Gjatë muajit qershor, kosovarët kanë shpenzuar 58.9 milionë në udhëtime jashtë vendit, 18 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë gjatë vitit 2022.
Sipas statistikave të BQK’së, 46 për qind janë shpenzime në Shqipëri.
“Kurse shpenzimet e udhëtimit të kosovarëve jashtë, gjatë muajin qershor kanë arritur vlerën 58.9 milion euro që paraqet rritje prej 18% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, prej të cilave rreth 46% janë shpenzimet në Shqipëri.” / KultPlus.com
Mediumi amerikan New York Times i ka kushtuar një artikull rivierës shqiptare por edhe qyteteve të tjera historike si Berati. Në artikull theksohet ndryshimi që ka pësuar vendi jonë që nga heqja e regjimit komunist. Në artikull shkruhet se riviera shqiptare krahasohet nga influencer të huaj me vende si Maldive dhe Bali. Por gjithashtu nuk jo çdo gjë përshkruhet bukur, pasi NY Times ka nxjerr ne anën e errët të bregdeteve shqiptare. Aty theksohet se një nga problemet kryesore në vend është dhe ikja e dritave si dhe papastërtia e tualeteve.
Artikulli i Plotë:
Më shumë se një duzinë njerëz tek dëfreheshin, me veshje të ndryshme, qeshnin teksa një instruktor i arteve marciale na drejtonte të zvarriteshim në dysheme. Bëni kontakt me sy, na tha ai ndërsa përpiqeshim të ndiqnim lëvizjet e trupave të njëri-tjetrit. Por ishte e vështirë të mos shikoje detin Jon me shkëlqim blu. Në Dhërmi, një fshat në Rivierën Shqiptare, ujëra shkëlqenin nën diellin e verës, pa jahtet që mbushin brigjet kroate apo greke. Palmat mbulonin peizazhin. Pas tyre dukeshin Malet e harlisura e të gjelbra. Muzika e ndërpreu mësimin tonë, duke na kujtuar arsyen pse ne fillestarët e kapoeira-s ishim mbledhur: Kala, një festival muzike dhe mirëqenieje një javor. Unë isha pjesë e një turme prej rreth 3500 të rinjsh, që shkëlqenin me pantallona e bluza transparente, të cilët kishin zbritur në Dhërmi në fund të majit dhe fillim të qershorit për t’u argëtuar nën dritën e hënës dhe për të punuar me yoga, frymëmarrje, masazh dhe klasa arte marciale. Më tej, në reportazh gazetarja përmend DJ e njohur që performuan në të gjitha netët e festivalit, duke luajtur muzikë tekno, elektronike, disko, xhaz dhe jo vetëm, ndërsa vlerëson ushqim e freskët e të shijshëm në restorantet e Dhërmiut. Na shërbyen ushqime deti të freskëta, të shijshme dhe pije me çmime të arsyeshme. Paketat njëjavore të Kala-s, të cilat përfshinin bileta dhe akomodime, fillonin me 370 dollarë, ndërsa për festivale të ngjashme në SHBA, këtë vit tarifat shkonin nga 200-400 dollarë bileta, pa akomodim.
Çdo skenë në mjedis të hapur ishte si një botë e vogël, një liman komod, një platformë që dilte në det, apo një hapësirë e madhe e rrethuar nga palma. Kur lodhesha duke tundur kokën duke ndjekur muzikën, mund të endja rrugës me të bërtitura, të qeshura nga pjesëmarrësit e festivalit dhe të futesha në një turmë tjetër me një ritëm tjetër. Ajo thekson mikrpritjen e banorëve të Dhërmiut, që në bizneset që kanë ngritur punojnë me orare të tejzgjatura teksa turistët vetëm shtohen. Problemet në Dhërmi nuk mungojnë. Dritat mund të ikin pa paralajmërim dhe tualetet mund t’i gjesh të papastruara. Popullariteti në rritje i Dhërmiut ka pasqyruar atë të Shqipërisë në tërësi. Në vitin 2022, një rekord 7.5 milionë njerëz vizituan vendin, duke shpenzuar rreth 3.1 miliardë dollarë, krahasuar me 6.4 milionë dhe 2.4 miliardë dollarë në vitin 2019, sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Dhe në tre muajt e parë të vitit 2023, Shqipëria përjetoi një rritje prej 54 për qind të vizitorëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, sipas Organizatës Botërore të Turizmit.
