Mitrovica, më 12 e 13 korrik, do të jetë nikoqire e tri grupeve muzikore të arbëreshëve nga Shën Sofia e Epitit të Kalabrisë.
Grupit të valleve “Shqiponjat”, rok bendit “Peppa Marriti” dhe korit “Sofioti Cantores”, do t’iu bashkohet edhe bendi ikonik i qytetit të Minatorëve “TNT”.

Performancat në të dyja netët do të fillojnë nga ora 20, njofton Klankosova.tv.

Është paraparë që në ditën e parë pas mbërritjes në Mitrovicë, grupet e arbëreshëve të vizitojnë kompleksin memorial të Jasharëve në Prekaz.
