Komuna e Prishtinës pati njoftuar qytetarët se sonte, më datë 13 dhjetor, duke filluar nga ora 19:00 në sheshin “Xhorxh Bush” do të hapet “Tregu i Fundvitit” si dhe do të bëhet ndezja e dritave për festat e fundvitit, por ky organizim është anuluar sipas njoftimit nga Komuna e Prishtinës, përcjell KultPlus.
Pra, organzimi është shtyrë për një ditë dhe nesër do të mbahet performanca muzikore nga “String String” si dhe grupi “Okarina”, duke filluar nga ora 17:00. / KultPlus.com
