Një vit nga vdekja e Treat Williams

Treat Williams, aktori më i njohur për rolin e tij në ”Everwood”, ka vdekur në një aksident me motor në moshën 71-vjeçare, më 13 qershor 2023.

”Williams po ngiste motoçikletën e tij në një autostradë të Vermontit kur një makinë i preu rrugën atij teksa po kthehej në Dorset, Vermont”, kishte thënë shefi i zjarrfikësve.

Atë ditë, aktori ishte dërguar në spital me një helikopter, por nuk mundi të shpëtohej.

Nga viti 2002 deri në vitin 2006, Williams drejtoi serialin ”Everwood” në rolin e Andy Brown.

Ai fitoi famë në moshën 28-vjeçare në versionin filmik të ”Hair”, duke fituar një nominim për ”Golden Globe” për ”Yllin më të Mirë të Ri”, dhe vazhdoi me ”Prince of the City” dhe ”Smooth Talk”./KultPlus.com

Vdes Treat Williams pas një aksidenti me motor

Treat Williams, aktori më i njohur për rolin e tij në ”Everwood”, vdiq në një aksident me motor në moshën 71-vjeçare.

Vdekja e tij u konfirmuanga agjenti i tij, Barry McPherson.

”Williams po ngiste motoçikletën e tij në një autostradë të Vermontit kur një makinë i preu rrugën atij teksa po kthehej në Dorset, Vermont”, theksoi shefi i zjarrfikësve.

Williams u dërgua në spital me një helikopter të dërguar nga Ticonderoga, Nju Jork, por nuk mundi të shpëtohej.

Nga viti 2002 deri në vitin 2006, Williams drejtoi serialin ”Everwood” në rolin e Andy Brown.

Ai fitoi famë në moshën 28-vjeçare në versionin filmik të ”Hair”, duke fituar një nominim për ”Golden Globe” për ”Yllin më të Mirë të Ri”, dhe vazhdoi me ”Prince of the City” dhe ”Smooth Talk”./atsh / KultPlus.com