Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka përkujtuar kryetarin e parë të Suharekës së pasluftës dhe veprimtarin e shquar të Kosovës për lirinë dhe pavarësinë e vendit, Ukë Bytyqin në 20 vjetorin e vrasjes.
Presidentja Osmani ka thënë se sot përkujtojmë 20-vjetorin e vrasjes së kryetarit të parë të Suharekës së pasluftës, Ukë Bytyqit, veprimtarin e shquar të Kosovës për lirinë dhe pavarësinë e vendit, aktivistin e devotshëm e bashkëmendimtarin e bashkëveprimtarin e presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës
“Uka u vra së bashku me dy përcjellësit e tij, Bafti Bajramin e Bajram Bytyçin, vetëm një ditë pasi ishte rikonfirmuar fitues në garën për të parin e komunës. Guximi, vendosmëria e urtia e fjalës së tij mbetet shembull për politikanët e sotëm e të nesërm”, ka thënë Presidentja Osmani.
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
Sot përkujtojmë 20-vjetorin e vrasjes së kryetarit të parë të Suharekës së pasluftës, Ukë Bytyqit, veprimtarin e shquar të Kosovës për lirinë dhe pavarësinë e vendit, aktivistin e devotshëm e bashkëmendimtarin e bashkëveprimtarin e presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës.
Uka u vra së bashku me dy përcjellësit e tij, Bafti Bajramin e Bajram Bytyçin, vetëm një ditë pasi ishte rikonfirmuar fitues në garën për të parin e komunës. Guximi, vendosmëria e urtia e fjalës së tij mbetet shembull për politikanët e sotëm e të nesërm.
Këto vlera, të cilat e shndërruan atë në njeri të dashur e të besueshëm për qytetarët e Suharekës dhe të gjithë Kosovës, do të jetojnë gjatë e do të shërbejnë si shembull se si duhet e punohet për atdheun.
Dy dhjetëvjetësha nga atëherë, qytetarët e Suharekës dhe të gjithë Kosovës e kujtojnë me respekt të thellë personalitetin dhe veprën e tij në shërbim të vendit.
I përjetshëm do të jetë kujtimi për Ukë Bytyqin! / KultPlus.com