Një zyrtar olimpik nga Lojërat “Tokyo 2020” akuzohet për marrje ryshfeti

Një ish-anëtar i komitetit organizativ të Lojërave Olimpike Tokio 2020 është arrestuar nën dyshimin për korrupsion.

Haruyuki Takahashi, 78 vjeç, akuzohet se ka marrë pagesa prej 380,000 dollarësh (315,000 £) nga një shitës.

Shitësi Aoki Holdings, ishte një partner zyrtar i lojërave Tokio 2020. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Takahashi nuk i është përgjigjur menjëherë kërkesave për koment.

Dokumentet nga Zyra e Prokurorit të Tokios të parë nga agjencia e lajmeve AFP thuhet se e akuzojnë atë për marrjen e shumave të parave duke kuptuar se ato ishin pagesa “faleminderit” për trajtimin e dobishëm që ai i bëri Aoki Holdings.

Ata pretendojnë se më shumë se 50 transaksione kanë ndodhur midis tetorit 2017 dhe marsit 2022 me para të dërguara në llogarinë bankare të një kompanie të drejtuar nga Takahashi. /KultPlus.com

Tokyo do të hap parkun e lojërave “Harry Potter”


Tokyo do të hap parkun e lojërave të quajtur “Harry Potter”, në të cilin janë përfshirë lojëra nga filmi. Ku fëmijët do të kenë mundësin të shohin nga afër mënyrën se si është realizuar filmi. Parku ka një hapësirë prej 30 mijë metra katrorë, dhe është në pronësi të Warner Bros.

Studio Tour Tokyo – The Making of Harry Potter, do të jetë e hapur për gjysmën e parë të viti 2023.

Studio Tour Tokyo e ka përshkruar, parkun si një “turne në këmbë” dhe “jo një lojëra”, në të cilën do do të shfaqën një skenë zanore kopje nga seritë e filmave “Harry Potter” dhe “Fantastic Beasts” . Qëllimi është që t’u jepet vizitorëve një imazh i prapaskenës në krijimin e filmave.

Parku do të jetë i ngjashëm me Warner Bros Studio Tour London, i cili u hap në vitin 2012 dhe në periudhën para-pandemike ka mirëpritur deri në 6 mijë vizitorë në ditë./ KultPlus.com

Artisti kosovar Agim Salihu ekspozon në Tokyo përkrahë artistëve më aktualë ndërkombëtarë

Për artistin kosovar Agim Salihu ekspozitat ndërkombëtare tashmë janë shndërruar në diçka të zakonshme, por përgjegjësia gjithmonë qëndron në nivelin e njëjtë, shkruan KultPlus.

Pas sukseseve të njëpasnjëshme, Salihu kësaj radhe ekspozon në ”International Graphic Exhibition” në Tokyo, Kyoto dhe Osaka.

Në këtë ekspozitë kuratoriale ndërkombëtare të grafikës kontemporane, marrin pjesë artistë të përzgjedhur nga kuratorë japonez. Kuratorët e kanë bërë përzgjedhjen e artistëve të cilët janë aktual në skenën ndërkombëtare me trendet e ndryshme të grafikës kontemporane, dhe diversitete artistike dhe kulturore.

Ekspozita është hapur në, Tokyo, Metropolitan Theatre e cila e feston tridhjetë vjetorin e veprimit dhe ekspozita tashmë është e hapur për publikun.

Pas Tokyo ekspozita do të hapet në, Kyoto, Art Zone dhe Osaka, Gallery Irohani. Ky është suksesi i radhës i artistit Agim Salihu, pas suksesit në ‘China International graphic Biennial Gunalan – Shenzhen 2019’, si i vetmi përfaqësues i Kosovës i perzgjedhur nga juria, i cili figuron në ekspozitën qendrore të Bienalës, në katalogun e bienalës, certifikatën e Bienalës, vepra e cila është në koleksionin e China Printmaking Museum, si dhe në të gjitha dokumentet zyrtare të ‘China International Graphic Biennial’.

Agim Salihu ishte shkak që të vendoset flamuri i Kosovës përkrahë flamujve të shteteve të tjera pjesëmarrëse në biennale. / KultPlus.com

Një dasmë shqiptare në Tokyo të Japonisë (FOTO)

Arbër Demo nga Shqipëria dhe Mana Aoki nga Japonia këto ditë kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, në një ceremoni mjaft të veçantë në kryeqytetin e Japonisë, në Tokyo, shkruan KultPlus.com

Në hotelin ku është mbajtur ceremonia e dasmës është vendosur flamuri i Shqipërisë dhe ai i Japonisë dhe me ceremoni tradicionale të të dyja vendeve është zhvilluar atmosfera e dasmës.

Në këtë ceremoni nuk ka munguar as vallja dhe veshjet tradicionale shqiptare të çiftit ndërsa të gjithë dasmorët kanë vallëzuar në valle nën ritmin e këngëve shqipe.

Miku i çiftit, Micky Haxhislami ka shpërndarë disa fotografi mjaft të veçanta të cilat përcjellin atmosferën që ka mbizotëruar gjatë kësaj dasme.

Fotografia më e veçantë e dasmës është kur të gjithë dasmorët që qëndrojnë prapa çiftit bashkojnë duart për të krijuar simbolin shqiptarë, shqiponjën./ KultPlus.com

Artisti Agim Salihu ekspozon në ‘Tokyo International Graphic Triennial 2018’ në Japoni

Tokyo Tama Art Museum, organizon për të gjashtën herë “Trienalen Ndërkombëtare të Grafikes Bashkëkohore”.

Ekspozita mbahet çdo tri vite duke synuar prezantimin e artit të grafikes kontemporane në trendet më bashkëkohore që ndodhin në botë si dhe përmbledhjen e të dhënave artistike, teknologjike për materialet dhe teknikat e grafikes artistike, përcjellë KultPlus.

Në edicionin e gjashtë kanë konkurruar rreth 2000 artistë nga 92 shtete. Juria e përbërë nga tri juri profesionale, ka punuar në tri faza të veçanta, nga muaji shkurt deri në fund të muajit qershor. Për të ekspozuar në këtë Trienale janë përzgjedhur 347 artist, në mesin e të cilëve është edhe artisti nga Kosova, Agim Salihu.

Kryetar i jurisë për 3 fazat e përzgjedhjes së artistëve ishte kritiku i artit, Tatehata Akira – Tama Art University President (i njohur për disa libra të cilat i ka shkruar për artisten me famë Botërore, Yayoi Kusama).

Vepra e Salihut pas ekspozitës do të mbetet në koleksion si thesar i vlerave kulminante në, ”Tokyo Tama Art Museum ”.
Kjo është vepra e dytë e Salihut në këtë Muze, pas koleksionit të vitit 2015.

Agim Salihu, gjithashtu ka hapë ekspozitë të pavarur në Galerinë, Enter Into Art, në Kelln – Gjermani në periudhën mars – maj 2018. Në vitin 2017, artisti Agim Salihu fitoi çmimin e jurisë në ekspozitën, “International Enter Into Art” në Kelln – Gjermani. /KultPlus.com

Artisti Agim Salihu