Tom Hanks, më i miri nga më të këqijtë në Razzies për rolin në filmin ‘Elvis’

Në filmin “Elvis” të vitit 2022, paraqitja e Tom Hanksit si i ish-menaxher real i Elvis Presleyt, kolonel Tom Parker, është mizore, e korruptuar dhe sipas rezultateve të çmimit Razzie 2023, meriton çmimet për aktorin më të keq në rol dytësor dhe për paraqitje të kombinuar në ekran.

Përpara festës për filmat më të mirë të sezonit gjatë ceremonisë së Oskarit të dielën, Razzie Awards shpalli më të këqijtë të shtunën.

Pavarësisht trashëgimisë së aktorit të “Forrest Gump” në rolet fituese të Oskarit, shumë kritikë dhe fansa e dënuan performancën e tij në “Elvis”, veçanërisht theksin e tij.

Duke u bashkuar me Hanksin, drama biografike “Blondie”, me Ana de Armas në rolin e ikonës së Hollivudit, Marilyn Monroe, “fitoi” Razzies për filmin dhe skenarin më të keq. De Armas, megjithatë, është në garë për aktoren më të mirë për rolin në Academy Awards të së dielës.

Gjithashtu një Razzie e mori edhe Jared Leto, i cili portretizon Michael Morbius, dhe Adria Arjona, e cila portretizon Dr. Martine Bancroft, në filmin “Morbius”. Të dy fituan për aktorin më të keq dhe aktoren më të keqe me rol dytësor.

Me Razzie u “nderua” edhe Colin Farrell për rolin e tij në “Banshees of Inisherin”.

Dhe në fund, Razzies e vlerësoi veten si aktoren më të dobët pasi nominoi aktoren 12-vjeçare Ryan Kiera Armstrong për paraqitjen e saj në “Firestarter” për një Razzie. Pas pretendimeve për bulizëm, Armstrong më vonë u hoq nga lista e Razzies.

Razzies, që është vetëquajtur si “kushëriri i shëmtuar i Oscarit”, nisi në vitin 1980 si organizim i quajtur “Golden Raspberry Awards”, i krijuar nga të diplomuarit e shkollës së filmit UCLA dhe veteranët e industrisë së filmit, John J.B. Wilson dhe Mo Murphy.

Më shumë se 1,100 anëtarë të Razzie nga e gjithë SHBA-ja nga mbi 10 vende tjera votojnë për çmimet, sipas faqes së internetit Razzie./ KultPlus.com

Vdes në aeroportin ku jetoi për 18 vite iraniani që frymëzoi filmin “The Terminal”

Mehran Karimi Naseri, irianiani mbi historinë e së cilit u bë filmi “The Terminal” me protagonist Tom Hanks, ka dhënë shpirt në aeroportin francez ku kaloi 18 vitet e jetës së tij. Nasseri ktheu një cep të vogël të aeroportit Charles de Gaulle në shtëpinë e tij në vitin 1988 dhe qëndroi atje deri në vitin 2006, fillimisht për shkak të një “ngërçi” ligjor dhe më pas me vullnetin e tij.

Pas disa vitesh, qeveria franceze i dha Naserit të drejtën për të jetuar në territorin e saj, por iraniani u kthye në “cepin” e tij disa javë më parë, ku edhe vdiq nga një atak në zemër, sipas raportimeve.

Mehran Karimi Naseri ka lindur në vitin 1945 në provincën Khuzestan të Iranit dhe së pari udhëtoi në Evropë për të gjetur nënën e tij britanike.

Ai kaloi disa vite në Belgjikë, pasi më parë ishte dëbuar nga disa vende të tjera, duke përfshirë Britaninë, Holandën dhe Gjermaninë, për mungesë të dokumenteve të duhura të udhëtimit. Më pas, ai udhëtoi për në Francë dhe u vendos në Terminalin 2F të Aeroportit Charles de Gaulle.

Në “shtëpinë” e tij të pazakontë, të mbushur me karroca me sendet e tij, Naseri i kalonte orët në një stol duke lexuar libra dhe gazeta dhe duke shkruar për jetën e tij në një fletore. Këto shënime formuan bazën për autobiografinë e tij të botuar në 2004.

Historia e tij tërhoqi vëmendjen e mediave dhe më pas zgjoi interesin e Steven Spielberg, i cili drejtoi filmin “The Terminal” me Tom Hanks dhe Catherine Zeta-Jones.

