u vu re shumë kohë përpara se anija të lundronte. Ekuipazhit dyshohet se iu tha të mos ia përmendte asnjë prej pasagjerëve në bord./ KultPlus.com
Regjisori i famshëm James Cameron nuk është vetëm një nga regjisorët më të suksesshëm të Hollivudit të të gjitha kohërave, por gjithashtu një adhurues i eksplorimit të detit të thellë, shkrun CNN.
Këto rrugë u kryqëzuan në dy nga hitet e tij më të mëdha, “Avatar” dhe “Titanic”.
Ndërsa Cameron nuk ka komentuar publikisht mbi kërkimin aktual për vizituesin e Titanikut ”OceanGate Tour” me pesë njerëz në bord, ai personalisht ka bërë 33 zhytje në vendin e mbytjes së Titanikut.
Cameron deklaroi në vitin 2009 se nuk ishte një romancë në bordin e Titanikut që e frymëzoi atë të bënte filmin e tij të suksesshëm të vitit 1997.
“E bëra Titanikun sepse doja të zhytesha në anije të mbytur, jo sepse doja veçanërisht të bëja filmin”, kishte deklaruar ai.
“Titaniku ishte mali Everest i mbytjeve të anijeve dhe si zhytës doja ta bëja siç duhe. Kur dëgjova se persona të tjerë kishin menduar të realizonin diçka për Titanikun thashë se më duhet të bëj një film hollivudian”, shtoi Cameron.
Cameron e sheh kinemanë e tij dhe eksplorimin e detit si të lidhura me njëra tjetrën.
“Unë mendoj se është detyra e eksploruesit të shkojë dhe të jetë në skajin më të largët të përvojës njerëzore dhe pastaj të kthehet dhe të tregojë atë histori”, theksoi ai.
“Unë e quaj dëshmi. Unë jam dëshmitar i një mrekullie që është atje poshtë gjatë gjithë kohës”, theksoi Cameron. / atsh / KultPlus.com
Skanimi i parë digjital me përmasa të plota i Titanikut, i cili shtrihet 3800 m poshtë në Atlantik, është krijuar duke dhuruar një pamje shumë pranë së vërtetës. Ai siguron një pamje unike 3D të të gjithë anijes, duke bërë të mundur që ajo të shihet sikur nuk është nën ujë.
Shpresa është se kjo do të hedhë dritë mbi atë që ndodhi saktësisht me anije, e cila u mbyt në vitin 1912. Më shumë se 1500 njerëz vdiqën kur anija goditi një ajsberg në udhëtimin e saj të parë nga Southampton në Nju-Jork.
“Ka ende pyetje, pyetje themelore, që duhet të marrin përgjigje në lidhje me anijen”, tha Parks Stephenson, një analist i Titanikut, për BBC News.
Ai tha se modeli ishte “një nga hapat e parë të rëndësishëm për të çuar historinë e Titanikut drejt kërkimit të bazuar në prova dhe jo spekulimeve”.
Skanimi u krye në verën e vitit 2022 nga Magellan Ltd, një kompani hartash në det të thellë, dhe Atlantic Productions, të cilët po bëjnë një dokumentar për projektin.
Nëndetëset, të kontrolluara nga distanca nga një ekip në bordin e një anijeje të specializuar, kaluan më shumë se 200 orë duke vëzhguar. Ata morën më shumë se 700.000 imazhe nga çdo kënd, duke krijuar një rindërtim të saktë 3D. Skanimi tregon disa detaje të vogla, siç është numri i serisë në një nga helikat./ KultPlus.com
Padyshim anija më e famshme në botë, Titaniku, u fundos 111 vjet më parë, duke lënë shumë detaje e pikëpyetjet në këtë tragjedi që do të mbetet gjithmonë në histori, shkruan KultPlus.
Anija u fundos më 14 prill 1912, rreth 740 kilometra nga vendi më i afërt, dhe anija e parë për ndihmë arriti një orë e gjysmë pas fundosjes, shumë kohë pasi viktima e fundit u mbyt në det.
Temperatura e ujit ishte 2.2 gradë Celsius, ku mbijetesa njerëzore është vetëm 15 minuta. Nga fundosja e Titanikut, humbën jetën 517 njerëz, ndërsa shanset më të larta për mbijetesë patën udhëtarët e klasës së parë, pasi u shpëtuan 63 për qind e tyre.
