Pritjes për hyrjen e Apple në teknologjinë e unazave inteligjente duket se po i vjen fundi. Gjiganti i teknologjisë po përgatitet të kalojë fazën e patentave. Sipas “Electronic Times”, zhvillimi i Apple tregon se ka gati produktin për në treg.
“Duket e mundshme që komercializimi është afër”, ka thënë raporti, me burime brenda zinxhirit të furnizimit. Megjithëse specifikat në lidhje me datën e lansimit të “Unazës së Apple” mbeten të panjohura, kushtet aktuale të tregut tregojnë se ajo datë mund të vijë shumë shpejt.
Interesi i Appleit për teknologjinë e unazave inteligjente daton disa vite më parë. Në vitin 2015, Bloomberg prezantoi një patentë të Appleit që përshkruan unazën e pajisur me një ekran me prekje. Në vitet në vijim, u shfaqën patenta shtesë që parashikonin unazë të aftë për të kontrolluar një sërë pajisjesh, duke përfshirë Mac, Apple TV, iPad dhe pajisje VR.
Apple zakonisht pret përpara se të lansojë lloje të reja produktesh. Atyre u pëlqen të presin derisa teknologjia të jetë vërtet e mirë dhe kur shumë njerëz janë të interesuar. Apple Watch është një shembull i mirë për këtë. U bë i njohur sepse Apple priti momentin e duhur për ta lansuar. Tani duket se kanë në plan të bëjnë të njëjtën gjë edhe me unazën inteligjente./ KultPlus.com
Gratë e martuara vendosin unaza në gishtat e këmbëve
Në vendet perëndimore, unaza në gishtin e dorës së majtë do të thotë që je e martuar. E kundërta ndodh në Indi, unaza vendoset në dorën e djathtë pasi e majta konsiderohet “e papastër”. Por gjithashtu gratë indiane vendosin unaza në gishtat e dytë të këmbëve së tyre, të cilat njihen si “bicchiya” pasi besohet se sjellin përfitime shëndetësore si rregullimi i ciklit menstrual dhe parandalimi i sëmundjeve të mitrës. Zakonisht janë prej argjendi sepse besohet se ky metal largon negativitetin nga trupi.
2. Lopët trajtohen si njerëzit, ose edhe më mirë se ata
Lopa konsiderohet kafshë e shenjtë në Indi pasi besohet se përfaqëson Tokën Mëmë. Qumështi i saj është një produkt shumë i vlerësuar sepse ushqen njerëzit dhe kafshët. Për këtë arsye, lopët mund të shihen gjithandej në Indi, duke ecur lirshëm në rrugë, shpesh duke bllokuar trafikun dhe nuk mund ta lëvizësh, por duhet të presësh derisa të largohet ose t’i biesh rrotull. Ndalohet therja dhe eksportimi i lopëve, madje në 2007 lopët nisën të merrnin mjet identifikimi me foto që pengonte eksportimin e tyre.
3. Majmunët lahen në pishinë dhe fluturojnë balona
Kafshët jetojnë më lirshëm në Indi, por gjithashtu po zhvillojnë shqisa njerëzore, si për shembull, një majmun u shfaq në një video duke fluturuar një balonë nga maja e një ndërtese, ndërsa në Mumbai, një grup majmunësh po notonin në një pishinë.
4. India njeh një gjini të tretë
Hijras janë një grup njerëzish në Indi që nuk e klasifikojnë veten si femër ose mashkull, që prej vitit 2014. Ata vishen dhe grimohen me ngjyra të ndezura, kurse njerëzit besojnë se mund të të mallkojnë ose bekojnë. Në Indi, hijras enden në trafik duke trokitur në dritaret e makinave për të kërkuar monedha nbë shkëmbim të bekimeve. Disa shfaqen edhe në dasma për të kënduar në nder të çiftit të ri për t’i sjellë mbarësi.
5. Indianët mund të martohen me pemë ose kafshë
Kjo është një amrtesë pa të drejta ligjore,por që njihet në kulturë. Ajo zbatohet kur besohet se një njeri nuk ka fat në martesë për shkak të pozicionit të planetit Mars në grafikun astrologjik. Ndaj, për të thyer mallkimin dhe të mos sjellë fatkeqësi në shtëpinë e bashkëshortit, vajzat martohen me pemë bananeje ose fiku përpara martesës së vërtetë.