Për shkak të suksesit të madh të filmit, gazetarë nga e gjithë bota nisën të udhëtonin në Francë vetëm për të biseduar me Nasserin, i cili atëherë përdorte emrin “Sir Alfred”. Sipas Le Parisien, ka qenë një kohë kur iraniani jepte gjashtë intervista në ditë.

Edhe pse përfundimisht iu dha azil refugjatësh në vitin 1999 dhe u lejua të qëndronte në Francë, Naseri qëndroi në aeroport deri në vitin 2006, kur u dërgua në spital për shkak të sëmundjes.

Më pas Naseri ka jetuar për disa vite në një hotel, duke shfrytëzuar paratë e dhëna nga prodhimi i filmit, siç shpjegon Liberation. Një zyrtar i aeroportit tha se Naseri u kthye në aeroport disa javë më parë, ku qëndroi derisa ndërroi jetë. /abcnews.al/ KultPlus.com

Tom Hanks, i cili ka luajtur në 52 filma, thotë se ka bërë vetëm ‘katër filma shumë të mirë’

Tom Hanks i ka lënë fansat e tij të hamendësojnë pasi tha se ka bërë vetëm katër filma “shumë të mirë” në 30 vjet.

Aktori ka qenë personazh në Hollywood që nga vitet 1980, kur luajti në filma përfshirë Splash!, Big dhe The ‘Burbs.

Ishte në vitet 1990 kur ai filloi të fitonte vlerësime, duke fituar çmimin për aktorin më të mirë në Oscars dy vjet radhazi për Forrest Gump dhe Philadelphia.

Kreditë e tij të tjera në vitet 1990 përfshijnë dy filma Toy Story, You’ve Got Mail dhe The Green Mile.

Hanks gjithashtu ka punuar rregullisht me regjisorin Steven Spielberg, duke u shfaqur në Saving Private Ryan, Catch Me if You Can, The Terminal, Bridge of Spies dhe The Post.

Hanks po promovonte romanin e tij debutues, të titulluar The Making of Another Major Motion Picture Masterpiece, kur i tha revistës People: “Askush nuk e di se si bëhet një film – megjithëse të gjithë mendojnë se e bëjnë këtë”.

Aktori dhe producenti shtoi: “Kam bërë një ton filmash (dhe katër prej tyre janë shumë të mirë, mendoj) dhe jam ende i mahnitur se si filmat bashkohen. Nga një ide te imazhi që dridhet në ekran, i gjithë procesi është një mrekulli”.

Komenti i Hank i ka lënë fansat të pyesin se për cilët filma po mendonte ai.

Pranimi i tij lë të kuptohet se ai është i vetëdijshëm që shumë nga filmat e tij janë pritur keq gjatë viteve. Këto përfshijnë përshtatjen e Tom Wolfe të Brian De Palma, The Bonfire of the Vanities, xhirimin e vëllezërve Coen të The Ladykillers, filmat DaVinci Code të Ron Howard dhe filmin e fundit të Robert Zemeckis me “Pinochio” me aksion të drejtpërdrejtë.

Performanca e tij në Elvis të Baz Lurhmann së bashku me Austin Butler është theksuar gjithashtu si pjesa më e dobët e filmit./ KultPlus.com

Romani i Tom Hanks publikohet vitin e ardhshëm

Romani i aktorit Tom Hanks “The Making of Another Motion Picture Masterpiece” do të publikohet në vitin 2023.

Librit të yllit të “Forrest Gump” i është caktuar një datë publikimi në ShBA dhe Britani të madhe dhe është 9 maji i vitit të ardhshëm.

“The Making of Another Motion Picture Masterpiece” pason krijimin e një filmi aksion, të mbushur me yje shumë milionë dollarësh e me superhero”, përshkruhet libri.

“Krijimi i filmit është punë shumë e vështirë për një periudhë shumë të gjatë kohore që përbëhet nga kaq shumë momente gëzimi të shoqëruara me një numër të barabartë ndjenjash të urrejtjes ndaj vetes. Është puna më e madhe në botë dhe njëkohësisht puna më ngatërruese që unë njoh”, ka thënë Hanks.

Por ky nuk është i pari, Hanks në vitin 2017 publikoi librin “Uncommon Type”./21Media / KultPlus.com

Tre filmat e preferuar të Tom Hanks

Aktori ikonik, Tom Hanks, i ka përmendur tre filmat e tij të preferuar në të cilët ka luajtur.

Hanks konsiderohet si njëri prej aktorëve më të mirë dhe më të vlerësuar të të gjitha kohërave dhe pas vetes ka lënë filma që kanë lënë gjurmë të mëdha.

