Kompozitori arbëresh Tomë Marcozzi dhe muzika e Rilindjes

Ndikimi i muzikës së Rilindjes Italiane, ka mbërritur shpejt në Shqipëri nëpërmjet priftërinjve dhe misionarëve arbëreshe.

Palokë Kurti, autori i këngës së njohur popullore qytetare shkodrane “Për mue paska kenë kismet”, ishte ndër të parët kompozitorë të Rilindjes tonë kombëtare. Krijimet e tij janë si tip ariesh të vogla operistike, të mirënjohura si jaret shkodrane.

Arsyeja që e lidhë Kurtin me Italinë, vendin e lindjes së operas ishte mësuesi i tij i parë i muzikës. Që në moshë të vogël Kurti u regjistrua në shkollën françeskane dhe At Tomë Marcozzi, një prift arbëresh, e mësoi rreth muzikës dhe të luajë instrumente muzikore.

Marcozzi, i përkushtuar në misionin e tij, jo vetëm që ka mësuar të vegjlit e kolegjit françeskan në Shkodër, por edhe ka siguruar që për mësimin e tyre, të vinin plot instrumente muzikore nga përtej detit. I frymëzuar nga mësuesi i tij dhe qyteti i lindjes, Palokë Kurti ka lënë shumë momunente të këngës popullore qytetare shkodrane, dhe rrugën e tij kanë ndjekur edhe të bijtë Lec e Zef Kurti./ KultPlus.com

Tom Hanksi e ka preferencën e tij se kush duhet ta luajë James Bondin

Aktori amerikan, Tom Hanks, e ka thënë emrin e aktorit që ai do të dëshironte ta luante James Bondin e ardhshëm.

Ndërkohë, ende është duke vazhduar kërkimi për zëvendësuesin e Daniel Craigut në rolin e spiunit britanik.

Hanksi ka thënë që duhet të jetë Idris Elba ai që duhet ta marrë stafetën nga Craigu.

“James Bondi ka një licensë për të vjedhur. Unë do t’ia jepja atë licensë Idris Elbës bazuar në punën që e kam parë që ai e bën”, ka thënë Hanksi për BBC-në./klankosova