Shumë prej atyre turistëve nisen drejt qyteteve turistike dhe plazheve të Rivierës Shqiptare, të cilat po tërheqin kërkuesit evropianë të diellit dhe detit, të cilët e shohin ishullin grek të Korfuzit dhe Dubrovnikut, Kroaci, shumë të shtrenjtë dhe të mbushur me njerëz. Në Instagram dhe TikTok, influencuesit krahasojnë peizazhin detar të Shqipërisë me atë të Maldiveve ose Balit. Në të njëjtën kohë, adhuruesit e historisë po vërshojnë drejt rrënojave të lashta greke dhe romake të Shqipërisë, arkitekturës së epokës otomane dhe mijëra bunkerëve të ndërtuar nga Enver Hoxha. Natyra është e përshtatshme për të udhëtuar me biçikletë përgjatë lumit Vjosa dhe të shëtisës në Alpet Shqiptare. Gati 300 operatorë agroturizmi të certifikuar nga qeveria ofrojnë turne në ferma, degustime të verës dhe ushqime të bëra vetë në pronat që rritin qershi, arra, kumbulla, ftua dhe më shumë.
Mjedisi i sotëm miqësor për turistët është në kontrast të thellë me Shqipërinë e fillimit të viteve 1990, pasi ajo doli nga katër dekada izolim si një nga vendet më të varfra. Pasoi një krizë ekonomike dhe një rënie pothuajse në luftë civile. Në fillim të vitit 1997, gjatë një kryengritjeje popullore, rreth 550,000 armë u grabitën nga armatura dhe të paktën 2,000 njerëz vdiqën ndërsa forcat qeveritare goditën dhe kryengritësit luftuan. Kombet e Bashkuara më në fund dërguan një forcë shumëkombëshe për të rivendosur rendin. Por e gjithë kjo e la Shqipërinë me një reputacion si një vend i rrezikshëm dhe i mbushur me krime. Zhvillimi në zonën e Dhërmiut është përshpejtuar me ritme marramendëse: gjysma e fshatit ngjitur të Drymades duket se është një kantier ndërtimi. Fluksi i vizitorëve të huaj në një vend që vetëm disa dekada më parë ishte mbyllur për botën ka sjellë si prosperitet ashtu edhe sfida.
Në Dhërmi, rryma apo uji në hotele ndonjëherë fiket pa paralajmërim dhe banjat në restorante dhe bare mbetën të papastra për shumë kohë. Në ditën e dytë të festivalit, një shitëse vendase fshiu ballin dhe murmuriti teksa vëzhgoi një varg të pafund turistësh të veshur me rroba banje të paduruar që prisnin të blinin patate të skuqura, ujë, birrë dhe krem dielli. Ajo po drejtonte vetëm dyqanin ushqimor dhe shkëmbimin valutor ngjitur, sepse vëllai i saj kishte qëndruar zgjuar gjithë natën duke shitur karta SIM për turistët. Vërshimi i vizitorëve po ngre gjithashtu frikën për dëmtime të mundshme ndaj florës dhe faunës së rajonit. Në qytetin e Vlorës, rreth një orë me makinë nga Dhërmiu, një projekt ndërtimi aeroporti që qeveria promovon si një mënyrë për të sjellë më shumë turistë në rivierën shqiptare është përballur me protesta nga grupet mjedisore që thonë se mund të rrezikojë vendet e shenjta të shpendëve si flamingot dhe pelikani.
Shqipëria ka pasur një rritje me 54% të numrit të turistëve në tre muajt e parë të këtij viti krahasuar me vitin 2019, duke u bërë kështu vendi i tretë në botë.
Bazuar në të dhënat që janë publikuar nga Organizata Botërore e Turizmit, (UNWTO) në vend të parë renditet Katari dhe Arabia Saudite.