“A League of their Own, “Cloud Atlas” dhe “Cast Away” janë tre filmat që Hanks i ka listuar si filmat në të cilët ai ka preferuar të luajë më së shumti.

Te filmi i parë ai ka thënë se është kënaqur duke luajtur në të pasi që e ka pasur mundësinë që të luajë bejsboll gjatë tërë verës.

Ndërkaq, për filmin e dytë ka thënë se është xhiruar mbi shpresë dhe dashuri, teksa për filmin e tretë ka thënë se ata kanë ndërmarrë aventura të guximshme gjatë filmit ku ai është një protagonist që mbetet i ngujuar në ishull pas rrëzimit të aeroplanit./ KultPlus.com

“News Of The World”, filmi i ri i Tom Hanksit

“News Of The World” e mban titullin filmi i ri i aktorit të njohur hollywoodian, i cili shquhet për aftësitë e tij, për të ekranizuar histori të veçanta me filmat e tij, Tom Hanks.

Gjysmë dekade pas përfundimit të Luftës Civile, kapiteni Jefferson Kyle Kidd, i portretizuar nga aktori Hanks, lëviz nga qyteti në qytet duke rrëfyer histori të vërteta të jetës dhe kohës. Duke qenë një veteran i tri luftërave, ai ka shumëçka për ta ndarë me njerëzit, duke treguar histori të ndryshme për presidentë dhe mbretëresha, si dhe luftëra të ashpra, ngjarje tragjike dhe aventura mbërthyese, të cilat kanë ndodhur anembanë botës. Teksa udhëton nëpër Teksas, kapiteni Kidd takohet rastësisht me një vajzë 10-vjeçaretë quajtur Johanna, e portretizuar në film nga Helena Zengel, e cila para gjashtë vjetëve është adoptuar nga fisi indian “Kiowa” dhe është rritur si një prej tyre. Pavarësisht se Johanna dëshiron të qëndrojë aty ku është rritur, pa dëshirën e saj, kapiteni Kidd pajtohet ta dërgojë atë tek familja e saj. Duke u përballur me forca të jashtëzakonshme të natyrës dhe sfida të shkaktuara nga njerëzit gjatë rrugëtimit, të dy duhet ta krijojnë një marrëdhënie mes vete dhe të punojnë së bashku nëse duan të mbijetojnë. Dhe përfundimisht ata e gjejnë vend të cilin mund ta quajnë shtëpi.

Në realizimin e këtij projekti Hanks ribashkohet me regjisorin e filmit “Captain Phillips”, Paul Greengrass, i cili e ka bërë regjinë e filmit, si dhe e ka shkruar skenarin e tij bashkë me Luke Daviesin. Skenari bazohet në romanin bestseller të autores Paulette Jiles.

Duke qenë se ishte lansuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikë në fund të vitit të kaluar, “News of the World” ka marrë vlerësime të mira nga kritikët e filmit, të cilët e kanë lavdëruar performancën e dy protagonistëve, Hanks dhe Zengel. Ata gjithashtu e kanë vlerësuar lart punën e regjisorit, si dhe filmin në përgjithësi. Madje ai është emëruar nga “The National Board of Review” si njëri prej dhjetë filmave më të mirë të vitit 2020.

“News of the World” u lansua në platformën Netflix, më 10 shkurt të këtij viti. / KultPlus.com

“Greyhound” filmi i ri i aktorit veteran Tom Hanks

Edhe pse mund të mos e ketë të njëjtën famë sikurse platformat e tjera digjitale, si: Netflix, Disney+ apo Hulu, platforma relativisht e vogël Apple TV+ megjithatë është duke i bërë ca lëvizje të mëdha dhe të rëndësishme.

Sipas portalit “Deadline”, kjo platformë së fundmi e ka siguruar të drejtën e transmetimit të filmit “Greyhound”, që është drama e ardhshme e Tom Hanksit e bazuar në Luftën e Dytë Botërore. Kjo është ndër marrëveshjet më të mëdha që kjo platformë i ka bërë deri më tani, transmeton Koha.

“Greyhound” bazohet në historinë e vërtetë të një komandanti të Marinës amerikane, anija e të cilit sulmohet nga nëndetëset e armikut.

Hanks e luan rolin protagonistit krahas aktorëve të tjerë të famshëm, si: Stephen Graham, Rob Morgan dhe Elisabeth Shue. Ylli i famshëm i Hollywoodit po ashtu e ka shkruar skenarin e filmit, regjinë e të cilit e ka bërë Aaron Schneider.

