Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në fushën e artit dhe trashëgimisë kulturore për vitin 2022 renditë ndër prioritetet programore fuqizimin e rolit të skenës së pavarur kulturore në zhvillimin dhe zbatimin e politikave publike, rritjen e cilësisë së krijimtarisë artistike, identifikimin dhe mbështetjen e talentëve të rinj, aktivizimin e të rinjve në vendimmarrje dhe aktivitete të fushës së artit dhe trashëgimisë kulturore, rrjetëzimin dhe promovimin e produktit vendor kulturor si produkt konkurrues në tregun ndërkombëtar të industrisë kreative.
Tashmë është hapur thirrja e radhës për mbështetje për OJQ dhe Individë e cila është e ndarë në dy kategori:
- Projektet dhe ngjarjet në fushat e artit dhe trashëgimisë kulturore dhe
- Projektet e krijuesve (artistëve) të rinj
Bashkangjitur gjeni linkun e thirrjes që përmban të gjitha detajet e aplikimit: KËTU /KultPlus.com