Tringë Smajli, heroina e malësisë që i kushtoi jetën atdheut

Tringa ishte e bija e Smajl Martin Vuksanit, bajraktarit të Grudës. Kjo vajzë “me dy zemra”, e cila ia kalonte shumë burrave për pjekuri e trimëri, lindi në Grudë në vitin 1870.

Krahas me bajraktarin, Dedë Nika, gjendej në çdo mbledhje që organizonte paria e vendit. Gjatë luftimeve në Malësinë e Madhe, por sidomos ditën kur u bë mësymja në Deçiq, kjo vajzë fatose, me flamurin e Shqipërisë në dorë, i dha kushtrimin luftëtarëve, e në zë të sajë i madh e i vogël u turrën në Deçiq.

I ati i Tringës, si udhëheqës i forcave mbrojtëse të degës së Lidhjes së Prizrenit për Grudë dhe si udhëheqës që nuk lejonte, së bashku me shumë të tjerët, që të coptohen trojet shqiptare, me shumë trima lufte dhe krerë të Grudës, dënohet për çështje patriotike në vitin 1883 nga ana e Divani Harbit (Gjyqit ushtarak turk) dhe u transferua në vitin 1886 në Dinari Bekir, – Anadolli Lindore, ku edhe mbas disa vjetësh vdes.

Disa vite më parë, më 1880 gjatë luftës kundër armikut, të dy vëllezërit e Tringës Zefi dhe Gjoni, mbeten të vrarë. Në këtë mënyrë Smajl Martini mbet pa djalë, përkatësisht pa trashëgimtar të drejtpërdrejt. Atëherë Tringa vendosi të mos martohet. / KultPlus.com

Objekti i vetëm në Prishtinë që ka mbijetuar që nga shekulli XIX (FOTO)

Në një fanpage në Facebook është publikuar një fotografi e vjetër e rrugës ‘Tringë Smajli’ në Prishtinë, ku shihet se si ka qenë më parë kjo rrugë dhe si është sot.

Rruga ‘Tringë Smajli’ është njëra ndër rrugët më të frekuentuara dhe më të njohura në Prishtinë. Kjo pasi në këtë rrugë ka biznese, hotele luksoze dhe bare të njohura.

Në një fanepage të Facebook’ut të quajtur ‘Dreni për Prishtinë’, janë publikuar dy fotografi të rrugës ‘Tringë Smajli’.

Fotografi bardhë e zi është fotografi shumë e vjetër e kësaj rruge, ku shihet se si ka qenë më parë. / KultPlus.com