Kompania “Apple” ka paguar 70 milionë dollarë të drejtat e transmetimit të filmit në platformën e tyre, duke e fituar garën e ofertave me disa prej platformave më të mëdha në treg.

Ky veprim e përfaqëson një hap të madh për Apple TV+, në kuptimin e harxhimit të të hollave për projekte të cilat e rrëmbejnë vëmendjen e publikut. Së fundmi, kjo platformë i ka blerë të drejtat autoriale edhe të filmave, “Boys State”, “Dads” dhe “On the Rock”, i cili e shënon ribashkimin e yjeve, Sofia Coppola dhe Bill Murray, në ekran të madh.

Filmi “Greyhound” ishte planifikuar të lansohej nëpër kinematë amerikane më 12 qershor të këtij viti, por kjo datë është shtyrë për shkak të pandemisë COVID-19. Kështu, të drejtat e transmetimit të projektit i janë shitur platformës Apple TV+, e cila ka vendosur ta lansojë atë në formë digjitale për publikun e gjerë, më 10 korrik të vitit 2020. / KultPlus.com

Hanks i shkruan letër djalit me emrin Corona i cili u ankua se po ngacmohet në shkollë për shkak të emrit

Aktori amerikan Tom Hanks i ka shkruar letër dhe i ka dërguar një makinë të shkrimit të brendit Corona, një djali australian i cili ishte ngacmuar në shkollë për shkak të emrit të tij, Corona.

Corona De Vries, 8 vjeçar, i kishte shkruar i pari, Tom Hanksit dhe gruas së tij, Rita Wilson, pasi kanë qenë sëmurë nga virusi.

“Kam dëgjuar në lajme që ti dhe gruaja jote jeni sëmurë nga koronavirus, a jeni në rregull”, ka shkruar ai, shkruan BBC.

Ai ka shtuar se e do emrin e tij, por në shkollë po e thërrasin koronavirus.

“Jam shumë i mërzitur dhe i zemëruar kur njerëzit më thërrasin kështu”, ka shkruar ai.

Tom Hanks në përgjigje i ka shkruar “I dashur shok Corona”. “ Letra jote na ka bërë mua dhe gruan time të ndihemi mrekullueshëm. Faleminderit që je një shok kaq i mirë- shokët i bëjnë shokët të ndihen mirë”, transmeton KOHA.

Hanks dhe Wilson janë kthyer nga Queensland në SHBA, pasi kanë shpenzuar tri javë për t’u shpruar nga koronavirusi.

Aktori i ka thënë djaloshit se “ti je njeriu i parë që e kam njohur dhe që mban emrin Corona”, ka thënë ai. / KultPlus.com

Aktori Tom Hanks flet për simptomat e Covid-19

Aktori 63-vjeçar amerikan Tom Hanks ka folur për sëmundjen e Covid-19 në Radion National Defense Radio Show.

Tom Hanks shpjegoi se simptomat e tij ishin shumë më të lehta sesa ato të gruas së tij, me të cilën u sëmur në të njëjtën kohë. “Rita kaloi një periudhë më të vështirë se unë.

Ajo kishte ethe, temperaturë të lartë dhe gjithashtu humbi sensin e shijes dhe erës. Nga ana tjetër, unë pata shumë dhimbje në të gjithë trupin tim dhe u ndjeva i rraskapitur ”, tha ai. Kjo është arsyeja pse ne u futëm në karantinë “.

Aktori gjithashtu kujtoi se ndërsa ata ishin të izoluar, ai u përpoq të ushtrohej një herë, por brenda 10 minutash ndjeu se do të rrëzohej. /KultPlus.com

Tom Hanks dhe Rita Wilson rezultojnë pozitivë për Coronavirus

Aktori amerikan Tom Hanks dhe gruaja e tij Rita Wilson janë testuar pozitivë për Coronavirus.

Këtë e ka konfirmuar vet 63 vjeçari Tom Hanks, i cili aktualisht ndodhet në Australi, ndërsa dërgon mesazh për fansat, përcjellë Klan Kosova.

“Përshëndetje, njerëz. Rita dhe unë jemi këtu në Australi. Ndiheshim pak të lodhur, sikur të kishim ftohje dhe dhimbje të trupit”, fillon Hanks mesazhin.

“Rita kishte disa të dridhura që erdhën dhe shkuan… Ne u testuam për Coronavirus, dhe u zbulua se ishin pozitivë”.

