I rëndë është Udhëtimi

Li Bai, i njohur në Perëndim më shumë si Li Po (19 maj 701 – 30 nëntor 762), poet kinez, konsiderohet ndëri më të mëdhenjtë e dinastisë Tang, bashkë me Tu Fu-në dhe Bai Juyi-n, e po ashtu edhe të tërë letërsisë kneze

I RËNDË ËSHTË UDHËTIMI

Nga Li Po

Enë të arta të verës së mirë,
një mijë galloni
Pjata nefriti të ushqimeve të rralla,
që kushtojnë më shumë se njëmijë
I ul shkopinjtë e mi poshtë,
nuk mund të banketoj më,
Nxjerr shpatën time dhe shikoj
rreptë përreth meje:
Akulli nuk më lejon të kapërcej
Lumin e Verdhë,
Borërat nga qielli stër të ngjitem
në Bjeshkën T’ai-hang.
Në paqe marr një kthesë
te një përrua,
pa një pa dy gjendem në një varkë
por duke lundruar me diellin në sy…
(I rëndë është Udhëtimi,
I rëndë është Udhëtimi,
Me shumë kthesa,
e tash ku jam unë?)
Kur një erë e lehtë thyen valët,
duke sjellë mot të mbarë
shtroj një re për lundrim,
dhe kapërcej oqeanin e kaltër!

***

Udhëtimi në titull dhe në vargjet e strofës së pestë është Udhëtimi i Jetës. Titulli, ca nga hollësitë dhe një pjesë e mirë e shpirtit të poezive të Li Po-së (në tri pjesë, nga të cilat kjo, shpesh e marr si poezi në vete, është e para), rrjedhin të gjitha nga këngë të vjetra, por posaçërisht nga një poezi e vonë e gjatë e Pao Chao-s (421-63 e.s.). Pao Chao ishte një prej poetëve të preferuar të Li Po-së; ndërsa Tu Fu e kishte krahasuar me të në një prej poezive të tij; po ashtu ishte një pararendës i rëndësishëm një pjese të mirë të poezisë T’ang, veçanërisht në zhvillimin e metrit shtatë-fjalësh si formë për kompozime serioze. Poezia e tij është një prej mendimeve melankolike e ditëve më të lume të Perandorisë, e ambicieve të tij të parritura dhe me gjasë e një martese të dështuar (sado që edhe kjo, po ashtu, mund të jetë një simbolizëm politik), përzier me harenë provokatore. Në tërësinë e saj edhe poezia e Li Po-së (ca sosh tashmë na duken njëmend të errëta), në njëfarë mënyre është e ngjashme me të; por prologu i tij është më i paharrueshëm, si një prej shprehjeve më të qarta të mospërfilljes së ambicieve tokësore (shumica e shohin ‘të nxirresh në gjyq’ si një prej domethënieve të ‘duke lundruar me diellin në sy’) dhe doktrinës së tij të arratisjes përmes imagjinatës. Në të njëjtën kohë, i gjithë prologu duket se ka diçka nga vetë forma e Lumit të Verdhë; lumit, siç shpesh besohet, që simbolizon rrjedhën e jetës së njeriut.

/Marrë nga Li Po and Tu Fu, “Poems”, (Selected and translated by Arthur Cooper), Penguin Books Ltd, 2013/Përkthimi: Gazeta Express/ KultPlus.com

Juri Gagarin, njeriu i parë që udhëtoi në hapësirë

Më  9 mars të vitit 1934 lindi Juri Gagarini njeriu i parë që udhëtoi në hapësirë.

Në rininë e tij, Gagarin u bë i interesuar për hapësirën ​​dhe planetet. Pas studimeve për një vit në një shkollë profesionale teknike në Lubertsi, Gagarin u zgjodh për trajnim të mëtejshëm në një shkollë të mesme teknike në Saratov. Ndërkohë, ai u bashkua me “Klubit te Fluturimit”. Në vitin 1955, pas përfundimit të shkollimit të tij teknik, ai hyri në stërvitje ushtarake të fluturimit në Shkollën e pilotimit në “Orenburg”. Ndërkohë që ai u takua me Valentina Goryacheva, me te cilen ai u martua në vitin 1957.

Në vitin 1960, pas procesit të kërkimit dhe përzgjedhjes, Yuri Gagarin u zgjodh mes 19 pilotëve të tjer për programin e hapësirës sovjetike. Gagarin u zgjodh më tej për trajnimin e një grupi elitë të njohur si “Soçi Gjashtë” nga të cilat kozmonautët e parë të programit Vostok do të zgjidhen. Gagarin dhe Kozmonautët të tjerë të mundshëm iu nënshtruan eksperimenteve të dizajnuara për të provuar durimin fizik dhe psikologjik, ai iu nënshtrua edhe trajnimeve për fluturimin e ardhshme. Nga njëzet të zgjedhurit, u zgjodhen Yuri Gagarin dhe German Titov për shkak të performancës së tyre në trajnim.

Më 12 prill 1961, në bordin e anijes kozmike “Vostok 1”, Gagarin u bë njeriu i parë që udhëtoi në hapsirë​​, dhe i pari që e përshkoi orbitën e tokës. Ai gjatë daljes nga atmosfera ndiente ndryshime në peshën e tij, dhe i dukej vetja sikur e kishin varur për shkak të shtypjes atmosferike.Ai tregoi që gjatë udhëtimit këndoi disa këngë patriotike rusisht.

Pas fluturimit, Gagarin u bë një njeri i famshëm në mbarë botën.

Në vitin 1962 punoi si depudet i bashkimit sovjetik, dhe si kolonel i forcave ajrore.

Më 27 mars 1968, në një fluturim rutin te forcave ajrore Ruse, avioni morri flak dhe Gagarini vdes. Trupi i tij u dogj, edhe hiri i tij u dergua ne muret e Kremlinit në sheshin e kuq./KultPlus.com