Në përgjithësi, fluksi i turistëve në nivel ndërkombëtar arriti në 80% të niveleve para pandemisë në tremujorin e parë të 2023.
Rreth 235 milionë turistë udhëtuan ndërkombëtarisht në tre muajt e parë, më shumë se dyfishi i të njëjtës periudhë të vitit 2022. Megjithatë, rimëkëmbja e turizmit përballet edhe me disa sfida.
Për shkak të vijës së gjatë bregdetare Shqipëria ofron disa plazhe, nga veriu deri në jug, si në Velipojë të Shkodrës, në Shëngjin të Lezhës, në Durrës, Vlorë, Himarë, Sarandë, etj., plazhe këto që frekuentohen përveç shqiptarëve, edhe nga shtetas të huaj, që zgjedhin Shqipërinë si një destinacion turistik gjatë muajve të verës. Gjithashtu, Gjirokastra, Berati, Butrinti, Kruja, Tirana, Shkodra, etj., janë destinacione të kërkuara për turizëm historik dhe kulturor.
Po ashtu, vendi ynë ka kushte për turizëm gjithëvjetor, për shkak të relievit, që ofron mundësi për turizëm nga jugu, në veri. Fshatrat turistikë të veriut të vendit njohin së fundmi numër të lartë turistësh, ndërsa po zhvillohet edhe infrastruktura për turizmin e aventurës.
Shqipëria po ashtu ka lumenj të shumtë, laguna dhe parqe kombëtare të cilat thithin turistë nga e gjithë bota./KultPlus.com
Shqipëria është vizituar nga mbi 1 milion të huaj në 3-mujorin e parë të këtij viti, duke konfirmuar kështu pritshmërinë pozitive të operatorëve.
Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave mbi lëvizjen e shtetasve tregojnë se, vetëm për marsin, hyrjet e shtetasve të huaj në vendin tonë ishin mbi 39 % më të larta, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tendenca e vizitorëve të huaj në tremujorin e parë shënon një interes të lartë të vizitorëve nga Azia, me dyfishim në raport me një vit më parë.
Ndërkohë që, rritje të dukshme kanë vizitorët nga Evropa Jugore, por edhe Qendrore. Spanja ka konfirmuar shifra më të larta duke nisur edhe turizmin e organizuar, teksa Italia ka një rritje të interesit për vizitorët individualë. Edhe nga Polonia, që është kryesore për turizmin e organizuar në vend, ka një rritje të rezervimeve në raport me kontratat paraprake me garanci.
“Në mars 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 369.935 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore /Paqësori, përkatësisht me 8.952 dhe 2.183 shtetas” vlerëson INSTAT./KultPlus.com
Edicioni i parë i “Peza Adventure Festival” do të mbledhë sot dhe nesër adhurues të natyrës, sporteve, lojërave dhe aktivitetit fizik. Ky festival ka në fokus promovimin e turizmit, sporteve me kuaj dhe shumë disiplinave të tjera sportive në Pezë.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ftoi sot qytetarët të marrin pjesë në festivalin që promovon turizmin përmes sporteve në natyrë, nga gara me kuaj, te ecja dhe çiklizmi, por do të ketë edhe ping pong, volejboll, judo, basketboll.
Gjatë festivalit do të organizohen aktivitete të disiplinave të ndryshme sportive. Larmia e lojërave dhe garave, si dhe hapësirat e përshtatshme të zonës, mundësojnë përfshirjen e shumë pjesëmarrësve, të cilët përgjatë dy ditëve do të kalojnë kohë argëtuese me familjen apo miqtë.
Një vëmendje të veçantë në këtë festival do të kenë sportet me kuaj si dhe Fondacioni ‘‘Miqtë e Kuajve’’, përfaqësuar nga Arjan Rugji. Gjatë festivalit, do të kryhet një demonstrim sportiv me kalorës profesionistë, një paradë me kuaj, shëtitje me kuaj në natyrë si dhe certifikimi i disa kalorësve të spikatur.