“Epo, tani. Çfarë tutje? Zyrtarët e Mjekësisë kanë protokolle që duhen ndjekur”, shton ai në Instagram.

“Ne Hanksët, do të testohemi, vëzhgohemi dhe izolohemi për aq kohë sa kërkon shëndeti dhe siguria publike’’

‘’Ne do ta mbajmë botën të azhurnuar. Kujdesuni për veten tuaj!’’ përfundon Hanx.

Dyshja Hanks dhe Wilson ishin në Australi për para-prodhimin e filmit të patitulluar të Elvis Presley të Baz Luhrmann nga Warner Bros.

Në film, fituesi i dy hertë i Oskarit, Hanks luan menaxherin e Presley, Colonel Tom Parker. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/B9nVasnBNF5/

Tom Hanks nderohet me çmimin për arritje jetësore nga Golden Globe

Tom Hanksit, njërit prej aktorëve më të njohur të Hollywoodit, në janar të vitit 2020 organizatorët e Golden Globes do t’ia ndajnë çmimin për arritje njerëzore.

Shoqata e gazetarëve të huaj në Hollywood (HFPA) ditë më parë njoftoi se aktori dhe producenti do të nderohet me çmimin Cecil B. DeMille në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globe më 5 janar 2020, në Beverly Hills, transmeton KultPlus.

Aktori gjashtëdhjetetrevjeçar në industrinë e filmit depërtoi duke luajtur në filmin “Big” në vitin 1988, në të cilin e luan një djali të ri i cili zgjohet në trupin e një të rrituri. Karrierën e suksesshme ai e kurorëzoi me çmimet Oscar dhe Golden Globe për rolet e tij në filmat ‘Philadelphia’ dhe ‘Forrest Gump’.

“Shoqata e gazetarëve të huaj në Hollywood e ka nderin t’ia japë Tom Hanksit çmimin Cecil B. DeMille për vitin 2020”, – tha Lorenzo Soria, president i shoqatës.

“Për më shumë se tre dekada, Hanks e mahnit publikun me personazhe të pasura dhe të ndryshme të cilët i duam dhe i adhurojmë. Ai është po aq bindës si në ekranin e filmit, ashtu edhe prapa kamerave, si shkrimtar, producent dhe regjisor. E kemi nderin që do ta përfshijmë Tomin në mesin e personaliteteve si Oprah Winfrey, George Clooney, Meryl Streep, Martin Scorsese dhe Barbara Streisand”, shtoi ai.

Filmi më i ri i Hanks, “A Beautiful Day in the Neighborhood”, do ta ketë premierën në nëntor, shkruan KOHA Ditore. Në film ai do ta luajë njërin nga prezantuesit më të famshëm amerikanë të emisioneve për fëmijë, Fred Rogers.

Hanks gjatë karrierës ka luajtur në më shumë se 80 filma. Çmimi Cecil B. DeMille u jepet aktorëve dhe aktoreve, regjisorëve dhe regjisoreve, si dhe producentëve që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në industrinë e filmit./koha.net/KultPlus.com

Kur Stan Dragoti realizoi film bashkë me Tom Hanks (VIDEO)

Stan Dragoti artisti i njohur me origjinë shqiptare i cili vdiq sot në moshën 86 vjeçare në Los Angelos – Kalifornia, njihet nga shqiptarët si shqiptari që “shembi” muret e Hollivudit, ose njeriu që bëri rizgjimin e ëndrrave Njujorkeze me fillimin e famshëm “I love New York”. Ai thuhet se ka lindur më 4 tetor 1932 në New York City.

Prejardhja e tij është shqiptare. Vjen nga një familje Tepelenase, që kanë emigruar shumë herët në ShBA.

Stani bëri emër që në hapat e para kur filloi drejtor i një filmi ,që pati sukses të pabesueshëm.

Regjisor i njohur me origjinë shqiptare, realizoi një film edhe me të famshmin Tom Hanks.

Filmi titullohet “The Man With One Red Shoe” (Burri me një këpucë të kuqe, 1985), është një komedi romantike./KultPlus.com
https://www.youtube.com/watch?v=1ZyZ7loQhMY

Tom Hanks i preferuari i të gjithëve, lë prapa super aktorë

Sipas një sondazhi ku kanë marrë pjesë rreth 1.1 milion votues, Tom Hanks është zgjedhur aktori më i mirë, përcjellë KultPlus.

Nëse keni nevojë për ndonjë konfirmim tjetër se Tom Hanks është i preferuari i të gjithëve, ne kemi diçka për ju, ka shkruar indy 100.