Në Titanik ishin 20 barka shpëtimi, të cilat mund të mbanin vetëm 1100 pasagjerë, gjysma e atyre që ndodheshin në bord , por kjo ishte në përputhje me rregullat ligjore të asaj kohe dhe u konsiderua e mjaftueshme.
Pavarësisht nga kjo, vetëm 700 pasagjerë mundën të hynin në barkat e shpëtimit, shumica e tyre ishin gjysmë të zbrazura dhe në pothuajse secilën prej tyre kishte ende vende të lira.
Por çfarë ndodhi me kufomat?
E vërteta në lidhje me këtë është fshehur dhe ata që ishin në dijeni nuk dëshironin të tregonin.
Por, pas kaq shumë vitesh del në shesh e vërteta e hidhur se kapiteni i një prej barkave shpëtuese, Mackay-Bennet, donte të tërhiqte të gjitha trupat nga deti.
Por shpejt e kuptoi se barka e tij ishte shumë e vogël për 334 trupa të gjetur.
Atëherë u mor vendimi që ata do të hidhnin kufomat e udhëtarëve më të varfër, atyre të klasës së tretë, duke lënë hapësirë të mjaftueshme për ata që janë në klasën e parë dhe të dytë.
Domethënë, mendimi i ekuipazhit ishte se ata kishin të drejta më të mëdha për një varrim dinjitoz. Nga 334 trupat e gjetura, më shumë se njëqind u hodhën jashtë anijes dhe nuk u gjetën kurrë në Oqeanin Atlantik.
E vërteta për atë që ndodhi ishte fshehja e telegrameve sekrete, të cilat më vonë u morën nga historianët nga arkivat e fshehtë. /KultPlus.com
Në orën 02:20 të mëngjesit të 15 prillit 1912, ajo që vlerësohej si një nga anijet më luksoze dhe të sigurta të ndërtuara ndonjëherë, u përplas me një ajsberg dhe u mbyt në brigjet e Njufaundlendit, duke i marrë jetën më shumë se 1.500 njerëzve.
Anija më e madhe e pasagjerëve në botë deri në atë kohë, ishte në udhëtimin e saj të parë zyrtar, duke udhëtuar nga porti anglez i Sauthemptonit për në Nju Jork të SHBA-së. Reliket e saj do të zbuloheshin pas 73 vjetësh, më 1 shtator 1985 nga Robert Balard dhe Zhan-Lui Mishel. Ndërsa tragjedia ka frymëzuar shumë filma, libra dhe artikuj, anija dhe pasagjerët e saj, bartin ende mbajnë sekrete dhe fakte pak të njohura, që mund t’ju habisin. Ja cilat janë disa prej tyre:
Aktorja amerikane e filmave pa zë Doroti Gibson, ishte një nga afro 700 të mbijetuarit e aksidentit. Ajo luajti në një film të quajtur “E mbijetuara nga Titaniku”, që u shfaq në kinema vetëm 1 muaj pas tragjedisë. Xhirimet për filmin nisën menjëherë pasi ajo mbërriti në Nju Jork. Në film, Gibson mbante veshur të njëjtat rroba, që kishte gjatë fundosjes së Titanikut.
700 pasagjerët e klasës së tretë, duhej të ndanin dy banjo gjithsej. Kjo u pasqyrua me vërtetësi edhe në filmin “Titanik” të vitit 1997 me regjinë e Xhejms Kameron.
Një nga muzikantët e anijes, Rozhe Briku, ishte vetëm 21-vjeç kur vdiq në atë tragjedi. Por ai nuk u shpall zyrtarisht i vdekur deri në vitin 2000. Madje ushtria franceze e quajti atë një dezertor, kur ai nuk u paraqit për të shërbyer në Luftën e Parë Botërore. Shoqata Franceze e Titanikut, u përpoq për vite me radhë të pastronte figurën e tij, por e ariti këtë vetëm 88 vjet pas fundosjes së Titanikut.
