Hapet Panairi i Turizmit IBT Berlin, Shqipëria vend nderi paraqitet në të gjitha ndjesitë

Shqipëria turistike i flet sot botës nga Berlini, me krenarinë e vendit të nderit në panairin më të madh global të turizmit IBT.

Përfaqësuesit i ITB Berlin, organizues i panairit, Mario Tobias u shpreh se ndjehet krenar për këtë partneritet me Shqipërinë.

Ai u shprehu mirënjohjen për mikpritjen vitin e shkuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

“Bota e udhëtimit jeton këtu, askund tjetër! Dua të veçoj Shqipërinë, vendi pritës i 2025-ës. Jam shumë entuziast që është vendi mikpritës këtë vit. Përgjatë kësaj mbrëmjeje do t’ju marr me vete në një udhëtim mahnitës drejt këtij destinacioni tërheqës. Shqipëria ka pasur një prani të fortë në ITB për shumë e shumë vite, jemi krenarë që kemi një partneritet afatgjatë. Programi i sotëm premton që të mos jetë më pak se sa spektakolar dhe mezi pres që të shihni edhe më shumë”, tha ai.

Pas fjalimeve në ceremoninë e hapjes në CityCube Berlinu prezantua një vitrinë magjepsëse të pasurive kulturore të Shqipërisë nën sloganin “All Senses”.

Elementet kryesorë të prezantimit të Shqipërisë përfshinë një udhëtim kinematografik nëpër Shqipëri, performanca live me “Shkodra Elektronike” – përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurovision 2025 –, muzikë tradicionale të njohur nga UNESCO dhe performanca të vallëzimeve tradicionale shqiptare nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve.

Pas ceremonisë, të ftuarit shijuan specialitetet shqiptare të kulinarisë.

Shqipëria si vendi i nderit i ITB Berlin 2025 prezanton evente, diskutime dhe përvoja gjithëpërfshirëse nën sloganin “All Senses” në panairin që nis të hënën e 3 marsit dhe përfundon të enjten, më 6 mars.

Shqipëria do të prezantojë trashëgiminë e saj të pasur natyrore e kulturore në tre ditët e këtij panairi global të turizmit dhe ceremoninë e hapjes më 3 mars.

Nën sloganin “Albania All Senses”, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë do të prezantojë buqetën e ofertave turistike të vendit nga data 4 deri më 6 mars 2025.

Përmes një axhende të pasur, Shqipëria do të përpiqet të përfshijë të gjithë pjesëmarrësit e këtij panairi t’i bashkohen një udhëtimi gjithëpërfshirës përmes larmisë së ofertave, një programi të zgjeruar eventesh, performancash dhe aktivitetesh./atsh/ KultPlus.com

Sot, Dita Botërore e Turizmit

Sot në botë shënohet Dita Botërore e Turizmit.

Turizmi është praktika, veprimi i marrë nga ata që udhëtojnë apo vizitojnë vende me qëllim zbavitjeje, njohurie dhe mësimi; sipas definicionit te Organizatës Botërore të Turizmit (World Tourism Organization, një nga departamentet e Kombeve te Bashkuara), turist quhet gjithkush që udhëton në vende të ndryshme nga ai në të cilin ka rezidencën aktuale, jashtë ambientit të përditshëm personal, për një periudhë prej minimumi një nate por jo më gjatë se sa një vit dhe qëllimi i tij i zakonshëm të mos jetë asnjë lloj veprimtarie nga e cila të përfitojë ekonomikisht.

 Në këtë term përfshihen të gjithë ata që udhëtojnë për: dëfrim, pushim dhe çlodhje; për të vizituar miq dhe të afërm; për motive pune dhe profesionale, për motive shëndeti, besimi/pelegrinazhi dhe tjetër.

Llojet e turizmit: Turizmi Bregdetar, Turizmi Kulturor, Eko Turizmi, Turizmi Elit, Turizmi Masiv, Turizmi Rural, Turizmi Nautik, Turizmi Kongresial, Turizmi Shëndetësor, Turizmi Fetar, Turizmi Seksual, Turizmi i Zi (Dark Tourism), Turizmi Dimëror.

Turizmi eshte veprimtari ekonomike ,tretësore që lidh prodhimtarinë me konsumin./KultPlus.com