Të ftuar do të jenë sportistë të suksesshëm dhe kampionë nga disiplina të ndryshme sportive, si Klodiana Shala, Deborah Keci, Alban Beqiri, Denis Nurja, Juirdo Cani,etj. / atsh / KultPlus.com
Qyteza e Ulzës vetëm 1 orë e 10 minuta larg Tiranës, është një nga destinacionet më interesante për të kaluar fundjavën, mes qetësisë dhe bukurive që kjo qytezë ofron.
Tashmë atë e vizitojnë edhe turistë që vijnë nga qytete të tjera të vendit, si dhe turistë të huaj nga Italia, Franca, Gjermania, Çekia e Polonia.
E pozicionuar midis bashkive Mat dhe Mirditë, Parku Rajonal i liqenit të Ulzës ka një sipërfaqe prej 4,206 hektarësh dhe shtrihet nëpër të gjithë kurorën e liqenit të Ulëzës dhe Shkopetit, në një lartësi 400 m mbi nivelin e detit.
Kjo është zona turistike më e afërt për banorët e këtyre bashkive, të cilët e frekuentojnë edhe për plazh gjatë verës. Pas shpalljes Park Natyror Rajonal rreth pesë vite më parë, tashmë Ulzën e vizitojnë edhe turistë që vijnë nga qytete të tjera të vendit, si dhe turistë të huaj.
Në këtë qytezë, turistët vendas dhe të huaj shijojnë bukuritë natyrore si dhe pyjet e shumta duke bërë hiking dhe eksploruar shtigjet. Gjithashtu turistët e aventurës mund të shijojnë lundrimin me kanoe në liqen. Për të apasionuarit pas turizmit të kulturës mund të vizitojnë kullat e vjetra plot histori nga e kaluara dhe kishat.
Mikpritja dhe kulinaria e shumëllojshme nuk mungojnë në këtë qytezë ku vizitorët shijojnë ushqimi tradicional me bazë peshku dhe prodhimet bujqësore të zonës.
Ulëza ka shumë për t’i ofruar turistëve përgjatë gjithë vitit. / KultPlus.com
Ka nisur rrugëtimin “Triptoalbania.al“, platforma e vetme online në trevat Shqiptare, e cila do të jetë udhërrëfyesi dhe pika juaj e refermit mbi çdo informacion turistik në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe në të gjitha trevat shqipëfolëse.
Në prezantimin e kësaj platforme, morën pjesë akterë të rëndësishëm të këtij sektori, ndër to edhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Blendi Klosi, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, Ambasadori në detyrë i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani si dhe operatorë të suksesshëm turistik.
Në fjalën e tij Ministri Klosi, shprehu vlerësim të lartë për krijimin e kësaj platforme, duke bërë thirrje që të pushojmë shqip, për të shfrytëzuar të gjithë potencialin turistik që kemi në trojet shqiptare.
“Duhet të shoqërohemi që të vizitojmë detin, por duhet të vizitojmë edhe bukuritë e bjeshkëve. Të vizitojmë bukuritë e Durresit e të Vlorës, por operatorët turistikë duhet të shikojnë edhe Prizrenin dhe Prishtinën si një opsion, sepse lidhja është më e thjeshtë. Mundësitë i kemi shumë më të kollajshme dhe mundësitë i kemi shumë më të mëdha qe të bëjmë një turizëm mbarë shqiptar”.
Ndër të tjera, Klosi tha se pasuria turistike shqiptare duhet të vitalizohet.
“Kjo është pasuri e madhe kombëtare. Kemi turizëm në të dy anët e bjeshkëve dhe kjo besoj është në përgjegjesinë tonë, administratorëve publik të flasim dhe të promovojmë turizmin shqiptar“.
Gjithashtu ministri Klosi ka thënë se kemi pasur nevojë për produkte si projekti i “Triptoalbania.al”.
Sipas tij, projekte si ky nxitin qytetarët të pushojnë shqip, të pushojnë në Prishtinë, Durres, Vlorë, Prizren, Pejë etj, kudo ku kanë mundësi të kontribuojnë, pasi ata janë vërtet heronj të kësaj beteje ekonomike, ka thënë ai.