Pak para përplasjes, ekuipazhi i anijes ishte detyruar të vëzhgonte me sy të lirë rrugën përpara. Për këtë arsye oficerët e turnit Frederik Flit dhe Rexhinald Li, nuk mund të shihnin shumë larg. Oficeri i dytë i anijes u zëvendësua në minutën e fundit, dhe harroi t’u dorëzonte çelësin e dollapit ku ndodheshin dylbitë. Çelësi u nxorr në ankand në vitin 2010, dhe u shit për 130 mijë dollarë.
Sipas të dhënave zyrtare të hetimit që u krye po atë vit, ekuipazhi pati vetëm 37 sekonda kohë nga identifikimi i ajsbergut, në dhënien e alarmit, dhe vendosjes së çfarë duhej bërë.
Titaniku u karakterizua që në origjinë nga tragjeditë. Tetë punëtorë vdiqën vetëm gjatë ndërtimit të anijes, por vetëm 5 prej tyre janë të njohur:Samuel Skot, Xhon Kelli, Uilliam Klark, Xhejms Dobin dhe Robert Mërfi. Një pllakatë përkujtimore, u zbulua në ndërtim të tyre në Belfast në vitin 2012.
Njeriu më i pasur në bordin e Titanikut ishte Xhon Astor IV, që besohej gjerësisht se ishte njeriu më i pasur në botë në kohën e vdekjes. Pasuria e tij ishte rreth 150 milionë dollarë, ose 3.5 miliardë dollarë me kursin e sotëm. Ai po kthehej nga muaji i mjaltit me gruan e tij të re, Madlein Fors, 28 vjeçe më e vogël se ai. Trupi i Astor, ishte një nga të paktët që u gjet në ujërat e oqeanit Atlantik. Me vete iu gjetën 2.440 dollarë, ose afro 60 mijë dollarë më kursin e sotëm.
Thuhet se disa burra u maskuan si gra, për të gjetur një vend në varkat e shpëtimit, të cilat ishin vetëm për gratë dhe fëmijët. Madje këto zëra shkaktuan divorcin mes Dikinson dhe Helen Bishop në vitin 1916, që të 2 të mbijetuar nga Titaniku. Edhe të mbijetuarit J.Brus Ismei, Uilliam Karter dhe Uilliam T.Sloper, u përndoqën gjatë gjithë jetës nga të njëjtat aludime.
Të 25 inxhinierët e anijes u mbytën, teksa u përpoqën që të mbanin sa më gjatë anijen mbi ujë. Ata arritën të garantonin funksionimin e energjisë elektrike dhe pompave të shkarkimit, deri kur anija u fundos. Falë tyre, anija transmetoi sinjalin SOS përmes radios deri disa minuta para fundosjes së anijes.
Vëllezërit Edmond dhe Mishel Navratil, ishin 2 dhe 4 vjeç kur u fundos Titaniku. Ata ndodheshin në anije me të atin e tyre, Mishel Sr., që i kishte rrëmbyer nga e ëma. Ai vendosi t’i çonte në Amerikë, me shpresën që gruaja e tij do ta ndiqte, dhe ata mund të nisnin në SHBA një jetë të re.
Babai i tyre, i hipi të miturit në një varkë shpëtimi, dhe nuk u pa më i gjallë. Asnjeri nga fëmijët nuk fliste anglisht. Ata u ndihmuan nga francezja e mbijetuar, Margaret Heis, derisa autoritetet e gjetën nënën e tyre 1 muaj pas katastrofës, falë fotot së tyre të botuar në të gjithë gazetat e botës.
Të paktën 15 dëshmitarë, u betuan se e kishin parë Titanikun të ndahej më dysh, para se të fundosej. Por pretendimi u injorua, dhe hetimi zyrtar nga autoritetet amerikane, arriti në përfundimin se anija u mbyt si një e tërë. Në fakt 73 vjet më vonë kur u gjetën rënojat, u vërtetua se dëshimtarët kishin patur të drejtë: anija ishte e ndarë më dysh.
Shkencëtarët, mendojnë se për shkak të baktereve që e rrethojnë, reliket e anijes mund të zhduken tërësisht brenda vitit 2030.
Njëri nga kuzhinierët e anijes, Çarls Xhauglin, mbijetoi shumë më gjatë në ujë të ftohtë se të tjerët, për shkak të sasive të mëdha të uiskit që kishte pirë. Raportohet se ai i mbijetoi ujërave të akullta të Atlantikut të Veriut për të paktën 2 orë, ndërsa shumica vdiqën nga hipotermia brenda 15 minutave.
