Poezi e fuqishme nga Ukshin Hoti

Poezi nga Ukshin Hoti

Ukshin m’kanë quejt prej të vogli, prej të gjallmi,
nana idiomën e pyllit mbi supe ma ngjiti.
Ende nuk ka ndodhë, por kur në varr të visit t’m’kallni,
malësorit rranjën e emrit do ia hiqni.

N’trevat tona kur foshnje kam mbërritë,
si çdo foshnje e kësaj bote një destin për me falë,
m’sundoi shpresa se n’origjinë tamli ish dritë,
m’poshti e vërteta se frika pleqve të mi ende s’u ka dalë.

As n’andrrat e mia, mbushë me zanin e saj të plaktë,
s’ia paska hekë nanës frikën emri që m’ka ngjitë.
Edhe nëse i pjekur vij mes jush, tradhtinë për me matë,
do bahem bishë po t’ndij se m’thërrisni Ukshin.

Nëpër troje ku punën kam hedhë,
emra trimash mbush pagëzimi,
por nuk u mbërrit jeta dhe emri nuk ngjiz dejet.
Emrin e trimit e mban dhe amfibi.

Kemi pas kenë për emra ngatërrestarë të mëdhaj,
dhe unë foshnjë e naiv u paskam zanë besë,
kam besu shku e ardhë, kam besu bir e nanë.
Kur m’thërrisnin Ukshin e merrja për betejë.

Me mu bashkë lindën prej gënjeshtre poetët,
u nxinë që drita t’kthehej në të folmen tuej.
Lindën po me mu prej mashtrimit dëshmorët
që shqipja të mos flitej nga gjuhë e huej.

Se shumësia juej në trishtim të shkurtër
ka pjellë përbri meje krimin e vogël, tradhëtinë e madhe.
E dinit që mes emrash do të zhduknit të flaktët, të urtët,
ata që shquenin tmerrin ndër kang e ndër valle.

Nëse vendimi s’e cakton një SOT për m’u ngritë balte,
në bajgë ku jeni zhytë nuk mund të derdhet qielli.
N’bajgë ku jeni zhytë, ku emri ju kallte,
Ukshin do të jetë për ju një fjalë vreri. /KultPlus.com

21 vjet nga zhdukja e intelektualit Ukshin Hoti

Më 16 maj 1999, kur në Kosovë po zhvillohej lufta, Ukshin Hoti arrin te fundi i dënimit të tij politik në burgun e Dubravës, pasi u arrestua nga forcat serbe, por edhe pse doli nga burgu, ai asnjëherë nuk u kthye në shtëpi.

Më 19 maj 1999, burgu ishte rrethuar me tanke dhe me armë antiajrore të ushtrisë serbe, i cili bombardohet nga NATO.

Në ditët në vazhdim rojet dhe paramilitarët serbë radhisin në oborr 800 të burgosur shqiptarë nga 1000 që kishte burgu, ndërsa të tjerët fshihen nëpër qeli të burgut.

Rojet dhe paramilitarët serb zbrazin plumbat e tyre tek të burgosurit me të gjithë arsenalin që ata kishin në dorë: granata, mitralozë, snajperë dhe bazukë. Masakrohen 176 persona dhe plagosen mbi 200 të tjerë.

Human Right Ëatch shkoi në vendin e ngjarjes me 24 maj të vitit 1999 dhe vë në dukje dëmet që do t’i publikojnë në raportin e tyre. Mirëpo Ukshin Hoti nuk u gjet në mesin e tyre. Ai mbetet një nga mijërat personat e zhdukur që prej periudhës së luftës në Kosovë.

Hoti ishte veprimtar dhe intelektual i shquar politik në Kosovë. /KultPlus.com

Rexhep Hoti sjellë protestën e Kadaresë për Ukshin Hotin

Shkrimtari dhe ish zv.Ministri i kulturës Rexhep Hoti ,sjellë protestën e Kadares për Ukshin Hotin.

