Rita Ora për rolin e ri në ‘Twist’: Kam qenë gjithmonë një fanse e Dickens-it, i kam lexuar shumë librat e tij

Kohë më parë u bë e ditur se këngëtarja shqiptare, Rita Ora do të jetë pjesë e filmit të shumëpritur ‘Twist’, duke bërë kështu që entuziasmi mos të mungojë tek Ora, pasi siç kishte deklaruar ajo në një intervistë, është fanse e madhe e Dickensit, përcjell KultPlus.

Ylli i muzikës pop do të luajë rolin e Dodge, një mishërim femër i personazhit Artful Dodger në përshtatjen e re të romanit “Oliver Twist”, dhe ajo tha se ishte tejet e kënaqur që u ftua të luajë një rol të tillë pasi i pëlqen veprat e epokës viktoriane të romancierit Dickens, veprat e tjera të lavdëruara të të cilit përfshijnë ‘Nicholas Nickleby’, ‘A Carol Christmas’ dhe ‘Great Expectations’.

Duke folur për Capital Radio, Rita theksoi se i pëlqen shumë të lexoj dhe se kjo është një gjë që shumica nuk e dijnë për të.

Ora, do të luaj krahë aktorit të mirënjohur Sir Michael Caine, i cili luan në rolin Fagin në filmin e Martin Owen. Për të cilin, Rita ka thënë se ai ka një mënyrë të caktuar të punës.
“Kjo është mënyra se si duhet të jesh kur je me një zotëri, duhet të punosh si funksionojnë ata”, ka deklaruar tutje këngëtarja shqiptare.

Ndër të tjera, Rita ka potencuar se ky film do të jetë tejet i mahnitshëm për t’u parë. / KultPlus.com

Publikohet ‘traileri’ i filmit “Twist ”, ku këngëtarja shqiptare Rita Ora do të luajë një nga rolet kryesore

Është publikuar traileri i adaptimit të veprës së famshme të Charles Dickens, “Twist ”, nga Sky Cina, pjesë e të cilit është edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora, shkruan KultPlus.

Rolin kryesor në këtë film do ta ketë aktori Raff Law, i cili do të luaj Oliver Twist , Leona Headey në rolin e Sikes, këngëtarja shqiptare Rita Ora në rolin e Dodge, Sir Michael Caine në rolin e Fagin, Franz Drameh në rolin e Batesey, Sophie Simnett në rolin e Red dhe David Walliams në rolin e Losberne.

Traileri i filmit i cili tashmë edhe është publikuar, sjellë versionin e ri të Oliver Twist  si një film krimi, ku çdo personazh do të ketë pseudonimin e tij të veçantë.

Versioni i ri sjellë Oliverin si një artist të rrugës që jeton në rrugët e Londrës kur një takim i rastësishëm me një bandë dashakeqëse, të udhëhequr nga Dogde (rol i luajtur nga Rita Ora), më pas do të tentojnë vjedhjen.

Banda po përpiqet të vjedhë një pikturë të paçmuar nga Losberne për hajdutin famëkeq Fagin dhe partnerin e tij të biznesit “psikopatik” Sikes.

Në film interpretojnë gjithashtu Noel Clarke, Jason Maza – të cilët ishin të dy producentë në “Twist” – dhe Tanya Burr.

Rita ndau me ndjekësit e saj trailerin e  filmit “Twist”, duke shkruar në mbishkrimin e videos, emocionet e saj si aktore.

“Mezi prisja t’ju tregoja të gjitha këto! Këtu është ‘traileri’ i parë për ‘Twist’, shfaqja moderne e Oliver Twist që së shpejti do të dalë në Sky TV! Ishte një nder të fitoja shansin për të punuar jo vetëm me një nga heronjtë e mi të aktrimit të të gjitha kohërave, Michael Caine, por me kastin më të mirë të cilët ishin thjesht një kënaqësi për të punuar! Unë jam duke luajtur si ‘Dodge’, mezi pres që të gjithë ta shihni”, shkroi Rita Ora./ KultPlus.com

https://www.instagram.com/tv/CFxEUjwDmti/?utm_source=ig_embed