Përderisa një pjesë e madhe e aktorëve dhe yjeve të Holliwood-it përcollën për së afërmi ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscars, pati edhe prej atyre të cilëve nuk iu dha e drejta e pjesëmarrjes, shkruan KultPlus.
Pas incidentit të ndodhur në këtë ceremoni në vitin e kaluar, ku Will Smith goditi në fytyrë komikun Chris Rock, pasi ky i fundit kishte bërë një shaka me bashkëshorten e Smith, erdhi vendimi se Will Smith nuk lejohet të marrë pjesë në asnjë ngjarje të organizuar nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit për dhjetë vitet e ardhshme.
Përpos Smith, ekziston edhe një listë me emra të tjerë të cilëve nuk u lejohet pjesëmarrja në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscars. Ndër ta është edhe Richard Gere, i cili ka luajtur në filmin “An Officer and a Gentleman”. Të njëjtit i është ndaluar pjesëmarrja në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscars për 20 vjet, pasi ai në vitin 1993, denoncoi qeverinë kineze gjatë paraqitjes së tij në skenë në “Oscars”, ku ai duhej të prezantonte vetëm një çmim për ‘Regji’.
Aktori shprehu zhgënjimin e tij për konfliktin e vazhdueshëm të Kinës me Tibetin dhe sugjeroi që Kina të tërheqë trupat e saj dhe të lejojë Tibetin të jetë i pavarur. Po ashtu ai në vitin 2004, u kap duke prodhuar disa kopje të filmave të nominuar për Oscar. Bill Cosby po ashtu është njëri nga personat të cilët nuk mund të marrin pjesë në eventin madhështor Oscars pas akuzave për sulm seksual.
Ndërsa aktori Roman Polanskiu nuk mund të jetë pjesë e eventit që nga viti 2018, për shumë se 40 vjet pasi ai u akuzua për përdhunimin e një vajze 13-vjeçare. / KultPlus.com