Treni i fundit

Poezi nga Bajram Mjeku

Ata ikën natën me trenin e fundit
pastaj grishën kujtime plot dashuri
trastat e zeza nuk ua zunë të gjitha
ëndrrat e fëmijnisë groposën në gji.

Treni preftoi vonë kah shtëpia e saj
dhembja notonte rëndë mbi binarë
Dardan G. klithi pikëllueshëm si Orfeu
as vdekja nga ty, nuk më ndanë kurrë.

Ishin shumë Zoti ynë, shumë ishin
udhëtonin si gjyshërit Urës së Qabesë
nuk ishin si ata me xhurdi krahprera
xhaketa kishin veshur dhe Blue Jeans.

N’qepalla të bukura u flinte pikëllimi
trishtimi i akullt kish zënë vend aty
s’kishin faj që iknin buzëqeshjevrarë
shefat e shtetit ishin zhytur në tirani.

N’dritare nxorën kryet e hoqën mall
me atdheun e bukur mbuluar me vesë
tulatur lanë lulëkuqet kur ikën natën
krizantema të ftohta gjetën në mëngjes.

Kur nata ters shtriu mbretërinë e saj
Dardan G. klithi si aedët në Babiloni
shkërdhatë je atdhe, na vrave së gjalli
treni çante terrin, gjëmonte për në veri. / KultPlus.com