Pas zbulimit të statujës së ish-kryeministrit britanik Tony Blair në Kosovë, njerëzit kanë filluar se i ngjason aktorit australian Jason Donovan.
Skulptura është zbuluar në Ferizaj me datë 12 qershor, në 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës nga shteti serb, ku Blair ka luajtur një rol të rëndësishëm në diskutimet e NATO-s.
Në një postim të shpërndarë nga ish-sekretari i Blair, Alistair Campbell, ku ai kishte për qëllim të nxiste publikun për të votuar partinë Laburiste, reagimet ndaj postimit ishin komike.
“Zbulohet statuja e Tony Blair në Kosovë”, ka shkruar Campbell. “Nuk jam i sigurt se ku, nëse diku, do të ngrihen statuja për ndonjë nga pesë kryeministrat që e kanë çuar vendin tonë prapa në 14 vitet e fundit. Votoni Laburistët nëse doni një qeveri serioze që i bën gjërat”, thuhet në shkrimin e Intependent.co.
“Ky është Jason Donovan”, “Statuja e Jason Donovan u zbulua, duhet të jetë Tony Blair”, ishin disa nga komentet e ndjekësve.
Donovan luajti së bashku me Kylie Minogue në filmin hit amerikan, Neighbours. Ai u bë i famshëm në shfaqje, duke luajtur Scott Robinson nga viti 1985 deri në 1989, përpara se të fillonte karrierën e tij si solo. Minogue luajti interesin e tij të dashurisë Charlene./KultPlus.com