Nga mbi 1.500 njerëz që vdiqën, vetëm 4 prej tyre ishin gra nga klasi i parë. Njëra prej tyre ishte Ana Isham, e cila vdiq pasi nuk pranoi ta braktiste qenin e saj. Thuhet se ajo u hodh nga një varkë shpëtimi, kur e kuptoi se nuk mund të merrte më vete qenin e saj. Më pas u spekulua se një grua u gjet e pajetë në ujë duke shtrënguar qenin e saj, edhe pse është e pamundur të dihet me siguri nëse ishte pikërisht ajo.
Nga mbi 1500 viktimat, u gjetën vetëm trupat e 300 prej tyre. Një nga trupat e gjetur u quajt “fëmija i panjohur”. Ai u identifikua gati 100 vjet më vonë si Sidnej Guduin.
Një nga të mbijetuarat më të famshme ishte Molli Braun. Ajo kandidoi më vonë për në Senatin e SHBA, edhe pse nuk fitoi. Braun ishte një aktiviste e të drejtës së grave për të votuar, dhe punoi me Kryqin e Kuq gjatë Luftës së Parë Botërore.
Katastrofës i shpëtuan jo pak njerëz të famshëm. Ata kishin blerë biletat e udhëtimit, por për arsye të ndryshme nuk hipën në të. Mes tyre ishin biznesmenët e njohur Milton Hershej, J.P Morgan, dhe shpikësi italian i radios Gulielmo Markoni.
“Titaniku” i Xhejms Kameron, nuk është filmi i vetëm në lidhje me këtë ngjarje. Nazistët realizuan në vitet 1930 një film propagandistik, që i përshkruan ngjarjet nga një “këndvështrim” gjerman. Filmi u përpoq të fajësojë britanikët për fundosjen e Titanikut. Pretendohej se ata e nxitën anijen të udhëtonte me shpejtësi të plotë, pavarësisht nga paralajmërimet e një zyrtari (imagjinar) gjerman, që gjoja ishte i vetmi person në bord që u shqetësua për jetën e njerëzve.
Skandali i prapaskenave të këtij filmi, është gati i pabesueshëm. Pak para se të vritej në burg se kishte folur kundër regjimit nazist, regjisori i atij filmi kërkoi nga autoritetet një anije me madhësinë e Titanikut, që të mund ta xhironte filmin. Nazistët i siguruan transoqeanikun luksoz gjerman SS Cap Arcona. Por kjo anije u përdorur më vonë si një kamp përqendrimi lundrues, dhe u fundos nga aleatët, duke shkaktuar 2.750 të vdekur. / Insider/ KultPlus.com
Njëqind e tetë vjet më parë, ndodhi një nga katastrofat më të famshme dhe më vdekjeprurëse të kohëve moderne. Në orën 02:20 të mëngjesit të 15 prillit 1912, ajo që vlerësohej si një nga anijet më luksoze dhe të sigurta të ndërtuara ndonjëherë, u përplas me një ajsberg dhe u mbyt në brigjet e Njufaundlendit, duke i marrë jetën më shumë se 1.500 njerëzve.
Anija më e madhe e pasagjerëve në botë deri në atë kohë, ishte në udhëtimin e saj të parë zyrtar, duke udhëtuar nga porti anglez i Sauthemptonit për në Nju Jork të SHBA-së. Reliket e saj do të zbuloheshin pas 73 vjetësh, më 1 shtator 1985 nga Robert Balard dhe Zhan-Lui Mishel. Ndërsa tragjedia ka frymëzuar shumë filma, libra dhe artikuj, anija dhe pasagjerët e saj, bartin ende mbajnë sekrete dhe fakte pak të njohura, që mund t’ju habisin. Ja cilat janë disa prej tyre:
Aktorja amerikane e filmave pa zë Doroti Gibson, ishte një nga afro 700 të mbijetuarit e aksidentit. Ajo luajti në një film të quajtur “E mbijetuara nga Titaniku”, që u shfaq në kinema vetëm 1 muaj pas tragjedisë. Xhirimet për filmin nisën menjëherë pasi ajo mbërriti në Nju Jork. Në film, Gibson mbante veshur të njëjtat rroba, që kishte gjatë fundosjes së Titanikut.
