Censi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujorë dokumenton të dhëna mbi tre lloje shpendësh në liqenin e Prespës së Vogël

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura Korçë bën të ditur se përgjatë vitit 2024 Censi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujorë dokumentoi të dhëna mbi tre lloje shpendësh, në liqenin e Prespës së Vogël.

Sipas AKZM-së, llojet e shpendëve në Parkun Kombëtar “Liqeni i Prespës së Vogël”, janë  karabullaku i vogël me 56 individë, bajza me 33 individë dhe çafka e madhe e bardhë me 13 individë.

Censi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujorë është një aktivitet shumë i rëndësishëm, që u zhvillua edhe në Shqipëri vitin e kaluar.

Rreth 143 shtete nga e gjithë bota realizojnë një studim kaq të rëndësishëm. Ku popullata të ndryshme të shpendëve të ujit kërkojnë skema të ndryshme monitorimi.

Regjistrimi Ndërkombëtar i shpendëve të ujit përfshinë të gjitha llojet e ligatinave natyrore dhe ato të krijuara nga njeriu, si edhe të gjithë llojet e shpendëve që hasen në këto habitate.

Për realizimin e tij kontribuan Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, ekspertë dhe vullnetarë të organizatave mjedisore të cilët marrin pjesë rregullisht në këtë moment të rëndësishëm për faunën në Shqipëri.

Spanja arreston tre hakerë prorusë të lidhur me sulme kibernetike

Policia spanjolle ka thënë të shtunën se ka arrestuar tre hakerë prorusë, të dyshuar për kryerje të sulmeve kibernetike me qëllime terroriste, kundër Spanjës dhe shteteve tjera të NATO-s.

Të dyshuarit janë ndaluar për pjesëmarrje nëpër sulme kundër institucioneve publike dhe sektorëve strategjikë, kanë thënë autoritetet.

Sulmet dyshohet se janë kryer kundër uebfaqeve të organizatave publike dhe private, në sektorë qeveritarë, në infrastrukturë kritike dhe shërbime thelbësore në shtetet që mbështesin Ukrainën, teksa e lufton pushtimin rus, sipas njoftimit.

Policia e ka publikuar një video në rrjetin social X – platformë e njohur më parë si Twitter – duke kryer bastisje në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, ku janë parë elemente sovjetike të ngjitura në mure.

“Këto sulme kompjuterike janë organizuar nga grup i hakerëve NoName057(16), i cili ka nisur punën pas nisjes së pushtimit rus në Ukrainë dhe është më aktivi”, ka thënë policia.

“Në manifestin e tyre të themelimit, grupi e pranon që do të përgjigjet në përputhje me veprimet armiqësore anti-ruse të rusofobëve perëndimorë”.

Arrestimet janë kryer nëpër rajone të ndryshme të Spanjës./REL/ KultPlus.com

Tre menu të tre restoranteve të ndryshme të Tiranës në vitin 1928

Arsyeja e mbijetesës së këtyre menuve krejt të zakonshme deri në ditët tona është se janë pjesë e lëndës së arkivuar nga drejtoria e kohës që kishte përgjegjësi të kontrollonte cilësinë dhe sasinë e ushqimeve në restorantet e ndryshme.

Menutë u përkasin Hotel-Restorant Adriatik, Hôtel Restaurant Palace dhe Hôtel Restaurant “Roma”, shkruar një në shqip dhe dy në italisht.

Misioni ligjor i arkivit është të kujdeset për ruajtjen dhe shërbimin e dokumenteve, pa shprehur opinion mbi dokumentin. Megjithatë, nuk i shmangemi misionit po të bëjmë pyetjen: Sa ka ndryshuar menuja e ushqimeve tona mes këtyre 80 viteve, në formë dhe përmbajtje? Foto: AQSh/ KultPlus.com