Të dashur miq,

Dëshiroj të ndaj me ju Letrën Protestuese të Ismail Kadaresë ndaj burgosjes së Ukshin Hotit, të cilën e kishte shkruar në shkurt të vitit 1997, dhe ua kishte dërguar institucioneve si Amnesty International, Parlamentit Evropian, Këshillit të Evropës si dhe ministrave të jashtëm të vendeve kryesore të perëndimit.
Letra origjinale ka qenë në gjuhën angleze, kurse Kadare për opinionin shqiptar e ka përkthyer në gjuhën shqipe.
Para 23 vitesh kisha fatin ta merrja me postë origjinalin e letrës dhe lejen për botimin e saj. rtk / KultPlus.com

Fragmente nga Ukshin Hoti

“Edhe nëse ky qe fati im, unë pajtohem me të, pavarësisht nga çmimi që mund ta paguaj, sepse fëmijët e mi dhe jo unë vetë, janë kuptimi i jetës sime. Atdheu e fiton kuptimin me ta dhe jo pa ta, pasi që për atdheun mund të luftohet vetëm në emër të njerëzores dhe kurrsesi ndryshe.”

“Historia e shqiptarëve nuk duhet të bëhet nga të tjerët, por duhet njohur nga të tjerët.”

“Populli duhet të jetë i kujdesshëm, të mos zgjedh për udhëheqje persona që sillen para të tjerëve në mënyrë inferiore, inferioriteti i liderëve i jep imazh inferior edhe vendit, shtetit e shoqërisë. Shtetet e liderët e fortë nuk i duan afër vetes lider e shtete që sillen në mënyrë inferiore.”

“Një Serbi që e mban të pushtuar Kosovën nuk është as vetë e lirë. Liria e vërtetë e Kosovës është një premisë themelore edhe për lirinë e vërtetë të Serbisë. Kosova për Serbinë është kulti i robërisë së vetvetes, nëse nuk bëhet shans i lirisë dhe i evropianizimit të saj të ardhshëm.”

– Ukshin Hoti

/KultPlus.com

Ndante dhomën e burgut me Ukshin Hotin, Raif Qela rrëfen momentet e fundit me të

Raif Qela, ish i burgosur, i cili ka ndarë edhe dhomën me Ukshin Hotin ka ndarë me ndjekësit e ti, kohën kur edhe e kanë marë gardianët Ukshin Hotin, para 20 viteve më parë, shkruan KultPlus.  

“E parandiente se do t’i ndodhte më e keqja”, ka shkruar mes të tjerash Qela. Më poshtë e keni reagimin e plotë të tij.

Sot 20 vjet më parë, më 16 maj 1999, në burgun e Dubravës, gardienët e nxorën nga dhoma e burgut prof. Ukshin Hotin, kinse për ta liruar.
Kjo ndodhi tri ditë para bombardimit të burgut nga NATO-ja dhe para masakrës së Dubravës.
Arritëm të përshëndetemi me Bacën Ukë (me sa më kujtohet) vetëm tetë veta: shokët e dhomës dhe unë e Bajrush Xhemaili nga dhomat aty afër.
E parandiente se do t’i ndodhte më e keqja.
Disa herë e kemi pas biseduar me të, por si t’ia bënte! Nuk mund të rezistonte askush që të mbetej në burg kur të kalonte dënimi…
Më 17 maj 1994 ishte burgosur.
Më 16 maj 1999 ishte ditë e diel. Të nesërmen i përfundonte dënimi, jo më 16 maj.
Kurrë nuk kam dëgjuar (gjatë qëndrimit tim në burg më shumë se 14 vjet) se dikë e kanë liruar të dielave…
E morën për të mos e lënë të kishte hise në rrjedhat e së ardhmes…
Kam pasur fatin të jem me të në dhomë vetë i treti për 9 muaj më 1994/95 në burgun e Dubravës dhe më 1999 rreth dy muaj në Mitrovicë të Sremit, pastaj na transferuan në Nish (tri ditë), para se të na bënin mish për top në Dubravë.
Lavdi jetës dhe veprës së Ukshin Hotit!/KultPlus.com

20 vjet nga zhdukja, sot kujtohet Ukshin Hoti

Më 16 maj 1999, kur në Kosovë po zhvillohej lufta, Ukshin Hoti arrin te fundi i dënimit të tij politik në burgun e Dubravës, pasi u arrestua nga forcat serbe, por dhe pse doli nga burgu, ai asnjëherë nuk u kthye në shtëpi.

