Ujëvara e Niagarës dhuron një spektakël të jashtëzakonshëm të natyrës (foto)

Dy javë acari në Shtetet e Bashkuara nuk kanë kursyer as njërin prej vendeve më të vizituara nga turistët, ujëvarën e famshme të Niagarës, duke dhuruar një spektakël të jashtëzakonshëm të natyrës.

Ujëvara në kufi me Kanadanë ngriu pothuajse e gjitha, një pamje e jashtëzakonshme kjo që përsëritet thuajse çdo vit por këtë herë niveli i ngrirjes ishte edhe më i madh, duke i lënë pa frymë spektatorët fatlumë të cilët mundën të dëshmojnë skulpturat natyrale të akullta, malet e dëborës dhe forma që e bëjnë këtë një peisazh dimëror gati të pabesueshëm.

Këtë radhë, si për ta bërë këtë dhuratë të natyrën edhe më të paharrueshme, mbi ujëvarë u shfaq edhe një ylber.

Sakaq, në pjesën të Shteteve të Bashkuara, temperaturat kanë nisur të rriten duke sjellë ngrohtësi në zonat e go ditura rëndë nga moti i ashpër dimëror. / KultPlus.com

Water flows around ice, formed on the American Falls in Niagara Falls, New York, due to subzero temperatures, viewed from the Canadian side, in Niagara Falls, Ontario, Canada, January 22, 2019. REUTERS/Moe Doiron TPX IMAGES OF THE DAY

The U.S. side of the Niagara Falls is pictured in Ontario, January 8, 2014. The frigid air and “polar vortex” that affected about 240 million people in the United States and southern Canada will depart during the second half of this week, and a far-reaching January thaw will begin, according to AccuWeather.com. REUTERS/Aaron Harris (CANADA – Tags: ENVIRONMENT TRAVEL) – GM1EA190JIM01
Ice sits at the base of the American Falls due to cold temperatures in Niagara Falls, New York, U.S., February 21, 2021. REUTERS/Lindsay DeDario TPX IMAGES OF THE DAY – RC2GXL9Y16YS
A partially frozen American Falls in sub freezing temperatures is seen in Niagara Falls, Ontario February 17, 2015. Temperature dropped to 6 degrees Fahrenheit (-14 Celsius) on Tuesday. The National Weather Service has issued Wind Chill Warning in Western New York from midnight Wednesday to Friday. REUTERS/Lindsay DeDario (CANADA – Tags: TRAVEL ENVIRONMENT) – TM3EB2H1HIY01
Mot I çuditshëm Në SHBA, Nga Dielli Në Borë Në 24 Orë - Gazeta Expert

Ujëvara e Niagarës merr ngjyrat e flamurit të Kosovës për Pavarësinë (VIDEO)

Ujëvara shumë e njohur dhe e veçantë në mbarë botën, “Niagara Falls” në Kanada, mbrëmë u ndriqua me ngjyrat e Flamurit të Kosovës për nder të 17-të Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

“Kosova është tejet mirënjohëse për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me autoritetet Kanadeze. Kjo dëshmohet edhe sonte me këtë veprim dhe simbolike mbështetëse”, shprehet ambasadori i Kosovës në Kanada Adriatik Kryeziu.

Ujëvara e fshatit Hogosht, perla e natyrës kosovare

Ujëvara ”Qurreli”, një peizazh i bukur piktoresk që e ka krijuar vetë natyra, karshi maleve të bukura të fshatit Hogosht të komunës së Kamenicës.

Kamenica ka mundësi të mira për të zhvilluar turizmin, veçanërisht rajoni i Anamoravës ka kapacitete të mëdha turistike. Bukuritȅ e saj natyrore dhe trashëgimia e pasur kulturore ende nuk janë marrë në konsideratë të trajtohën dhe të promovohen në zhvillimin e mëtutjeshëm të tyre, shkruan albinfo.ch.

Por, e vȅrteta është se ky vend gëzon shumë atraksione tërheqëse për zhvillimin e turizmit. Destinacioni i saj turistik ka potenciale të mrekullueshme natyrore. Me motivet që ka, ofron mundësi të mira për turizëm, pasi që pozita e saj e mirë bën që të jetë tërheqëse, me shumë vende interesante të ndërtuara nga vetë natyra.