700 pasagjerët e klasës së tretë, duhej të ndanin dy banjo gjithsej. Kjo u pasqyrua me vërtetësi edhe në filmin “Titanik” të vitit 1997 me regjinë e Xhejms Kameron.
Një nga muzikantët e anijes, Rozhe Briku, ishte vetëm 21-vjeç kur vdiq në atë tragjedi. Por ai nuk u shpall zyrtarisht i vdekur deri në vitin 2000. Madje ushtria franceze e quajti atë një dezertor, kur ai nuk u paraqit për të shërbyer në Luftën e Parë Botërore. Shoqata Franceze e Titanikut, u përpoq për vite me radhë të pastronte figurën e tij, por e ariti këtë vetëm 88 vjet pas fundosjes së Titanikut.
Pak para përplasjes, ekuipazhi i anijes ishte detyruar të vëzhgonte me sy të lirë rrugën përpara. Për këtë arsye oficerët e turnit Frederik Flit dhe Rexhinald Li, nuk mund të shihnin shumë larg. Oficeri i dytë i anijes u zëvendësua në minutën e fundit, dhe harroi t’u dorëzonte çelësin e dollapit ku ndodheshin dylbitë. Çelësi u nxorr në ankand në vitin 2010, dhe u shit për 130 mijë dollarë.
Sipas të dhënave zyrtare të hetimit që u krye po atë vit, ekuipazhi pati vetëm 37 sekonda kohë nga identifikimi i ajsbergut, në dhënien e alarmit, dhe vendosjes së çfarë duhej bërë.
Titaniku u karakterizua që në origjinë nga tragjeditë. Tetë punëtorë vdiqën vetëm gjatë ndërtimit të anijes, por vetëm 5 prej tyre janë të njohur:Samuel Skot, Xhon Kelli, Uilliam Klark, Xhejms Dobin dhe Robert Mërfi. Një pllakatë përkujtimore, u zbulua në ndërtim të tyre në Belfast në vitin 2012.
Njeriu më i pasur në bordin e Titanikut ishte Xhon Astor IV, që besohej gjerësisht se ishte njeriu më i pasur në botë në kohën e vdekjes. Pasuria e tij ishte rreth 150 milionë dollarë, ose 3.5 miliardë dollarë me kursin e sotëm. Ai po kthehej nga muaji i mjaltit me gruan e tij të re, Madlein Fors, 28 vjeçe më e vogël se ai. Trupi i Astor, ishte një nga të paktët që u gjet në ujërat e oqeanit Atlantik. Me vete iu gjetën 2.440 dollarë, ose afro 60 mijë dollarë më kursin e sotëm.
Thuhet se disa burra u maskuan si gra, për të gjetur një vend në varkat e shpëtimit, të cilat ishin vetëm për gratë dhe fëmijët. Madje këto zëra shkaktuan divorcin mes Dikinson dhe Helen Bishop në vitin 1916, që të 2 të mbijetuar nga Titaniku. Edhe të mbijetuarit J.Brus Ismei, Uilliam Karter dhe Uilliam T.Sloper, u përndoqën gjatë gjithë jetës nga të njëjtat aludime.
Të 25 inxhinierët e anijes u mbytën, teksa u përpoqën që të mbanin sa më gjatë anijen mbi ujë. Ata arritën të garantonin funksionimin e energjisë elektrike dhe pompave të shkarkimit, deri kur anija u fundos. Falë tyre, anija transmetoi sinjalin SOS përmes radios deri disa minuta para fundosjes së anijes.
Vëllezërit Edmond dhe Mishel Navratil, ishin 2 dhe 4 vjeç kur u fundos Titaniku. Ata ndodheshin në anije me të atin e tyre, Mishel Sr., që i kishte rrëmbyer nga e ëma. Ai vendosi t’i çonte në Amerikë, me shpresën që gruaja e tij do ta ndiqte, dhe ata mund të nisnin në SHBA një jetë të re.
