Nga marsi ‘79

Poezi nga Tranströmer:

Tomas Tranströmer (1931 – 2015), ka qenë poet dhe përkthyes suedez. Njëri prej poetëve më të njohur dhe me më ndikim bashkëkohor, Trastromer ishte shpërblyer për poezinë e tij ndër të tjera me Nordic Council’s Literature Prize më 1990, me çmimin e Strugës dhe Neustadt International Prize for Literature më 1990. Ndërsa më 2011 i është dhënë çmimi Nobel për Letërsi, me motivimin: “sepse përmes imazheve të tij të kondensuara dhe të tejndritshme na ka ofruar një qasje të re te realiteti”.

Nga marsi ‘79

I lodhur nga ai që s’ofron veçse fjalë, fjalë pa gjuhë

shkova në ishullin e mbuluar nga bora.

Nuk ka fjalë shkretëtira.

Faqet e bardha vërshojnë ngado!

Zbuloj fërkeme kaprolli mbi borë.

Gjuhë pa fjalë.

(Përkthim i lirë nga versioni në italisht:

Dal marzo ‘79

Stanco di chi non offre che parole, parole senza lingua / sono andato sull’isola coperta di neve./ Non ha parole il deserto./ Le pagine bianche dilagano ovunque!/ Scopro orme di capriolo sulla neve. /Lingua senza parole.)

***

Tranströmer është (thënë tashmë) poet i heshtjes. Dhe i përkorjes. Poezia e tij në përgjithësi është e reduktuar, e ngjeshur, si e rrahur me rul. Madje edhe vetë përmbledhjet e botuara, sado që të numërta, zakonisht kanë përfshirë një numër fare të vobektë poezish.

Çuditërisht, fjala, pa të cilën një poezi s’do të mund të vihej në jetë, vjen dhe bëhet për poetin shkak i lodhjes dhe rrjedhimisht ikjes prej saj, larg prej saj (thua se ajo ka një shtrirje të kufizuar, caktuar, gjeografike), izolimit në një ishull të ftohtë të bardhë, që pastaj do të mund të ishte si faqe të bardha ngulfatëse, të cilat pra kurrë s’do të mbushen me fjalë. Jo me ato fjalë pa gjuhë. Të njeriut, të qenies që flet.  

Në kompensim, natyra do të kujdeset që të paktën të japë, në atë shkreti, fërkemet e një kafshe, kaprollit, të cilat janë, që ta rikthejemë vëmendjen te vargu i parë, gjuhë pa fjalë.

Mungesa e një bashkëbisedimi, ose edhe ligjërimi prej fjalësh me gjuhë (dhe rëndesa e të kundërtes), josh autorin të gjejë derman te shenjat, te gjurmët: gjuhë pa fjalë që i plotëson nevojat dhe pritjet.

Po nga ana tjetër, ai që një ditë gjen veten në një situatë të tillë, vetmie e heshtjeje, pamundësie komunikative njerëzore, raportesh, do të ndiejë deri në palcë, pra deri në dëshpërim, trysninë e shkretisë. Një peizazh kaq i ftohtë, gjithë kjo bardhësi sfilitëse!

/Marrë nga: Tomas Tranströmer, Parole dal silenzio, Crocetti, 2011

/Përkthimi: Gazeta Express/KultPlus.com

Më 15 prill 1931 lindi poeti suedez, fitues i çmimit nobel, Thomas Transtromer

Tomas Tranströmer ose Tomas Gösta Tranströmer (shqipërimi: Tomas Transtromer) (15 prill 1931 Stockholm Suedi – 26 mars 2015 Stockholm, Suedi), poet suedez.

U lind në Stockholm më 1931. U rrit nga e ëma mësuese, e divorcuar nga i shoqi gazetar. Në Stockholm studioi psikologji dhe poezi. Nisi të shkruajë në kohën e studimeve në Sodra Latin School. Librin e parë “17 Dikter” (“17 poema”) e botoi më 1954 dhe shumë shpejt bëhet një nga poetët më të njohur dhe më të përkthyer në botë, në rreth 30 gjuhë. Përveç të shkruarit, pasioni i tij i madh është psikologjia, profesion të cilin e ushtroi në vitet 1960-1966 në Roxtuna, në një burg të rinjsh. Dy vëllime të rëndësishme janë Klanger och spår (1966, Dritare dhe gurë) libër i lindur nga udhëtimet e tij të shumta, dhe Baltics 1974. Përmbledhja Den stora gåtan (2004, Enigma e madhe) është një kurorëzim i krijimtarisë së tij në vite, sado që pas 1993 Tranströmer nuk arrin të shkruajë dot më. Boton pas kësaj kohe Për të gjallin dhe të vdekurin, Gjysmëparajsa. Fitues i shumë çmimeve Neustadt International Prize, Oevralids Prize, Petrarca-Preis në Gjermani, Swedish Award nga International Poetry Forum, madje edhe i Kurorës së Artë në Mbrëmjet Poetike të Strugës.

“Perandoria e barit” është i vetmi libër i përkthyer në shqip, nga poetja Natasha Lako, botuar nga “Aleph” më 2002. Lako e shikon poezinë e Tranströmer-it të shkëputur nga ideologjizmat. “Unë trashëgoja një pyll të zi, ku shkoja rrallë. Por nga kjo/erdhi një ditë kur këmbyen vendet të gjallët me të vdekurit/Atëherë solla pyllin ndërmend. Nuk ishim pa shpresë/… unë kisha trashëguar një pyll të zi, por ecja në një pyll të shndritshëm…” shkruan në poezinë “Madrigal”.

Në vitet ’60, kur ishte e modës edhe për poezinë e poetët të kishte një kahje politike në rrymat e kohës, Tomas Tranströmer-i zgjodhi gjuhën e poezisë dhe kritika e quan poeti që ka ditur të ruajë ekuilibrat në periudhën e Luftës së Ftohtë.

Në botën anglishtfolëse njohja e veprës së tij i dedikohet miqësisë me poetin amerikan Robert Bly​, i cili prej viteve pesëdhjetë i ka përkthyer shumicën e veprës në gjuhën angleze. Më 2001, Bonniers, shtëpia botuese suedeze e Tranströmer-it botoi korrespondencën e dy shkrimtarëve në librin “Air Mail”.

Fitoi çmimin Nobel për letërsi në vitin 2011. Poeti do të marrë 1.08 milion euro shpërblim. Ceremonia e pranimit të Çmimit bëhet në Stokholm më 10 dhjetor, data e përvjetorit të vdekjes (1896) së industrialistit suedez Alfred Nobel​, themelues i çmimit. Tranströmer është i nënti shkrimtar suedez që merr Nobelin për Letërsinë. Para tij janë: Selma Lagerlöf 1909, Verner von Heidenstam 1916, Erik Axel Karlfeldt 1931, Pär Lagerkvist 1951, Nelly Sachs 1966 (i ndarë), Eyvind Johnson dhe Harry Martinson më 1974.

Vdiq në Stockholm, në moshën 83 vjeçare. /KultPlus.com