Nga ekspedita e parë në oqean e deri më tani kanë kaluar plot 150 vite. Aso kohë për një mision 4-vjeçar ishte Armata e Marinës Mbretërorë që udhëtoi për 70. 000 milje detare, ku zbuloi mbi 4.000 specie të panjohura më parë duke ndërtuar bazat për shkencën moderne të oqeanit.
Sot me aktivitetin intensiv njerëzor që ka ndikuar drejtpërdrejtë në mirëqenien e oqeanit duke shkaktuar ndotje e prishje të ekosistemeve nevoja për të dhëna oqeanografike është më e madhe.
Për fat të mirë, avancimi në teknologjinë autonome së shpejti do të ofrojë një zgjidhje. Anija Autonome e Mayflower do të funksionojë me energji diellore për të përshkuar në mënyrë të pavarur oqeanin duke ofruar një mënyrë të re inovative për të mbledhur të dhëna që ndikojnë në mirëqenien e tij.
Rrjetet e anijeve kërkimore autonome, do të kalojnë muaj në det, duke u mundësuar oqeanografëve më shumë kohë për interpretimin dhe veprimin e të dhënave sesa mbledhjen e tyre.
Sipas një raporti të publikuar nga Kombet e Bashkuara në oqeane gjenden çdo vit 8 milion tonë plastikë, por gjithashtu nga ujërat detar 3 miliardë njerëz marrin burimin kryesor të proteinave. Nga ana tjetër fitimet nga tregu i industrive detare dhe bregdetare është tre trilionë dollarë në vit.
Pavarësisht dëmtimeve, nuk është vonë për të shpëtuar gjithçka pasi Organizata e Kombeve të Bashkuara është duke sjellë një sërë disiplinash shkencore, iniciativa që do të sigurojnë një menaxhim më të mirë të mjediseve detare. / KultPlus.com