Mes 450 mësuesve më inovativë në botë në fushën e Informatikës dhe Teknologjisë, tri mësuese shqiptare janë shpërblyer për demonstrim risish në fushat e tyre përkatëse, si dhe gjatë seminareve konkurruese që ndodhën gjatë “Science on Stage Europe”.
Ato janë Mirjeta Domi, koordinatore kombëtare e Science on Stage Albania, Majlinda Hasanaj, mësuese matematike-Tik në shkollën “Hasan Prishtina” në Tiranë dhe Arbana Hallva, mësuese në shkollën 9 vjeçare “Fadil Gurmani` në Elbasan.
Ky event botëror mbledh së bashku mësuesit novatore të shkencave nga e gjithë Europa për të shkëmbyer ide me kolegë nga më shumë se 30 vende në festivalin më të madh të Shkencës në qytetin Cascais, të Portugalisë.
Qëllimi kryesor i festivalit të shkencës është përmirësimi i mësimdhënies në mënyrë që të mundësojë që sa më shumë studentë të fitojnë aftësi të përshtatshme për të ardhmen dhe t’i inkurajojë ata të konsiderojnë një karrierë në shkencë, TIK ose inxhinieri.
Shqipëria mori pjesë për herë të parë në një festival shkence të tillë, të mbështetur nga Komisioni Europian.
Ekipi i mësueseve shqiptare pjesëmarrëse nga shkollat 9 vjeçare të Shqipërisë u vlerësuan edhe me çmim nga juria ndërkombëtare prej 17 vetash./koha.net/ KultPlus.com