Më 19 maj 1999, burgu ishte rrethuar me tanke dhe me armë antiajrore të ushtrisë serbe, i cili bombardohet nga NATO.

Në ditët në vazhdim rojet dhe paramilitarët serb radhisin në oborr 800 të burgosur shqiptarë nga 1000 që kishte burgu, ndërsa të tjerët fshihen nëpër qeli të burgut.

Rojet dhe paramilitarët serb zbrazin plumbat e tyre tek të burgosurit me të gjithë arsenalin që ata kishin në dorë: granata, mitralozë, snajperë dhe bazukë. Masakrohen 176 persona dhe plagosen mbi 200 të tjerë.

Human Right Watch shkoi në vendin e ngjarjes me 24 maj të vitit 1999 dhe vë në dukje dëmet që do t’i publikojnë në raportin e tyre. Mirëpo Ukshin Hoti nuk u gjet në mesin e tyre. Ai mbetet një nga mijërat personat e zhdukur që prej periudhës së luftës në Kosovë.

Hoti ishte veprimtar dhe intelektual i shquar politik në Kosovë.

Për nder të veprës së veprimtarit Ukshin Hoti, sot në ora 16:00 në Institutin Albanologjik mbahet tryezë përkujtimore.  /KultPlus.com

Në vitin 1998, një tjetër shqiptar i nominuar për Çmimin Sakharov nga Parlamenti Evropian

Çmimi Sakharov është çmimi që ndahet nga Parlamenti Evropian për individët që ndihmojnë në lirinë e mendimit dhe luftojnë për respektimin e të drejtave të njeriut.

Në vitin 1998, Ibrahim Rugova do ta fitonte çmimin prestigjioz.

Megjithatë, në po këtë vit për këtë çmim u propozua dhe nominua edhe një tjetër shqiptar. Ukshin Hoti.
Komiteti i Punëve të Jashtme në Parlament e propozoi Ukshin Hotin për këtë çmim. Grupe të ndryshme brenda Parlamentit kanë të drejtë për nominime.

Hoti, në tetorin e vitit 1998 u nominua për Sakharov. Olivier Dupuis, parlamentar në Parlamentin Evropian, pati thënë këto fjalë ditën kur u nominua Hoti.

“Hoti gjithmonë ka besuar se situata në Kosovë duhet të konfrontohet politikisht – dhe kjo shpesh paguhet me jetë”.
Ukshin Hoti ishte aktivist dhe filozof, dhe sot e asaj dite mbetet i zhdukur që prej luftës në Kosovë. Me datë 16 maj 1999 ai u pa për herë të fundit ndërsa nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Po këtë vit, në vitin 1998, Ibrahim Rugova bëhet shqiptari i dytë që e fiton çmimin Sakharov, pas Adem Demaçit në vitin 1991. / KultPlus.com

Poezi e fuqishme nga Ukshin Hoti

Ukshin m’kanë quejt prej të vogli, prej të gjallmi,
nana idiomën e pyllit mbi supe ma ngjiti.
Ende nuk ka ndodhë, por kur në varr të visit t’m’kallni,
malësorit rranjën e emrit do ia hiqni.

N’trevat tona kur foshnje kam mbërritë,
si çdo foshnje e kësaj bote një destin për me falë,
m’sundoi shpresa se n’origjinë tamli ish dritë,
m’poshti e vërteta se frika pleqve të mi ende s’u ka dalë.

