Kryetari Rama merr vendim: Pjesëmarrësit e ‘Sunny Hill Festival’, do të kenë transport publik falas

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se transporti publik të jetë falas për të gjithë ata që marrin pjesë në “Sunny Hill Festival”.

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që transporti për të gjithë pjesëmarrësit do të jetë falas nga data 25 deri më 28 korrik.

Njoftimi i plotë:

VENDIM!Të gjithë pjesëmarrësit e “Sunny Hill Festival” LIROHEN nga pagesa e transportit publik.

Pra të gjithë ju që doni të shkoni në këtë festival, do të mund të udhëtoni falas me autobusë të Trafiku Urban Prishtinë nga data 25 deri më 28 korrik. 

Nisja bëhet nga ora 17:00 te parkingu i Pallatit të Rinisë, dhe transport do të ketë deri në orën 05:00 të mëngjesit. Pra mund të shkoni e ktheheni nga festivali me autobusë të Trafikut Urban, falas.

Transporti publik fillon grevën, paralajmërohen masa tjera nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre

Nga sot nuk do të ketë transport publik në trafikun urban-periferik dhe ndër urban në gjithë vendin për shkak të mos përmbushjes së marrëveshjes ndërmjet Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve dhe Ministrisë së Infrastrukturës për subvencionin e operatorëve të transportit. Teksa kanë paralajmëruar edhe forma të tjera të protestës.

Kryetari i kësaj shoqate Ruzhdi Kurtishaj tha për KosovaPress se Qeveria e Kosovës e ka pasur kohën e duhur në dispozicion për të reflektuar për të përmbushur këtë marrëveshje.

Në rast të mungesës së një përgjigjeje nga ana e qeverisë, Kurtishaj paralajmëroi se do të ndërmarrin hapa të tjerë, duke nisur mbi 1 mijë autobusë drejt objektit të qeverisë.

“Sot ka filluar edhe greva, protesta e të gjithë operatorëve të sektorit rrugor të udhëtarëve. Vlen të theksohet se është një unitet i paparë deri më sot, është një protestë më se legjitime, është një grevë e cila vjen pas një marrëveshjeje të nënshkruar, pas moszbatimit të kësaj marrëveshjeje, pas një dialogu publik-privat”, tha ai.

Ai bëri të ditur se sot pasdite do të takohet këshilli drejtues i shoqatës për të diskutuar për mbarëvajtjen e protestës dhe për të shqyrtuar hapat që do të ndërmarrin ditëve në vijim. / KultPlus.com

Nga 17 marsi ndërpritet transporti publik, transportuesit rrugorë në protesta

Nga data 17 mars nuk do të ketë transport urban dhe ndërurban në gjithë vendin.

Shoqata e transportit rrugor ka paralajmëruar protestë për shkak të mos përmbushjes të marrëveshjes nga Ministria e Infrastrukturës për subvencionimin e tyre.

Kryetari i Shoqatës së transportit rrugor, Ruzhdi Kurtishaj tha se kanë marrë këtë vendim për shkak të gabimeve të menaxhimit të qeverisë me Covid-19, transmeton KultPlus.

“Me keqardhje dua t’iu njoftoj se nga 17 marsi, ditë e mërkurë, kemi marr vendim për të hyrë në protestë-grevë për shkak të mos përmbushjes së marrëveshjeve ndërmjet shoqatës dhe qeverisë. Jemi një sektor që kemi humbur mjaft në pandemi për shkak të gabimeve të menaxhimit të qeverisë me Covid. Jem atakuar me vendime të qeverisë”, tha Ruzhdi Kurtishaj.

Kurtishaj tha se greva e tyre do të vazhdojë deri në momentin kur do të përmbushen kërkesat e tyre. /paperonair/ KultPlus.com