KultPlus ju sjell interpretimin e aktorit të mirënjohur shqiptar Armend Balokut, ‘Skënderbeu’-n e cila është edhe kolona zanore e filmit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut:
Trim mbi trima, ai Gjergj Kastrioti,
fuqí t’ madhe që m’i dhanë ka Zoti,
s’e djeg flaka e s’e djeg baroti,
shpata e tij than malin n’dysh e çán,
me nji t’ râme nji ushtrí perlán.
Lavd’ ô Gjergj, ô Skanderbe drangoi,
krahu yt çdo dit’ u përforcoftë,
gjithë ku janë armiqt ai i çfaroftë,
Lavdi yt, ô, brez mas brezi u knoftë. / KultPlus.com