Trafiku Urban ka njoftuar se gjatë vitit 2023 gjithsej 12 milionë qytetarë kanë udhëtuar me autobusët e kësaj ndërmarrje.
Siç thuhet në njoftim, ky është rekord i ri për ndërmarrjen dhe përgjegjësi që në vitin e ardhshëm të angazhohen për shërbime edhe më cilësore.
“12 milionë udhëtarë gjatë vitit 2023. Një rekord i ri për ndërmarrjen tonë dhe një përgjegjësi për të gjithë ne, që gjatë vitit 2024 të angazhohemi për shërbime edhe më cilësore”, thuhet në njoftimin për media. /KultPlus.com
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë sot një super lajm, duke bërë të ditur se 10.000 udhëtarë më shumë po përdorin autobusët e “Trafiku Urban”, si rezultat i vendimit të marrë në muajin janar të këtij viti për përdorimin e biletës ditore.
Kryetari Rama gjithashtu ka njoftuar se shumë shpejt flotës së Trafikut Urban do t’i shtohen edhe 30 autobusë të rinj, 6 prej të cilëve do të jenë elektrik dhe sipas tij kjo do të përmirësojë tutje shërbimet e ofruara për qytetarët. / KultPlus.com
Për nder të “Prishtina Rozë”, sot më datën 29.10.2022 lirohen nga pagesa e biletës të gjitha gratë dhe vajzat në transportin publik të N.P.K “Trafiku Urban” SH.A, përcjell KultPlus.
Lajmi është bërë i ditur nga ‘Trafiku Urban Prishtinë’ përmes një postimi në Facebook.
“Të festojmë për të mbijetuarat dhe në të njejtën kohë të inkurajojmë të gjitha që të ndërmerren veprime për vetëdijësimin dhe parandalimin e kancerit të gjjirit!”, thuhet mes tjerash në njoftim./ KultPlus.com
Komunës së Prishtinës së shpejti pritet t’i shtohen edhe disa autobusë të rinj, në mesin e tyre do të ketë edhe autobus elektrik. Po ashtu zyrtarët komunal kanë paralajmëruar edhe ngritjen e çmimeve të biletave për autobusët urban në Komunën e Prishtinës.
Kryeqytetit shumë shpejt pritet t’i shtohet edhe 30 autobusë të rinj, që do të operojnë brenda kryeqytetit në bazë të planit të mobilitetit në linjat qendrore, ka bërë me dije për Radio Kosovën Halil Halili nga sektori i mobilitetit në Komunën e Prishtinës.
“Prej këtyre 30 autobusëve në mesin e tyre do të jenë edhe disa elektrik. Në bazë të planit të mobilitetit do të riorganizohen linjat qendrore në rrugët kryesore të lagjeve të ndryshme të qytetit. Ku do të qarkullojnë në zona të caktuara dhe do të mbulojnë rrjetin e linjave ekzistuese deri në riorganizim të transportit”, tha ai.
Halili, tutje tha se kanë bëre kalkulime në lidhje me çmimet e biletave dhe kanë dalë me rezultate që është e pamundur të operojnë me çmimin aktual të derivateve.
“Tash jemi në një trend ku ka ngritje të çmimeve të ndryshme sidomos të derivateve, dhe këto ngritje qe janë bërë nuk mundemi t’i mbulojmë ne për trafikun urban dhe për këtë kemi shqyrtua mundësinë për me ngrit çmimin e biletës me një kosto të përballueshme për qytetarë”, shtoi ai.
Sipas tij, me ardhjen e autobusëve të rinj, do të këtë biletë të integruar, biletë javore, mujore si dhe vjetore, ku do të jetë një kompani përgjegjëse vetëm për transportin publik./ Express / KultPlus.com
Në komunën e Prishtinës kanë nisur diskutimet për mundësinë e rritjes së çmimit të biletave të Trafikut Urban, nga 40 centë sa është aktualisht në 50 centë.
Kështu tha për Klankosova.tv drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës Ilirik Musliu.
Musliu tha vendimi ende nuk është marrë dhe se kjo kërkesë vjen nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
“Vendimi ende nuk është marrë. Kjo është kërkesë e BERZH-it”.