Nga ana tjetër Qemal Minxhozi, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, shprehu mirënjohje për krijuesin e kësaj platforme.
“Unë kam shumë bindje se në ballë të turizmit të Shqipërisë do të qëndrojë Kosova. Uroj që në Shqipëri të bëhet edhe më tepër një jehonë sa më e madhe edhe për turzmin malor të Kosovës jashtë mase i lakueshëm”.
Nait Hasani, Ambasador në detyrë i Kosovës në Shqipëri ka përgëzuar për platformën “Triptoalbania.al”, duke shpresuar që turizmi në të dy vendet shqipëfolëse të rritet, pasi të dy vendet i kanë potencialet e veta turistike.
“Kosova e ka malin, Shqipëria e ka detin, prandaj që të dy vendet ofrojnë shumë për vizitorët dhe pushuesit në çfarë do stine të vitit“.
Ndërsa Azem Bujupi, Drejtori Ekzekutiv dhe ideator i “Triptoalbania.al”, ka treguar rreth idesë së tij për krijimin e platformës.
“Arsyeja e krijimit të kësaj platforme është shumë e thjeshtë. Fillimisht ne duhet të prezantojmë veten se kush jemi ne, për ata që duan të na vizitojnë. Duhet të prezantojmë tokën, traditën, mikpritjen, veshjen dhe gjithçka tjetër që neve na bën të jemi ata që jemi krenarë. Pjesa e parë e kësaj është “Know me” të njihemi dhe pjesa tjetër “Taste me” më provo, më testo. Është komplet prezantimi i vijës bregdetare malore, Mal i Zi, Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë.
Bujupi më tej ka treguar se “Triptoalbania.al“, ka arritur në regjistrimin e materialeve mbi 4 mijë orë në Shqipëri, kurse në Kosovë 2mijë orë sa i përket prezantimit të turizmit bregdetar dhe atij malor.
Sipas statistikave gjatë hulumtimit Bujupi u shpreh se hyrjet e turizmit malor në vijën e Austrisë dhe Zvicrës, janë më shumë se vija bregdetare dhe se shtetet për rreth.
“Në infrastrukturën e Kosovës, duhet të ndërhyet në një zonë të tillë dhe një ofertë të tillë siç e ka Kosova është e papërjashtueshme që të shijohet nga çdo kush, si i Republikës së Shqipërisë dhe të tjerëve që dëshirojnë ta vizitojnë Kosovën“.
Në përfundim u bë edhe prezantimi komplet i platformës, se ku mund ta gjeni dhe si të njiheni me vendet më atraktive të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të zi, duke u njohur me historinë e tyre, traditat, zakonet, gastronominë etj. / KultPlus.com
Pas kapërcimit të periudhës së paqëndrueshme politike në vitet 1920-1924 Shqipërisë iu hap rruga e përpjekjeve të gjithanshme për forcimin e ekonomisë. Turizmi ishte një prej këtyre degëve, dhe legatat dhe konsullatat jashtë vendit patën një rol të rëndësishëm për këtë.
Turizmi në Shqipëri filloi me turizmin automobilistik në 1927, i cili ishte më në modë në Evropë dhe më lehtë i realizueshëm. Qeveria shqiptare u kujdes të lehtësonte procedurat për marrjen e vizës të të gjithë të interesuarve për të bërë udhëtim me makinë në Shqipëri.
Sipas informacioneve që vinin nga përfaqësitë shqiptare në këto vite, turizmi i organizuar kishte filluar të përhapej shumë në Evropë, dhe shihej si një burim i mirë të ardhurash për buxhetin e shteteve që po përpiqeshin të rimëkëmbeshin pas lufte. Duke qenë më afër këtij realiteti, përfaqësitë diplomatike e konsullore jashtë ishin nxitëset kryesore të qeverisë shqiptare për të marrë në konsideratë zhvillimin e një fushe të tillë të veprimtarisë ekonomike siç ishte turizmi.
