Në teatrin ‘Muharrem Qena’, në qytetin e Mitrovicës, do të jepet premiera e komedisë ‘Tri mendje në ankand’, shkruan KultPlus.
Me autor Ferdinand Hysin dhe me regji të Marigona Bekteshi Ferati, ‘Tri mendje në ankand’, do të jap premierën këtë të enjte me fillim nga ora 19:30.
Në këtë shfaqje luajnë aktorët; Mirsad Ferati – Inxhinier, Fatmir Haliti – Historian Artan Hetemi Snupa TC – Fizikant, Blerina Veseli – Popi/Populli, Rabije Kryeziu – Infermiere e Çmendinës, Mehmet Preteni – I huaji dhe Mirsad Ferati.
Tre intelektual, profesor, politikan, përfaqësues të shoqërisë civile dhe shtetërore, të mbyllur në çmendinë se bashku me Popin, që përfaqëson ‘Popullin’.
Një tranzicion i cili nuk ndodhë kurrë.
Në anën tjetër, një infermiere e rrethuar me të ‘çmendur’.
Më vonë ‘Çmendinën’ e vizitojnë të ‘Huajt’ dhe i mësojnë ‘Intelektualët’ dhe ‘Popullin’ se si të përdorin ‘oturaket’ ” e tyre për ti mbyllur vrimat e çmendinës, nga të cilat i’u vijnë të këqijat.
Situata komike dhe personazhe të jashtëzakonshme që do vijnë nga ‘Dhoma nr.13’, në teatrin e Mitrovicës./ KultPlus.com