“Two Eagles Cafe” mund të jetë e vendosur thellë në zemrën e Filadelfias Jugore, por Shqiponjat në emër nuk kanë asnjë lidhje me ekipin vendas “Linc”.
Në fakt shqiponjat në emër janë për të nderuar vendin e lindjes ës dy pronarëve të restorantit, Nadire dhe Rudi Karaj, prindër të tre fëmijëve, Eduardi i lindur në Shiqipëri dhe Neta dhe Ina lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përpara se të realizonin ëndrrën e tyre amerikane, pra të kishin një restorant, Nadire kishte punuar për rrjetin e fast food Wava për 13 vjet, ndërsa Rudi në biznesin e ndërtimit. Gjatë kohës së lirë ai gatuante deri sa një ditë arriti ta shndërrojë pasionin në profesion.
“Na mori ca kohë. Ne kemi blerë ndërtesat ( përfshirë shtëpinë ngjitur) dhe kemi shkuar në punë. Sa herë që kemi diçka shtesë, kemi bërë më shumë punë. Kjo është ëndrra amerikane”, tha për gazetën lokale “The Philadelphia inquirer”, Rudi Karaj.
Brenda ambienti është e mobiluar lehtë dhe e ajrosur, me një përzierje të mureve me tulla dhe mureve të veshura me dru. Një mur është zbukuruar me pllaka të emrave të qyteteve shqiptare. “
Menuja në “Dy Shqiponjat”, e cila u hap në fillim të këtij muaji ofron specialitete amerikane dhe shqiptare si qofte, salcë kosi, fërgese etj./ KultPlus.com