6. Fëmijëve të vegjël iu vendoset penel te sytë
Prindërit mund t’i lyejnë fëmijëve të tyre sytë me penel të zi, me lëndë që vijnë nga mineralet. Arsyeja e kësaj bazohet në besëtytninë e largimit të “syrit të keq” si dhe mbrojtja e syve nga sëmundjet, por kjo e fundit nuk mbështetet nga mjekët.
7.Pjesa më e madhe e indianëve nuk flasi Hindi
Ekzistojnë më shumë se 19.500 gjuhë dhe dialekte në Indi, por vetëm 121 fliten nga më shumë se 10.000 njerëz. India nuk ka një gjuhë zyrtare. Hindi është gjuha mëmë e 44% të njerëzve, ndërsa në vend të dytë është gjuha Bengali. Anglishtja është gjithashtu e përdorur nga më shumë se 129 milionë banorë, duke e bërë vendin e tretë me te madh anglishfolës në botë pas SHBA-së dhe Nigerisë. / Gazeta Express / KultPlus.com
Një unazë fejese që duket tamam si ëmbëlsira Haribo është lansuar për Ditën e Shën Valentinit dhe kushton 25 mijë funta.
Unaza e frymëzuar nga fëmijëria përmban 224 rubina të prera dhe në krye ka të vendosur një safir të verdhë të rrethuar me 40 diamante.
Shiriti prej rubini i unazës arrin një peshë prej 3.60 karat të vendosur në një brez ari 18 karat.
Ndërkohë safiri i tij i verdhë 2.70 karat është i rrethuar me 40 diamante të verdhë me intensitet të zbukuruar në një shportë prej ari të verdhë 18 karat.
Krijuesit Taylor & Hart thanë se unaza “kthehet në një epokë argëtimi, loje dhe të qenit në shtëpi me kohë, për çaj, përpara se të ndizen dritat e rrugës”.
Dhe është quajtur “unaza e propozimit përfundimtar për të dashurën tuaj të fëmijërisë”.
Me një çmim prej 25 mijë £, ju mund të blini mbi 1.25 milion unaza Haribo për të njëjtin çmim./ KultPlus.com
Unaza me 12,638 diamante në të, ka hyrë në librin e Rekordeve “Guinness”.
Harshit Bansal është personi që ka dizajnuar këtë unazë, ndërsa është drejtues i dyqanit të argjendarisë “Renani” në Meerut, Indi.
Unaza e cila është emëruar Marigold ose “Unaza e Mbarësisë”, ka një brez rrethor të zbukuruar me forma lulesh, i kompletuar me mijëra diamante natyrore 38.08 karat, sipas Guinness. Unaza peshon pak më shumë se 165 gram, transmeton CNN.
Unaza që më herët kishte shënuar rekord për numër të diamanteve, kishte 7,801 sosh, po ashtu në Indi.
Bansal i tha Guinnessit se fillimisht ishte inspiruar ta thente rekordin për diamante në vitin 2018. Dy vjet më vonë, kompania e tij kompletoi dizajnin e unazës më 30 nëntor./ KultPlus.com
Kur një ekip shpëtimtarësh gjeti dy unaza martese në një çantë shpine që qëndronte mbi ujin e Mesdheut, pati frikë se pronarët ishin të vdekur.
E mbuluar me krijesa të vogla deti, çanta ndodhej në një anije pothuajse të përmbytur, e cila disa javë më parë kishte lënë pesë të vdekur.
Për befasinë e tyre, shpëtimtarët i gjetën pronarët e unazave – një çift i ri nga Algjeria, shkruan BBC.
Ndonëse kishin menduar se unazat u kishin humbur përgjithmonë, dhëndri Ahmedi dhe nusja Doudou pritet të bashkohen përsëri me shenjën e tyre të martesës – unazat që i mbajnë të gdhendur emrat e tyre.
“Kur e publikova fotografinë, kurrë nuk mendova se do ta gjeja personin që ishte pronar i çantës. Njëkohësisht, mendoja se bëhej fjalë për dikë që ka vdekur në Mesdhe”, tha Amad Al Rousan, që është pjesë e një organizate bamirëse italiane.
Çifti ishte duke jetuar në Libi, por u detyrua ta merrte rrugën e vështirë drejt Evropës për shkak të mungesës së sigurisë në atdhe.
Vetëm 48 orë pasi kishin hipur në barkë, ajo u përmbys. Pesë persona, përfshirë një foshnjë 18-muajshe, vdiqën.
Ahmedi dhe Boudou u shpëtuan nga peshkatarët. Më pas, ata u dërguan në një qendër pranimi në Sicili, ku e panë fotografinë e çantës së tyre./ KultPlus.com