PriFest shkon në Tiranë, festivali Tulla vjen në Prishtinë gjatë muajit tetor

Fundjava e fundit e muajit tetor sjell PriFest-in në Tiranë. Projekti i përbashkët i Tulla Tiranë dhe PriFest Prishtinë sjell një pjesë të festës filmike të edicionit të 14-të që u mbajt kohë mē parë në Prishtinë, duke shfaqur filmat fitues në Tiranë.

Me datat 28-29-30 në Tulla Culture shfaqet programi i larmishëm filmik, pasuar me festë muzikore dhe një panel diskutim mbi gjendjen e industrisë filmike shqipfolëse.

Programi i plotë:

28 tetor (e premte) ora 19:00 hapja solemne e eventit, shfaqja e filmit ukrainas KLONDIKE nga Maryna Er Gorbach, Ukrainë/Turqi 100 minuta, fitues i çmimeve Best Global dhe Media Jury Prize në Prifest 14; afterparty me DJ;

29 tetor (e shtunë), ora 19:00 shfaqja e 2 filmave të shkurtër NORTH POLE nga Marija Apcevska, Maqedoni e Veriut/Serbi, 15 minuta dhe TO VANCOUVER nga Artemis Anastasiadou, Greqi, 24 minuta, fitues të çmimeve filmi më i mirë i shkurtër dhe mirënjohje speciale; afterparty me DJ;

30 tetor (e diel), ora 12:00 debat: Kinematografia në gjuhën shqipe: sfidat dhe mundësitë, në ora 19:00 filmi i metrazhit te mesëm COW BELLS nga Charles HABIB-DROUOT, Belgjikë/Francë 45 minuta, fitues i çmimit Best Medium Length Film në PriFest 14.

Ky event është bërë i mundur me përkrahjen e Bashkisë Tiranë. PriFest 14 i është dedikuar kujtimit për Vjosa Berishën, drejtoreshen dhe bashkëthemeluesen e festivalit./ KultPlus.com

Për nder të 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sot në “Tulla” në Tiranë fillon ‘Java e Kulturës Bashkëkohore Kosovare’

Për nder të 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës sot në Tulla – Culture Center në Tiranë fillon Java e Kulturës Bashkëkohore Kosovare.

Programi i javës së filmit kosovar është përzgjedhur nga Qendra e Kinematografisë së Kosovës në bashkëpunim me qendrën kultorore Tulla në Tiranë ndërsa përmban filmat që u shfaqën dhe fituan çmime nga Sundance-i e Roterdam-i, festivali i Kanës, e deri në Tallin e Hong Kong.

Përveq filmave do të ketë koncerte, ekspozita dhe biseda. / KultPlus.com

“Java e Kulturës Bashkëkohore së Kosovës” në Tiranë, publikohen emrat e artistëve që do të performojnë

Në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke filluar nga data 14 shkurt, qendra kulturore ‘Tulla’ në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës dhe Bashkia Tiranë, vijnë me një program eventesh kulturore, shkruan KultPlus.

Sot, ‘Tulla’ ka bërë publike edhe emrat e artistëve që do të marrin pjesë.

KultPlus ua sjell postimin e plotë:

Artistët e përzgjedhur përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të muzikës moderne kosovare që u zhvillua pas vitit 1999. Përmes nismave të pavarura, në Kosovë doli një skenë muzikore që shmangu komercializmin dhe njëkohësisht arriti të jetë imprint në kujtesën kolektive. Para se të njihej për hip-hopin, Kosova themeloi dhe zhvilloi skenen alternative, e cila e vazhdoi trasimin e rrugës së nisur nga gjenerata e rock artistëve të viteve ’80 në Radio Televizionin e Prishtinës.

Genc Salihu – kurator

Me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Tulla – Culture Center në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës organizon në Tiranë Javën e Kulturës Bashkëkohore të Kosovës – KS #14 Shoëcase nga data 14 deri 20 shkurt 2022.

Programi muzikor do të sjellë në skenën e Tullës: KS All Stars – Dren Abazi, Shpat Deda, Genc Salihu dhe Alban Nimani, La Fazani dhe Filharmonia e Peshqve, KS Jazz Shoëcase me Nesim Maxhuni quartet.

Ky program realizohet me mbështetjen e institucioneve Kosovare dhe Shqiptare: Bashkinë e Tiranës, Komunën e Prishtinës, Qendrën Kinematografike të Kosovës, Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe Ministrinë e Kulturës së Kosovës./ KultPlus.com

Së shpejti nis “Java e Kulturës Bashkëkohore së Kosovës” në Tiranë

Në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke filluar nga data 14 shkurt, qendra kulturore ‘Tulla’ në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës dhe Bashkia Tiranë, vijnë me një program eventesh kulturore, shkruan KultPlus.

Ndërsa, lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku Erion Veliaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Mos e humb Javën e Kulturës Bashkëkohore të Kosovës në Tiranë – KS #14 Showcase

Në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës nga data 14-20 shkurt, Tulla – Culture Center në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës dhe Bashkia Tiranë, vijnë me një program eventesh të cilat do të sjellin kinematografinë 🎞️, teatrin🎭, artin vizual 🎨 dhe muzikën më të mirë kosovare”, ka shkruar Veliaj. / KultPlus.com

Joss Stone rikthehet në trojet shqiptare (FOTO)

Këngëtarja e njohur angleze Joss Stone, e cila para një viti mbajti koncertin në Prishtinë në kuadër të turneut të saj, në fund të këtij muaji vjen në Tiranë, shkruan KultPlus.

Stone, do të mbajë koncert në Qendrën Kulturore Tulla, më 26 tetor.

Biletat për koncert mund të tërhiqen në Tulla nga e mërkura ndërsa Stone është ndër zërat më të mirë në industrinë muzikore aktualisht, e ndoshta ndër këngëtaret që qysh në moshë të re ka ditur të krijojë karrierë të fuqishme në muzikë./ KultPlus.com

‘Tulla’ nis sezonin me ngjarje interesante, performon edhe Andrra

Tulla Culture Cente në Tiranë nis sezonin e katërt me ngjarje interesante nga arti, shkruan KultPlus.

Kjo qendër kulturore e cila përgjatë vitit ka sjellë emra të njohur të muzikës, artistë të ndryshëm me ekspozita e kështu me radhë, më 6 tetor ditën e premte me fillim nga ora 20:00 hape sezonin me ekspozitën ‘Minierat e Kulturës’ nga Labin Art Express, Kroaci. Ndërsa po atë ditë me fillim nga ora 21:00 do të performojë Live grupi ‘Drones ‘72’ nga Brukseli.

E të shtunën më 7 tetor në këtë qendër kulturore do të performojë Andrra-Fatime Kosumi. Andrra do të performojë si pjesë e programit zyrtar të ‘Tetorit Gjerman’, me fillim nga ora 21:00./ KultPlus.com