Propozimi i parë vjen nga Legata shqiptare në Paris në nëntor 1926. I Ngarkuari me Punë në Paris Maliq Libohova në bashkëpunim me Leon Rey, drejtues i Misionit Arkeologjik francez i cili kishte mbërritur në Shqipëri në nëntor 1923 sipas një marrëveshjeje të nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Arsimit të Francës dhe asaj të Shqipërisë, duke marrë në konsideratë bukuritë natyrore dhe kuriozitetet historike që ofronte Shqipëria, i propozon qeverisë shqiptare ngritjen e Agjensisë Zyrtare të Turizmit që të drejtonte zhvillimin e turizmit në Shqipëri, si një aktivitet ekonomik e kulturor që i shërbente interesave të qeverisë shqiptare në disa fusha si dhe në njohjen e Shqipërisë nga të huajt. Idenë e përkrahu dhe e zhvilloi më tej edhe Ministri Fuqiplotë dhe I Jashtëzakonshëm i Shqipërisë në Paris Iliaz Vrioni në 1927. Leon Rey kontribuoi edhe në hartimin e një Statuti për një Touring-Club në Shqipëri, i cili propozohej të ishte nën kujdesin e Presidentit të Republikës, Ahmet Zogu, sipas modeleve të ngjashme në rajon.
Nën Koloneli P.T.Etherton, një nga anëtarët e misionit që vëzhgonte kushtet e udhëtimit të mjeteve në Evropë e Ballkan e pasqyroi rrugëtimin e tij në Shqipëri në “Daily Mail” në tetor 1927, ku Shqipërinë e quan “në këtë anë të Evropës të panjohur dhe piktoreske”.
Në këtë shkrim ai ka shprehur admirimin e tij për shqiptarët, teksa thotë se “largohet për në Serbi me hidhnim”.
Everton shkruan (me shqipen e sotme): Kur hyn në kufi të Shqipërisë je me një rrugë automobilistike thuhej se po të mirë; pamja është e mrekullueshme dhe rruga shkon anës liqenit të Ohrit, e cila nga bukuria është e njëllojshme me më të mirat e liqeneve italiane. Benzina dhe sendet e tjera duhet të merre me vete pasi nuk ka përveçse në qytete të mëdha; hanet janë primitive por mundet me gjet ushqime të mira ordinare; dhe ndodhë më nji vend të këndshëm ku nuk konsiderohesh si person që duhet rrjepur. Presidenti (shën. redaksise: Ahmet Zogu ne ate kohe) më tha se do ta bëjë vendin e vet atraktiv prej turistëve dhe me të vërtetë po e bën.
Në Shqipërinë e Veriut ku kaluam populli janë luftëtarë, persona të mbushur (të fortë) dhe ngjajnë me hajdutët që përshkruhen në libra historisë. Në Shkodër, buzë një nga më të bukurit liqene të Shqipërisë takuam një gjeneral anglez, i cili më parë ka qenë kryetar shet madhnorie të një nga Ushtrive tona në Francë, i cili kryesor një fuqi policor. Shqiptarë si këta turisti mund të marrë parasysh se deri verën tjetër do shkojë mirë kudo në këtë anë të Evropës të panjohur dhe piktoreske.” /diasporashqiptare/ KultPlus.com
“Nuk duhet të jeni buzë detit që të shijoni plazhet dhe sportet e ujit. Resortet buzë liqeneve ofrojnë gjithashtu plazhe, shëtitje me varkë, ngjitje në mal dhe pamje mahnitëse”.
Kështu e përshkruan britanikja “The Guardian” në një artikull pamjen rreth liqeneve duke listuar 10 qytetet dhe fshatrat më të bukur në Evropë buzë liqeneve. Dhe në vend të parë është Liqeni i Ohrit dhe banimet rreth tij. Ohri, liqeni më i thellë dhe më i vjetër në Evropë.
“I ndodhur në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, ky liqen është një nga më të thellët në Evropë.
Vizitorët mund të zgjedhin të bëjnë dhe zhytje apo eksplorime në ujë, ngjyrat e të cilit janë herë blu e herë jeshile, -shkruan ‘The Guardian’. /KultPlus.com