Agjencia ‘InterstellarTravel.Co’- shkëlqen si një dritare në botën e udhëtimeve dhe eksplorimeve

Ofrimi i shërbimit dhe qasjes së sigurtë në të gjitha eventet muzikore dhe kulturore në Europë & Botë është risia kryesore në tregun aktual të agjencisë “InterstellarTravel.Co”, shërbim ky i cili i ofron edhe më shumë qytetarët e Kosovës me trendet dhe ngjarjet globale, duke e vënë në një linjë me çdo qytetar tjetër të botës së civilizuar.

Analiza e ofertave, krijimi dhe pas edhe përshtatja e tyre enkas për klientin është shkaku kryesor që agjencia e udhëtimeve “InterstellarTravel.Co” ka krijuar një imazh kredibil duke qëndruar si brend në top agjencitë e vendit, pikërisht tash në kohën kur sektori i udhëtimeve për qytetarët e Kosovës po shënon një kthesë të madhe historike.

Korrektësia e treguar gjatë përvojës pesë vjeçare ka bërë që ky ekip të transformohet në emër të besueshëm për shumë njerëz që janë pasionont të udhëtimeve, kështu duke u bërë partneri i tyre kryesor për avantura të paharruara jetësore. Sot, në kohën kur janë hapur kufijtë izolues, kjo agjenci synon të realizojë edhe dëshirat më “të paarritshme” që një qytetar i vendit në të kaluarën ka mundur vetëm t’i imagjinojë.

Duke pasur fokusin gjithmonë në ekspanzim, “InterstellarTravel.Co” aktualisht ofron akomodim dhe shërbim cilësor në më shumë se 500.000 hotele në të gjithë botën si dhe fluturime në 10.000+ aeroporte komerciale globale, falë specializimit të stafit në krijimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare si gërshetim i kërkesave dhe ofertave të tregut.

Suksesi i arritur falë ofrimit të standardeve të larta të cilësisë në kërkesat e  klientëve, koincidon me atë që  “InterstellarTravel.Co” është zgjedhja e duhur për ju.

Për më shumë informacione mund të kontaktoni në numrat edhe email adresën si më poshtë:

(Viber, Whatsapp)
(+383) 048 668 996
(+383) 049 760 768
(+44) 7497397248
[email protected]

ose edhe në zyrë, në adresën:
Rruga Qamil Hoxha, Nr.3 Prishtinë /KultPlus.com

ACI: Njerëzit duan të udhëtojnë, pavarësisht pandemisë

Gjysma e udhëtarëve janë të etur që të ndërmarrin edhe një udhëtim të vetëm brenda tre muajve të ardhshëm, çka tregon një nivel të fortë besimi të sigurisë së mjedisit që ofrojnë aeroportet dhe linjat ajrore.

Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI) World, me seli në Bruksel, tha se udhëtarët prisnin vendosjen e masave të reja për t’u mbrojtur nga rreziqet shëndetësore që burojnë nga pandemia e koronavirusit (COVID-19) dhe për të zhvilluar një përvojë me më shumë aeroporte pa kontakt.

Studimi i ACI hasi në një rënie të lehtë në frekuencën e përgjithshme të udhëtimeve që pritet dhe një zhvendosje të arsyeve kryesore për të udhëtuar, me një ulje më të vogël të udhëtimeve të biznesit dhe me më shumë për arsye personale.

Drejtori i përgjithshëm i ACI World, Luis Felipe de Oliveira theksoi se ”aeroportet, linjat ajrore dhe partnerët e tyre duhet të vazhdojnë të rrisin nivelin e besimit në udhëtimin e pasagjerëve dhe të sigurojnë dhe komunikojnë masat që po prezantojnë për të mbrojtur shëndetin e pasagjerëve dhe sigurinë e tyre./ atsh/ KultPlus.com

Njoftim për qytetarët që udhëtojnë në Kosovë dhe Gjermani



Nëse këtë verë keni planifikuar një udhëtim për në Kosovë, ju lutemi që së pari të njoftoheni për njoftimet e Organeve përgjegjëse të Kosovës dhe patjetër të merrni në konsideratë se: Ministria e Jashtme e Gjermanisë edhe më tej paralajmëron për të gjitha udhëtimet e domosdoshme (përfshirë pushimet, pushimet në vendlindje, vizitat familjare etj.) për në Kosovë. Kjo vlenë aktualisht deri më 31 gusht 2020. Kosova nga institucionet kompetente gjermane aktualisht kategorizohet si rajon me rrezikshmëri për përhapje të pandemisë Covid-19.