Babai i tyre, i hipi të miturit në një varkë shpëtimi, dhe nuk u pa më i gjallë. Asnjeri nga fëmijët nuk fliste anglisht. Ata u ndihmuan nga francezja e mbijetuar, Margaret Heis, derisa autoritetet e gjetën nënën e tyre 1 muaj pas katastrofës, falë fotot së tyre të botuar në të gjithë gazetat e botës.
Të paktën 15 dëshmitarë, u betuan se e kishin parë Titanikun të ndahej më dysh, para se të fundosej. Por pretendimi u injorua, dhe hetimi zyrtar nga autoritetet amerikane, arriti në përfundimin se anija u mbyt si një e tërë. Në fakt 73 vjet më vonë kur u gjetën rënojat, u vërtetua se dëshimtarët kishin patur të drejtë:anija ishte e ndarë më dysh.
Shkencëtarët, mendojnë se për shkak të baktereve që e rrethojnë, reliket e anijes mund të zhduken tërësisht brenda vitit 2030.
Njëri nga kuzhinierët e anijes, Çarls Xhauglin, mbijetoi shumë më gjatë në ujë të ftohtë se të tjerët, për shkak të sasive të mëdha të uiskit që kishte pirë. Raportohet se ai i mbijetoi ujërave të akullta të Atlantikut të Veriut për të paktën 2 orë, ndërsa shumica vdiqën nga hipotermia brenda 15 minutave.
Nga mbi 1.500 njerëz që vdiqën, vetëm 4 prej tyre ishin gra nga klasi i parë. Njëra prej tyre ishte Ana Isham, e cila vdiq pasi nuk pranoi ta braktiste qenin e saj. Thuhet se ajo u hodh nga një varkë shpëtimi, kur e kuptoi se nuk mund të merrte më vete qenin e saj. Më pas u spekulua se një grua u gjet e pajetë në ujë duke shtërnguar qenin e saj, edhe pse është e pamundur të dihet me siguri nëse ishte pikërisht ajo.
Nga mbi 1500 viktimat, u gjetën vetëm trupat e 300 prej tyre. Një nga trupat e gjetur u quajt “fëmija i panjohur”. Ai u identifikua gati 100 vjet më vonë si Sidnej Guduin.
Një nga të mbijetuarat më të famshme ishte Molli Braun. Ajo kandidoi më vonë për në Senatin e SHBA, edhe pse nuk fitoi. Braun ishte një aktiviste e të drejtës së grave për të votuar, dhe punoi me Kryqin e Kuq gjatë Luftës së Parë Botërore.
Katastrofës i shpëtuan jo pak njerëz të famshëm. Ata kishin blerë biletat e udhëtimit, por për arsye të ndryshme nuk hipën në të. Mes tyre ishin biznesmenët e njohur Milton Hershej, J.P Morgan, dhe shpikësi italian i radios Gulielmo Markoni.
“Titaniku” i Xhejms Kameron, nuk është filmi i vetëm në lidhje me këtë ngjarje. Nazistët realizuan në vitet 1930 një film propagandistik, që i përshkruan ngjarjet nga një “këndvështrim” gjerman. Filmi u përpoq të fajësojë britanikët për fundosjen e Titanikut. Pretendohej se ata e nxitën anijen të udhëtonte me shpejtësi të plotë, pavarësisht nga paralajmërimet e një zyrtari (imagjinar) gjerman, që gjoja ishte i vetmi person në bord që u shqetësua për jetën e njerëzve.
Skandali i prapaskenave të këtij filmi, është gati i pabesueshëm. Pak para se të vritej në burg se kishte folur kundër regjimit nazist, regjisori i atij filmi kërkoi nga autoritetet një anije me madhësinë e Titanikut, që të mund ta xhironte filmin. Nazistët i siguruan transoqeanikun luksoz gjerman SS Cap Arcona. Por kjo anije u përdorur më vonë si një kamp përqendrimi lundrues, dhe u fundos nga aleatët, duke shkaktuar 2.750 të vdekur. / Insider – Bota.al /KultPlus.com
Njëqind e tetë vjet më parë, ndodhi një nga katastrofat më të famshme dhe më vdekjeprurëse të kohëve moderne.