Me një CV të punës ku përfshihen filma si Forrest Gump, Saving Private Ryan dhe Toy Story, nuk është çudi që Hanks u votua si aktori më i madh i filmit në historinë nga 1,1 milion votues në një sondazh të realizuar nga Ranker.

Hanks kryeson këtë listë e cila ka shumë aktorë dhe aktore të mrekullueshëm si: Bette Davis, Marlon Brando, James Stewart, Katharine Hepburn, Robert De Niro, Jack Nicholson, Morgan Freeman, Anthony Hopkins, Dustin Hoffman e të tjerw./KultPlus.com

Tom Hanks nuk do të prezantojë filmin ‘The Post’ për Donald Trump

Duket sikur Donald Trump nuk do të ketë një shfaqje ekskluzive të “The Post”. Në një bisedë me The Hollywood Reporter, ylli Tom Hanks tha se ai “ndoshta” nuk do të shfaqë filmin – i cili fokusohet në rrëfimet e vërteta të The New York Times dhe Washington Post-it duke punuar së bashku për të botuar dokumentet e Pentagonit, për Presidentin, përcjellë KultPlus.

“Unë nuk mendoj se do të mundem,” ka thënë ai. Hanks, i cili që nga fillimi është shprehur hapur kundër sjelljeve të Trump-it, vazhdoi duke thënë se që nga hyrja në politikë e Donald Trump, ai ka bërë shumë komente të çmendura.

Duke pasur parasysh këtë fakt, aktori shpjegoi se ndihet se është më mirë të distancohet nga Trump, duke e quajtur këtë si një mënyrë për të “votuar” përpara kohës së zgjedhjeve. “Dhe individualisht ne duhet të vendosim kur duhet të marrim masa. Nuk është domosdoshmërish e nevojshme të merrni masa menjëherë, por duhet të filloni t’i peshoni gjërat. Dhe ju e dini se çfarë? Unë mendoj se tani është koha “, ka thënë aktori Tom.

Hanks vazhdoi: “Ky është vendi i duhur, në disa mënyra, zgjedhjet tona personale duhet të pasqyrojnë mendimet tona. Ne duhet të fillojmë të votojmë para se të vijnë zgjedhjet elektorale. Prandaj ndoshta do të votoja për të mos shkuar “, kështu është shprehur aktori Hanks, i cili shpesh ka thumbuar drejt presidentit Trump./ KultPlus.com

Parashihet që ky film të ketë së paku shtatë nominime për Oscar (FOTO/VIDEO)

Steven Spielberg është regjisori që bën bujë me filmat e tij, dhe sikurse filmat e tij më të hershëm edhe ai i fundit pritet të rrënojë filmat e tjerë konkurrues për çmimin prestigjioz Oscar, shkruan KultPlus.

Ai është kthyer me filmin “The Post”, ku me rolet e tyre luajnë aktorët super të famshëm : Tom Hanks e Meryl Streep.

Tashmë kanë filluar kritikat e para mbi këtë film, të cilët supozojnë që ky film më së paku mund të ketë shtatë nominime për çmimin Oscar, duke përfshirë: skenarin më të mirë, filmi më i mirë,muzika më e mirë,regjia, aktorët kryesorë…

Premiera e këtij filmi pritet të mbahet më 22 dhjetor,kurse çmimet e Oscar do të kenë ceremoninë në muajin shkurt të vitit 2018./KultPlus.com

Tom Hanks në Kroaci, “Black Money Games” realizon xhirimet në ishullin Hvar

Filmi “Black Money Games”, që konsiderohet të jetë një ndër filmat që do të thyejnë arkat e shitjes do të fillojë xhirimet në pranverën e vitit 2018, shkruan KultPlus.
Dhe ky film do të xhirohet në Kroaci, përkatësisht në ishullin Hvar. Dubrovniku ishte lokacioni i përzgjedhur për këtë film, deri në momentin kur producentët vizituan ishullin Hvar.
Në këtë film rolin kryesor do ta luaj aktori i njohur botëror Tom Hanks, kurse filmi është me regji të Adam Wright.
Dhe ky nuk është një ndër filmat e paktë që janë duke zgjedhur për lokacion Kroacinë, sa i përket xhirimeve, filmat si: Game of Thrones, Star Wars, Robin Hood dhe Mamma Mia, janë filmat që një pjesë të xhirimeve kanë realizuar në rivierën kroate. /KultPlus.com