As n’andrrat e mia, mbushë me zanin e saj të plaktë,
s’ia paska hekë nanës frikën emri që m’ka ngjitë.
Edhe nëse i pjekur vij mes jush, tradhtinë për me matë,
do bahem bishë po t’ndij se m’thërrisni Ukshin.

Nëpër troje ku punën kam hedhë,
emra trimash mbush pagëzimi,
por nuk u mbërrit jeta dhe emri nuk ngjiz dejet.
Emrin e trimit e mban dhe amfibi.

Kemi pas kenë për emra ngatërrestarë të mëdhaj,
dhe unë foshnjë e naiv u paskam zanë besë,
kam besu shku e ardhë, kam besu bir e nanë.
Kur m’thërrisnin Ukshin e merrja për betejë.

Me mu bashkë lindën prej gënjeshtre poetët,
u nxinë që drita t’kthehej në të folmen tuej.
Lindën po me mu prej mashtrimit dëshmorët
që shqipja të mos flitej nga gjuhë e huej.

Se shumësia juej në trishtim të shkurtër
ka pjellë përbri meje krimin e vogël, tradhëtinë e madhe.
E dinit që mes emrash do të zhduknit të flaktët, të urtët,
ata që shquenin tmerrin ndër kang e ndër valle.

Nëse vendimi s’e cakton një SOT për m’u ngritë balte,
në bajgë ku jeni zhytë nuk mund të derdhet qielli.
N’bajgë ku jeni zhytë, ku emri ju kallte,
Ukshin do të jetë për ju një fjalë vreri.

Sot, 19 vite nga zhdukja e Ukshin Hotit

Me 16 maj 1999, atëherë kur lufta gati arriti një vit në Kosovë, Ukshin Hoti arrin te fundi i dënimit të tij politik në burgun e Dubravës, pasi u arrestua nga forcat serbe. Por dhe pse u lirua ai asnjëherë nuk u kthye në shtëpi.

Me 19 maj 1999, burgu ishte rrethuar me tanke dhe me armë antiajrore të ushtrisë serbe, bombardohet nga NATO. Në ditët në vazhdim rojet dhe paramilitarët serb radhisin në oborr 800 të burgosur shqiptarë nga 1000 që kishte burgu, ndërsa të tjerët fshihen nëpër qeli të burgut.

Rojet dhe paramilitarët serb zbrazin plumbat e tyre tek të burgosurit me të gjithë arsenalin që ata kishin në dorë: granata, mitralozë, snajperë dhe bazukë. Masakrohen 176 persona dhe plagosen mbi 200 të tjerë. Human Right Watch shkoi në vendin e ngjarjes me 24 maj të vitit 1999 dhe vë në dukje dëmet që do t’i publikojnë në raportin e tyre. Mirëpo Ukshin Hoti nuk u gjet në mesin e tyre.

Ai mbetet një nga mijërat personat e zhdukur që prej periudhës së luftës në Kosovë. Hoti ishte veprimtar dhe intelektual i shquar politik në Kosovë.

Sot do të mbahet një tubim sensibilizues për fatin e Ukshin Hotit me rastin e Javës së Ukshin Hotit, që organizohet në Krushën e Madhe, vendlindjen e tij./ KultPlus.com

Ukshin Hoti dhe Edi Shukriu në një fotografi të rrallë

Po sjellim një fotografi të rrallë të Ukshin Hotit me gruan e tij Edi Shukriu.

Ukshin Hoti, ishte profesor, shkrimtar, filozof, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare në Kosovë, gjatë viteve 80’ dhe 90’. Ndërsa Edi Shukriu, gruaja e tij, është arkeologia e parë dhe shkrimtarja e parë shqiptare në Kosovë që botoi përmbledhjen me poezi “Sonte zemra ime feston” 1972. Ajo është profesoreshë në Universitetin e Prishtinës./ KultPlus.com