Skandali i prapaskenave të këtij filmi, është gati i pabesueshëm. Pak para se të vritej në burg se kishte folur kundër regjimit nazist, regjisori i atij filmi kërkoi nga autoritetet një anije me madhësinë e Titanikut, që të mund ta xhironte filmin. Nazistët i siguruan transoqeanikun luksoz gjerman SS Cap Arcona. Por kjo anije u përdorur më vonë si një kamp përqendrimi lundrues, dhe u fundos nga aleatët, duke shkaktuar 2.750 të vdekur./bota/ KultPlus.com
1. Në mbrëmjen e 14 prillit, kur anija goditi një akullnajë, udhëtarëve në klasën e parë iu shërbye darka që përfshinte stridhe (kërmill deti), salmon i zier, let viçi, qengj me salcë e nenexhik, çokollatë e shkrirë dhe puding. Çdo pjatë shoqërohej me lloje të ndryshme vere, pije alkoolike dhe puro ose cigare të shtrenjta.
2. Në Titanik ekzistonte edhe gazeta ditore e anijes, ‘The Atlantic Daily Bulletin’, që përfshinte lajmet e fundit nga bursa, rezultatet e garave të kuajve dhe thashethemet e shoqërisë së lartë. Të gjitha lajmet transferoheshin me telegraf dhe pastaj shtypeshin në anije.
3. Titanik ishte i pajisur me shumë pajime luksi, si hamam turk, bibliotekë, dhomë skuosh dhe pishinë me ujë të ngrohtë. Gjithashtu, anija posedonte edhe një sallë operacioni, të pajisur me pajisje për operacione të ndërlikuara.
4. Në bordin e anijes ndodheshin disa prej njerëzve më të pasur dhe më të njohur në botë megjithëse munguan dy persona të rëndësishëm. Financieri J.P. Morgan dhe prodhuesi i famshëm i çokollatave, Milton S. Hershey, edhe pse i kishin nxjerrë biletat, në momentin e fundit e anuluan udhëtimin.
5. Gati një muaj pas përmbytjes, aktorja Dorothy Gibson, e cila i mbijetoi katastrofës, interpretoi në lmin pa zë “E Shpëtuar nga Titaniku”, ku përshkroi rrëmin e saj personal. Ishte ky lmi i parë, nga dhjetëra të tjerë që përshkruan fatin e anijes.
6. Muzeu i Titanic, në Boston, është më i madhi që i dedikohet tragjedisë. Ai posedon një koleksion të rrallë, që përfshin barkat e shpëtimit, amurin britanik të anijes, menynë e darkës, qilimi që ishte shtruar për udhëtarët e klasës së parë, letra e kartolina që udhëtarët kishin marrë me vete në bord, një kambanë që ishte vendosur në kuvertën e anijes, etj
7. Sipas gazetës britanike “The Mirror”, së fundmi është gjetur violina që i përkiste krye muzikantit të grupit muzikor në kuvertën e anijes, që bëri muzikë deri në çastet e fundit para përmbytjes. Tashmë po bëhet ekspertiza e nevojshme për verikimin e vërtetësisë së saj. Nëse del se violina vërtet është marrë nga fundi i detit, ajo mund të vlejë disa dhjetëra miliona dollarë.
8. Ish-shtëpia e të mbijetuarës më të njohur, Margaret Braun, në Denver, është shndërruar në muze. Pas përmbytjes së Titanic, ajo bë e famshme si “e papërmbytshmja Moli Braun”. Në lmin me Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet,Braun ishte gruaja e vetme që luftonte me një marinar dhe që në fund ia doli të kthente një barkë për të marrë të mbijetuarit në det, përfshirë këtu edhe heroinën e lmit, Rose. Shume pak persona e dinë se kjo ishte ngjarje e vërtetë
9. E mbijetuara e fundit e Titanikut vdiq në vitin 2009. Millvina Dean ishte nëntë vjeç në kohën e tragjedisë. Ajo vdiq në moshën 106-vjeçare, disa muaj pasi që DiCaprio dhe Winslet u zotuan që të paguanin shpenzimet për trajtimin e saj.