Ai theksoi se arsyet e kërkesës së BERZH-it janë rritja e çmimit të derivateve.
“Për arsye të rritjes së madhe të shpenzimeve, sidomos çmimi i derivateve. Biznes plani i parë që është punuar, pjesë e “cost modelit” ka qenë çmimi 1 euro për litër nafte”.
Drejtori i Shërbimeve Publike në kryeqytet theksoi se ende nuk dihet se kur mund të merret vendimi për rritjen e çmimit të biletave. / KultPlus.com
Policia e Kosovës, Zjarrfikësit dhe nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Prishtinës lirohen nga pagesat e përdorimit të trafikut urban.
Ky vendim u mor në shenjë falënderimi për punonjësit e linjës së parë dhe për të stimuluar përdorimin e transportit publik tek gjeneratat e reja. / KultPlus.com
Kompania Publike “Trafiku Urban” është deklaruar rreth masave të reja Anti-COVID sa i përket trafikut urban.
Nga kjo kompani përmes një postimi në rrjetin social Facebook kanë thënë se brenda një autobusi mund të udhëtojnë 17 qytetarë, apo 50 për qind e kapaciteteve.
Nga kjo kompani kanë kërkuar mirëkuptim nga qytetarët.
“Poashtu duam të ju njoftojmë se shoferët nuk mund të ndalin autobusët në stacionet përkatëse për arsye të plotësimit të kapacitetit prej 50%, në raste të tilla mund të presin autobusin e radhës duke shkarkuar aplikacionin E-Bus mobil përmes të cilit mund të lokalizoni autobusët në kohë reale dhe stacionet afër vend-ndodhjes suaj”, thuhet nga Trafiku Urban në Prishtinë.
Njoftimi i plotë:
Ndërmarrja Publike Lokale “Trafiku Urban”, njofton të gjithë përdoruesit e transportit publik se ofrimi i shërbimeve cilësore ndaj qytetarëve në transportin publik është misioni ynë.
Mbështetur ne faktin se shërbimi i transportit publik në Komunën e Prishtinës është një element i pashmangshëm i jetës në qytetin tonë dhe rrethinë duke kërkuar mirëkuptimin tuaj ju njoftojmë se:
Trafiku Urban në kontekstin e pandemisë COVID-19 aplikon masat e dhëna nga Qeveria e Republikës së Kosovës prandaj si pasojë autobusët lokal për arsye të ruajtjes dhe parandalimit të virusit mund të ofrojnë shërbimin me vetëm 50% të ulëseve përkatësisht pranimin me 17 udhëtarë në autobus.
Për qytetarët si përdorues të transportit publik ky reduktim nuk është mirëpritur aspak bazuar nga reagimet dhe kërkesat e tyre. Andaj përmes kësaj shkrese kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për pritjet e tyre përderisa ne detyrohemi që ti përmbahemi masave të përcaktuara nga organet përgjegjëse.
Poashtu duam të ju njoftojmë se shoferët nuk mund të ndalin autobusët në stacionet përkatëse për arsye të plotësimit të kapacitetit prej 50%, në raste të tilla mund të presin autobusin e radhës duke shkarkuar aplikacionin E-Bus mobil përmes të cilit mund të lokalizoni autobusët në kohë reale dhe stacionet afër vend-ndodhjes suaj.
Përkundër faktit që personeli i transportit public është në rrezik nga infektimi i virusit COVID-19, shërbimet ndaj qytetarëve vazhdojnë të realizohen sipas udhëzimeve çdo ditë, në të gjitha linjat deri në ndonjë vendim tjetër nga organet kompetente.
Ndërmarrja Publike Komunale “TRAFIKU URBAN” SH.A. në kuadër të masave parandaluese duke zbatuar rekomandimet e institucioneve ndaj virusit, njofton udhëtarët se pastrimi dhe dezinfektimi i rregullt i autobusëve bëhet çdo natë pas përdorimit të tyre ku janë të vendosur shiritat sinjalizues në ulëse, dezinfektues, maska mbrojëse ndër të tjera dhe staf të autobusëve të cilët morën pjesë në ligjëratat këshilluese/udhëzuese për mbrojtjen nga virusi Covid-19, në QKMF.