Kamenica është e pasur me komplekse të bukura malore, atraktive dhe me natyrën e saj magjepsëse për syrin e njeriut.

Bukuritë e këtij vendi janë të jashtëzakonshme edhe me shumë atraksione natyrore, të cilat karakterizohen me burime të shumta hidrografike dhe pamje të bukura natyrore. Njëra ndër to është edhe ujëvara” Qurreli”, e cila gjendet në fshatin Hogosht të Kamenicës, shkruan albinfo.ch.

(Atraksion natyror, pamja e ujëvarës Qurreli në fshatin Hogosht  Albinfo.ch)

Ujëvara ndodhet rrëzë maleve të Hogoshtit, me dy rrjedha të veçanta uji, që burojnë nga shkëmbi dhe pa dyshim që ky është atraksioni natyror ndër më të bukurit në Kosovë, por që ende nuk është promovuar.

Kjo ujëvarë gjendet në fshatin Hogosht, 13 km larg qendrës së Kamenicës. Rruga është e kalueshme dhe e asfaltuar, andaj është e lehtë të vizitohet ky vend. Rrjedhja e saj pranë natyrës së bukur dhe kodrave malore të ofron një pamje piktoreske që në vete të jep qetësinë dhe freskinë shpirtërore të papërjetuar më herët, shkruan albinfo.ch.

Pranë kësaj ujëvare gjendet edhe mulliri i këtij fshati. Fuqia e ujit të Qurrelit e bën të mundur punën te mulliri, i cili shfrytëzohet edhe në ditët e sotme nga banorët e këtij vendi.

Mulliri pranë ujëvarës është ndërtuar në vitin 1958 nga dora e njeriut, me qëllim që të furnizojë edhe mullirin me ujë të mjaftueshëm nga rrjedhja e ujëvarës.

Banorët e këtushëm e vlerësojnë këtë vend si tejet të rëndësishëm dhe shfrytëzohet mjaftueshëm nga ata. Banorët e këtij fshati bëjnë bluarjen e mjellit për nevojat e tyre në këtë mulli. Vlen të theksohet se gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit sasia e ujit rritet shumë në këtë ujëvarë dhe mulliri kryen punë më lehtë. /Albinfo.ch. /KultPlus.com


Alketa Xhafa Mripa, artistja që pështynë e nuk njeh kufij (FOTO)

Tabela e bilardos është moment eksitimi. Njëjtë, edhe moment i duelit, gjithmonë për fitore. Tabela e bilardos është tabela e topave me ngjyra. Tabela vështirë se mendohet si vend ku pështyhet, a prej të cilit pështyhet në drejtim tjetër.

Por tabela është edhe vendi i veprës artistike të radhës nga Alketa Xhafa Mripa.

Përderisa loja zhvillohet normalisht, në një tavolinë bilardoje rregullat dhe kufijtë e arenës dakordohen nga lojtarët. Kur fillon performanca e artistes, ajo del nga diku, rreth publikut, ecën drejt tavolinës, ngjitet, shtrihet në bark, e nxjerr kokën dhe pështyn.

Pështyma e saj natyrore shkon përtej kufijve. Performancën e tillë “Ujëvara/Waterfalls” Alketa Xhafa Mripa e realizoi para disa ditësh në kuadër të Autostrada Biennale – Bienalja e Artit e cila në Prizren po sjellë artistë të ndryshëm që sfidojnë kufijtë me mediume të ndryshme e duke ndërtuar art mbi inspirime të ndryshme.

Performanca ka ardhur në Stacionin e Autobusëve, vend ku politikat e mëdha dhe të vogla bashkohen përmes pasagjerëve dhe automjeteve, një vend që përfaqëson të dyja, rrugët e ndryshme të kontrollit politik dhe njëkohësisht prodhon linjat e fluturimit që vijnë e shkojnë përmes kufijve.

Projeksioni i performancës është i shfaqur në tavolinën e bilardos deri në fund të Bienales, deri me 13 shtator. / KultPlus.com

Foto: Tuğhan Anıt