10. Shumë burime pretendojnë se kënga që grupi muzikor në Titanic interpretoi para fundosje së anijes ishte “Afrohu o Zot Tek Unë”. Mirëpo, gjatë një interviste për ‘The New York Times’ (në vitin 1992), Harold Bride, i vetmi muzikant i mbijetuar i grupit, deklaroi se kënga e fundit ishte “Marshi i Vjeshtës”. /gazetablic/ KultPlus.com
Me rastin e pervjetorit te 20 të filmit, regjisori më në fund zbulon pse personazhi i luajtur nga Leonardo DiCaprio vdes në fund. Cameron gjithashtu zbulon se ai ishte grindur me Harvey Weinstein natën kur fitoi Oskarin, duke e goditur pothuajse me statujën.
James Cameron shpjegon pse Jack vdes në Titanik
Disa vjet më parë ishte vetë Kate Winslet e cila kishte thënë se si Jack mund të kishte shpëtuar veten, duke konfirmuar tezën tani famëkeqe të “Ka pasur vend për dy” te tifozëve më të zjarrtë. Regjisori i Titanikut shpjegoi se, mjerisht, e vetmja gjë që ka rëndësi është fakti se fati i DiCaprios ishte i shënuar.
Përgjigjja është shumë e thjeshtë: sepse në faqen 147 [të
skenarit] thuhet se Jack vdes. Natyrisht ishte një zgjedhje artistike, dera
ishte mjaft e madhe për ta mbajtur. Mendoj se është ide e çmendur që ne flasim
për këtë përsëri pas 20 vjetësh. Por kjo tregon se filmi ka arritur të bëjë
Jack-un një personazh kaq të dashur, që të lëndon tek e sheh që vdes. Nëse ai
do të kishte jetuar, fundi i filmit do të kishte qenë i pakuptimtë. Filmi ka të
bëjë me vdekjen dhe ndarjen; ai duhej të vdiste në atë mënyrë ose të goditej
nga një objekt i anijes, ai duhej të vdiste. Quhet art, gjërat ndodhin për
arsye artistike, jo për arsye të fizikës.
Ndër temat e trajtuara nga Cameron në intervistë, edhe
një takim me Harvey Weinstein, nuk përfundoi veçanërisht mirë për këtë të
fundit. Producenti në qendër të një skandali gjigant të ngacmimit, abuzimit dhe
dhunës, në fakt kishte një debat me regjisorin në natën e 31 marsit 1998, kur
“Titaniku” fitoi 11 Oscar. Cameron u afrua për ta goditur atë me statujën e
sapo fituar.
Kjo ndodhi në katin përdhes [të teatrit]. Muzika po luante, për të na ftuar të ktheheshim dhe të uleshim në vendet tona. Njerëzit rreth nesh thoshin: “Jo këtu, jo këtu!” Pse debatuam? Është një histori e gjatë që ka të bëjë me Guillermo del Toro dhe asaj që është trajtuar keq nga Miramax (shtëpia e themeluar nga Weinstein dhe vëllai i tij Bob) për filmin “Mimic”. Harvey erdhi tek unë për të më përgëzuar, duke thënë se sa i respektuar isha nga artistët. Aty shpërtheu grindja./KultPlus.com
Imazhet tregojnë një ceremoni mortore: varrimin në det të një prej viktimave të Titanikut në anijen Mackay-Bennet që ndihmoi në gjetjen e 300 trupave pas tragjedisë.
Prifti Hind në të majtë kryen shërbimet për qefinin e shënuar me numrin 177 në të cilën gjendet një nga anëtarët e ekuipazhit, William Peter Mayo që hidhet në ujë.
Kjo foto do të dalë në ankand këtë fundjavë me një çmim bazë 5000 – 8000 stërlina (7.114 në 11.383 USD) nga shtëpia e ankandeve Henry Aldridge & Son.
106 vjet pas tragjedisë, fotoja është një nga dëshmitarët më të rrallë që është parë dhe është realizuar nga një oficer, Mackay-Bennet, R.D. Legate. Prifti Hind realizoi 166 shërbime të ceremonisë mortore në det, duke përfshirë edhe atë të udhëheqësit të bandës së anijes, Wallace Hartley.
Kjo foto është e një rëndësie të veçantë. Edhe pse varrimet në det ishin të shumta, regjistrimet vizuale si dhe shërbimet e tyre janë pothuaj inekzistente edhe në publikime të periudhës së kohës. Telegrafi/ KultPlus.com