Në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit po shfaqet premierë tragjedia e Sofokliut “Elektra” me regji të Kicco Londos.
E sjellë nga teatri shëtitës “Çajupi”, “Elektra” vjen para publikut durrsak me mesazhet e forta që mbërrijnë aktuale nga kohët antike në ditët e sotme.
“Është rol shumë i vështirë. Tragjeditë në vetvete janë të vështira dhe është përgjegjësi e madhe t’i luash. Elektra ka mjaft karakteristika për t’u admiruar. Është një luftarake e padorëzuar deri në fund. Ajo jeton për hakmarrjen e saj dhe e realizon duke vënë drejtësi”, u shpreh aktorja Laura Nezha.
“Është e guximshme për shkak të peshës së madhe artistike që ka Sofokliu është një gjë e rëndë. Elektra gjithashtu. Megjithatë jam i lumtur, krenar për këtë staf që bën gjithçka dhe përtej moshës së re që kanë për të mbajtur një vepër kaq të madhe”, tha regjisori Kiço Londo.
Gjatë të gjithë shfaqjes, tragjedia përfshiu emocionalisht publikun që e vlerësoi gjatë me duartrokitje trupën e aktorëve dhe regjisorin.
“Mbeta shumë i kënaqur dhe i surprizuar jo vetëm nga konceptimi regjisorial, por edhe loja e mrekullueshme e aktorëve. Një lojë ansambël, në veccanti Elektra shkëlqente. Duhen thënë fjalë jashtëzakonisht të mira për regjisorin që tregoi dhe njëherë tjetër se është regjisor i talentuar i vendit tonë”, tha Enver Plaku.
“Një shfaqje e kompletuar me të gjithë elementet. Një Elektër tipike e ditëve të sotme. Laura kishte sjellë një figurë të kompletuar me të gjitha parametrat. I uroj shumë suksese trupës së Kicco Londos dhe pastë rrugë të gjatë “Elektra”, tha Gjergj Doçi.
“Jam shumë e kënaqur për këtë. Personalisation Elektrën, publiku e ka dashur, e ka pritur mirë. Është përlotur bashkë me të. E ka ndjerë dhembjen e personazhit. Me të vërtetë që jam e surprizuar”, tha Laura Nezha.
Përmes temave të drejtësisë, familjes dhe hakmarrjes, shfaqja zbulon pasojat e zemërimit të pakontrolluar dhe fuqinë e harruar të faljes. Pas Durrësit, Elektra do të udhëtojë nëpër gjurmën e rrugës Egnatia si një realitet që bashkon edhe sot vendet e popujt.
“Ky është një projekt që do të udhëtojë nëpër rrugën Egnatia. Është një ndërthurje e teatrit të lashtësisë, teatrit të Sokratit me një rrugë nga më të lashtat jo vetëm në rajonin tonë, po në të gjithë historinë e njerëzimit. Një rrugë që ka lidhur Romën me Lindjen”, tha regjisori Kiço Londo./topchanel/KultPlus.com