Turner Art Prize rikthehet në Liverpool pas 15 viteve

Foto: LAURA O’CONNOR

Liverpool do të jetë nikoçir i Turner Art Prize për të parë pas 15 viteve.

Ngjarja e njohur do të mbahet në galerinë Tate Liverpool së bashku me një ekspozitë që që do të paraqesë lidhjet me peisazhet rurale të Britanisë në 2022.

Në vitin 2007, Liverpool u bë vendi i parë përveç Londrës në të cilin u mbajt kjo ngjarje, e më pas shkoi edhe në qytete të tjera përfshirë Newcastle, Hull dhe Margate.

Kryebashkiaku i Liverpool, Joanne Anderson tha se ngjarja do të “jetë një qendër të vëmendjes globale”, transmeton KultPlus.

Tate Britain, që organizon këtë ngjarje që nga viti 1984, i jep mundësinë një artisti britanik për të bërë ekspozitë të shquar ose prezantim tjetër të punës së tyre.

Të nominuarit për Çmimin Turner 2021 përbëhen nga pesë kolektivë që kanë ndihmuar për të “frymëzuar ndryshimin shoqëror përmes artit”./KultPlus.com