Nëse vendosni të udhëtoni jashtë vendit, përkundër paralajmërimit për udhëtim, ju lutem keni parasysh që ambasadat dhe konsulatat gjermane jashtë vendit nuk mund t’ju ndihmojnë gjatë kthimit për në Gjermani, në qoftë se gjatë qëndrimit jashtë vendit vendosen kufizime të reja të udhëtimit dhe/ose masa për kufizime të jetës publike. Ju lutemi të merrni në konsideratë që në Kosovë nuk garantohet një kujdes shëndetësor sipas standardeve gjermane, ndër tjerash ekzistojnë kapacitete tejet të vogla për trajtim mjekësor intensiv dhe mundësi të kufizuara të testimit për Covid-19.

Në rast të kthimit, karantinë 14-ditore: Nëse tani udhëtoni për në Gjermani – me aeroplan, apo nëpërmjet rrugëve tokësore me autobus ose veturë private – dhe keni qëndruar në Kosovë brenda 14 ditëve të fundit para udhëtimit, jeni të detyruar që menjëherë pas kthimit të lajmëroheni tek insitucioni kompetent shëndetësor në vendin tuaj të banimit/qëndrimit në Gjermani dhe t’i nënshtroheni një vetë-izolimi/karantine shtëpiake prej 14 ditësh. Detyrimi për karantinë shtëpiake/vetë-izolim vlenë për të gjithë nënshtetasit (edhe për ata gjermanë) dhe pa marrë parasysh qëllimin e udhëtimit.

Gjatë kohës së karantinës shtëpiake ju keni të drejtë të dilni nga banesa vetëm në konsultim dhe me leje të institucionit vendor shëndetësor. Një shkelje e këtij detyrimi mund të ketë për pasojë gjoba të larta. Nëse dhe eventualisht ku është e mundur të bëhet një test për Covid-19 pas hyrjes në Gjermani, i cili do të shkurtonte kohën e izolimit, edhe për këtë vendos institucioni kompetent shëndetësor në vendin tuaj të banimit/qëndrimit. Në Kosovë aktualisht nuk ka laboratore, të cilët kryejnë teste për Covid-19, të cilat njihen në Gjermani.

Rregullat nga Ministria e Brendshme e Gjermanisë. / KultPlus.com

Pse një udhëtim është dhurata më e mirë për ditëlindje

Fotografia: Nok Selmani

Ja gjashtë arsyet pse për ta festuar sa më mirë një ditëlindje, duhet të udhëtoni.

1. Udhëtimi zgjat një jetë. Lulet thahen menjëherë. Bizhuteritë, pas mrekullimit të momenteve të para, bëhen të zakonshme. Për të mos përmendur pastaj objektet që ndoshta janë gjithashtu të padobishme. Udhëtimi zgjat një jetë. Kujtimi i përvojave që kemi nga vendet që vizitojmë, te njerëzit që takojmë: këto janë të përjetshme. Kjo është arsyeja pse ne duhet të udhëtojmë në ditëlindjen tonë. Nëse askush nuk na e dhuron, duhet t’ia dhurojmë vetes.

2. Një festë pa fund. Festimet e ditëlindjes zgjasin deri në 24 orë. Nëse udhëtoni, festa zgjat gjithë kohën që jeni larg.

3. Një dhuratë për veten tonë. Është një dhuratë që i japim vetes, sepse udhëtimi na lejon të largohemi nga jeta e përditshme, nga gjërat dhe njerëzit që janë pjesë e rutinës tonë dhe që nganjëherë edhe na bezdisin.

4. Udhëtimi është i mirë për shëndetin. Dhe nëse zgjedh një destinacion si detin apo malet ose një vend ku natyra është e mrekullueshme, do të jetë një dhuratë që do t’i japim edhe trupit tonë dhe që me siguri do të sjellë mirëqenie psiko-fizike. Ajri i mirë, stresi zero… lëkura, flokët, sistemi i tretjes dhe i gjithë sistemi i frymëmarrjes do të përfitojnë. Studimet e fundit në Suedi kanë treguar se të qenit në kontakt me natyrën – madje edhe vetëm 72 orë – është shumë e mirë dhe përmirëson jetën. Por studimet që e konfirmojnë atë janë të panumërta.

5 Një sfond kulturor i pasuruar. Gjatë një udhëtimi ju shihni vende të reja dhe mësoni gjëra të reja, kështu që është gjithashtu një dhuratë që i bëjmë kulturës sonë. Nga pushimet ju ktheheni me një pasuri të njohurive dhe përvojës së pasuruar.

6. Miq të rinj për jetën. Për të mos përmendur pra njohje të reja. Ndonjëherë në rrugë bëjmë miqësi të përhershme, madje edhe miq më të mirë se ata që kemi lënë pas. Nëse kjo nuk është një dhuratë e bukur … / bota.al / KultPlus.com