Trafiku Urban si institucion i besueshëm për qytetarët do ofrojë shërbime efikase të transportit publik me reforma si dhe aplikimin e praktikave më të mira evropiane.
Ju sigurojmë se në vazhdimësi do të trajtojmë ankesat apo problemet e paraqitura nga qytetarët për shërbimet që ne i ofrojmë. Në raste të tilla do të ofrojmë zgjidhje bazuar në standaret më të larta profesionale duke ngritur nivelin e shërbimeve dhe njëkohësisht të kontribojmë në zhvillimin ekonomik të vendit pasiqë shërbimi cilësor I transportit publik është thelbësor për zhvillimin urban.
Aktualisht Trafiku Urban ka në dispozicion 51 autobus në 7 linja të cilët janë në shërbim të banorëve nga ora 06:00 deri në orën 22:00.
Qytetarët mund të informohen në vazhdimësi për shërbimet që ne i ofrojmë: linjat, orarin, çmimet e biletave përmes linkut
www.trafikurban-pr.com; emailit:[email protected]; Tel (Viber): +383 45 10 11 33 si dhe përmes rrjeteve sociale. / KultPlus.com
Trafiku Urban në Prishtinë nga nesër do të jetë falas, shkruan KultPlus.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se për një muaj rresht, Trafiku Urban do të jetë falas.
Ai ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat ndaj Covid-19.
“Zbatimi i të gjitha rregullave dhe masave mbrojtëse kundër Covid-19 mbeten në fuqi dhe janë të obligueshme për secilin që udhëton me këta autobusë. Të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm për mbrojtjen e shëndetit tonë dhe të tjerëve rreth nesh”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Më poshtë mund të lexoni status e tij të plotë:
Qarkullimi me autobusët e Trafikut Urban do të jetë falas për të gjithë qytetarët për një muaj rresht, duke filluar nga nesër 1 dhjetor. Zbatimi i të gjitha rregullave dhe masave mbrojtëse kundër #covid19 mbeten në fuqi dhe janë të obligueshme për secilin që udhëton me këta autobusë.
Të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm për mbrojtjen e shëndetit tonë dhe të tjerëve rreth nesh./ KultPlus.com
Ka nisur sot faza e dytë e masave lehtësuese, përveç që është rritur lëvizja e lirë e qytetarëve, nga 4 orë në ditë, me mundësi daljeje 2 orë paradite dhe 2 pasdite, kjo në bazë të numrit të parafundit të letërnjoftimit.
Ndërsa edhe një sërë biznesesh tashmë janë rihapur. Edhe trafiku urban e ndërurban nisi sot punë, por me masa.
Udhëtarët ashtu si edhe punëtorët e trafikut urban, duhet të jenë të pajisur me maska e doreza, e mbi 20 pasagjerë nuk lejohen, ku janë vendos edhe shiritat për të mbajtur distancën sociale.
E, jo të gjithë kanë të drejtë të udhëtojnë, vetëm ata që kanë leje specifike të punës me leje nga institucionet gjegjëse.
Indeksonline sjellë disa imazhe nga autobusi urban Prishtinë – Fushë Kosovë, ndërsa shohim se në ditën e parë, qytetarët po respektojnë masat nga Ministria e Shëndetësisë. / KultPlus.com
Komuna e Prishtinës përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se në Trafikun Urban është punësuar një anëtar i Shoqatës Down Syndrome.
“Hapja dhe ofrimi i mundësive, si dhe gjithëpërfshirja e kategorive të ndryshme në shoqëri, kontribon në emancipimin e shoqërisë në përgjithësi. Aldi, 23 vjeçar, është anëtar i Shoqatës Down Syndrome”, thuhet në njoftim.
Komuna thotë se ai ka filluar punën në ndërmarrjen “Trafiku Urban” ku e mban evidencën në hyrje-dalje të ndërmarrjes gjatë orarit të rregullt prej 08:00 -16:00.
“Përgëzojmë ndërmarrjen “Trafiku Urban” për mundësinë e ofruar dhe Aldit i urojmë suksese e punë të mbarë!”, përfundon njoftimi. / KultPlus.com