Osmani pas tragjedisë në Cetine: Qëndrojmë me njerëzit e Malit të Zi në këtë moment pikëllimi

11 persona kanë mbetur të vdekur në Cetine të Malit të Zi pasi një person pas një konflikti familjar ka dalë në rrugë dhe ka qëlluar edhe kalimtarët, përcjell KultPlus.

Pas tragjedisë në Mal të Zi ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila i ka ngushëlluar familjarët dhe u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

E pikëlluar nga lajmi për të shtënat masive sot në Cetine të Malit të Zi.
Duke dërguar ngushëllimet më të sinqerta për gjukanoviq, familjet që humbën të dashurit e tyre dhe u uroj shërim të shpejtë të lënduarve.
Ne qëndrojmë me njerëzit e
Malit të Zi në këtë moment pikëllimi.”, ka shkruar Osmani./  KultPlus.com